USHT – FSHMN Informatikë

Slides:



Advertisements
Similar presentations
Fisnik Dalipi, MSc USHT - Fakulteti Ekonomik Ligjerata 1.
Advertisements

PLANIFIKIM AFAT SHKURT I ORËS MËSIMORE
Pune projekt TEMA:KOMPANIA MICROSOFT
PUNE PROJEKT TEMA:Smart Phone LENDA:INFORMATIKA PUNOI:KRYETARJA E GRUPIT: FATBARDHA PREZA , ANTARET E GRUPIT: FABJANA BAKUGJA, ANISA OSJA, SAMANDA DINI.
Kapitulli 3 Analiza e jashtme
Teknologji Informative
SH.M.U-2 Lënda:Informatikë Tema:Sistemi operativ (Windows 8)
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Internet Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi.
Windows XP(Control Panel)
Telefoni celular, ose thjesht Celulari, është një aparat komunikimi për telefoninë e lëvizshme, i lidhur me rrjetin telefonik të tokës nepermjet stacioneve.
PROCESI I MARRJES SË VENDIMEVE AFARISTE NË AFAT TË SHKURTËR
Access 2007 Quiz.
SH.M.U-2 Tema:WEB Shfletuesit Nxënësi:Elbaroza Bunjaku Arsimtari:Muhamer.
Kapitulli 5 Mjedisi I Marketingut
Siguria e të dhënave në kompjuter
Paraja dhe sistemi bankar
TIK 12 – Prof. Blerand Koshi
Insertimi i hapësirave dhe kalimi në kryerresht
PROGRAMI DHE PROGRAMIMI KUPTIMET BAZIKE
Software Çka paraqet softwear? Software sistemor Software aplikativ
Kapitulli 4 Analiza e brendshme
Kuptimi i financave Terminologjia: Finis -kufi,fund,cak,mbarim finatio
Internet Ligjerata 2 Dr. Fisnik Dalipi.
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime Master
A Ring Network Topology
2 Pasqyrat financiare Ligjerata e dyte 1
Sistemet Operative (Operating System)
SHMU-2 Vushtrri Punim seminarik Lënda : Informatikë Tema : Windows 7 Klasa : IX Punuar nga : Petrit Mavriqi Vushtrri , 2014.
Lënda: Imformatikë Punoi: Rona Preteni Arsimtar: Muhamer Ujkani IX/9
Elementet e gjuhës C++.
Tema: Softueri aplikativ Lënda: Teknologji Punoi: Blerina Jashari Arsimtar: Muhamer Ujkani Klasa: lX-9.
Vendosja e prapavijes (Background)
SHMU-2 Vushtrri Punim seminarik Lënda: Informatikë Tema: Rjetet informative Klasa IX-2 Punuar nga: Argjent Abdurrahmani Erëza Mejzini.
Tema:Crossover Cable Nxënësi:Amir Sadiku Arsimtari:Muhamer Ujkani
PowerPoint 2007 Quiz.
Kapitulli 3 Të kuptuarit e Sjelljes se Konsumatoreve
E-Business Ligjerata 1 USHT – FSHMN Informatikë Doc.Dr. Fisnik Dalipi.
SH.M.U-2 Emri dhe mbiemri:Lavdim Veseli Klasa:IX-3 Shkolla:SHMU2
Arsimtar:Muhamer Ujkani
Elementet e gjuhës C++.
Internet Ligjerata 10 Dr. Fisnik Dalipi.

