Ligjërata 3 (Master: Globalizimi dhe tregu i punës) Globalizimi dhe institucionet e tregut të punës Prof.dr. Avdullah Hoti 1 1 1 1 1 1
Literatura T. Boeri and P. Garibaldi (2009) Beyond Eurosclerosis, Economic Policy, July: 409-61. G. Flaig and H. Rottmann (2011) Labour Market Institutions and Unemployment: An international comparison, CESIFO Working Paper No. 3558. H. Lehmann and A. Muravyev (2011) Labour Markets and Labour Market Institutions in Transition Economies, IZA Discussion Paper No. 5905. A. Hoti (2005) A background study on labour relations in Kosova; paper prepared at the request of “Social Dialogue” – EAR Project on Strengthening Civil Society in Kosova
Përmbajtja Globalizimi dhe tregjet e punës Regjimet alternative të tregjeve të punës Rregullimi i tregut të punës dhe dështimet e tregut Institucionet e tregut të punës në Kosovë
Globalizimi, tranzicioni dhe tregu i punës Globalizimi dhe tranzicioni shkaktuan: Rritje e sovranitetit të punëdhënësit E drejta për të marrë në punë dhe për të larguar nga puna kalon tek punëdhënësi Mbrojtje e dobët e punësimit De-rregullim i pagave Rritja e dispersionit të pagave: Dallimet në paga për shkak të aftësive Rishfaqje e dallimeve në paga meshkuj-femra Papunësia e zëvendësoi mbi-punësimin/papunësinë e fshehur Nivel i ulët i mbrojtjes sociale shkaktoi rritjen e varfërisë Vendet në tranzicion para sfidave: Zgjedhja në mes të regjimit të tregut të punës të BE apo të SHBA-së?
Tregu i punës: BE vs SHBA SHBA – Supremaci e ‘’laissez-faire’’ Supozimi bazik: Vendim-marrësit racional, që shikojnë nga e ardhmja, në tregje që janë konkurente, gjenerojnë zgjidhje që është shoqërisht optimale Politikat ‘punësimi në bazë të dëshirës’ Të drejtat për punësim tek punëdhënësi Marrëveshje bilaterale lidhur me kontratën e punësimit Kërkon fuqizim ligjor të kontratave – gjyqe të forta Por, kur gjyqet janë jo-efiqiente Vetë fuqizimi përmes reputacionit?
Tregu i punës: BE vs SHBA Tregu i punës në BE: Hipoteza: Tregjet prodhojnë zgjidhje sub-optimale Dështimi i tregut Informatat asimterike Dështimi i sinjalizimit dhe sigurimi i punësimit Kontratat jo-komplete të punësimit Problemet e agjentit dhe sjelljet oportunistike – “hold-up problems” Pabarazia Tregjet krijojnë shumë pabarazi Pagat minimale, pensionet shtetërore Tregjet krijojnë shumë rrezik dhe pasiguri Sigurimet shoqërore dhe benefitet për papunësi dhe sëmundje Shpërndarje e rrezikut dhe kros-subvencionim
Pyetje për diskutim Nëse jeni në gjendje të vendosni për politikat e tregut të punës që duhet aplikuar në Kosovë, atëherë cilin model do ta kishit aplikuar? Modelin e SHBA-së apo modelin e BE-së?
PROBLEMET E MODELIT TË BE-së Niveli i lartë i rregullimit dhe mbrojtja sociale ka krijuar “eurosklerozën” Mobilitet i vogël i punës dhe punëtorëve “moral hazard” i lartë (ndarja e rrezikut) Modeli “Insiders-outsiders” dhe segmentimi i tregjeve të punës Inercioni i politikave ekonomike Nevoja për reforma neo-liberale Nevoja për tregje më fleksibilie De-rregullim dhe privatizim Rregullat për konkurrencë
Cilat janë rregullat e dëmshme? Taksat e larta për punëtorë rrisin papunësinë Benefitet e larta dhe afatgjata për të papunët rrisin papunësinë Studimet ekonometrike tregojnë se: Rritja e reprezentimit të punëtorëve (sindikatave) e rrit performancën ekonomike Por, mund të shkaktojnë segmentim të tregut të punës (insiders-outsiders model) Sindikatat e forta nuk janë të dëmshme nëse marrëveshjet në mes tyre dhe bizneseve koordinohen Por, problemi i segmentimit të tregjeve
Globalizmi i tregjeve të punës: Modeli amerikan apo evropian? Punësim i lartë dhe papunësi e ulët Qarkullim i lartë i punës dhe punëtorëve Pabarazi e lartë në paga Modeli evropian Qarkullim i ulët i punës dhe punëtorëve Siguri e lartë në punësim / siguri në të ardhura Papunësi e lartë afatgjate Pabarazi e ulët në paga Dualitet i tregut të punës – ‘insiders’ kanë shumë fuqi?
