Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Shqipëri

Slides:



Advertisements
Similar presentations
Rezultatet nga e gjithë Evropa dhe Shqipëria
Advertisements

MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni.
Rruga për ahiret nuk kalohet me këmbë, por me zemër.
Algjebra Relacionale & SQL
Rishikimi i literatures Leksioni 7 1. Permbajtja e prezantimit Qellimi i rishikimit te literatures Procesi i rishikimit te literatures Instrumentet e.
Lenda : Kontabiliteti Financiar
SHMU-2 VUSHTRRI Punim Seminarik Lënda:Informatikë Tema:Kartela Grafike
Arkitektura baze e aplikacioneve web Hyrje ne PHP
SH.M.U-2 Lënda:Informatikë Tema:Sistemi operativ (Windows 8)
Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Kosovë
Universiteti i Prizrenit
Android.
SHMU-2 Punim Seminarik Lënda: Informatikë
Pesticide Albania ne gjuhen shqipe
Sistemet Operative (Operating System)
SHMU-2 Vushtrri Punim seminarik Lënda : Informatikë Tema : Windows 7 Klasa : IX Punuar nga : Petrit Mavriqi Vushtrri , 2014.
Tema: Softueri sistemor(sistemi operativ) Lënda: Teknologji Punoi: Blerina Jashari Arsimtar: Muhamer Ujkani Klasa:lX-9.
Kosova (nën UNSCR 1244) Trajnimi për Statistikat
Kosova (nën UNSCR 1244) Trajnimi për Statistikat
MICROSOFT OFFICE WORD 2003.
Raportimi I fitimit dhe gjendjes financiare
Lenda : Kontabiliteti Financiar
Kosova (nën UNSCR 1244) Trajnimi për Statistikat
MS POWERPOINT PREZANTIMET.
Arsimtar:Muhamer Ujkani
Punim Seminarik Tema:Microsoft office PowerPoint Punoi:Liridona Gashi Arsimtar:Muhamer Ujkani Shkolla:SHMU-2 Klasa:IX/9.
Universiteti AAB Programi: PSIKOLOGJI STATISTIKE T-testi Për grupet e pavarura Për grupet e varura Dr.sc. Merita Shala.
Instituti i Kerkimeve Urbane
FAZA 3 – TRAJNIMI PER RAPORTIMIN NDERKOMBETAR DHE KOORDINIMIN
Tema: Viruset dhe Antiviruset Sh. m
Menaxhimi i perdoruesve dhe grupeve
Sistemet Politike Krahasuese DEMOKRACITË
SH-M-U-2 Kl.9/4 Valon Ibishi Lënda:Informatikë Tema:Programi Excel Arsimtar:Muhamer Ujkani Vushtrri,2014.
Punim Seminarik VENDIM-MARRJE
Pune me projekt Tema: Zgjidhja e problemeve nepermjet aplikimit te patches, updates dhe services packs. Punoi: xhensila cela.
Agregatët monetarë Ekzistojnë agregatë monetarë të ndryshëm që përfaqësojnë masa sasiore të ofertës agregate të parasë në një vend. Agregatët monetarë.
I Love my family!!!.
ICES 3° International Conference on Educational Sciences 2014
Universiteti AAB Programi: PSIKOLOGJI
SH.M.U 2 Vushtrri Sistemet operative te Winows XP Muhamer Ujkani
INTEGRIMI I GIS NE APLIKIMET WEB
Punuar nga : Granit Bajrami
Situata në Shqipëri në lidhje me pagesat në Euro
Kosova (nën UNSCR 1244) Trajnimi për Statistikat
PhD.c. Albana Gazija-Qaushi
Targetimi i elementeve specifike
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
Degëzimet.
Objektivat e Zhvillimit të Mileniumit Treguesit për Arsimin Liri Hajdari, MASH Tiranë, 21 Nëntor 2011.
Kosova (nën UNSCR 1244) Trajnimi për Statistikat
Formular Projekti Forumi i Mesuesit Novator, Shkurt 2014 Text
TIK 12 – Prof. Blerand Koshi
PROGRAMI PËR ARSIMIN FILLOR
Hyrje ne rrjete.
TIK 11 – Prof. Blerand Koshi
Degëzimet.
Jean Monnet Programi ERASMUS+ 26 Nëntor 2018 Prishtinë
TIK 12 – Prof. Blerand Koshi
E Drejta e Procedures Penale
Valbona Karakaçi (dldp/HSI)
Portet e kompjuterit Erza Ajeti IX-2
WEB My Rotary Pergatiti: Edmond Sheshi.
SMART TOURISM ENHACEMENT PROJECT
Shqipëria Trajnimi për Statistikat
E Drejta e Procedures Penale
Koncepte te menaxhimit te projektit
European TRAINING FOUNDATION FONDACIONI EVROPIAN PËR TRAJNIME
Shqipëria Trajnimi për Statistikat
Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar
Presentation transcript:

Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Shqipëri Statistikat Ndërkombëtare: Avantazhet dhe Pengesat

Seancat 2-4, E Hene (10.45-11.45) Hyrje: Problemet kryesore dhe burimet kryesore (11.45-12.45) Fokusimi në mbledhjen e të dhënave specifike (Pasdite 14.45- 16.00) Vëmendje e veçantë në relevancën e statistikave ndërkombëtare në Shqipëri

Funksioni i grupeve ndërkombëtare & grupeve të tjera Statistikat ndërkombëtare për krimin dhe drejtësinë kanë 3 role kryesore: Udhëzime për mbledhjen e statistikave & trajnimi ofruar gjatë prezantimit & përdorimit të tyre Kërkesa për statistika për krimin dhe drejtësinë u dërgohet autoriteteve qëndrore Mbledhja e statistikave krahasuese për krimin dhe drejtësinë për çështje të ndryshme Kam mendimin se nevojat dhe burimet e vendit tuaj duhet të shfrytëzojnë statistikat ndërkombëtare por ato nuk duhet të pengojnë progresin tuaj.

Rëndësia e të dhënave të krahasueshme Për ti treguar qeverive se ku duhet ti përqëndrojnë përpjekjet e tyre Mund të japin ide për reforma ligjore Për ti treguar popullit se ku vendi çalon në drejtësinë penale Për të treguar se ku infrastruktura statistikore ka nevojë për zhvillim (duke përfshirë dhe publikimet) Mund të krahasohen burimet që përdoren për drejtësinë penale

Pengesat Vendet kanë sisteme të ndryshme ligjore Kanë sisteme të ndryshme statistikore, me prioritete dhe burime të ndryshme Rregulla të detajuara për numërim bëjnë ndryshimin në # e krimeve, çështjeve, autorëve, fluksin e migracionit: MB ka një # të madh të incidenteve të dhunës. Statistikat krahasuese janë vetëm fillimi i një hetimi krahasues Studimet e duhura kanë nevojë për më shumë kërkime dhe krahasime ligjore

Iniciativat Statistikore të ZKBDK ZKBDK është Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, në Vjenë të Austrisë. ZKBDK siguron analiza për tendencat, politikat dhe publikon e shpërndan të dhëna dhe informacione për skenën globale të drogës dhe krimit. Informacione analitike rreth problemeve globale të drogës dhe krimit i mundësojnë komunitetit ndërkombëtar për të identifikuar prioritetet e kontrollit për drogën dhe krimin. Ajo ka një numër iniciativash statistikore që mund të shikohen shkurtimisht në faqen e tyre të internetit: http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/index.html l.

Standartet dhe rekomandimet e ZKBDK për statistikat për krimin ZKBDK ka publikuar tre manuale për përmirësimin e statistikave për krimin dhe drejtësinë: Manual për zhvillimin e një sistemi statistikor për drejtësinë penale Manual për kryerjen e anketimeve për viktimat e krimit (se bashku me UNECE) Manual për matjen e treguesve për drejtësinë penale për të mitur (së bashku me UNICEF) Sicili nga këto është rezultat i kontributeve nga statesticien ekspert nga shumë vende, që kanë ndërmjet tyre shumë vite përvojë pune në mbledhjen e të dhënave për statistikat për krimin dhe drejtësinë. Në këtë mënyrë, ata përfaqësojnë njohuritë më të mira të mundshme se si të masim mirë atë që po ndodh në fushën e krimit dhe drejtësisë.