Shmu2 Lënda: Informatikë Tema: Programi i Power Ponit Klasa: IX-4
(Master) Ligjërata 2 Globalizimi: Teoria dhe praktika Prof. dr
Interneti, Intraneti, Ekstraneti
Universiteti i Prizrenit
SISTEMI I DETEKTORËVE TË TRAFIKUT
Punim Seminarik Tema : VIRUSET Kompjuterik Lenda: Informatike SHMU 2
Ms Word 2003.
Hyrje në financa Kapitulli 1.
SH.M.U 2 Vushtrri Sistemet operative te Winows XP Muhamer Ujkani
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Studimet pasdiplomike / Master Lënda: Mikroekonomi e avancuar 3. Teoria e kërkesës.
Termocentralet Punoi : Bardha Oshlani IX9 Donjeta Xhosha IX9
RAPORTI PAPUNËSI - INFLACION
Prokurimi i SHERBIMEVE
Degëzimet.
Ligjerata 3 Dr. Fisnik Dalipi
E-ALBANIA.AL dhe SHËRBIMET ELEKTRONIKE
Internet Ligjerata 8 Dr. Fisnik Dalipi.
Variablat dhe konstantet
Degëzimet.
Lenda : Kontabiliteti Financiar
Siguria e rrjetave.
Raportimi I rrjedhave të parasë
SHMU-2 PUNOI:Enis Shallci Lënda:Informatikë Tema : POWERPOINTI
Ms Word 2003.
Operatorët.
Shqipëria Trajnimi për Statistikat
Shkolla e mesme e ulët “Gjon Serreçi” Ferizaj
Presentation transcript:

USHT – FSHMN Informatikë E-Business Ligjerata 4 USHT – FSHMN Informatikë Doc. Dr. Fisnik Dalipi

Infrastruktura teknologjike e E-biznesit Infrastruktura paraqet tërësin e resurseve të përbashkëta teknologjike të cilat mundësojnë që të gjenerohet platforma apo baza për aplikacionet e e-biznesit të ndërmarjes. Në suaza të mbështetjes infrastrukturore bie apo nënkuptojm komponentet Harduerike, Softueri Sistemor dhe Aplikativ, Rrjetet telekomunikuese, mbështetja e shërbimit në atë mënyrë që të gjithë në ndërmarje të kanë qasje ndaj resurseve të nevojshme. Pra mund të themi se infrastruktura mundë të kuptohet si qendër e teknologjive si dhe bazë e shërbimeve. Gjeneralisht infrastruktura e shërbimit të e-biznesit si shembull mund të ndërtohet në këtë mënyrë: platforma hardverike – kompjuterët, elementet konektive apo lidhëse, si dhe komponentet e tjera harduerike paltforma telemunikuese –satelitët, kanalët e ndryshme komunikuese patforma e serverëve –softueri sistemor dhe aplikativ platforma e serviseve (shërbimeve)-serviset për mbështetje siqë janë web sajtet, pagesa elektronike dhe të ashtuquajturit serviset e sertifikuara resurset njerzore siç janë programerët patforma e rjeteve kompjuterike dhe platformat e Internetit -interneti –intarneti- extarneti Këmbimi elektronik i të dhënave(EDI) dhe rrjetet telekomunikuse

Bazat e të dhënave dhe E-Biznesi Duke marë parasyshë se web sajtet në sferen e e-biznesit nuk nënkuptojnë vetëm tekst dhe fotografi por edhe interaksion apo ndërlidhje me konsumatorët dhe të dhënat e organizatës, këto lloje të sajtëve sigurojnë apo më mirë thënë mundësojnë ndërlidhje me bazat e të dhënave. Sajtet e e-biznesit i shfrytëzojn bazët e të dhënave për të mundësuar servis (shërbim),transaksion të të dhënave, pas kërkesës apo pyetjes së konsumatorit të kontrollojnë se a thua produkti i kërkuar gjendet në depo apo jo në sasi të duhur respektivisht të kërkuar, si dhe kërkim të informatave të tjera relevante.

Cloud Computing Teknologji që iu mundëson përdoruesve qasje dhe përdorim të web aplikacioneve të ndodhura në data qendrat e mëdha të locuara nëpër lokacione të shpërndara të globit. Quhet cloud computing (njehsimi në re) sepse shumë diagrame rrjetore e paraqesin internetin si re.