Globalizmi i tregjeve të punës: Modeli amerikan apo evropian? Zgjidhja: mbizotërim i modelit amerikan Liberalizim i përgjithshëm i rregullativës të tregut të punës De-rregullim i shoqëruar me rritje të performancës Mbrojtje e punësimit: e dobët sidomos në SEE dhe CIS Pragu i taksave: taksat e ulta të punës e rrisin punësimin Taksë e sheshtë për të ardhurat nga puna Politikat aktive të tregut të punës: Shpenzime të ulëta në trajnim dhe mbështetje për të gjetur punë
Pyetje për diskutim Si mund të konkurrojnë në ekonominë globale vendet që kanë nivel të lartë të mbrojtjes sociale? Si mund të konkurrojnë firmat gjermane në tregjet globale me ato amerikane, të cilat kanë shpenzime të ulëta që nuk lidhen me pagën?
Problemi 1: RRITJA E PABARAZISË NË TREGJET E PUNËS Rritja e pabarazisë në punësim si rezultat: Rritja e fleksibilitetit në punësim si: part-time dhe përkohësisht Rritja e papunësisë Papunësia e koncentruar tek personat e caktuar Rritja e pensionimit të parakohshëm ↑ pabarazisë në paga & jo-stabilitetit Rënje relative dhe absolute në pagat e grupeve më të ulta Rritje e madhe në paga për grupin më të lartë Rritje e premiumit për arsim & rënie e premiumit për përvojë
Rreziku nga rritja e pabarazisë në paga Shkaktarët: Rritja e ofertës së punës me aftësi të ulëta? Apo rënie e kërkesës për punëtorë të tillë? Rritja e ofertës e diskutueshme Rënia demografike, rritja e pjesëmarrjes në arsim etj. Hulumtimet janë koncentruar në rënien e kërkesës për punëtorë me aftësi të ulëta Ndryshimet teknologjike që janë ‘’biased’’ në aftësi Globalizimi i tregjeve “Outsourcing” e punëve që kërkojnë aftësi të ulëta jashtë vendeve OECD Faktorët institucional Rënia e fuqisë së sindikatave deindustrializimi Rënia e madhësisë mesatare të firmave Problemet e koordinimit të sindikatave
Globalizimi i tregjeve të punës Është i nevojshëm një fleksibilitet më i madh për të mundësuar përfitime të plota nga: Globalizimi Avancimi i teknologjisë ↑ e integrimit ekonomik Veçanërisht në BE, pasi mobiliteti ndërmjet regjoneve i ulët Aftësitë specifike të punëtorëve për vetëm një firmë apo industri e kufizojnë mobiltietin dhe rrisin kostot Rritja e segmetimit të tregjeve të punës – ‘insiders -outsiders’
Si të adresohet jofleksibiliteti i tregut të punës në një ekonomi globale?
