Rrjetat e kompjuterave Leksioni 1 Rrjetat e kompjuterave
Rrjetat kompjuterike Me rrjetat kompjuterike nënkuptojm lidhjen e dy apo më shumë kompjuterave ndërmjet veti. Rrjeti kompjuteristik mundëson komunikimin midis shfrytëzuesve të sistemit/sistemeve informatike. Kompjutorët e lidhur në rrjetën kompjuteristike funksionojnë në mënyrë unike sipas standardeve të përcaktuara komunikuese çka do të thotë se “flasin gjuhën e njëjtë” 2
Rrjetat kompjuterike 3
Shembulli i lidhjes së dy kompjutorëve 4
Interneti lidh intranetët nga e gjithë bota Llojet e rrjetave kompjuterike LAN (Local area network) – ka karakter lokal dhe i lidhë kompjuterët në një hapsirë të kufizuar (ndërmarje, organizatë, e tj.) – Intraneti ndërlidh sistemet kompjuteristike të një ndërmarje apo organizate duke u bazuar në teknikën e internetit posacërisht në TCP/IP protokolin - Extraneti bën zgjerimin e intranetit me ndërmarje të tjera si p.sh distributorët, furnitorët e tj. WAN (Wide Area Network) mbulon hapsirë të gjërë gjeografike dhe mundëson komunikimin në distanca të mëdha. (rrjet e LAN-neve të ndërlidhura në hapesirë të gjerë gjeografike) Interneti lidh intranetët nga e gjithë bota 5
LAN dhe WAN 6
intraneti extraneti intraneti 7
Interneti Interneti përbëhet nga: një numër i shumtë i kompjuterëve të cilët direkt apo indirekt - janë të ndërlidhur mes tyre, -aplikojnë protokol të njejte transmisioni (TCP/IP) -shërbime mundet të ofrohen ose/dhe të shfrytëzohen, dhe një numër i madh i shfrytëzuesve të cilët nga kompjuterët e tyre apo vendeve të tyre të punës kanë akses direkt në këto shërbime një numër i madh i rrjetave të tjera të cilat ndërlidhen nëpërmjet të ashtuquajturëve gateways (kompjuter për komunikim) 8
interneti 9
The Internet is just like the Universe 10
Modelet e studimit të rrjetave - OSI Rreth fundit te viteve 80 dhe fillimi i vt. 90 paraqitet rritje e përdorimit të rrjetave që implementonin vetëm harduer dhe softuer , dhe që rezultonte në jokompatibilitet dhe dobësim të lidhjeve ISO erdhi ne përfundim që kishte nevojë të krijohej një model i rrjetës që do t'i ndihmonte konstruktuesve të rrjetës të implemetojnë rrjeta që mund të komunikojnë dhe funksionojnë së bashku. Si rezultat në vitin 1984 u publikua Modeli Referues OSI. Modeli referues OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë funksionet e rrjetit që zhvillohen në secilin nivel.
Modeli OSI Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron funksione të pjesëshme të rrjetës. Kjo ndarje e funksioneve quhet nivelizim. Ndarja e rrejtës në shtatë nivele ofron përparësitë vijuese: - E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bërë më të lehtë për ta kuptuar. - I standardizon komponentet e rrjetës për të lejuar zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve të shumëfishtë. - Mundëson lloje te ndryshme të hardver-it dhe softver-it të rrjetave për komunikim mes tyre. - Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e tjerëve kështu që ata të mund të zhvillohen më shpejtë. - I ndan rrjetat komunikuese në pjesë të vogla për ta bërë procesin e të mësuarit më lehtë për t'u kuptuar.
