UNIVERSITET I PRISHTINËS MARKETINGU NDËRKOMBËTAR 2

Slides:



Advertisements
Similar presentations
Chapter 7 Segmentimi dhe Pozicionimi në Marketing
Advertisements

Biznesi Ndërkombëtar dhe Globalizmi
PLANIFIKIM AFAT SHKURT I ORËS MËSIMORE
Planifikimi Strategjik në Marketing
Kapitulli 3 Analiza e jashtme
Tregjet dhe Institucionet Financiare
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Windows XP(Control Panel)
USHT – FSHMN Informatikë
Prezantimi i kontabilitetit dhe bizneseve
Access 2007 Quiz.
SH.M.U-2 Tema:WEB Shfletuesit Nxënësi:Elbaroza Bunjaku Arsimtari:Muhamer.
Kapitulli 5 Mjedisi I Marketingut
Siguria e të dhënave në kompjuter
Paraja dhe sistemi bankar
TIK 12 – Prof. Blerand Koshi
Insertimi i hapësirave dhe kalimi në kryerresht
Top kompanitë më të fuqishme, në botë
L12 (Master) Tregu i punes dhe inflacioni Prof.dr. Avdullah Hoti
Software Çka paraqet softwear? Software sistemor Software aplikativ
Kapitulli 4 Analiza e brendshme
Kuptimi i financave Terminologjia: Finis -kufi,fund,cak,mbarim finatio
(Master) Migracioni i fuqise punetore: teoria dhe praktika Prof. as
Tregtia Ndërkombëtare
© 2008 The McGraw-Hill Companies, Inc., All Rights Reserved.
Sistemet Operative (Operating System)
SHMU-2 Vushtrri Punim seminarik Lënda : Informatikë Tema : Windows 7 Klasa : IX Punuar nga : Petrit Mavriqi Vushtrri , 2014.
Lënda: Imformatikë Punoi: Rona Preteni Arsimtar: Muhamer Ujkani IX/9
PROGRAMI I AVANCUAR I KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT – MODULI 4
SHMU-2 Vushtrri Punim seminarik Lënda: Informatikë Tema: Rjetet informative Klasa IX-2 Punuar nga: Argjent Abdurrahmani Erëza Mejzini.
(Master) Ligjërata 1 Globalizimi dhe tregu i punës Ligjëratë udhëzuese dhe syllabusi Prof.dr. Avdullah Hoti
Tema:Crossover Cable Nxënësi:Amir Sadiku Arsimtari:Muhamer Ujkani
PowerPoint 2007 Quiz.
Kapitulli 3 Të kuptuarit e Sjelljes se Konsumatoreve
Ligjërata 3 (Master: Globalizimi dhe tregu i punës) Globalizimi dhe institucionet e tregut të punës Prof.as. Avdullah Hoti 2011/
Ligjërata 3 (Master: Globalizimi dhe tregu i punës) Globalizimi dhe institucionet e tregut të punës Prof.dr. Avdullah Hoti
Politikat Fiskale dhe Monetare
SH.M.U-2 Emri dhe mbiemri:Lavdim Veseli Klasa:IX-3 Shkolla:SHMU2
Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar
Planifikimi strategjik i marketingut

(Master) Ligjërata 1 Globalizimi: Teoria dhe praktika Prof. dr
Shmu2 Lënda: Informatikë Tema: Programi i Power Ponit Klasa: IX-4
(Master) Ligjërata 2 Globalizimi: Teoria dhe praktika Prof. dr
Forumin për Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal , Vlore 2017
Hapësirat e nevojshme shtesë për mësimin tërëditor
Nga diagnoza në reformë
SISTEMI I DETEKTORËVE TË TRAFIKUT
Punim Seminarik Tema : VIRUSET Kompjuterik Lenda: Informatike SHMU 2
Ms Word 2003.
(Master) Migracioni i fuqise punetore: teoria dhe praktika Prof. as
Ligjërata 5 (Master: Globalizimi dhe tregu i punës) Globalizimi dhe institucionet e tregut të punës Prof.dr. Avdullah Hoti
Hyrje në financa Kapitulli 1.
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Studimet pasdiplomike / Master Lënda: Mikroekonomi e avancuar 3. Teoria e kërkesës.
Kapitulli 1 Marketingu në firmë moderne
RAPORTI PAPUNËSI - INFLACION
E-ALBANIA.AL dhe SHËRBIMET ELEKTRONIKE
TREGJET DHE INSTITUCIONET FINANCIARE
Përgjegjësia Sociale e Korporatave dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Rasti studimor i kompanive të çimentos në Portin e Durrësit. Marsida ISMAILI.
Variablat dhe konstantet
Degëzimet.
Lenda : Kontabiliteti Financiar
Menaxhimi i Konflikteve Nderkombëtare
Raportimi I rrjedhave të parasë
MENAXHIMI I INVESTIMVE Dr. M.Mustafa Mr. Venera Demukaj
Shërbimet Publike, kuptimi dhe përmbajtja
Kapitulli 2 Planifikimi në Treg: Marketingu në Përgjithësi
Ms Word 2003.
Operatorët.
Shqipëria Trajnimi për Statistikat
Presentation transcript:

UNIVERSITET I PRISHTINËS MARKETINGU NDËRKOMBËTAR 2 FAKULTETI EKONOMIK Niveli: MASTER MARKETINGU NDËRKOMBËTAR 2 Vuti akademik 2009-2010 2 Prof. dr. Ali Jakupi

MARKETINGU NDËRKOMBËTAR DHE INTERNACIONALIZIMI I BIZNESIT Internacionalizimi i biznesit paraqet drejtim të mundshëm të rrites dhe të zhvillimit të ndërmarrjes jashtë kufijve të vendit. Duhet të respektohen dhe të përvetësohen standardet, të merren parasysh nivelet e zhvillimit të teknologjisë, tendencat e zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare dhe të zhvillimit të konkurrencës. Internacionalizimi i biznesit në disa teori dhe në praktika Teoria e përparësive komparative shfaqet në shek.XX

Në vitet e gjashtëdhjeta të shek Në vitet e gjashtëdhjeta të shek. XX fillohet të kërkohet shpjegim i ri për definimin e produktit, për konceptin e produktit dhe ciklin jetësor të produktit në treg (Shkolla e Biznesit të Harvardit) Modeli i avancimit të investimeve në botën e jashtme Modeli “Ndarja transnacionale e prodhimit” e P. Drucwerit Internacionalizimi i biznesit nuk mund të bëhet përnjëherë, në mënyrën ad-hoc

INTERNACIONALIZIMI I BIZNESIT (NDËRMARRJES) Nëpër pesë faza: Faza para eksportuese, Angazhimi i kohëpaskohshëm, Angazhimi i limituar, Angazhimi aktiv, Angazhimi i plotë.

Marketingu ndërkombëtar me rastin e internacionalizimit të biznesit krijon shpenzime, ngase janë të njohura pesë fusha kërkimore: a të ndryshohet biznesi jashtë vendit, seleksionimi i tregjeve të huaja, mënyra e prezantimit të biznesit në tregjet e huaja, me cilin program të veprohet, organizimi i marketingut.

MANAXHIMI I MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Manaxhimi i marketingut ndërkombëtar, njëkohësisht, e ka cilësinë edhe të manaxhimit të biznesit ndërkombëtar Manaxherët e kanë përgjegjësinë kryesore Duhet t’i plotësojnë këto kritere: imixhi i punës së tyre, shfrytëzimi i qasjeve strategjike, trajtimi sistematik i mjedisit, shpejtësia e reagimit në mjedis, fleksibiliteti i strukturës organizative, komunikimi i biznesit dhe i kontrollit,

joshja e njerëzve kreativ orientimi i ndërmarrjes, raporti ndaj informacionit, ballafaqimi ofanziv me konkurrencën e tjerë.

SHKALLËZIMI I ZHVILLIMIT TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Ndërmarrjet me orientim në tregjet e huaja, kalojnë nëpër disa shkallëzime: shtrirja në tregun nacional, eksporti i kohëpaskohshëm, eksporti i përhershëm, eksporti kryesisht i orientuar, prodhimi i liçencave në botën e jashtme, prodhimi kontraktues në botën e jashtme, prodhimi montues në botën e jashtme, prodhimi kooperues ndërkombëtar, investimet e përbashkëta në botën e jashtme, repartet vetjake prodhuese në botën e jashtme.