Manual i ZKBDK për zhvillimin e një sistemi statistikor për drejtësinë penale Mund të shkarkohet në Anglisht ( 161 faqe) ose Frengjisht nga http://unstats.un.org/unsd/publication/SeriesF/SeriesF_89E.pdf Ai përmban seksione si: Qëllimet dhe kërkesat e statistikave për drejtësinë penale Modelet e Organizimit Fusha e veprimit dhe përmbajtja Mbledhja e të dhënave Përpunimi i statistikave Analizimi, vlerësimi dhe shpërndarja e statistikave Funksioni i sondazheve për viktimizimin Mbledhja e të dhënave ndërkombëtare/International collections Ky është një dokument me vlerë si referencë dhe ofron shumë ide për një praktikë të mirë. Megjithatë, nuk adreson probleme të rëndësishme se si të zhvillojmë një sistem statistikor për krimet dhe drejtësinë në kushtet e mungesës burimeve financiare

Manuali i ZKBDK për Sondazhet mbi viktimizimin ndaj krimit Versioni më i fundit (231 faqe) gjendet në Anglisht dhe Frengjisht në http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/Crime-statistics/Manual_on_Victimization_surveys_2009_web.pdf Përmban seksionet e mëposhtme: 1. Hyrje për sondazhet/anketimet 2. Planifikim i një sondazhi për viktimizimin ndaj krimit 3. çështje të Metodologjisë 4. Numërimi i veprave penale dhe viktimave/të dëmtuarve 5. Hartimi i Pyetësorit 6. Intervista 7. Përpunimi i të dhënave, vlerësimi dhe analizimi 8. çështje Etike 9. Mbledhja e të dhënave dhe dokumentimi Vlerësimi i sondazheve të përfunduara Ai përmban gjithashtu sondazhe për biznesin dhe çështje të korrupsionit

Puna Statistikore e KB në Rajone të Veçanta ZKBDK menaxhon nje program të CARDS-it për të ndihmuar vendet në tranzicion në Evropën JL për të përmirësuar statistikat e tyre mbi krimin dhe drejtësinë Programi mbulon vendet si Kosova, Bosnia & Hercegovina, Shqipëria, IRY e Maqedonise, & Mali i Zi Më shumë detaje mund të gjenden në faqen e Internetit të ZOKBDK http://www.unodc.org/southeasterneurope/en/cards-phase-1.html Së pari, u krye studimi se për çfarë kishte nevojë. Pastaj u përgatitën udhëzimet. Së fundmi, po ofrohet trajnimi në çdo vend nga specialistë të statistikës. ZKBDK drejton një program te quajtur “Të dhëna per Afrikën’ duke ofruar trajnime statistikore, grante për sondazhe dhe udhëzime

Banka Botërore – Përmbledhje e SPSHDH Që nga 2004 - 2010 Banka Boterore menaxhon një program për vendet anglisht-folëse të Afrikës, i quajtur “Sistem i përgjithshëm për shpërndarjen e të dhënave (SPSHDH), pjesë e së cilësh janë krimet, drejtësia dhe siguria. Ky program përfshinte ëorkshope, vizita nga statesticien dhe specialist të informatikës, raporte për progresin dhe rekomandime për të ardhmen. Qëllimi ishte për të përmirësuar mbledhjen, prezantimin dhe përdorimin e statistikave mbi krimin dhe drejtësinë. Kenia, Mauritania, Seichelles dhe Tanzania Një përmbledhje e konluzioneve përfundimtare te këtij programi mund të gjenden në faqen e internetit: http://siteresources.worldbank.org/SCBEXTERNAL/Resources/REPORT_Justice_Security_Closing_workshop.pdf

Produktet e SPSHDH SPSHDH faza II, prodhoj një numër të madh materialesh, që përfshinin raporte për situatën statistikore në secilin vend: Kenia, Mauritania, Seychelles dhe Tanzania, si dhe të Namibisë, e cila e plotësojë pjesërisht programin. Ka gjithashtu raporte të workshopeve dhe materiale të tjera me vlerë per vendet që janë të interesuar për të zhvilluar punën e tyre me statistikat për krimet dhe drejtsinë. Të gjitha këto materiale mund të gjenden në faqen e BB si: http://web.worldbank.org/wBSITE/EXTERNAL/DATAST ATISTICS/SCBEXTERNAL/0,,contentMDK:21723005~pa gePK:229544~piPK:229605~theSitePK:239427,00.html