Cloud Computing Këto aplikacione të bazuara në re përfitojnë në masë të madhe nga përdorimi masiv i teknologjisë për qëllime biznesore. Cloud computing është koncept i ngjashëm me arkitekturën që e kemi cekur më parë, atë client/server por me një dallim: reja (cloud) përbëhet nga një seri me serverë shumë të fuqishëm që ofrojnë një/disa përmbajtje. Dallimi në mes modeleve client/server dhe modelit cloud computing është aty se softueri dhe të dhënat qëndrojnë në serverat e resë, e jo sikur te modeli client/server ku ato ruhen/qëndrojnë në makinat/PC e klientëve. Përparësia e shërbimeve nga cloud computing qëndrojnë në faktin se përdoruesit tani mund t'iu qasen atyre shërbimeve pavarësisht lokacioneve gjeografike apo platformave të shumëfishta: celularë (smartphone), përmes kompjuterëve shtëpiak apo të punës; e pastaj mund ti ndajnë me shoqërinë familjen dhe kolegët. Megjithatë edhe kjo teknologji shoqërohet me një mangësi: siguria dhe privatësia e të dhënave.

Teknologjitë për menaxhimin e zinxhirit furnizues (Supply Chain Management) Atëherë kur ekstranetët konfigurohen që të koordinojnë dhe menaxhojnë zinxhirin e furnizimit, shpeshherë përdoret EDI (Electronic Data Interchange). EDI është një term gjenerik që i referohet këmbimit të strukturuar të dhënave dhe dokumenteve ndërmjet organizatave duke e përdorur IT-në. E- Procurement - mundëson blerjen elektronike të produkteve respektivisht të shërbimeve prej ndonjë ndërmarjeje nëpërmjet rrjetëve digjitale, kështu që rezulton një integrim i teknologjive inovative komunikuese dhe informative, në drejtim të mbështetjes respektivisht të zhvillimit të detyrave operative dhe strategjike në sferën e furnizimit. E – Shop – mundëson shitjen elektronike të produkteve respektivisht të shërbimeve prej ndonjë ndërmarjeje nëpërmjet rrjetëve digjitale, kështu që rezulton një integrim i teknologjive inovative komunikuese dhe informative, në drejtim të mbështetjes respektivisht të zhvillimit të detyrave operative dhe strategjike në sferën e shitjes. E- Marketplace – mundëson tregtinë elektronike me produkte respektivisht shërbime nëpërmjet rrjetëve digjitale, kështu që rezulton një integrim i teknologjive inovative komunikuese dhe informative, në drejtim të mbështetjes respektivisht të zhvillimit dhe ndërlidhjes së Ofertës dhe Kërkesës

Ekzistojnë edhe dy platforma tjera të cilat mundë t’ i a përshkruajm rrethit të gjërë të E- biznesit të cilat nuk i potencojnë në mënyrë të njejtë të tri komponentet e lartpërmendura, por posaçërisht koncentrohen në Informin dhe Komunikim. E- Community - mundëson kontakt elektronik ndërmjet personëve respektivisht Institucioneve nëpërmjet rrjetëve elektronike, kështu që rezulton një integrim i teknologjive inovative komunikuese dhe informative si dhe mbështetje e këmbimit të të dhënave respektivisht të diturisë , si dhe mbështetje për para pregaditjen e vendimeve relevante që kanë të bëjnë me transakcionet finansiare E- Company – mundëson kooperimin elektronik ndërmjet ndërmarjeve nëpërmjet rrjetëve digjitale, kështu që rezulton një integrim i teknologjive inovative komunikuese dhe informative për ndërlidhjen e rezultateve/efekteve të ndërmarjeve të veçanta në drejtim të krijimit të një ndërmarjeje Virtuele me një ofertë të bashkuar për transakcione të ndryshme. TË MOS I HARROJMË – ERP (Enterprise Resource Planning) apo sistemet për planifikimin e resurseve në ndërmarrje. Këto sisteme paraqesin vegla komplekse softuerike që shërbejnë për integrimin e funksioneve standarde (psh. Prodhimi, kontabiliteti, resurset humane) dhe të gjitha të dhënat e një organizate.