POLITIKA DHE FUNKSIONET E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Politikat: Me politikën e marketingut ndërkombëtar nënkuptohet përcaktimi i orientimeve për të depërtuar dhe për t’u kyçur në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Politikat fleksibile dhe të adaptuara Bazament i biznesit në relacione të gjera ndërkombëtare. Funksionet: kërkimet e marketingut ndërkombëtar, planifikimi, zhvillimi, lancimi i ofertave në tregjet e huaja, bashkëpunimi në forma të tjera të veprimit.

ASPEKTET E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Marketingu ndërkombëtar ballafaqohet me specifika të shumta nëpër mjediset e ndryshme Vështrimi i specifikave mund të bëhet me aspekte të ndryshme Përkufizimi i aspekteve: Kriteret Aspektet e marketingut ndërkombëtar 1. Qasja e kërkimeve Marketingu komparativ 2. Kriteri i tregut Marketingu i jashtëm Marketingu rajonal Marketingu global 3. Kriteri organizativ Marketingu eksportues Marketingu koperativ Marketingu multinacional

FAKTORËT STIMULUES NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR Faktorët më të rëndësishëm stimulues në marketingun ndërkombëtar: Institucionet monetare financiare, Sistemi i tregtisë botërore, Paqja globale, Rrita ekonomike e disa vendeve, Teknologjia telekomunikative dhe e transporteve, Ndërmarrjet multinacionale dhe globale.

Institucionet monetare dhe financiare bazamentin e kanë në FMN dhe BB Institucionet monetare dhe financiare bazamentin e kanë në FMN dhe BB. Veprojnë në politikat ekonomike botërore dhe në investime në të mirë të popujve të zhvilluar dhe të pazhvilluar ekonomikisht. Sistemi i tregtisë botërore bazohet në tendencat e liberalizimit të tregut, duke i hequr apo zvogëluar barierat e ndryshme. GATT, UNCTAD e tjerë.

Paqja globale në botë ka mundësuar kthesa të njëmendëta zhvillimore, me ç’gjë ndryshuan strukturat ekonomike kombëtare, por edhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Rrita ekonomike e disa vendeve pas Luftës së Dytë Botërore ka shënuar kthesa të posaçme të krijimit të potencialeve dhe të zhvillimit cilësor të tregut. Teknologjia telekomunikative dhe e transporteve është faktor i pazëvendësueshëm në jetën e përditshme dhe në marketingun ndërkombëtar. Ndërmarrjet multinacionale dhe globale me zhvillimin e vet krijojnë ambient të gjerë veprues në zhvillimin ekonomik dhe në marketingun ndërkombëtar

EFEKTET E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Marketingu ndërkombëtar është një sistem i shtrenjtë, prandaj implementimi i tij justifikohet me arritjen e efekteve. Efektet mund të klasifikohen në këtë mënyrë: Efektet politike, Efektet ekonomike, Efektet sociale, Efektet biznesore. Efektet politike shfaqen nëpërmjet funksionimit dhe depërtimit të marketingut ndërkombëtar nëpër mjedise dhe shtete të ndryshme. Marketingu ndërkombëtar shpesh herë hap rrugë për rregullimin e marrëdhënieve politike në mes të shteteve.

Efektet ekonomike shfaqen nëpërmjet shfrytëzimit të resurseve njerëzore, për alokimin e investimeve, të punëve dhe të formave të bashkëpunimeve. Efektet sociale janë të mundshme pikërisht zgjerimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, duke bërë transfere të teknologjive, të diturive, të përvojave, të manaxhimit. Efektet biznesore arrihen të kompanitë e orientuara për në tregjet e huaja, me strukturë ekonomike e sociale të zhvilluar, me konkurrencë të shquar. Efektet strategjike kanë të bëjnë me përfitimet e marra nga të zhvilluarit, ose nga nga shfrytëzimi i disa resurseve në mjediset e pazhvilluara, të cilat japin rezultate të kënaqshme në intervale kohore të caktuara.

Përveç efekteve të sipërcekura mund të radhiten edhe të tjera, si p.sh.: Strategjitë, Afirmimi, Globalizimi. Efektet strategjike kanë të bëjnë me përfitimet e marra nga të zhvilluarit, Nga resurset e shfrytëzuara në viset e pazhvilluara, të cilat japin rezultate të kënaqshme në intervale të caktuara kohore. Përmasat afirmative sendërtohen nëpërmjet funksioneve dhe aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar

Ndërmarrjet që kanë arritur reputacion në vend, më lehtë e kanë të plasohen me programet e veta edhe jashtë vendit. Globalizimi – një proces shumëdimesional efektuohet më tepër nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e marketingut ndërkombëtar. Marketingu ndërkombëtar ndikon pozitivisht në proceset integruese dhe në ato globalizuese.

