Kapitulli 1 hyrje nË menaxhimin e riskut Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku MSc. Fisnik Morina, PhD (c)
Hyrje Menaxhimi i riskut është disipline e re, e cila karakterizohet me një zhvillim te shpejte dhe pikëpamje te shumta, përshkrime te larmishme: se çfarë involvon ne vete, dhe si duhet te administrohet . Standardet në fjalë duhet siguruar se ekziston një përputhshmëri sa i përket: terminologjisë lidhur me shprehjet (fjalët) e shfrytëzuara, procesit sipas të cilit menaxhimi i riskut mund te performohet strukturës organizative për menaxhimin e riskut, si dhe qëllimit te menaxhimit te riskut. Fatmirësisht, standardet vejnë në pah atë se risku posedon si aspektin negativ (dobësues) ashtu edhe atë pozitiv (përfitues). Menaxhimi i riskut nuk ka te beje vetëm me korporatat apo organizatat publike, por për çdo aktivitet qoftë afatgjate apo afatshkurtër. Përfitimet dhe mundësit duhet shikuar jo vetëm ne aspekt te vete aktivitetit por edhe ne relacion me pjesëmarrësit e ndryshëm qe munde te involvohen.
Risku Risku mund te definohet si kombinim i probabilitetit të një ngjarjeje dhe pasojave te saj. Ne çdo ndërmarrje, ekziston mundësia e ndodhjes se ngjarjeve dhe pasojave te tyre të cilat karakterizohen me mundësi ngritjeje (përfituese) apo rënëse (kërcënuese). Gjithnjë e me shume është bërë e ditur se menaxhimi i riskut ka te beje si me aspektin pozitiv të riskut ashtu edhe me atë negativ. Prandaj ky standard e merr ne konsiderate riskun nga te dy perspektivat. Në një ambient të sigurt ku pasojat janë thjesht negative, menaxhimi i sigurt i riskut duhet fokusuar në parandalimin dhe lehtësimin (zbutjen) e dëmeve (pasojave)
Menaxhimi i riskut Menaxhimi i riskut është pjese qendrore (thelbësore) e menaxhimit strategjik të një organizate. Është proces me ane te se cilit organizatat ne mënyre metodologjike e adresojnë riskun si pjese përcjellëse te aktivitetit te tyre, me qellim te arritjes se përfitimeve te pandërprera ne secilin aktivitet si dhe ne te gjithë portfolion e aktiviteteve. Fokus i menaxhimit te mire te riskut është identifikimi dhe trajtimi i këtyre risqeve. Qëllimi e tij është te shtoj ne maksimum vlerën mbështetëse të të gjitha aktiviteteve te organizatës. Thekson (vë në pah) faktorët potencial nxitës si dhe ata rrënues te cilët mund të kenë ndikim në organizatë. Rrite probabilitetin për sukses, si dhe zvogëlon atë për dështim apo pasiguri ne arritjen e objektivave te përgjithshme te organizatës. Menaxhimi i riskut duhet te jete një proces i vazhdueshëm dhe zhvillimor, i cili realizohet përmes strategjisë se organizatës si dhe implementimit te asaj strategjie.
Definimi i menaxhimit të riskut Menaxhimi i riskut vepron në parandalimin e kërcënimeve që i kanosen një organizatë apo personi, që pasojat e kërcënimeve të kontrollohen dhe zvogëlon gjasat që kërcënimet të shkaktojnë pasoja (dëme), përndryshe ato do të shkaktojnë dëme, “ Risku ” definohet si “kombinim i probabilitetit të një ngjarje dhe pasojat e saj” Nevoja e veçantë për qartësim del pjesërisht nga shkaku se risku është pjese integrale e të gjitha aspekteve të jetës se përditshme. Si rrjedhoje secili e ka pikëpamjen e vet se çka është risku, se çka është menaxhimi i riskut. Njerëzit e ndryshëm, kulturat e ndryshme si dhe llojet e ndryshme të organizatave kanë pikëpamje shume të ndryshme për nivelin e riskut të cilin ato do ta tolerojnë. Ato kanë pikëpamje të ndryshme, për shembull, për shumën e parave për të cilën ato do të ndiheshin të qetë për ti ve në risk.