Konceptet Afariste për krijim të vlerave për konsumatorin Përgjigja në pyetjen “ Si munden të gjenerohen të ardhura/profite në E-biznes?” mund të fitohet drejpërdrejt nga një analiza e konceptit afarist respektivisht biznesor. Koncepti afarist/biznesor përshkruan ndërrimin apo këmbimin e një efekti respektivisht rezultati (produkt apo shërbim) ndërmjet partnerëve të caktuar afarist si nga pikëpamja e përmbajtjes e poashtu edhe kompensimit të duhur. Dallojmë katër koncepte afariste tipike, për E-biznesin: Content – përmban mbledhjen,selekcionimin,sistematizimin, përpilimin dhe pregaditjes së përmbajtjeve në një platformë në kuadër të një rrjete. Commerce – përmban apo përfshinë inicimin dhe trajtimin respektivisht zhvillimin e transakcioneve afariste nëpërmjet rrjetave digjitale,që do të thotë se fazat tradicionale të transakcioneve në mënyrë elektronike mbështeten, plotësohen ose zëvëndësohen (substituohen) Context - ka të bëjë me klasifikimin , sistematizimin, dhe bashkqeverisje me informacionet dhe rezultatet/efektet e pranishme (që gjinden) në rrjeta.Kështu që tentohet të arrihet qëllimi i përmirsimit të transparencës së tregut (reduktim të kompleksitetit),dhe Orientimit(navigimit) për shfrytzuesit. Connection - te ky koncept mundësohet respektivisht organizohet interakcion i aktorëve (pjesmarsve) në rrjet.Ky bashkim mundet të realizohet në nivel komunikimi, nivel komercial si dhe nivel teknologjik.

Zinxhiri i krijimit të vlerave elektronike (value chain) Zinxhiri i krijimit të vlerave elektronike (value chain) paraqet vlerën e tërësishme që përbëhet nga aktivitetet elektronike individuale si dhe fitimi i gjeneruar nga këto aktivitete. Në kuadër të zinxhirit të vlerave -Value chain posaçërisht identifikohen aktivitetet që kanë një relevancë të madhe për krijimin e vlerave. Produkti real Produkti elektronik Infrastruktura e ndërmarjes Menaxhmenti i personelit Zhvillimi teknologjik Furnizimi Logjistika Operacionet –praktikat e ndryshme Marketingu dhe shitja Shërbimi i shitjes Zhixhiri i vlerave në Ekonomin Reale Mbledhja e informatave Sistematizimi i informatave Zgjidhja e informatave Kombinimi i informatave Zinxhiri i vlerave në Ekonomin Digjitale Shpërndarja e informatave Ndrimii-këmbimi i informatave Vlersimi i informatave Ofrimi i informatave Mundësitë për mbështetje Margjinat Margjinat Margjinat Margjinat

Tregtia mobile (m-comerce) Secila tregti elektronike pa tel (wireless), e posaçërisht ajo e cila realizohet nëpërmjet Internetit. Gjeneralisht termi “biznes“ konsiderohet rrethina e plotë e ndërmarrjes, respektivisht të gjitha proceset dhe ndërlidhjet/relacionet me furnitorët, të punësuarit,si dhe konsumatorët. Prandaj “Biznesi Mobil” mundet të përshkruhet si shfrytëzim/përdorim i teknologjisë mobile për mirëmbajtjen, përmirsimin ose zgjërimin e proceseve dhe ndërlidhjeve/relacioneve të biznesit aktual apo për të zhvilluar segmente të reja të biznesit. Përdryshe ,”Biznesi Mobil” mundet ti përmbaj të gjitha aktivitetet, proceset, dhe aplikacinet të cilat janë të realizuara apo të mbështetura nga teknologjitë mobile. Sipas kësaj pikpamje “Biznesi Mobil” mundet të definohet si të gjitha llojet e aplikacioneve biznesore me shfrytëzim të veglave apo mjeteve mobile. Biznesi Mobil fokusohet respektivisht përqëndrohet në furnizimin, përpunumin,dhe ofrimin e çfarë do lloji të informatave. Aplikacionet e biznesit mobil nuk janë të përkufizuara në telefonet mobil/celular, por ato përfshijnë edhe veglat/mjetet tjera mobile si që janë smart telefonat, tabletët dhe PDA veglat/mjetet (Personal Digital Assistant). Megithatë, “Mobile Commerce” fokusohet në përpunumin e transakcioneve dhe prandaj është vetëm pjesë e biznesit mobil

