Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike (Kuadri ligjor, planfikimi dhe administrimi) Sektori i ujit Eduart Cani Menaxher Programi - REC Shqipëri
Gjendja e sektorit dhe problematika Strategjitë dhe planifikimi Instrumentat financiare
Gjendja e sektorit dhe problematika
Gjendja e sektorit dhe problematika Ndërmarrjet e UK në të gjitha vendet e EJL përballen pak a shumë me të njëjtat probleme, pavarësisht se shkalla e tyre varion nga një vend në tjetrin.Disa nga këto probleme të përbashkëta janë: shkallë relativisht e ulët e furnizimit me ujë në zonat rurale; humbje e madhe e ujit si pasojë e një infrastrukture të amortizuar; sasi e madhe ujit e pallogaritur, pjesë e madhe së cilës është edhe humbja e përmendur më sipër; eficencë e ulët e ndërmarrjeve; tarifat e ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza në nivele që nuk përballojnë kostot; një pjesë e madhe e faturave nuk paguhen.
Gjendja e sektorit dhe problematika Zhvillimet aktuale: Përmirësim i furnizimit me ujë dhe largimit të ujrave të zeza; Transferimi i pronësisë tek qeverisja vendore 2007-2008 Reforma e vitit 2008
Gjendja e sektorit dhe problematika Sipas vëzhgimit të Bankës Botërore, vetëm njëra nga 55 njësitë e marra në shqyrtim, u gjet me një raport mirëmbajtje-mbulimi të kostove më shumë se 1,00, ndërkohë që shifra mesatare ishte 0.47. Kjo do të thotë që të ardhurat nga tarifa mbulojnë më pak se gjysma e kostove të mirëmbajtjes, pjesa tjetër e të ardhurave vjen nga subvencionet. Megjithatë, Shqipëria planifikon, që dalë ngadalë të heqë dorë nga subvencionet.
Reformimi i sektorit Pjesa më e madhe e operacioneve të këtyre ndërmarrjeve, janë integruar në administrimin vendor dhe, për pasojë, gjendja financiare dhe operacionale e këtyre ndërmarrjeve tenton të mos jetë shumë transparente. Njësitë vendore kanë mangësi në të dhënat për të ardhurat, shpenzimet, nevojat për investime dhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara. Për më tepër, vendimmarrja në lidhje me cilësinë e shërbimeve dhe investimet e reja është bërë mjaft politike. Reforma institucionale mund të kontribuojë në efiçencën e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve duke qartësuar çështjet e pronësisë dhe përgjegjësitë e menaxhimit. Për më tepër, duke rritur autonominë e ndërmarrjeve krijohet mundësia për operacione me efiçente, rritjen e performancës dhe përfshirjen në tregun e kapitaleve. Kjo është ajo çka kuptohet me korporatizim. IFIs kërkojnë reforma institucionale në mënyrë që të mbështesin me financime
Korporatizimi Korporatizimi i referohet reformave tëmenaxhimit të një ndërmarrjeje shërbimi, ndërkohë që siguron pronësinë shtetërorembi asetet dhe drejtimin strategjik. Korporatizimi mbulon të gjitha strukturat e mundshme mes një ndërmarrjeje bashkiake dhe një kompanie publike të ujit, në kuadër të ligjit për veprimtaritë private. Korporatizimi fillon me reformën e një ndërmarrjeje bashkiake (shtetërore). Këtu dallohen tre forma themelore: ndërmarrje bashkiake, departament imbyllur; ndërmarrje e korporatizuar; kompani publike e ujit
Ndikimet e korporatizimit Objektivat e reformës, në shkallë të gjerë, përcakton shkallën e korporatizimit.
Përfshirja e sektorit privat Në Shqipëri, ka disa shembuj të PSP në ndërmarrjet e ujit: Kontratat e menaxhimit financohen nëpërmjet kredive të Bankës Botërore për katër qytete: Durrës, Lezhë, Fier dhe Sarandë. Kjo kontratë ka përfunduar në korrik 2008. Kontrata e menaxhimit financohet nga KfW për Kavajën. Kjo kontratë ka përfunduar në Maj 2008. Kontrata e koncesionit financohet nëpërmjet KfW për Elbasanin. Kjo kontratë është pezulluar në Dhjetor 2006.