ARSYET E IMPLEMENTIMIT TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Arsyet janë të shumta, të cilat ndërlidhen me: tregun, nxitjen e prodhimit, shtimin e vëllimit të tregtisë, konkurrencën, transferin teknologjik, leverixhin financiar, manaxhimin.

ETIKA E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Bizneset që ushtrohen në vend dhe jashtë duhet të kenë mbështetje në moral dhe në etikë. Etika bazohet në qasjet filozofike të moralit për të dalluar të mirën nga jo e mira. Përfshinë katër përkufizime themelore: utilitarizmi, egoizmi, deontologjia, relativizmi. Utilitarizmi është mësim etik, i cili për bazë e ka fitimin apo dobinë. Zhvillimi i filozofisë në shekujt XVIII, XIX, Jeremy Bentham, John Stuart Mill e tj.

Egoizmi është rrymë filozofike, në të cilin interesi vetjak dominon në suazat e interesave të përgjithshme. Deontologjia është ndërtuar në cilësinë e shkencës nga Jeremy Bentham dhe Immanuel Kant. Doktrinën e etikës nuk e shqyrtojnë sipas pasojave, por në bazë të harmonizimit me ndonjë rregull obligues. Relativizmi është një rrymë filozofike etike, me të cilën nënkuptohet se mendimet, qasjet janë relative dhe ndryshojnë sipas kushteve dhe mjediseve të caktuara.

Problemet etike janë kompleks i tërë Mund të klasifikohen në katër grupe kryesore: problemet e brendshme në ndërmarrje, problemet e ndërmarrjes, por që janë të lidhura me tregun, problemet që kanë të bëjnë me shoqërinë dhe, problemet e kombinuara.

MUNDËSITË E IMPLEMENTIMIT DHE SFIDAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Bota bashkëkohore mbetet statike vetëm në aspektin territorial, të hapësirës. Ndryshimet në zhvillim, në ndryshimin e prodhimit, në teknologji, në standardin jetësor, në sjellje, ndodhin vijimisht Mjediset pësojnë metamorfozë për shkak të ecurive dhe të transformimeve të determinantave të pranishme. Në këto ndryshime përmbajtësore gjasat për mundësitë e marketingut ndërkombëtar gjithnjë e më tepër shtohen. Dallimet e mundësive në vendet e zhvilluara kundrejt vendeve të pazhvilluara.

Sfidat mund të jenë të spektrit të gjerë Sfidat mund të jenë të spektrit të gjerë. Mund të përmblidhen si më poshtë: sa e kanë familjarizuar kompanitë marketingun ndërkombëtar në sistemin global të biznesit të tyre; sa është i përvetësuar dhe i mbështetur marketingu bazik, për t’u kuptuar roli dhe rëndësia e marketingut ndërkombëtar; përzierja e paarsyeshme në mes të disa problemeve të shkencave shoqërore, në rastin konkret biznesi ndërkombëtar, manaxhimi dhe marketingu; niveli i vlerësimit të efekteve nga marketingu ndërkombëtar në ndërmarrje, në shoqëri dhe në ndryshimin e situatave;

mangësia e infrastrukturës ligjore ndërkombëtare, që ka të bëjë me ekonominë globale; inercioni në të kuptuarit dhe të sistemimit të ndryshimeve; mosdallimi i pamjaftueshëm në mes tregut informal dhe atij formal; standardizimi i disa qasjeve në përmasa ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me çmimet, promocionin dhe distribucionin për të krijuar kushte për ndëshkime të nevojshme të kompanive, por edhe stimulime në të mirë të bashkëpunimit dhe të konsumatorëve.

PERSPEKTIVAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Perspektivat janë të hapura për marketingun ndërkombëtar. Një numër i shteteve synojnë hapjen e ekonomive dhe krijimin e tregtisë së lirë; Në masë të madhe eliminohet raporti negativ ndaj investimeve të huaja nëpër vendet e pazhvilluara. Shumica e vendeve në zhvillim kanë miratuar strategji orientuese eksportuese dhe pjesën dërrmuese të eksporteve e sendërtojnë nëpërmjet korporatave multinacionale;

Gjithnjë e më tepër vjen në shprehje ideja për anëtarësim nëpër integrimet ekonomike, për t’i ikur izolimit dhe autarkisë; Bëhen transferime të kapaciteteve prodhuese për të shfrytëzuar resurset më të lira, të fuqisë punëtore dhe të lëndëve të para; Në skenë paraqiten segmentime të shumta të tregut, me çka krijohen homogjenizime të kërkesave për blerjën e produkteve me renome ndërkombëtare; Teknologjitë e reja, kompjoturizimi dhe robotizimi depërtojnë në përmasa ndërkombëtare dhe kështu zvogëlohen shpenzimet për njësi të produktit;

Në botë realizohen investime marramendëse në fushën e inovacioneve; Sistemi i transporteve dhe i logjistikave kanë ndryshime të shumta; Infrastruktura globale zmbraps barrierat e mundshme nëpërmjet akterëve të ndryshëm; Internacionalizimi i shpejtë i bankave dhe i institucioneve të ndryshme financiare, krijon kushte për ndihmesë të operacioneve të biznesit dhe të marketingut ndërkombëtar. E tjerë.

MARKETINGU NDËRKOMBËTAR NË NDËRMARRJE Roli dhe vendi i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e orientuara për në tregjet e huaja Ndërmarrjet me orientim në tregjet e huaja janë sistem më i hapur se sa ato që kanë orientim etnocentrik Tregjet vendore janë më të njohura kundrejt tregjeve të huaja Në tregjet dhe mjediset e huaja ndërmarrja ndeshet me specifika dhe elemente të ndryshme dhe të panjohura

Mjediset e huaja determinohen me: - faktorë, - rregullativa juridike, - përmasat e konkurrencës, - specifikat e resurseve, - mënyra e jetesës, - elementet e kulturave, - religjioni, - tradita, - sjelljet e konsumatorëve, e tjerë. Për të zbardhur realitetet dhe determinantat në mjediset e huaja, është i nevojshëm dhe i domosdoshëm marketingu ndërkombëtar. Nëpërmjet sigurimit të informacioneve merren vendimet përkatëse

VENDIMET kanë të bëjnë me: çka të eksportohet, në cilin treg të eksportohet, parallogaritë e efekteve që mund t’i arrinë në periudhat e përkufizuara kohore. Kushtet në treg dhe mundësitë e ndërmarrjes Marketingu ndërkombëtar nëpërmjet hulumtimeve të jashtme dhe hulumtimeve të brendshme krijon interaksione, relacione integrale në mes ndërmarrjes dhe të tregut.

Roli i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e orientuara në tregjet e huaja është i shumëfishtë: ndërmarrja siguron të dhëna, informacione relevante, të cilat burimin e kanë në kërkimet shkencore kërkimore; definohen problemet rreth orientimeve të ndërmarrjeve, paraprinë në marrjen e vendimeve dhe të përgjegjësive për internacionalizimin e biznesit; filtron në organizim dhe në manaxhimin e tërësishëm brendapërbrenda ndërmarrjes;

mundëson segmentimin e tregut ndërkombëtar; sugjerimet dhe rregullat e marketingut ndërkombëtar bëjnë të mundur kënaqjen e kërkesave të konsumatorëve të huaj; mundësohet formësimi i konsuamtorëve lojalë. Këto misione nuk është në gjendje t’i realizojë asnjë shkencë tjetër, përveç marketingut ndërkombëtar.

VENDI i marketingut ndërkombëtar është parësor për shkak: të informacioneve të grumbulluara në terren, të analizave, të krahasimeve, të sugjerimit në prodhim, për kombinimin e instrumenteve të marketingut miks, të sugjerimit për disenjimin e produktit. Roli dhe vendi i marketingut në ndërmarrje me orientime në tregje të huaja, duhet të jetë i pranishëm në të gjitha firmat, në të gjitha bizneset.

NDËRMARRJET NDËRKOMBËTARE Ndërmarrjet ndërkombëtare janë subjekte të organizuara që me biznesin e tyre i tejkalojnë kufijtë e vendit. Sipas Barnet: “Zhvillimi i ndërmarrjeve botërore provokojnë revolucion të organizimit dhe kanë implikacione të rëndësisë së njëjtë për njeriun modern, siç ka qenë revolucioni industrial dhe shtetet nacionale”.

