Lenda : Kontabiliteti Financiar Departamenti : Kontabilitet dhe Financa Msc. Valdrin Misiri Pejë, Prill 2017
Kontabiliteti Financiar Viti II-të, Semestri IV Departamenti : KF Statusi i lëndes : Obligative Javët mësimore: 15 [ 4 orë ligjerata, 8 orë ushtrime(4 grupe)] Mësimdhënese: MSc. Fidane Spahija Asistent: MSc. Valdrin Misiri Orari i ushtrimeve: E hene (G3 – ora 09:20 - 10:40 C2) (G4 – ora 10:40 - 12:00 C2) Orari i ushtrimeve: E Enjte (G2 – ora 13:20 - 14:40 C2) (G1 – ora 14:40 - 16:00 C2) E-maili: valdrin.misiri@unhz.eu Website: www.unhz.weebly.com
Detyrimet Afatshkurtera Detyrimet e firmes jane borxhet ose huazimet te cilat krijohen prej transaksioneve ne te kaluaren, ndersa kerkohet qe te njejtat te paguhen ne te ardhmen. Firmat zakonisht i perdorin dy burime te financimit, kapitalin e vet dhe detyrimet(borxhet). Kapitali dhe detyrimet e perbejne strukturen financiare te firmes dhe te dy nga keto kategori dallojne ne shume karakteristika. valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Detyrimet Afatshkurtera Dallimi ndermjet kapitalit dhe detyrimeve eshte se detyrimet e kane afatin e maturimit apo skadimit ndersa kapitali nuk ka afat maturimi. Varesisht prej afatit te maturimit, detyrimet klasifikohen ne dy grupe kryesore: Detyrimet afatshkurtera – deri ne nje vit Detyrimet afatgjata – mbi nje vit. valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Klasifikimi i detyrimeve afatshkurtera Klasifikohen ne dy grupe themelore: Detyrimet afatshkurtera shuma e te cilave dihet me saktesi Detyrimet afatshkurtera te vleresuara Detyrimet afatshkurtera shuma e te cilave njihet, ndryshe emertohen si detyrime afatshkurtera me besueshmeri. Brenda ketyre detyrimeve afatshkurtera perfshihen: LL/P Deftesat e pagueshme Tatimi ne paga i pagueshem TVSH e pagueshme Akciza e pagueshme Detyrimet akruale ( te llogarituara) Dividendet ne kesh te pagueshme etj. valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Klasifikimi i detyrimeve afatshkurtera Detyrimet per te cilat firmat e dine se do te ekzistojne, por shumen e tyre me saktesi nuk mund ta njohin emertohen si detyrime afatshkurtera te vleresuara. Shembuj tipik te detyrimeve afatshkurtera te vleresuara jane: Garancionet e vleresuara te pagueshme Detyrimet kontigjente (potenciale) – jane detyrime te mundshme, sepse varen prej ngjarjeve qe ndodhin ne te ardhemen e te cilat vijne si pasoje e transakisoneve te ndoshura ne te kaluaren. valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Pagat e pagueshme Pagat perfaqesojne shpenzimet operative me te medha, per pjesen me te madhe te firmave. Firmat per te punesuarit e tyre duhet te llogarisin pagat dhe detyrimet tjera te nderlidhura me ato si p.sh. kontributin pensional dhe tatimin ne paga te specifikuar sipas ligjeve te shtetit. valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Pagat e pagueshme Ne Kosove, firmat i ndalin brenda tyre detyrimet ndaj kontributit pensional dhe tatimin ne paga dhe te njejtat pastaj i transferojne ne “Trustin Pensional” dhe “ATK”. Norma e kontributit pensional ndaj pages bruto eshte 5%, ndersa normat e tatimit ne paga ne Kosove jane: Paga 0 – 80 – norma 0% Paga 80 – 250 – norma 4% Paga 250 – 450 – norma 8% Paga mbi 450 – norma 10% valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Shembull Supozojme se paga bruto e nje punetori te punesuar nga kompania “X” eshte 900€. Llogaritni detyrimet ndaj kontributit pensional dhe tatimit ne paga sipas ligjeve tatimore ne Kosove dhe percaktoni pagen neto. Beni evidencen kontabel sipas llogaritjeve me larte? valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Shembull Supozojme se paga bruto e nje punetori te punesuar nga kompania “Y” eshte 280€. Llogaritni detyrimet ndaj kontributit pensional dhe tatimit ne paga sipas ligjeve tatimore ne Kosove dhe percaktoni pagen neto. Beni evidencen kontabel sipas llogaritjeve me larte? valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Shembull Supozojme se paga bruto e nje punetori te punesuar nga kompania “Z” eshte 450€. Llogaritni detyrimet ndaj kontributit pensional dhe tatimit ne paga sipas ligjeve tatimore ne Kosove dhe percaktoni pagen neto. Beni evidencen kontabel sipas llogaritjeve me larte? valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com
Pyetje Suksese! valdrin.misiri@unhz.eu ; unhz.weebly.com