Tregjet dhe Institucionet Financiare Mars, 2015
Çka kuptojmë me tregjet financiare ? Tregjet financare janë instuticonet ku mjetet financiare transferohen nga njerëzit që kanë tepricë mjetesh tek njerëzit që kanë mungesë të mjeteve. Pse duhet studiuar tregjet dhe institucionet financiare ? Ato janë gurthemeli i sistemit të përgjithshëm financiar Individët përdorin të dyja për të investuar Korporatat dhe qeveritë përdorin të dyja për financime Ndikon në pasurinë dhe sjelljen e firmave të biznesit dhe individëve
Cila është rendesia e tregjeve financiare ? Rëndesia e tregjeve financiare është e madhe pra nënkupton kalimin e mjeteve financiare nga ata që nuk i përdorin në mënyrë produktive tek ata që mund t’i përdorin për punë fitimprurëse, duke sjellë kështu efektshmëri më të madhe ekonomike.
Çka kuptojmë me efikasitetin ? Fondet janë alokuar për përdorimin e tyre optimal në koston më të ulët te mundeshme,kostot e transaksioneve të lidhen me blerjen dhe shitjen Për bizneset: efikasiteti ekonomik i ndërmarrjeve është pika themelore fillestare e të gjitha kompanive të aktivitetit ekonomik. Përmirësimi i efikasitetit ekonomik, të ndihmojë të rritur konkurrencën e tyre në treg. Zhvillimi i Ndërmarrjeve, konsumi i punës duhet të reduktohet në një investim minimal për përfitim maksimal.
Cilat janë format e efikasitetit ? Efikasiteti i formës se dobët të gjitha informatat e përmbajtura në lëvizjet e çmimeve të fundit të pasqyrohen plotësisht në çmimet aktuale të tregut Efikasiteti i formes se mesme Çmimet aktuale të tregut të pasqyrojnë në Analiza financiare te cilat duhet jen te pa-dobishme për instrumentet e keq-çmimosura formacionin në dispozicion të publikut Stafi i brendshëm të mund të përfitojë në stoqe te kompanisë ku punon Efikasiteti i formës se forte 1. çmimet aktuale të tregut të pasqyrojn të gjitha informatat përkatëse dhe te jenë në dispozicion, pamarr parasysh a janë mbajtura publikisht apo privatisht 2. as stafi i brendshëm mos te mund të fitojnë të kthimit të parregullt.
Numëro llojet e tregjeve financiare Tregjet e borxhit thesarit, të korporatave, peng të mbështetur, komunal, etj ... Tregjet e kapitalit tregjet e aksioneve Tregjet e derivatives Options, futures dhe swaps janë instrumente të cilave u është e përcaktuar vlera ne fillim, Këto instrumente mund te përdoren për të menaxhuar rrezikun ose per të spekuluar
Tregu financiar është një term i gjerë, por me pak fjal vlen te kuptohet se tregu eshte vendi ku blerësit dhe shitësit marrin pjesë në tregtinë e pasurive si; kapitali, obligacionet, monedhat dhe derivatat. Në ekonomin bashkëkohore tregjet financiare luajnë gjithnjë e më shumë rol të rëndësishëm. Disa prej funksioneve kryesore të tregjeve financiare janë: Sigurimi i mjeteve për pagesë Mobilizimi i burimeve financiare (kursimet) Alokimi i resurseve financiare të disponuara në përdorimin e tyrë për nevoja më profitabile Funksioni çmimor i tregut të kapitalit(vlerësimi i mjeteve financiare) Optimizimi i prdorimit të fondit të gjithmbarshëm të kapitalit financiar (resurseve disponuese në shoqëri i cili paraqet qëllimin e synuar apo pasojën e zhvillimit të tregut financiar
Ceki llojet e tregjeve dhe shpjego ndryshimet në mes tregjeve primare dhe sekondare? Tregu primar është tregu financiar në të cilin ndërmarrjet ose njësitë e shtetit, që japin hua mjetet e blerësve të parë shesin emisione të reja të letrave me vlerë-obligacione dhe aksione. Tregjet sekondare kanë dy funksione me rëndësi: fillimisht lehtësojnë shitjen e instrumenteve financiare për të siguruar para, dmth instrumentet financiare janë më likuide për shkak të tyre, dhe së dyti tregjet sekondare caktojnë çmimin e letrës me vlerë të cilën firma emetuese e ka nxjerrë më parë në tregun parësor. Tregu sekondar është tregu financiar në të cilin letrat me vlerë të emetuara më parë mund të rishiten. Tregu sekondar e bën tregun primar më të efektshëm sepse mundëson rialokimin e pandërprerë të mjeteve financiare ndërmjet investitorëve të ndryshëm duke iu mundësuar njërës palë që t’i shesë mjetet e tilla ndërsa palët tjera t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre financiare për t;i blerë këto instrumente financiare Tregu sekondar ndikon pozitivisht në shitjen e instrumenteve financiare, ndikon në likuiditetin e afarizmit financiar, rritë dukshëm numrin e palëve të interesuara për transaksione financiare, pastaj në këto tregje formohet qmimi i letrave me vlerë etj.