Definimi i menaxhimit të riskut Procesi i menaxhimit të riskut në mënyrë të thjeshtë munde të paraqitët si: identifikimi i riskut; analizimi dhe matja e dëmeve, p.sh. impakti; vendimi se cilat risë dhe impakte janë dhe cilat nuk janë të pranueshme; kontrollimi apo transferimi i risëve dhe impakteve të papranueshme; përgatitja për të qenë i gatshëm për të menaxhuar me ngjarjet e çfarëdo risku apo impakti të papranueshëm; dhe rishikimi i rregullt. Janë dy kategori fondamentale të riskut: risku spekulativ dhe risku operacional.
Risku spekulativ Risk spekulativ është atëherë kur drejtori apo menaxheri zgjedhe për të plasuar parat apo burimet tjera në risk. Objektiv për shfrytëzimin e riskut të kapitalit në këtë mënyre është për të krijuar profit apo dobi. Për ta arritur këtë, menaxheri do të konsideroi, si pjese të vendimit, se cila dobie mund të arrihet me elementin “rënës” të riskut. Shembujt munde të përfshijnë vendimet se a të investohet në ndonjë produkt të ri, kohen e investimit të tille, apo ndoshta vendimin mbi atë se a të hyhet në treg të ri apo në një vend të ri. Prodhuesi i automobilave duhet të vendos për kohen se kure do të zëvendësoi modelet ekzistuese, nëse po, ai duhet të përcaktoi kohen dhe nivelin e nevojshëm të investimeve. Ata munde të sjellin një apo me shume vendime të gabueshme.
Risku operacional Fokusi në riskun operacional ka të bëjë me ate kur diçka e paplanifikuar dhe e pakëndshme godet vetë organizatën dhe i shkakton dëme, përçarje, apo dëmton personelin e saj. Ndonjëherë, ndonëse rralle, munde të përfitohet nga incidenti i tille. Në rrethana të caktuara bizneset mund të përgatitën për risqët e paparashikuara përmes sigurimit dhe mekanizmave tjerë të transferim të riskut, planifikimit të pasigurisë dhe mekanizmave financues për të mbuluar koston pa devijuar aktivitetin aktual apo buxhetin. Megjithatë, përvoja zakonisht sjelle sfida, të cilat duhet menaxhuar nëse biznesi shmange objektivat e tij apo nëse biznesi munde të mbijetoi në përgjithësi.
Marrëdhëniet në mes të riskut dhe objektivave të organizatës Të gjitha organizatat kanë një llojllojshmëri të objektivave. Disa prej tyre janë më esenciale se tjerat. Objektivat e organizatës moderne nganjëherë janë joformale mirëpo ne te shumtën e rasteve janë të definuar në një plan strategjik formal dhe të dokumentuar. Informata brenda këtyre planeve, qofte e dokumentuar ne mënyre formale apo joformale u takon akterve (pjesëmarrësve) të ndryshëm. Organizatat gjithashtu kane një llojllojshmëri te vartësive dhe vazhdimësia e disa nga këto vartësi është thelbësore për shmangien e humbjeve, si dhe dobësive të shfaqura. Këto vartësi janë ndryshuar me shfaqjen e modeleve te bizneseve moderne dekadave te fundit. Janë vë re ndryshime dramatike sa i përket organizimit të bizneseve pasi që ato kanë përvetësuar mundësitë të cilat nuk i kanë pas në dispozicion. Këto mundësi kanë arritur nga teknologjitë e reja të cilat komunikimet në mes të biznesit dhe klientit, si dhe në mes të vet bizneseve i kanë përshpejtuar.
Akterët (pjesëmarrësit) Mund të definohen si njerëz, apo organizata tjera, të cilët mund të ndikohen nga incidentet e riskut në apo rreth një organizate. Në vijim kemi mundësi të njihemi me disa nga akterët në një organizatë dhe rangimin e karakteristikave (veçorive) të interesave të tyre.