Marrëveshjet Dypalëshe Këto përfshijnë ato marreveshje kur një vend ndihmon një vend tjetër për të zhvilluar statistikat e tij MB është duke ndihmuar Abu Dabin, një vend shumë i pasur i Gjirit, për të zhvilluar statistikat për krimin dhe drejtësinë. Abu Dabi ka një një infrastukturë moderne të TI por nuk ka traditë në mbledhjen e statistikave ose në përdorimin e tyre për politikë-bërje ose për operacione. Krimi është një veçori i një situate të pazakontë demografike (85% e popullatës janë jo-shtetas) Projekti është i lokalizuar brenda një ambjenti trajnimi të përgjithshëm për policinë.

Kërkesat për statistika për krimin nga agjenci ndërkombëtare dhe të tjera Organizatat kryesore që kërkojnë, herë pas here, të dhëna mbi krimin dhe drejtësinë janë: Sondazhi i KB për Tendencat e Krimit, i cili kryet çdo 3/4 vjet dhe është tani në herën e 10. Mbledhja e të Dhënave për mbi 40+ vende të Evropës nga ekipi që prodhon Permbledhjen Dokumentare Statistikore Evropiane për Krimin dhe Drejtësinë. Ky përgatitet çdo 3/4 vjet dhe është tani në radhën e 4. Mbledhja e të dhënave për viktimizimin nëpërmjet sondazheve ndërkombëtare për Viktimizimin ndaj Krimit. Kjo është bërë 4 herë në periudha të ndryshme që nga 1990. Eurostati mbledh të dhëna mbi statistikat e policisë për krimin dhe statistikat për burgjet. Slided e tjera do ti trajtojnë këto mbledhje të dhënash një e nga një.

Sondazhi i KB per Tendencat e Krimit Mbledh të dhëna për incidentet kriminale të raportuara dhe funksionimin e drejtësisë penale Një pyetësorë në EXCEL i dërgohet secilit vend duke kërkuar informacione për krimin, policinë,prokurorinë, gjykatat, shërbimin e provës dhe burgjet. Kopje të pyetësorit për herën e 11 të sondazhit mund të gjenden në : http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/crime_survey_eleventh.html Pjesa themelore e pyetësorit gjendet në 11 fletë (7 për policinë, 1 prokurorinë, 1 gjykatat, 2 burgjet) 4 fletë përsëriten çdo 3 vjet për Trafikimin, korrupsionin dhe dënimin. Ka edhe një fletë për trafikimin e veprave të kulturës.

Përmbledhje Dokumentare Evropiane per Statistikat mbi Krimin e Drejtësinë Penale Permbledhja përfshin të dhëna për krimin dhe drejtësinë për 40-45 vende, duke përfshirë BE dhe vendet e Evropës JL si Bosnja. Ai gjithashtu përmban shpjegime për përkufizimet dhe procedurat statistikore të cilat qartësojnë statistikat e përfshira në raport. Një pyetësor hartohet në Anglisht/Frengjisht dhe i dërgohet një pike korresponduese në secilin vend Evropian: zakonisht i lidhur me ministritë e drejtësisë dhe jo me Zyrat Statistikore. Detajet për metodologjinë dhe mbledhjen e të dhënave mund ti gjeni në: http://www.europeansourcebook.org/

Sondazhi Ndërkombëtar për Viktimizimin ndaj Krimit (SNVK) SNVK është një sondazh për viktimizimin në vende të ndryshme. Eshtë më pak formal se shumë sondazhe të tjera dhe duket se kryet nga një grup i specializuar në mbledhjen e të dhenave me anketim kryesisht nga vendet e Evropës Veriore. Megjithatë, vende nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në varësi të burimeve të tyre. Hartohet një pyetësor që mund të përdoret nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në sondazh: metodologjia përshkruhet, megjithëse jo të gjitha vendet i përmbahen rigorozisht metodologjisë. Vendet kërkohen që të anketojnë relativisht një numër të vogël viktimash potencialë, ndoshta 1,000+ për të treguar përvojën e tyre mbi krimin gjatë 12 muajve të fundit.