Klasifikimi i ndërmarrjeve Ndërmarrjet sipas orientimeve në treg mund të grupohen në dy tërësi: ndërmarrje vendore, ndërmarrje ndërkombëtare. Në grupin e ndërmarrjeve vendore bëjnë pjesë: ndërmarrjet vendore ose kombëtare, ndërmarrjet eksportuese.

Në grupin e ndërmarrjeve ndërkombëtare bëjnë pjesë: ndërmarrjet e karakterit ndërkombëtar, ndërmarrjet e karakterit multinacional (transnacional), ndërmarrjet e karakterit global. Çdokund janë të pranishme ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Ndërmarrjet e mëdha ndërkombëtare kanë karakter të grupit prijetar strategjik konkurrues Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme cilësohen si grup strategjik përcjellës i konkurrencës. Nëse këto dy grupe emërtohen me A dhe B, mund të veçohen karaketristikat që i kanë grupet. A. Grupi strategjik prijetar i konkurrentëve ndërkombëtar: Organizimi i prodhimit dhe i marketingutr bëhet në përmasa ndërkombëtare,

Realizimi i ekonomisë së vëllimit në bazë të prodhimit për treg masiv, Aftësia e centralizimit dhe të koordinimit të aktiviteteve të biznesit (prodhimi, financat, kërkimet, marketingu), Krijimi i sistemeve integruese vertikale për racionalizimin e potencialeve në përmasa botërore, Vështrimi i mjedisit dhe të tendencave konkurruese në bazë rajonale dhe globale, Kreirimi dhe mbajtja e nivelit të imixhit.

B. Grupi strategjik përcjellës i konkurrentëve ndërkombëtarë: Specializimi për lloje të produkteve, të teknologjive, ose të tregjeve, për të cilat nuk janë aq të interesuara ndërmarrjet e mëdha, Ikja nga konfrontimet me ndërmarrjet e mëdha, Hyrja në fushat e biznesit komplementar, Ikja nga kontratat e marrëdhënieve të biznesit me sistemet e mëdha dhe të afirmuara, Përshtatshmëria inovative, e fleksibilitetit në sauzat e marketingut.

Ekzistojnë dy alternativa të inkorporimit të ndërmarrjeve në rrjedhat e ekonomisë botërore. Këto janë: orientimi në lartë, orientimi në poshtë. Orientimi në lartë ka të bëjë me proceset integruese të ndërmarrjeve në një firmë të madhe e të fortë, e cila është e drejtuar për grupin e strategjive prijetare të konkurrentëve ndërkombëtarë.

Orientimi në poshtë ka domethënien e një firme të madhe vendore, që orientohet për në tregjet e huaja, si pjesëmarrëse në grupin strategjik, përcjellës të konkurrentëve ndërkombëtarë. Sipas Porterit më së keqi kalojnë ato ndërmarrje që nuk përcaktohen për njërin grup strategjik të konkurrentëve ndërkombëtarë.

Pa i mohuar ndërmarrjet tjera, mund të thuhet se korporatat e mëdha kanë rol të veçantë në tregun ndërkombëtar. Kanë shans të dominimit, të zhvillimit dhe të ndikimit edhe në poltikat shtetërore. Megjithatë, tregu botëror iu mundëson shansë të volitshme edhe ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla Kompanitë e madhësive mesatare hapin fabrika, filiala, laboratore kërkimore, përfaqësi të shitjes në mbarë botën. Në biznesin global dhe në operacionet e marketingut, rol të veçantë kanë kompanitë e mëdha, me industri të reja dhe efikase.

KORPORATAT MULTINACIONALE Korporatat multinacionale janë akterët kryesorë të biznesit bashkëkohor ndërkombëtar në botë. Mundësojnë zgjerimin e bizneseve në përmasa të gjëra ndërkombëtare. Korporatat multinacionale kanë strategji globale në prodhim, në invetsime, në kërkime dhe në distribucion. Në potencialin e tyre kanë rezerva të diturisë, të shkencave, inovacioneve dhe rezerva materiale. Korporatat multinacionale kanë marrë hov të zhvillimit në shek.XX. Tërë motivin për biznesin e suksesshëm e mbështesin në profit.