Strategjitë dhe planifikimi
Planifikimi strategjik Planifikimi strategjik është një proces gjatë të cilit ndërmarrja përcakton strategjinë e saj, ose drejtimin kryesor, për një periudhë disavjeçare, dhe merr vendime përmasat kryesore që duhet të merren. Strategjia që del, përmban qëllime specifike që duhen përmbushur; kërkesat për burime, si kapitali dhe burimet njerëzore; dhe afatet kohore. Zgjidhja e këtyre sfidave kërkon një hark kohor më të madh se një vit. Mjaft nga investimet e parashikuara kërkojnë tre ose katër vjet. Nevojat për burime për të adresuar masat e kombinuara janë massive, çka përsëri kërkon më shumë kohë se një vit. Disa nga ndryshimet organizative ose të tarifave kërkojnë zbatimgradual shumëvjeçar. Politikat kombëtare dhe përafrimi i rregulloreve të BE, gjithashtu kanë një horizont kohor që shtrihet në disa vite.
Rajonizimi Shpesh, Ndërmarrjet e vogla tëUjësjellës-Kanalizimeve përballen me situata të pafavorshme si pasojë e mungesës së përvojës dhe pajisjeve ose specialistëve duke pasur kosto relativisht të larta. Një nga mënyrat e përballimit të këtyre situatave jo komode është "rajonizimi", i cili që do të thotë shkrirje apo bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet ndërmarrjeve në një rajon të caktuar. Argumenti më i përdorur gjerësisht në favor të rajonalizimit është prania e ekonomisë së shkallës, që lidhet me avantazhin e kostos së një firme, e cila ka më shumë fitime kur e zgjeron prodhimin e saj deri në njëmasë të studiuar.
Reformat për tarifat dhe përmirësimi i gjenerimit të të ardhurave Kushtet aktuale - Ekzistojnë shumë shpjegime lidhur me të ardhurat e pamjaftueshme të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve: Uji që konsumohet dhe ujërat e zeza që shkarkohen nuk maten, për rrjedhim, nuk paguhet për to. Tarifat për ujin dhe ujërat e zeza janë të ulta, nën nivelin e mbulimit të kostos. Ndërmarrjet hasin vështirësi në mbledhjen e faturave.
Reformat për tarifat dhe përmirësimi i gjenerimit të të ardhurave Pasojat e reformave tarifore - Ndryshimet e mëdha në tarifat për ujin dhe ujërat e zeza mund të ndikojnë ndjeshëmnë nivelin e konsumit (si rezultat dhe në kostot), në derdhjen e të ardhurave dhe kënaqjen e klientitme shërbime te ofruara. Për këtë arsye duhet të ndërmerret një proces strikt konceptimi dhe hulumtimi, diskutimi dhe konsultimi mbi një sërë pyetjesh të ngritura përpara se të merren vendime mbi strukturën dhe nivelin e tarifës. Gjatë gjithë procesit të konceptimit duhet të mbahen parasysh një sërë principesh të përgjithshme: Tarifat duhet të jenë relativisht të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar. Tarifat duhet të prodhojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar kostot e shërbimeve në mënyrë të qëndrueshme. Tarifat duhet të pasqyrojnë kostot e ndryshme të shërbimeve për grupe të ndryshme klientësh. Tarifat nuk janë vetëm një instrumet të ardhurash, ato gjithashtu, janë një tregues për çmimin, si mjet i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e burimeve ujore. Gjatë procesit të konceptimit duhet të kihen parasysh dhe detyrimet e mundshme të grupeve të veçanta të klientëve.