SNVK (Vazhdim) Detajet për sondazhin e fundit, e cila ishte e pesta, mund ti gjeni në http://english.wodc.nl/onderzoeksdatabase/icvs-2005-survey.aspx?cp=45&cs=6796 Mbulohen viktimizimet e mëposhtme: Çdo krim i zakonshëm Krimet e lidhura me mjetet motorike Vjedhje me thyerje dhe të tjera vjedhje Krimet seksuale?/Contact crimes Krime jo-konvencionale Tendencat dhe krahasimet me krimet e regjistruara mbulohen gjithashtu siç mbulohen edhe çështjet te metodologjisë. Publikuhet informacion edhe për Friken ndaj krimit Masat e sigurisë Qëndrimin e Publikut për zbatimin e ligjit

Mledhja e të dhënave nga EuroStat-i Të dhëna të mbledhura nga specialist të statistikës të caktuar nga Drejtoritë e Statistikave Sociale (kryesisht nga Zyrat për Statistikat Kombëtare) Mbulimi BE-27: Vendet Kandidate/potenciale: Shqipëria, Bosnja, ME, RS, XZ Zona Evropiane e Tregtise se Lire/ Zona Ekonomike Evropiane (EFTA/EEA): Islanda, LI, Novergjia, Zvicra Australia, Kanadaja, Japonia, Zelanda e Re, Federata Ruse, SHBA, Afrika e Jugut

Detaje të Mbledhjes Të dhënat kërkohen nga specialistët kombëtarë çdo vitë në nëntor Të dhënat mblidhen për vitin kalendarik paraardhës Afati për dërgim - 1 muaj Të dhënat janë të disponueshme brenda dy muajsh që mblidhen Raporti publikohet 2 muaj mbas afatit

Përkufizimet e EuroStat-it për llojet e krimeve Krime Totale: vepra penale kundër kodit penal. Vepra penale më të lehta (kundravajtjet) zakonisht përjashtohen. Vrasje: Vrasje me dashje e një personi, duke përfshirë vrasjen nga pakujdesia,eutanazia dhe vrasja e foshnjeve. Vdekja si pasoje drejtimit te pakujdesshëm te automjetit, si dhe abortet dhe dhënia ndihme për të kryer vetvrasje përjashtohen. Vrasje e mbetur në tentativë përjashtohet gjithashtu. Në ndryshim nga veprat e tjera penale, njësia matëse për vrasjet është viktima. Krime dhune/sulm fizike: dhunë kundër personit (dhunë fizike), vjedhje me dhunë ose me kërcënim dhune) dhe veprat penale seksuale (duke përfshirë përdhunimin dhe dhunën seksuale). Vjedhje me dhunë: Vjedhja e një personi duke përdorur forcë ose me kërcënim force, duke përfshirë rrëmbimin e çantave dhe vjedhje me dhunë. Vjedhja e xhepave, dhe kërcënimi ose shantazhi për dorëzimin e pasurisë përgjithësisht nuk janë të përfshira.

Përkufizimet e EuroStat-it për llojet e krimeve II Vjedhje me thyerje: sigurimi i aksesit në një banesë duke përdorur forcë për të vjedhur sende. Vjedhja e mjeteve motorike: Përfshin të gjitha mjetet tokësore me motor që punojnë në tokë dhe që përdoren për të mbajtur njerëz (duke përfshirë makinat, motoçikletat, autobuzët, kamionët, dhe automjetet e ndërtimit dhe bujqësorë) Trafikimi i lëndëve narkotike: Posedim i paligjshëm, kultivimi, prodhimi, furnizimi, transportimi, importimi, eksportimi, financimi etj, i operacioneve për lëndët narkotike, jo vetëm ato që lidhen me përdorim vetjak.