Histeritë e papunësisë Histeritë e papunësisë burojnë nga institucionet jo-fleksibile të tregut të punës Mungesa në kapital Investime kapitale të pamjaftueshme për të punësuar fuqinë punëtore Tranzicioni: kapitali i vjetëruar dhe kursimet e ulëta Mungesa e kapitalit të mjaftueshëm: Rritja e kërkesës shkon për mallra nga importi Ekonomia jo-formale ‘Duration theories’ Papunësia e lartë afatgjate e zhvlerëson kapitalin njerëzor ’Insider – Outsider models’ ‘Insiders’ mbrojnë veten
Politikat për luftimin e histerive Mungesa e kapitalit Tërheqja e FDI, privatizimi, mikrofinancimi, remitancat “Duration theories” Zvogëlim i benefiteve dhe rritje e punësimit “Insiders” Reduktim i proteksionizmit të tregut të punës Trajnim i të papunëve (outsiders) Për t’i bërë ata zëvendësues perfekt për të punësuarit (‘insiders’)
Komplementariteti i politikave të TP Koordinimi i nevojshëm Benefitet për të papunët kombinohen dhe kushtëzohen me trajnime për të papunët Personat e papunë marrin benefite për të papunët në qoftë se marrin pjesë në trajnime Reduktimi i proteksionizmit të tregut të punës krahas rritjes së politikave aktive të tregut të punës Punëdhënësve nuk ju kërkohet të paguajnë paga për disa muaj kur largojnë punëtorë nga puna Në vend që të shpenzohet në benefite për të papunët, subvencionohen pagat
Institucionet e tregut të punës në SEE Shumica e vendeve kanë zhvilluar shërbimet e punësimit Por, mungesa e fondeve Të kufizuara në benefite për të papunët Mungesa e strategjive për zhvillimin e tregut të punës Dialogu ndër-social i zhvilluar deri në një masë Përvoja nga e kaluara Sindikatat në sektorin publik dhe në firmat e mëdha Roli shoqëror i sindikatave – ndikimi në agjenda politike të vendeve
Institucionet e tregut të punës në Kosovë ITP të Kosovë Më shumë të tipit amerikan Kufizime të vogla për punëdhënësit Përcaktimi i pagës varet nga tregu: Taksat e ulëta në krahasime ndërkombëtare, Deri vonë pa pagë minimale në sektorin privat Mungesë e dialogut të mirëfilltë social
Shërbimet e punësimit në Kosovë Shtatë qendra regjionale të punësimit Aktivitetet: Lidhja e bizneseve me të papunët Megjithatë, punëdhënësit rrallë raportojnë vendet e lira të punës Shumica e firmave janë NVM dhe punësojnë familjarët Kurse trajnimi të mbështetura nga donatorët Regjistrimi i personave të papunë Problemet: Mungesa e mjeteve financiare Mungesa e stafit të trajnuar dhe me eksperiencë Nuk ka benefite për të papunët Efekti në numrin e të regjistruarave si të papunë
Ligji i punës në Kosovë I thjeshtë Por që më shumë e përcjell modelin evropian Pasojat: Punësim i sigurt por jo fleksibil
Pensionet dhe efektet në tregun e punës Sistemi pensional në tri shtylla Shtylla 1: pensioni bazik Shtylla 2: pensioni kontribut-dhënës Shtylla 3: kontributet vullnetare Pasi është vetëm për personat 65+ nuk ka shumë efekt në tregun e punës dhe pjesëmarrjen në treg Pensionimi i parakohshëm për punëtorët e Trepçës dhe pjesëtarët e FSK-së
Skema e asistencës sociale në Kosovë MPMS ofron asistencë sociale për familjet e varfëra Skemë e thjeshtë: marrin vetëm familjet që janë pa të ardhura dhe pa pronë që sjell të ardhurave, familjet me fëmijë të vegjël etj. Efektet në tregun e punës: Regjistrimi si i papunë për të tërhequr asistencën
Përmbledhje Globalizimi i tregjeve të punës Modelet e tregjeve të punës në ekonominë e globalizuar Tendecat që mbizotërojnë Modeli amerikan Modeli evropian Përparësitë dhe të metat e sistemeve të ndryshme të tregut të punës Institucionet e tregut të punës në Kosovë Cilit model i ngjasojnë më tepër?
Pyetje për diskutim Diskutoni karakteristikat e tregut amerikan të punës. Diskutoni karakteristikat e tregut evropian të punës. Cilat janë problemet kryesore që prodhon tregu evropian i punës? Cilat janë rregullat e dëmshme të tregut të punës që pengojnë globalizimin e tregjeve të punës? Përse po rriten pabarazitë në tregje sa i përket punësimit? Përse po rriten pabarazitë në tregje sa i përket pagave? Cilit model i ngjason më tepër tregu i punës në Kosovë? Cilat janë përparësitë dhe të metat e këtij modeli kosovar? Çfarë duhet ndryshuar për të bërë tregun e punës në Kosovë më fleksibil?