Të punësuarit Morali dhe vlera. Kjo shpesh reflekton nivelin e interesave të punësuarve në suksesin e një organizatë dhe posedon lidhje direkt në kualitetin e aktivitetit të performuar. Nevoja për punë me qëllim të vetëmbajtjes dhe familjes Mjedis pune i sigurt .
Furnizuesit Furnizuesit e një organizate do të varen në ekzistencën e tyre me qëllim që të jenë të aftë të distribuojnë dhe pranojnë pagesat për mallrat dhe shërbimet e kontraktuara. Nganjëherë humbja e një apo më shumë klientëve mund të shkatërrojë furnizuesin e mallrave dhe shërbimeve
Klientët dhe marrësit tjerë të shërbimeve Shumë nga klientët e biznesit janë të lirë të lëvizin në organizata tjera. Do të veprojnë në këtë drejtim nëse e humbin besimin e sidomos në kualitet, ekziston mundësia që furnizuesve te shërbimeve, madje jo-komercial, tu vështirësohen dhe dështojnë marrëdhëniet me marrësit ekzistues të shërbimeve në qoftë se humb besimi ekipi i shitjes do të hasë në vështirësi të mëdha për të gjetur klientë të ri dështimi në distribuimin (shpërndarjen) e shërbimeve të kontraktuara me kualitet suficient mund të shpie në rastet gjyqësore për dëmet që kanë të bëjnë me devalvimin ( përjashtimin) e vlerës se mallit diskutabil (dyshimtë).
Rregullatorët Ekzistojnë rregullatorë të ndryshëm të cilët, në mënyra të ndryshme, do të marrin interes të vazhdueshëm në një organizatë. dështimet në përmbushjen e kërkesave ligjore dhe të tjera të rregullatorëve mund të rezultojnë në shkatërrimin e të mirave, kufizimet në biznes si dhe në mbylljen e tij. humbjet megjithatë mund të rangohen nga ato financiare, te reputacionit e gjer te falimentimi
Industria financiare Bankat dhe kompanitë investuese financiare do të mbajnë, tërë kohën, një interes në të mirë (dobi) te këtyre organizatave te te cilat i kane siguruar mjetet monetare. Në rast se mjetet monetare parashihen të jenë në një risk më të madh për shkak të një rënie të papritur në një organizatë, kostoja e huazimit mund të rritet në mënyrë drastike. Nëse financierët besojnë se ekziston një shkak suficient për brengosje, mund të kërkojnë që asetet të cilat janë siguri (garanci) për atë kredi të shiten menjëherë me qëllim që të bëhet ripagesa e kredisë. Huazuesi mund të ketë atë fuqi (autoritet) sipas kushteve apo marrëveshjes kreditore.
Partnerët biznesorë Organizatat dhe individët shpesh ndajnë objektivat dhe përgjegjësitë. Kjo ndarje kryesisht është definuar përmes kontratave të cilat përcaktojnë se cilat janë këto objektiva dhe përgjegjësi. Shpesh ekziston një ndarje e brendit (markës) dhe reputacionit, dhe krijohen situata të tilla ku çdo njëri varet në tjetrin për ti përmbushë nevojat dhe përgjegjësitë e veta. Dështimi në njërin mund të shkatërrojë tjetrin; lidhur me këtë ekzistojnë akterët relevant në kualitetin dhe distribuimin e organizatës apo organizatave tjera.
Rëndësia e menaxhimit të riskut për nga strategjia Alternativë e menaxhimit të riskut natyrisht se është menaxhimi i pasigurisë (rrezikshmërisë). Një organizatë e gjerë me asete, rrjedhë të cash-it dhe të hyra të mëdha mund të ndjejë se është e aftë (në gjendje) ti absorbojë humbjet e mëdha financiare më shumë se sa një organizatë e vogël. Modelet e bizneseve moderne të përshkruara, kanë rritur ekspozimin e çështjeve të vetme të dëmeve jo-financiare. Disa kompani kanë krijuar dhe performuar planet e rimëkëmbjes me qëllim të menaxhimit (kontrollës) së incidentit të shfaqur. Kështu mund të jenë konfidencial, si dhe ti menaxhojnë krizat e ndodhura pa dëme serioze. Bizneset tjera mund të kenë sensivitet (ndjeshmëri) të veçantë. Kompanitë e shërbimeve financiare, p.sh, mund të kenë sensivitet të veçantë në konfidencialitetin e vazhdueshëm të publikut.
