Ligjerues: Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi DIPLOMACIA PUBLIKE Ligjerues: Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi
Nje veshtrim i shkurter mbi Marredheniet nderkombetare dhe diplomacine. Shtetet si pike referuese ne M.N. Por edhe aktoret tjere, si Organizata Nderkombetare (OKB), regjionale (NATO) por edhe OJQ-ve dhe Kompanite dhe grupet tjera jane aktive dhe te rendesishme. Paqja e Vestfalise (1648) dhe parimet e shtetit. Kongres i Vjenës (1815) dhe balanci i forcave. Lidhja e Kombeve, Konferenca e Versajes etj. Konventa e Montevideos (1933) Kombet e Bashkuara (1945)
Zhvillimet e Diplomacise. Diplomacia si art i negocimit dhe komunikimit është e njohur qysh nga Antika greke. Perandoria Romake dhe ajo Osmane kishin diplomaci me konsuj, emisar etj. Ne Mesjete qytete-shtete te Italise e zhvilluan këtë fushë veprimi. Akreditimi dhe Ambasadat. Me lindjen e komb-shteteve moderne u krijuan edhe ministrite për pune te jashtme,ku diplomacia behet pjese e pandashme e tyre.
Per politike te jashtme shtetet përdorin këto mundësi: Forcën ushtarake, qofte permes kercenimit apo intervenimit. Potencialin ekonomik, qofte permes investimeve apo donacioneve si joshje ose embargos dhe sanksioneve. Diplomacinë – ne formen klasike dhe permes diplomacise publike.
Çka është diplomacia publike? D.P dallohet prej diplomacisë klasike sepse nuk synon, ne rend te pare, bashkëpunimin, komunikimin dhe vënien e marrëdhënieve me qeveritë e huaja por veçanërisht me institucionet jo-qeveritare, organizatat dhe individët e ne vendet e huaja. Diplomacia Publike promovon politiken e jashtme dhe interesat e shtetit përmes informimit dhe influencimit te publikut te huaj për ndonjë ceshtje te caktuar apo për imazhin e përgjithshëm te shtetit. D.P krijon parakushte për krijim e opinionit pozitiv për politiken dhe imazhin e një shteti te caktuar.
Sferat e Diplomacise Publike Politike- Influencimi dhe Informimi prej TV-se deri te Interneti per nje teme te caktuara ose per interesa te pergjithshme nacionale. Ekonomike- Sanksionet dhe Embargo apo promovimi i Investimeve etj. Kulturore- Shkembimet studentore e akademike, Popkultura, Moda, Artistet, Sporti etj.
Dimensionet e Diplomacise Publike Reaktive apo brenda nje afati te shkurt kohor (ore dhe dite) Proaktive apo afatmesme (jave dhe muaj) dhe Afatgjate qe synon ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, qofte me nje vend dhe shoqeri te caktuar apo ne pergjithesi me opinionin boteror(me vite).
Informata, Propaganda dhe D.P Diplomacia e kohes se Internetit. Rjedha e informatave ne cdo kohe dhe nga cdo vend. Faqet zyrtare dhe Informatat e pakufijshme ne shume gjuhe. Diplomacia e „Blogu-t“ dhe informale. Ndikimi i shume faktoreve dhe kompleksiteti i Kontrollit.
Pushteti/Fuqia e forte dhe e bute. Fuqie e forte politike( Hard Power): Forca Ushtarake Potenciali Ekonomik Fuqia e bute politike (Soft Power): Agenda-setting; Bashkepunimi i shumeanshem Kultura, Arti dhe kooperimi Akademik Diplomacia bilaterale dhe multilaterale.
Revistat relevante ne kete fushe jane: Foreign Affairs Foreign Policy ( edhe ne shqip) International Affairs International Organization International Security International Studies Quarterly Le Monde Diplomatique (ne gjashte gjuhe boterore)
Bibliografia Mark Leonard/ Catherine Stead/ Conrad Smewing: Public Diplomacy. Foreign Policy Centre, 2002 Michael J. Waller: The Public Diplomacy Reader. The Institute of World Politics Press, 2007 Nicholas J. Cull: Public Diplomacy. Taxonomies and Histories, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 31 - 54. Eytan Gilboa: Searching for a Theory of Public Diplomacy, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 55-77. Joseph S. Nye, Jr.: Public Diplomacy and Soft Power, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 94 - 109. Bruce Gregory:Public Diplomacy: Sunrise of an Academic Field, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 274 - 290. Charles Wolf, Jr./Brian Rosen:Public Diplomacy.How to Think About and Improve It, në; RAND Corporation, Santa Monica CA,2004 http://www.rand.org/pubs/occasional_papers/2004/RAND_OP134.pdf