Tregu i kapitalit është vendi ku tregtohet me kapital, dmth me instrumente financiare afatgjata. Tregu i kapitalit ushtron dy funksione kryesore: i pari funksion kryhet në tregun primar ku kontraktohen emisionet e reja të kapitalit, dhe funksioni i dytë ushtrohet në tregjet sekondare të letrave me vlerë që kanë qenë të emituara më parë. Xhozed Stiglits thotë: “derisa kapitali është zemra e kapitalizmit, atëherë tregu i kapitalit i organizuar mirë është zemra e funksionimit të mirë të sistemit kapitalist.
Çka kuptojmë me tregjet e aksioneve dhe cila është rëndësia e tyre ? Tregjet e aksioneve i lejojë investitorët të blejnë dhe shesin aksionet në kompanitë që tregëtohen publikisht. Ky vend është një nga fushat më jetësore të ekonomisë së tregut, tregjet e aksioneve i lejojë investitorët të blejnë dhe shesin aksionet në kompanitë që tregëtohen publikisht. Ky vend është një nga fushat më jetësore të ekonomisë së tregut, aty kompanive ju ofrohët qasja në kapital ndersa investitorëve pronësi në kompani dhe potencial ne fitim duke u bazuar në performancën e të ardhmes se kompanisë Aksioni si instrument financiar i letrave me vlerë shpreh (përshkruan ose paraqet). pozicionin pronësor të disponuesit në shoqërinë aksionare. Kjo letër me vlerë paraqet një model bashkohorë për mbledhjen – grumbullimin e kapitalit me të cilin më vonë financohet shoqëria aksionare, respektivisht afarizmi i saj. Aksionari zotëron një përqindje të kontributit në ndërmarrje në pajtim me përqindjen e aksioneve që i ka. Aksioni është instrument me vlerë i cili pronarit (investitorit) i jep të drejtë një pjesë të fitimit të kompanisë (dividendën), të drejtën në udhëheqje në kompani.
Çka paraqesin obligacionet dhe cilat janë kategoritë kryesore të tyre? Obligacionet janë letra me vlerë të cilat paraqesin borxhin e emetusit ndaj investitorit. Ato e obligojnë emetusin që të paguajnë një shumë të caktuar në termin të caktuar me pagesë periodike të interesit. Nëse nuk përmbushen kushtet nga obligacioni, pronari iobligacionit fiton të drejtën mbi pasurinë e emetuesit. Obligacionet mund të blihen dhe shiten nga investitorët në tregjet e kreditit në gjithë botën. Ky treg referohet si borxh , kredi apo tregu qe ofron të ardhurave fikse. Kategoritë kryesore të obligacioneve janë obligacionet e korporatave, obligacionet komunale, obligacionet e thesarit amerikan, notes & bills, të cilat kolektivisht referohen si thjesht "thesaret (Treasuries)".
Tregu sekondar është vendi ku investitorët blejnë letra me vlerë ose instrumente tjera nga investitorë të tjerë, e jo nga kompania e cila i ka lëshuar vetë. Kush bënë regjistrimin e letrave vlerë ? Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit (The Securities and Exchange Commission) regjistron letrat me vlerë para se ato te tregtohen ne tregun primare, Pasiqe te eshte ber nje gje e till, atëherë fillohet të tregtohet në tregun sekondar si; New York Stock Exchange, London Stock Exchange, Nasdaq apo vend tjetër ku letrat me vlerë janë pranuar dhe listuar per tregtim.
Tregu OTC në cilën lloj tregu bënë pjesë ? Tregu OTC tregu permes sportelit (over-the- counter) është një lloj i tregut sekondar qe referohet edhe si një treg "dileresh". Termi "over-the-counter" i referohet stoqeve që nuk munde të tregtohen në një bursë të tillë si Nasdaq, NYSE( ka filluar punën 7 Maj 1792) ose Amerikane Stock Exchange (AMEX). Kjo zakonisht do të thotë se stoqet tregton ose në 'Over-The-Counter Bulletin Board - (OTCBB) ose Pink Sheet . Bursa Miwest në Çikago e shkrirë në Chicago Stock Exchange 1994 etj. Një shërbim elektronik tregtare i ofruara dhe rregulluar nga National Association of Securities Dealers (NASD) që tregon kuotat në kohë reale, çmimet e fundit-shitjes dhe informacione vëllim për OTC letrat me vlerë të kapitalit. Kompanitë e listuara në këtë shkëmbim janë të detyruar të paraqesin pasqyrat financiare aktuale. Nuk ka kërkesa të shumta si ato që gjenden në Nasdaq dhe New York Stock Exchange, për një kompani që të fillojë tregtimin në OTCBB nganjeher eshte me e arsyeshme.