Reformat për tarifat dhe përmirësimi i gjenerimit të të ardhurave Objektivat e reformës - Ndryshimet në tarifamund të udhëhiqen nga një sërë qëllimesh prandaj, çështja e parë që duhet qartësuar është përcaktimi i saktë i tyre. Qëllimet e mundshme janë: Gjenerimi i të ardhurave. Barazia midis tarifave të bazuara në kosto. Asistencë për familjet me të ardhura të ulta. Menaxhimi i kërkesës. Qëndrueshmëria afatgjatë e të ardhurave. Reduktimi i ndotjes. Modeli ASTEC
Përfitimet nga instrumentat ekonomikë Në përgjithësi, instrumentat ekonomikë përdoren për të rritur fleksibilitetin, eficensën dhe efektivitetin e kostove për masat në menaxhimin e ujit. Gjithashtu, ato mundësojnë një burim të rëndësishëm për rritjen e të ardhurave në mbështetje të politikave dhe programeve të menaxhimit të ujit. Mbështetja nga fondet strukturore të KE (IPA dhe dritarja e bashkive)
Instrumentat financiare Proceset e ndihmës për para-aderim
Instrumenti i para-aderimit (IPA) Njësia e Projekteve të Infrastrukturës (IPF) si instrument i ri financiar Procedurat praktike për paraqitje kërkese Bashkitë analizojnë nevojat e tyre Krijojnë mundësi bashkëfinancimi nga vetë bashkia IPA (Instrumenti i para aderimit) kombëtare lehtëson këtë bashkëfinancim IPF asistencë teknike / zyra kombëtare në Shqipëri Ministria e Integrimit, lehtëson komunikimin me bankat dhe institucionet e tjera të ndihmës Instrumenti i para-aderimit (IPA) Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit në mbështetje të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale dhe do të zëvendësojë instrumentet ekzistues të ndihmës. Objektivi i IPA-s eshte qe te arrihet nje menaxhim plotesisht i decentralizuar, qe do te thote menaxhim i decentralizuar i kontraktimit, dhenies se granteve dhe pagesave, veprime te cilat do te kontrollohen jo paraprakisht por ne perfundim te tyre. Tashmë janë hartuar politika e përgjithshme kuadri ligjor dhe programues i këtij instrumenti që përfshin: • Dokumenta ligjorë dhe strategjikë • Komponenti I - Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve • Komponenti II - Bashkëpunimi Ndërkufitar Me shume ne http://www.mie.gov.al
IPA IPA I IPA II IPA III IPA IV IPA V Neni 64 – Komponenti I Komponenti IPA Programet Vendet para-kandidate Vendet Kandidate IPA I Asistence per fazen tranzitore dhe ndertimi institucional CM/DIS* DIS* IPA II Bashkepunimi nderkufitar CM/DIS DIS IPA III Zhvillimi Rajonal JO IPA IV Zhvillimi i burimeve njerezore IPA V Zhvillimi rural EDIS* Neni 64 – Komponenti I Politikat mjedisore bazohen në nivelin e lartë të mbrojtjes, promovimin e parimit ndotësi paguan, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, eficensën e energjisë, burimet e dhe zbatimin progresiv të politikave Europiane në të gjitha fushat përfshi dhe ndryshimet e klimës; * CM – Menaxhim i Centralizuar * DIS – Sistem Zbatimi i Decentralizuar * EDIS - Sistem Zbatimi i Decentralizuar i Zgjeruar
Municipal window – Dritarja për bashkitë
Mundesite per bashkite “Municipal window” (mbeshtetje nga IFIs dhe IPA) Një numër i madh projektesh mund të mbështetet nga IPF. Lista e projekteve mund të përfshijë fushat si mëposhtë: Mjedisi: trajtimi i ujrave të zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe të rrezikshme, kontrollin e shkarkimeve, etj. Energija: energjitë e rinovueshme, sistement e ndëlidhjes, eficensa dhe kursimi i energjisë, bashkë-gjenerimi, hidro, tubacionet e gazit, etj. Transporti: rrugët, hekurudhat, rrugët ujore Brenda territorit, aeroportet. Social: shkollat, spitalet dhe qendrat shëndetësore, strehimi, etj. Kushtet për aplikim, kriteret për seleksionim dhe tippet e projekteve Entitetet kombëtare, rajonale dhe vendore, duke përfshirë bashkitë, mund të aplikojnë për ndihmë nga IPF (Fonde për Projekte të Infrastrukturës) Përzgjedhja e projekteve që mund të mbështeten nga IPF, mbështetet në disa kritere të përgjithshme, si: Një përdorim i balancuar i burimeve në të katër sektorët. Brenda secilit sector një ndarje e barabartë e burimeve duhe të ndiqet ndërmjet nën-sektorëve në linjë me nevojat social-ekonomike të përfituesit. Një shtrirje gjeografike e burimeve ndërmjet shteteve. Prioritet do ti jepet projekteve me ndikim të lartë rajonal ose me dimension të fortë social dhe mjedisor si dhe projekteve të idetifikuara në rrjetet rajonale (SEETP, ReREP, PEIP, ECS etj.)