Rëndësia e menaxhimit të riskut për nga strategjia Organizata të ndryshme posedojnë qasje të ndryshme ndaj ekspozimit të riskut. Sidoqoftë, ekziston një përcaktues i përbashkët për të gjitha organizatat: është rëndësia e jetës dhe sigurisë njerëzore (humane). Të kuptuarit e niveleve të riskut dhe ndonjë sensiviteti special, megjithatë do ti ndihmojë organizatës të zhvillojë strategjinë e biznesit të vet. Kjo do të ketë impakt (ndikim) në mënyrën e të kuptuarit të objektivave të biznesit, resurseve (burimeve) të caktuara për shfrytëzim, si dhe mënyrës sesi këto resurse janë shfrytëzuar. Pamjet mbi nivelet e risqeve mund të kontribuojnë në vendimet lidhur më ndërmarrjet e reja, partnerët e rinj, outputet (rezultatet), shpenzimet e sigurimit
Qeverisja e përbashkët Ekzistojnë dy dimensione në qeverisjen e përbashkët. Njëri ka të bëjë më sistemet interne (brendshme) të kontrollës të cilët mbështesin bordin në qeverisjen (menaxhimin) e organizatës. Dimensioni i dytë ka të bëjë më kërkesat e qeverisjes të rregullatorëve të jashtëm.
Qeverisja interne (brendshme) Pa dyshim risk menaxheri i cili ka krijuar profilin e riskut të organizatës, duhet të siguroj organizatën në tërësi, ku departamentet performojnë biznesin e tyre në këto profile risqesh, dhe/apo i informojnë ato kur paraqitet propozimi që profili i riskut duhet ndryshuar në mënyrë të veçantë. Risk menaxheri mund të posedojë kontribut të madh në krijimin e procesit të kontrollës si dhe në përmirësimin (avancimin) e procesit ekzistues të kontrollës nëse është e nevojshme. Procesi i kontrollës brenda menaxhimit të riskut është i pandarë nga procesi i kontrollës rutinore në një organizatë.
Qeverisja interne (brendshme) Risk menaxheri do të shfrytëzojë në tërësi proceset ekzistuese të auditimit dhe do të kooperojë me menaxherët e qeverisjes së përbashkët, menaxherët e auditimit, si dhe me komitetin e auditimit. Risk menaxheri mund të ketë një “listë prioritare” e cila duhet të jetë rezultuese (rrjedhimore) ; qoftë specifike apo si pjesë e procesit të gjerë qeverisës. Kjo listë , themi për standardet e menaxhimit të kontinuitetit të biznesit, mund të përfshijë për më tepër kërkesa specifike të organizatës: emërimin e menaxherit për kontinuitet të biznesit dhe strukturën mbështetëse; identifikimin dhe prioritizimin e funksioneve të biznesit; identifikimin e të gjitha resurseve interne dhe eksterne të cilat nevojiten për mbështetjen e funksioneve dhe aplikimeve të biznesit;
Qeverisja interne (brendshme) krijimin e procedurave të emëruara gjatë ndërprerjes së biznesit dhe emërimin e një individi për të autorizuar ekzekutimin e planit rezervë; një strategji të qartë dhe burimore për të komunikuar, brenda dhe jashtë, me të gjithë palët e involvuar; dizajnimi dhe implementimi i planeve te kontinuitetit të cilat sigurojnë kontinuitetin e funksioneve esenciale të biznesit brenda rrethanave të duhura dhe koordinimit në mes të departamenteve ndërvarësi, furnizuesve dhe distributorëve ; dhe kompletimin e një programi vjetor të rivlerësuar, përtërirë dhe performimit kontinuel të biznesit.