Gjeneratat e telefonive mobile 1G – gjenerata e parë wireless teknologjisë 2G – gjenerata e dytë wireless teknologjisë digjitale 2.5G – Interim wireless teknologjia pjesërisht e përshtatur edhe grafikës 3G – gjenerata e tretë wireless teknologjisë digjitale: e përshtatur mediumeve më të pasuruara siç është video klipi 4G – wireless teknologjia e katërt

Gjeneratat e telefonive mobile 1G dhe 2G 1G – gjenerata e parë e teknologjisë pa tela. Është zbuluar në vitet 80 të shek. XX. Informacioni ka qenë analog. 2G – Informacioni është digjital. U lansua në vitin 1991 në Finland me standardin GSM (Global System for Mobile Communication). Për herë të parë përdoret SMS-i. Edhe pse të dy sistemet përdorin sinjalin digjital për të lidhur radio kullën me sistemin telefonik, zëri gjatë thirrjes kodohet në sinjal digjital në 2G kurse në 1G modulohet në frekuencë më të lartë, edhe atë në 150MHz e më sipër.

Gjeneratat e telefonive mobile 3G dhe 4G 3G – për herë të parë futet në përdorim në v. 2001 në Japoni. Ofrojnë siguri shumë më të madhe se 2G duke përdorur aspekte kriptografike. Zbatohen në: Mobile TV, Video on demand, Video Conferencing, etj. 4G – Ka suport për IPv6. Përdoren antena inteligjente (MIMO antena apo të antena të shumëfishta). Ofrohet IP-telefonia, qasje ultra e shpejtë në Internet: 4G LTE, WiMAX me 128 Mbit/s download dhe 56 Mbit/s për upload në kanale prej 20Hz. Në punim e sipër është standardi IEEE 802.16m për të realizuar 1000 Mbit/s për pranim stacionar dhe 100 Mbit/s për pranim mobil. 5G – akoma në përpunim e sipër.

Mjetet(veglat) dhe shërbimet e biznesit mobil PDA (Personal digital assistant) wireless kompkutor xhepi SMS (Short Message Service)- teknologjia e cila mundëson dërgimin e mesazheve të shkurta tekstuale në ndonji celular EMS (Enhanced Messaging Service)- SMS ekstenzioni e cila mbështetë animacione të thjeshta, fotografi të vogla, melodi. MMS (Multimedia Messaging Service )- mundëson dërgimin e informacioneve multimediale Smartphone – internet mobile telephone – celular të cilët mbështetin aplikacione mobile Tablet PC.

DISA NGA APLIKACIONET E BIZNESIT MOBIL Aplikacionet finansiare Mobile (B2C,B2B) Reklamimi Mobil (B2C) Qeverisja Mobile me stoqet (inventarin) (B2C B2B) Servis menaxhmet proaktiv (B2C,B2B) Wireless reinxhinjering (B2C,B2B) Shërbimet Mobile për argëtim (B2C) Zyra Mobile (B2C) Mësimi Mobil në distancë (B2C) Wireless memorim (ruajtje) i të dhënave (B2C B2B) Muzikë mobile sipas kërkesës (B2C)

PËRPARSITË E BIZNESIT MOBIL Kursen parat Kursen kohën Përmirson kualitetin e informacionit Rritë knaqsinë dhe lojaqlitetin e konsumatorëve BIZNESI MOBIL REALIZOHET NËPËRMJET Vendeve Mobile të punës Menxhim të mardhënjeve me konsumatorët Logjistikës së biznesit Mobil Menaxhmin e udhëtimeve Mobile Procurement Supply Chain Management