Procesi i perfitimeve nga IPF (MIE) Në datë 20 mars 2009, u mbajt në Bruksel Takimi i dytë i Komitetit Drejtues, ku u miratuan projektet për t’u financuar nga IPF. Për Shqipërinë u miratuan gjithsej 7 projekte, nga të cilat 3 projekte IPF-Asistencë Teknike, në fushën e mjedisit dhe 4 projekte nga IPF-Municipality ëindoë Shuma totale e fondeve në dispozicion për të gjitha vendet përfituese nga IPF Asistencë Teknike ishte 2.505.000 Euro. Nga të cilat Shqipëria përfitoi 980.000 Euro. Konkretisht, IPF - Asistencë Teknike : Projekti i ujësjellës – kanalizimeve në Kamzës; Investimi total: EUR 6.300.00 Projekti i patrimit të ujit në Lezhë dhe Shëngjin ; Investimi total: EUR 2.700.00 Përmirësimi i Trajtimit të mbetjeve të ujërave dhe përfundimi I rrjetit të kanalizimeve në Golem. Investimi total: EUR 7.000.00 Katër projekte e miratuara nga IPF - Municipality ëindoë jane si në vijim: Projektet e ujësjellës – kanalizimeve në Gjirokastër dhe Fier. Investim total : 21.68 M (4.68M grant + 12M hua + 5M kontribut vendor ) Projekti i mbetjes së ujërave në Pogradec. Investim total : 18.1M( 3.5M grant + 10M hua + 4.6M kontribut vendor ) Projekti i pastrimit të ujit në Kamëz , Berat, Kuçova Investim total : 20.5M (5.5M grant + 15M hua) Informacion teknik: Faza II e një programi ekzistues . Projekti i Rrugëve Rurale. Investim total : 29M ( 9M grant + 20M hua)
Kerkesat e projektit disa elemente te rendesishem
Forma e paraqitjes së projektit A-2 Strategic Context VH- very high; H- high; M- medium; L- low; VL- very low; N- none (mark where appropriate) VH H M L VL N A-2.1 what priority is allocated to the indicated sector on country level? A-2.2 Does an up-to-date country strategy in this sector exist? Yes No A-2.3 If yes, is the proposed project included in this strategy? How? A-2.4 what priority is allocated to project (idea) on a country level? A-2.5 what is the project (idea) priority from the cross border impact point of view? A-2.6 what is the project (idea) priority from the local point of view? A-2.7 what is the project (idea) priority from the human health protection point of view? A-2.8 what is the project (idea) priority from the country economy point of view? A-2.9 what is the project (idea) priority from addressing an environmental threat of regional importance? A-2.10 Is the project linked to the EU acquis? If yes, which EU directive?
Forma e paraqitjes së projektit A-3.3 Regional Integrated Management System A-3.3.1 Is there a regional feasibility study for integrated waste management? Please describe! A-3.3.2 Has this project been identified by such a regional study? Please describe! A-3.3.3 Has a regional municipal cooperation body been established in the region or is the establishment of such a body under negotiation? Please describe! B-5 Stakeholders opinion (mark where appropriate) B-5.1 Positive attitude of authorities, local population and NGOs B-5.2 Positive attitude of authorities, public protests B-5.3 Public opinion not informed B-5.4 Project known, attitudes neutral B-5.5 Negative attitude of authorities, local population and NGOs B-5.6 Opinions not known
Forma e paraqitjes së projektit C - 6 Capacity of the Project Proponent C-6.1 To what extent do tariffs cover the cost of the waste management system? C-6.2 Percentage of the population covered with collection and transportation scheme C-6.3 Percentage (%) of registered customers that receive bills
Ju faleminderit për vëmendjen! Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Për më shumë informacion: Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Email: rec@albania.rec.org Tel/Faks: 04 2 232928 web: http://albania.rec.org