Qeverisja (eksterne) jashtme Shumë nga juridiksionet kanë të bëjnë më çështjet e strukturës së pronësisë, marrëdhëniet me tregjet financiare, transparencën, standardet e publikimit të informatave, strukturën dhe sjelljen e bordit.
Pasojat dhe qeverisja e riskut Gjitha organizatat janë subjekt i një varieteti të gjerë të ligjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me aktivitetet e tyre. Mbulojnë lloje të ndryshme subjektesh, prej të cilave vetëm një numër i vogël ka të bëjë më proceduarat përgjatë unifikimit (bashkimi) dhe blerjes (fitimit), publikimit, raportimit financiar, kontratave të punësimit, standardeve të produktit, të drejtave të barabarta, shëndetit, sigurisë dhe ambientit. Për më tepër, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) rregullon çështjet që kanë të bëjnë me konsumatorët, përfshirë sigurinë e tyre, si dhe çështje tjera tregtare siç janë konkurrenca, tregtia e drejt (fer) dhe çështjet e unionit (bashkimit) tregtar.
Pozicionimi i përgjegjësive të menaxhimit të riskut brenda një organizate Detyrat e funksionit të risk menaxherit mbulojnë gjitha aspektet e operimeve të organizatës. Në të shumtën e rasteve ceket, se përgjegjësia e të kuptuarit dhe menaxhuarit te riskut shtrihet në vetë anëtarët e bordit, dhe, deleguar nga ata, përgjegjësia bie përgjatë çdo menaxheri të vetëm në organizatë. Bordi mund ti delegojë aktivitetet, por nuk mund , në ndonjë rrethanë, ti delegojë përgjegjësitë brenda organizatës së vet, veçanërisht tek palët e treta. Asnjë risk departament nuk do të merr përgjegjësi decidive (finale) nga bordi. Do të inkurajoj, informoj, këshilloj dhe përformoj punë tjera në emër të bordit dhe menaxherëve tjerë operacional, mirëpo nuk do të merr përgjegjësi të tilla, veçanërisht për vendimet e nivelit te ultë që kanë që bëjnë me llojet e risqeve të mbajtura nga organizata .
Risk menaxheri Risk menaxherit i nevojiten gurëthemele (bazamente) me qëllim që risqet në një organizatë të njihen, maten, dhe menaxhohen në mënyrë efektive. Këto bazamente kanë të bëjnë më: mbledhjet (dëgjimet) e bordit apo nivelit më të lartë të menaxhmentit brenda organizatës; një aftësi (zotësi) për ti komunikuar (transmetuar) qartë sinjalet e riskut përgjatë organizatës tek njerëzit të cilët posedojnë resurse (burime), informata të nevojshme si dhe fuqi (autoritet) në vendimmarrje; statusin brenda organizatës i cili jo vetëm që reflekton rëndësinë e rolit, por siguron që të tjerët të shohin atë rëndësi.
Risk menaxheri Risk menaxheri si një “brengosës profesional” sjell specialist të shkathët dhe profesional, dhe vizion te gjerë të grupit për benefitin (dobinë) e tërë të organizatës. Për më tepër risk menaxheri përfiton duke kooperuar dhe shkëmbyer ide me të tjerët të cilët gjithashtu menaxhojnë risqet si pjesë të përgjegjësisë së tyre të gjerë. Shembujt përfshijnë; auditimin, thesarin, dhe drejtorin financiar. Qëllimi kryesor i risk menaxherit është që ti sjell (vë) të gjithë këto komponentë (elemente) së bashku për përfitime ( dobi) të organizatës dhe akterve (pjesëmarrësve) . Relativisht është gjë e rëndomtë të krijohen (realizohen) rregullisht takimet e “komitetit të riskut” për marrjen parasysh të risqeve. Komiteti do ti sigurojë informata dhe rekomandime bordit. Qartë risk menaxheri do të punojë më për së afërmi me këtë komitet dhe mund të sigurojë mbështetje ekzekutive.
Ju Faleminderit për vëmendje ! SUKSESE ! Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, MSc. Fisnik Morina, PhD (c)