Paraja digjitale/elektronike,Pagesa digjitale dhe Kriptogradia Paraja digjitale/elektronike Koncepti i parasë digjitale shihet në atë se vlera në vend të vendoset në një letër apo metal memorohet si një sëri e shifrave digjitale në ndonjë medium. Paraja digjitale paraqet sistem të tërë i cili i mundëson personit të caktuar të paguaj mallin apo shërbimin duke bartur apo transferuar numra të caktuar prej një llogaritje në tjetër në mënyrë elektronike. Paraja digjitale mundë të shfrytëzohet për blerje online në mënyrë në të cilën konsumatori bën zgjedhjen e produktit për blerje nëpërmjet kompjuterit, fut në kompjuter numrin e llogaris së tij bankare dhe kështu e urdhëron bankën që në mënyrë elektronike të bëj pagesën e produktit të caktuar. Përpos blerjes së mallrave poashtu edhe shërbimet munden të paguhen me para digjitale/eletronike

3. Consumer domain-në suaza të të cilit: Ekzistojnë modele të ndryshme të parasë digjitale si psh mund të jenë në formë të kartelave apo të bazuara në ndonjë zgjidhje softuerike. Modeli i përgjithshëm i parasë digjitale përfshin këto sfera: 1. Account-clearing domain -në të cilat institucionet financiare bankat krilinge dhe banka qëndrore realizojnë transaksione finansiare ndërbankare 2. Sfera emituese-operative - institucionet të cilat bëjnë emitimin e paras digjitale apo elektronike dhe e cila është në interaksion me sferën operativo-krilnge. 3. Consumer domain-në suaza të të cilit: a) realizohet bartja apo transferi i paras digjitale prej eminentit te shfrytëzuesi b) pagesa e mallrave apo shërbimeve c) depoziti: bartja apo transferi i vlerës prej shfrytëzuesit te eminenti

Kartelat kreditore mund të shfytëzohen edhe për online pagesa. Pagesa digjitale Për dallim nga sistemi tradicional i pagesës,pagesa digjitale përfshin: bankomatët,kartelat kreditore dhe online pagesat. Bankomati është një vegël automatike i cili shërben për pranimin e depozitave,pagesën e parave të gatshme nga llogarija e shfrytëzuesit, marja e informatave për gjendjen e llogarisë, operacionet këmbyese (Exchange Operations) . Kartelat kreditore jane paraqitur viteve të 60-ta dhe kryesisht shërbejnë për pages me pakicë gjat blerjes së mallrave apo shërbimeve të caktuara. Kartelat kreditore mund të shfytëzohen edhe për online pagesa. Në ditët e sotme konsumatorve nëpërmjet internetit iu ofrohen web sajte të ndryshme në të cilat mundë të shihen produktet e ofruara dhe të bëhet zgjidhja e tyre. Pagesat realizohen në atë mënyrë ku në fushë të caktuar futet numri i kartelës kreditore.

Teknologji e sigurtë për E-biznesin Siguria e të dhënave paraqet shqetësimin më të madh për organizatat. Teknologji për siguri: Kriptografia Nënshkrimet digjitale Protokollet për bartjen e informacioneve private në web SSL (Secure Sockets Layer) TLS (Transport Layer Security)

Kriptografia Edhe pse në sy të par duket thjesht dhe aktraktive, pikërisht akti i futjes dhe i bartjes së numrit të kartelës kreditore nëpërmjet internetit krijon mundësin për keqpërdorime. Zgjidhja e problemit të këtyre keqpërdorimeve na çon në drejtim të të ashtuquajturës kriptografi. Kriptimi është proces i transformimit të informatave në asi përmbajtje të shifruara të cilat janë të kuptueshme vetëm për pranusit të informatave Shifrimi i porosive apo i të dhënave realizohet në dy faza 1. Enkriptimi-proces i shifrimit me qelësin për shifrim. 2.Dekriptimi-proces i deshifrimit me qelësin për dekriptim Procesi i ekriptimit dhe dekriptimit realizohet nëpërmjet funksioneve matematikore të cilët janë në formë të algoritmit

PYETJE???