Modeli OSI Shtatë nivelet e modelit referues OSI janë: • Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer) • Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer) • Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer) • Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer) • Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer) • Niveli 2: Niveli i lidhjes se shënimeve (Data link layer) • Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer)
Niveli i aplikimit (Aplication layer) Niveli i aplikimit është niveli më i afert i OSI për përdoruesit. Ai iu ofron aplikacioneve të përdoruesve shërbime të rrjetave. Dallohet nga nivelet tjera në atë se nuk i ofron shërbime asnjë niveli tjetër të OSI por vetëm aplikacioneve jashtë modelit OSI. Shembuj të aplikacioneve të tilla janë programet tabelare, programet për përgatitje dokumentesh si dhe terminalet e programeve bankare.
Niveli i prezentimit (Presentation Iayer) Niveli i prezentimit siguron që informacionet që i dërgon niveli i aplikimit të një sistemi janë të lexueshme nga niveli i aplikimit të një sistemi tjetër. Formatim i përbashkët i të dhënave
Niveli i sesionit (Session layer) Themelon, menaxhon dhe përfundon sesionet në mes të dy konferencierëve apo nyjeve (hosts) që komunikojnë. Niveli i sesionit ofron shërbimet e tij nivelit të prezentimit. Sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të dy konferencierëve dhe menaxhon shkëmbimin e të dhënave mes tyre.
Niveli i transportit (Transport layer) Niveli i transportit segmenton të dhënat nga sistemet e dërguesit dhe i rigrumbullon të dhënat ne burimin e të dhënave ne sistemin e pranuesit Kufiri ndërmjet nivelit të transportit dhe nivelit të sesionit mund të mendohet si kufi ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe protokoleve të rrjedhjes se të dhënave. Gjersa niveli i aplikimit, prezentimit dhe i sesionit kanë te bëjnë me çështje aplikative, katër nivelet e ulëta kanë të bëjnë me çështjen e transportimit të te dhënave.
Niveli i Rrjetës (Network layer) Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmëri dhe selektim të rruges ne mes të dy sistemeve të konferencierëve (nyjeve) që mund të jenë të vendosur ne rrjeta të ndara gjeografikisht. Rrugëtimi (routing)
Niveli i lidhjes se shenimeve (Data Link) Niveli data link ofron transit të sigurtë të të dhënave përgjatë lidhjes fizike. Data link ka të bëjë me topologjinë e rrjetës, qasjen e rrjetës, lajmërimin e gabimit, dërgimi i caktuar i kornizave, dhe kontrollën e rrjedhjes se informatave.
Niveli fizik (Physical layer) Niveli fizik definon specifikacionet elektrike, mekanike, procedurale dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen dhe deaktivizimin e lidhjes fizike ne mes të sistemeve të fundme. Këto karakteristika si niveli i tensionit, ndryshimet e tensionit, shkallët e të dhënave fizike, maksimumi i distances se transmetimit, konektorët fizik dhe të tjerë dhe atributet e ngjashme definohen nga specifikacionet e nivelit fizik.
Protokolet Përshkrimi preciz i rregullave dhe mënyra në të cilën kompjuterët e ndryshëm mund të komunikojnë në rrjet quhet protokol. Me anë të protokoleve arrihet lidhja në mes të kompjuterëve personalë dhe qendrës së madhe kompjuterike. Softveri i cili mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga dy komponente të protokoleve të cilat sipas standaradeve ndërkombëtare quhen: TCP (Transmission Control Protocol ) dhe IP ( Internet Protocol) TCP ka për detyrë organizmin dhe shpërndarjen e të dhënave në pakete të cilat duhet që të dërgohen, kurse IP ka për detyrë bartjen e tyre nëpër rrjet, që në terminologjinë kompjuterike quhet rutim (routing).