Cili është roli i Tregjeve e treta dhe të katërta? Një botim i përditshëm i përpiluar nga Zyra Kombëtare e Kuotim (National Quotation Bureau) me çmimet ofertë dhe kërkes per stoqet ne OTC, duke përfshirë edhe krijuesit e tregut që është duke i treguar atë instrument. Ndryshe nga kompanitë që punojn në një bursë, kompanitë e kuotuara në sistemin Pink Sheet nuk kanë nevojë për të përmbushur kërkesat si ato në Nasdaq. Cili është roli i Tregjeve e treta dhe të katërta? Këto nuk kanë të bëjnë investitorët individuale sepse aty përfshihet nje vëllime të konsiderueshme i aksioneve që do të ekzekutohet për tregti. Këto tregje merren me transaksionet ndërmjet broker-dealers dhe institucioneve të mëdha përmes systemit elektronike te OTC's. Arsyeja kryesore e egzistimit te tregut të tretë dhe të katërt ështe qe te shmangin vendosjen e instrumenteve per shitëblerje neper tregjet me te rregulluara (Nasdaq, etj) , gje qe nje veprim i till mund të ndikojë në masë të madhe te çmimit te instrumentit.
Tregjet Financiare Elementet e sistemeve te tregjeve financiare: Kursimi financiar Flukset kryesore te transfereve kursyese financiare Instrumentet financiare Institucionet financiare Tregjet financiare
Tregjet financiare kanalizojnë fondet nga kursimtarët tek investitorët, duke promovuar kështu efiqiencën ekonomike. Aktiviteti në tregjet financiare ndikon në pasurinë personale, sjelljen e firmave të biznesit, dhe ekonomisë në përgjithësi. Mirëfunksionimi i tregjeve financiare, si psh tregu i aksioneve, tregu i obligacioneve dhe tregu i këmbimit, janë faktorë kyqë ne rritjen e lartë ekonomike.
Institucionet financiare Bankat dhe institucionet tjera financiare Përfshin rolin e kompanive të sigurimit, fondeve të përbashkëta, fondeve pensionale, etj. Inovacioni Financiar Fokusimi në përmirësimin e teknologjisë dhe ndikimit të saj në ate se si shpërndahen produktet financiare Menaxhimi I Rrezikut në institucionet financiare Fokusimi në menaxhimin e rrezikut në institucione financiare.
Tregu i Borxhit Tregjet debitore, apo tregjet e obligacioneve, lejojnë qeveritë, korporatat, dhe individët të huazojnë në mënyrë që të financojnë aktivitetet e tyre. Në këtë treg, huamarrësit lëshojnë një letër me vlerë të quajtur obligacion, që premton pagesën me kohë të interesit dhe principalit (kryegjësë) gjatë një periudhe të caktuar kohore. Norma e interesit është qmimi i huamarrjes
Tregu i Aksioneve Tregu I aksioneve është tregu ku tregtohen aksionet e zakonshme (apo vetëm aksionet),që përfaqësojnë pronësinë në një kompani. Kompanitë fillimisht shesin aksione (në tregun primar) për të mbledhur para. Mirëpo pas kësaj, aksioni tregtohet midis investitorëve (në tregun sekondar). Prej të gjitha tregjeve aktive, tregu i aksioneve zakonisht merr vëmendjen më të madhe nga media, sigurisht pasi që ai është vendi ku njerëzit bëhen të pasur (dhe të varfër) shumë shpejt
Tregu i aksioneve (STOCK MARKET) Aksioni përfaqëson pjesëmarrje në pronësi të korporatës. Ky është njëri prej tregjeve me të mëdha Mënyrë për të mbledhur fonde për korporatat për të financuar aktivitetet e tyre është lëshimi i aksioneve dhe shitja e tyre publikut të gjerë të mëdha që ekzistojnë në vende ku ka tregje.
Përmbledhje Tregjet financiare jane tregjet ne te cilat fondet transferohen nga njerezit qe kane teprice te fondeve ne dispozicion tek njerezit qe kane mungese te fondeve. Tregjet financiare, si psh tregu i aksioneve dhe ai i obligacioneve jane qenesore ne promovimin e eficiences me te madhe ekonomike duke kanalizuar fondet nga njerezit qe nuk shfrytezojne ne menyre productive fondet tek ata qe shfrytezojne ne menyre efektive. Tregjet financiare mirë të funksionueshme janë factor kyq në prodhimin e rritjes ekonomike.