Të dhëna të tjera që mblidhen nga Eurostat-i Numri i oficerëve të policisë: Të gjitha gradat e oficerëve të policisë duke përfshirë policinë kriminale, e trafikut, e kufirit, xhandarmarinë, policine me uniform, city guard??, policine bashkiake. Nuk përfshin personelin civil, punonjësit e doganës të tatimeve, policinë ushtarake dhe policinë e shërbimit sekret, oficerë me kohë të pjesshme, punonjës policie në rezervë për detyra të veçanta, kadetët, dhe policine e gjykatave. Numri i të Burgosurve: Numri total i të burgosurve madhor dhe minoren (duke përfshirë edhe ata në paraburgim) deri në 1 shtator. Duke përfshirë edhe autorët që mbahen në ambjentet e Administratës së Burgjeve, ambjente të tjera, instituciuone për të mitur, institucione për personat me varësi ndaj drogës, dhe në spitale psikitrike ose të tjera. Përjashtohen të burgosur jo kriminal që mbahen për qëllime administrative (p.sh. Njerëz që mbahen deri në përfundim të hetimit të statusit të tyre të migracionit).

Mbledhja e Statistikave të krahasueshme ndërkombëtarisht Një pyetje e vazhdueshme që bëhet është se si një vend i caktuar është në krahasim me një vend tjetër në fushën e drejtësisë dhe krimit: është numri i vrasjeve më e madhe? Sa vjedhje me dhunë janë kryer? Sa përdhunime kanë ndodhur? Sa i shtrirë është korrupsioni? A ka mfjaftueshëm punonjës policie në një vend të caktuar? Sa njerëz ka në burgje? Slidet e tjera përmbledhin të dhëna që rregullisht janë në përdorim të qeverive, biznesmenëve, dhe organizatave ndërkombëtare.

Përmbledhje Botërore e Burgjeve Përmbledhja Botërore e Burgjeve është iniciativa e një institucioni akademik, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Burgjeve, të Universitetit të Londrës në Angli. . Materiali mund të gjendet në faqen e internetit të Përmbledhjes Botërore të Burgjeve: http://www.kcl.ac.uk/depsta/law/research/icps/worldbrief/ Informacioni sigurohet për treguesit kryesorë të burgjeve nga kontaktet, kryesisht nga shërbimet penitenciare të vendeve. Të dhënat paraqiten në mënyrë të thjeshtë, kështu që kuptohen lehtë. Prodhimi tipik për një vend mund të gjendet (për Tanzaninë) në: http://www.kcl.ac.uk/depsta/law/research/icps/worldbrief/wpb_country.php?country=48 Materiali ka mbulim shumë të gjërë gjeografik ku pothuajse çdo vend në botë i përgjigjet pyetjeve.

Sondazhi i KB për Tendencat e Krimit Mbledhja e këtyre të dhënave u përmend në Slidet 16 dhe 17. Materiali publikohet në EXCEL për çdo herë të sondazhit: http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/crimedata.html Jo të gjithë vendet i përgjigjen pyetësorit kështu që rezultatet janë me përzgjedhje. Megjithatë, për ato vende që përgjigjen të dhënat gjenden lehtë dhe ato vende që nuk përgjigjen identifikohen. Përgatiten me raste raporte kërkimore në një format më të lexueshëm p.sh., shiko Raportin Global mbi Krimin dhe Drejtësinë në: http://www.uncjin.org/Special/GlobalReport.html

Publikime të ZKBDK Ka 4 publikime seri të ZKBDK për statistikat dhe çështje të lidhura me to: Seritë e sondazheve te viktimizimit ndaj krimit që janë kryer për disa vende Afrikane. Mund të shkarkohen falas nga: http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/Data-for-Africa-publications.html Studime specifike për drogat dhe krimin të cilat mund të shkarkohen falas nga http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/Studies-on-Drugs-and-Crime.html?ref=menuside Një bazë të dhënash e plotë për drogat e sekuestruara në vendet raportuse që mund të shkarkohet falas nga: http://www.unodc.org/unodc/en/data-and-analysis/Research-Database.html?ref=menuside Studime mbi çështje globale të krimit: p.sh., raporti i fundit mbi krimin e organizuar global që mund të shkarkohet falas nga: http://www.unodc.org/unodc/en/frontpage/2010/June/international-criminal-markets-have-become-major-centres-of-power-unodc-report-shows.html?ref=fs0

Publikimet e Eurostat-it Një buletin vjetor mbi Statistikat Evropiane të krimit në: http://epp.eurostat.ec.europa.eu/cache/ITY_OFFPUB/KS-SF-08-019/EN/KS-SF-08-019-EN.PDF

Të dhënat për Vrasjet në vendet e Evropës JL