TCP/IP Komunikimi/bartja e të dhënave ndërmjet sistemeve kompjuterike në internet realizohet nëpërmjet të të ashtuquajturit transmision control protocol/internet protocol-TCP/IP - me ndarje të të dhënave me madhësi të njejtë - të ashtuquajtura paketa të cilat munden të jenë me gjatësi të njejta apo të ndryshme. 22
Modeli TCP/IP I krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve. Modeli TCP/IP ka katër nivele: nivelin e aplikimit, nivelin e transportit, nivelin e Internetit dhe nivelin e qasjes në rrjetë. 23
Modeli TCP/IP Niveli 4: Niveli i aplikimit (Aplication layer) Dizajnerët e TCP/IP kuptuan që protokolet e niveleve të larta duhet të përfshijnë detale për nivelin e aplikimit dhe të prezentimit. Ata e krijuan një nivel të aplikimit që merret me protokolet e niveleve të larta, çështjet e përfaqësimit, dekodimin dhe kontrollën e dialogut. Niveli 3: Niveli i transportit (Transport layer) Niveli i transportit merret me cilësinë e shërbimeve të sigurisë, kontrollës së rrjedhjeve dhe korrektimit të gabimit. Një nga protokolet e tij, protokoli për kontrollë të transmetimit (transmission control protocoI-TCP), ofron mundësi të shkëlqyeshme dhe fleksibile për të krijuar komunikim të besueshëm, rrjedhje të mire informatash dhe gabime të vogla në rrjetë.
Modeli TCP/IP Niveli 2: Niveli i Internetit (Internet layer) Qëllimi i nivelit të Intemetit është të dërgojë pakot nga burimi në ndër-rrjetë (internetwork) dhe të bejë ato të arrijnë në destinacion pavarësisht nga rruga dhe rrjeta që ata zgjedhin. Protokoli specifik që udhëheq me këtë nivel quhet Protokoli i Intemetit (Internet Protocol -IP). Niveli 1: Niveli i qasjes në rrjetë (Network access layer) Emërtimi i këtij niveli është shumë i gjerë dhe disi konfuz. Gjithashtu njihet edhe si niveli konferencier në rrjetë (host-to-network). Është niveli që merret me të gjitha çështjet që i kërkon një IP adresë për të bërë lidhjen fizike. Përfshinë detalet e teknologjisë së LAN dhe WAN, dhe të gjitha detalet në nivelin fizik OSI dhe atë të lidhjes se shenimeve (data link).
Krahasimi i modelit OSI dhe modelit TCP/IP
Krahasimi i modelit OSI dhe modelit TCP/IP Ngjashmëritë: Dallimet: Që te dy posedojnë nivele Që të dy posedojnë nivele të aplikimit ndonëse ato kryejnë shërbime të ndryshme - Që të dy posedojnë nivele transport të krahasueshëm dhe nivele të rrjetës - Profesionistët e rrjetave duhet që t'i dijnë që të dyja - TCP/IP kombinon nivelin e sesionit dhe të prezentimit në nivelin e aplikimit - TCP/IP duket më i thjeshtë sepse ka më pak nivele por kjo është vetëm ide e gabuar. Niveli OSI, me nivelet e tij më shume në numër dhe më pak kompleks, është më i thjeshtë për t'u zhvilluar dhe për të zgjidhur probleme.
Grafi i protokolit TCP/IP 28
Grafi i protokolit TCP/IP FTP (File Transfer Protocol) – protokol që mundëson qasje të fajllave. Shumë serverë në mbarë botën u mundësojnë njerëzve të kyçen dhe të zbresin fajlle të ndryshme. HTTP (Hypertext Transfer Protocol) – specifikon çfarë mesazhesh klientët dërgojnë tek serverët dhe çfarë përgjigje marrin ato si kthesë. SMTP (Simple Mail Transfer Protocol) – e-mail DNS (Domain Name System) – shndërrimi i emrave të konferencierëve(host) në IP adresa TCP (Transmission Control Protocol) – mundëson një rrjedhje bajtësh e dalë nga një burim (dërguesi) të dërgohet te pranuesi në internet. I fragmenton rrjedhjet e bajtëve në mesazhe diskrete dhe e bart secilin nga ta në shtresën e Internetit. UDP (User Datagram Protocol) – protokol jo fort i besueshëm për aplikacionet. Është me rëndësi të bëhet dërgimi i mesazhit shpejt pa krijuar ndërlidhje dhe se saktësia nuk është faktor vendimtar.
30