Definicioni zgjerohet në vitet e tetëdhjeta, duke i përfshirë: Definicionet e posaçme të korporatave shumëkombëshe janë të ndryshme. OKB (vitet e shtatëdhjeta) formulojnë këtë definicion: “Korporatat multinacionale janë të gjitha ato ndërmarrje, të cilat i kontrollojnë asetet e veta – fabrikat, minierat, filialat e shitjes e tjerë, në dy e më shumë vende”. Definicioni zgjerohet në vitet e tetëdhjeta, duke i përfshirë: të gjitha ndërmarrjet që aktivitetet e veta i ushtrojnë në dy e më shumë vende, që zhvillojnë sistemin e vendimeve të biznesit, që janë të lidhura entitetet.

Sipas autorit Aheron, definicionet e kompanive shumkombëshe (multinacionale) mund të bëhen nëpërmjet: kritereve strukturale dhe, performansave të biznesit. Nga aspekti i kriterit struktural, korporatat multinacionale mund të vështrohen në kuptim: të ngushtë dhe, të gjerë.

Definicioni në kuptim të ngushtë ka këtë përmbajtje: Korporatat multinacionale janë të lidhura vetëm me karakterin shumëkombësh të pronësisë, ose të karakterit multinacional të vendimmarrjeve. Në kuptim të gjerë, korporatat multinacionale i kanë të zhvilluara aktivitetet e veta në shumë vende, që shfrytëzojnë licencën dhe franshizingun, si forma të ndryshme të kooperimit, të investimeve të përbashkëta, ose të investimeve të drejtpërdrejta (direkte) në botën e jashtme.

Definicioni i korporatave multinacionale sipas performancave ka të bëjë me vëllimin e shitjes, me pasuri, me kapital, me numrin e të punësuarëve, të ardhurën e realizuar.

KORPORATAT TRANSNACIONALE Në pikëpamje të themelimit dhe të zhvillimit, gjenezën K.T. e kanë të kartelat dhe trustet. Kartelat janë formë organizative e ndërmarrjeve të bashkuara, që kanë për qëllim limitimin e konkurrencës dhe dominimin e tyre (1886 në SHBA); Trustet përfshijnë ndërmarrjet e bashkuara në një ndërmarrje të veçantë, e cila ka pozicion monopoli në treg.

Formësimi i korporatave transnacionale bëhet në kushtet e ekonomisë së tregut, duke u mbështetur në ekonomitë kapitaliste nacionale, për të penetruar në mjediset me përmasa ndërkombëtare. Definicioni është pothuaj i njëjtë me korporatat multinacionale, që do të thotë se KT. janë ndërmarrjet që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në dy e më shumë vende të botës. K.T. fizionominë e mirëfilltë e marrin që nga viti 1920. Nga viti 1970 marrin hov të zhvillimit (veçanërisht në SHBA). K.T. konceptin e zhvillimit e mbështesin në investimet e drejtpërdrejta.

Internacionalizimi i kapitalit dhe i biznesit bëhet në saje të: përparësive komparative, vëllimit të prodhimit, kategorisë së shpenzimeve. Në K.T. rol të veçantë kanë: politikat ekonomike, eliminimi i barrierave doganore, cash flow, kamatat, akordimi i kredive.

DALLIMET NË MES KORPORATAVE MULTINACIONALE DHE TRANSNACIONALE Dallimet kuptohen nëpërmjet vështrimit të gjërave të përbashkëta të tyre: politikat me orientime në tregjet e huaja, për nga madhësia kryesisht janë gjigande, imixhi dhe konkurrenca gjithnjë e më tepër perfeksionohen. Diferencat në mes K.M. dhe K.T.: Natyra e investimeve (K.M. mbështesin konceptin e investimeve të tërthorta; K.T. konceptin e mbështesin në investime të drejtpërdrejta),

Koncepti i zhvillimit (K. M Koncepti i zhvillimit (K.M. mbështesin tregun, prodhimin, teknologjinë; K.T. lëndët e para, fuqinë punëtore të lirë, eksploatimin e resurseve të lira), Raportet prijetare (K.M. konkurrenca në relacionet multinacionale; K.T. zhvillimi i rrjetave të fabrikave, filialave, reparteve), Potenciali (K.M. fuqia e tregut, marketingu eksportues; K.T. madhësia e kompanive dhe e kapitalit), Strategjitë e zhvillimit (K.M. afatgjatë, forca e tregut dhe e konkurrencës; K.T. investimet për zgjerimin e rrjetit të objekteve prodhuese, të distribucionit për kohë të gjatë).

KOMENTE Pyetje Përgjigje