Hyrje ne rrjete.

Slides:



Advertisements
Similar presentations
Rruga për ahiret nuk kalohet me këmbë, por me zemër.
Advertisements

Algjebra Relacionale & SQL
CILET SOFTVER I KENI TE INSTALUAR NE SISTEMET KOMPJUTERIKE TE JUAJA
Lenda : Kontabiliteti Financiar
Multimedia Leksion 1.
SHMU-2 VUSHTRRI Punim Seminarik Lënda:Informatikë Tema:Kartela Grafike
Hardware: Pajisjet Input, Processing dhe Output
Arkitektura baze e aplikacioneve web Hyrje ne PHP
Telekomunikimi dhe Rrjetat
SH.M.U-2 Lënda:Informatikë Tema:Sistemi operativ (Windows 8)
Bridging, Switching, dhe Routing
Universiteti Shtetëror i Tetovës Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore Departamenti i Informatikës PROGRAMIM.
Bazat e Windows Server 2008 R2 Leksion 1 Frida GJERMENI www
Sherbimet Esenciale Moduli 5.
Sherbimet e fileve dhe printimit
Softueri i ndërmarjeve
Universiteti i Prizrenit
Menaxhimi I Hapesires ruajtese
Punuar nga: Granit Bjarami
Android.
SHMU-2 Punim Seminarik Lënda: Informatikë
Sh.M.U’’2’’ Lënda:TIK Tema:Viruset dhe antiviruset
Sistemet Operative (Operating System)
SHMU-2 Vushtrri Punim seminarik Lënda : Informatikë Tema : Windows 7 Klasa : IX Punuar nga : Petrit Mavriqi Vushtrri , 2014.
SHMU-2 Punim Seminarik Lenda:Informatike Tema:Sistemet Operative
Tema: Softueri sistemor(sistemi operativ) Lënda: Teknologji Punoi: Blerina Jashari Arsimtar: Muhamer Ujkani Klasa:lX-9.
SHMU-2 Vushtrri Punim seminarik Lënda: Informatikë Tema: Rjetet informative Klasa IX-2 Punuar nga: Argjent Abdurrahmani Erëza Mejzini.
Viruset dhe antiviruset kompjuterike
Tema:Crossover Cable Nxënësi:Amir Sadiku Arsimtari:Muhamer Ujkani
Sherbimet me te zakonshme te rrjetit ne Windows dhe Aplikacione
MICROSOFT OFFICE WORD 2003.
Raportimi I fitimit dhe gjendjes financiare
Lenda : Kontabiliteti Financiar
MS POWERPOINT PREZANTIMET.
Arsimtar:Muhamer Ujkani
Universiteti AAB Programi: PSIKOLOGJI STATISTIKE T-testi Për grupet e pavarura Për grupet e varura Dr.sc. Merita Shala.
Tema: Viruset dhe Antiviruset Sh. m
Rrjetat e kompjuterave
Menaxhimi i perdoruesve dhe grupeve
SH-M-U-2 Kl.9/4 Valon Ibishi Lënda:Informatikë Tema:Programi Excel Arsimtar:Muhamer Ujkani Vushtrri,2014.
Interneti, Intraneti, Ekstraneti
Pune me projekt Tema: Zgjidhja e problemeve nepermjet aplikimit te patches, updates dhe services packs. Punoi: xhensila cela.
Agregatët monetarë Ekzistojnë agregatë monetarë të ndryshëm që përfaqësojnë masa sasiore të ofertës agregate të parasë në një vend. Agregatët monetarë.
I Love my family!!!.
Ms Word 2003.
SH.M.U 2 Vushtrri Sistemet operative te Winows XP Muhamer Ujkani
INTEGRIMI I GIS NE APLIKIMET WEB
Punuar nga : Granit Bajrami
Targetimi i elementeve specifike
E Drejta e Procedures Penale
Makinat Virtuale.
Si mjet komunikimi Ligjerata 4
Degëzimet.
TIK 12 – Prof. Blerand Koshi
Te kuptojme “Active Directory”
PAJISJET E RRJETIT.
Sistemet e Shfrytëzimit në rrjeta.
Te kuptojme “Active Directory”
TIK 11 – Prof. Blerand Koshi
Mjetet e komunikimit në rrjete
Modeli OSI protokollet e rrjetit
Modeli OSI protokollet e rrjetit
Degëzimet.
Siguria e rrjetave.
Cfare eshte EMD? Electronic Miscellaneous Document (EMD) eshte metoda elektronike standarte qe do te perdoret tashme per shitjen dhe menaxhimin e sherbimeve.
Unazat FOR.
Portet e kompjuterit Erza Ajeti IX-2
Leksioni 5-6 Frida GJERMENI
Ms Word 2003.
KOMUNIKIMI ME KOMPJUTER -Interneti.
Presentation transcript:

Hyrje ne rrjete

Rrjeti Kompjuterik Rrjeti eshte nje grupim prej dy ose me shume sistemesh kompjuterike te lidhur me njeri-tjetrin, te cilet mundesojne perdorimin e perbashket te : Dokumentacionit Burimeve Sherbimeve

Rrjeti kompjuterik ka dy aspekte : Hardware Software Rrjeti kompjuterik ka dy aspekte :

Hardware Pjesa Hardware e rrjetit eshte teresia e komponenteve fizike qe mundesojne ndertimin e rrjetit kompjuterik. Hardware mundeson lidhjen fizike te sistemeve kompjuterike se bashku.

Hardware perbehet nga dy komponente : Sistemet kompjuterike : - Server - Klient (nyje) Mjetet e komunikimit : - Lidhjet kabllore - Lidhjet Wireless

Nyje quhen kompjuterat në një rrjet, te tille si workstation ,Personal Computer (PC).   Server quhen kompjuterat e fuqishem dhe pajisjet qe  menaxhojne burimet (disk drives, printera , trafik rrjeti) ne  një rrjet.

SOFTWARE Pjesa Software e rrjetit mundeson komunikimin midis sistemeve kompjuterike

Klasifikimi i rrjeteve bazohet ne karakteristikat e mëposhtme : Hapesira gjegrafike qe mbulojne Arkitektura Menyra e perpunimit te informacionit Topologjia Protokolli

Klasifikimi i rrjeteve bazurar mbi hapesiren gjeografike qe mbulojne : local-area networks (LANs) wide-area networks (WANs)  campus-area networks (CANs) metropolitan-area networks MANs) home-area networks (HANs)

LAN Një rrjet kompjuterik ne pronësi te një organizate apo grupi individësh qe zakonisht shtrihet brenda një ndërtese, grupimi ndërtesash apo “campus”.

Distance Performance Menaxhim LAN mbulon hapesiren e nje godine apo grupimi godianash, per shkak te kufizimeve ne : Distance Performance Menaxhim

Avantazhet e LAN-it Kursejne kohe si pasoje e bashkepunimit te punonjesve nepermjet rrjetit . Ulin shpenzimet si pasoje e centralizimit te pajisjeve dhe shfrytezimin e tyre nepermjet rrjetit. Ofrojne Nivel sigurie per perdorimin e te dhenave ne rrjet.

WAN-et WAN ndërlidh dy ose më shumë LAN-e nëpërmjet : Fibres optike Teknologjise wireless. Kur largësitë janë shumë të mëdha përdoren edhe ndërlidhjet satelitore.

Wireless Personal Area Networks (WPAN). WPAN eshte nje rrjet personal Wireless ne distanca te vogla , qe sherben per te lidhur pajisje te perqendruara në hapësire punes te nje personi te vecante. WPAN quhen gjithashtu edhe rrjete wireless per distanca te vogla.

Kjo topologji perdoret per lidhjen e pajisjeve kompjuterike Mobile Kjo topologji perdoret per lidhjen e pajisjeve kompjuterike Mobile. Shembull mund të jetë lidhja e një laptopi me një PDA, për të sinkronizuar një libër adresash. Për shkak të afrimitetit të pajisjeve, në rrjetat WPAN përdoren pajisje me valë të shkurtra, sic jane : Bluetooth Infrared.

Peer- to - peer Klient / server. ARKITEKTURA Arkitektura i referohet menyres se si komunikojne komjuterat. Kemi dy arkitektura bazë mbi të cilat mund të bëjmë zgjedhjen tonë: Peer- to - peer Klient / server.

Arkitektura që do të zgjidhni për një rrjet varet nga faktorë të ndryshëm: Qellimi i perdorimit te rrjetit. Numri i personave do te përdorin rrjetin. Kërkesat e klientit që kërkon ndërtimin e rrjetit.

Rrjeti Peer-to-Peer Rrjeti peer-to-peer nuk ka server të dedikuar dhe të gjithë pjesëtarët e rrjetit (workstations) konsiderohen të njëjtë. Roli i tyre mund të variojë nga server në klient në varësi të shërbimit të kërkuar nga ai. Është një sistem i përshtatshëm për biznese të vegjël apo rrjete shtepiake.

Ai është nje model i decentralizuar, i cili nuk ofron : ruajtje qëndrore të të dhënave kontroll te përqendruar mbi aksesimin e dokumentacionit apo përdorimin e burimeve të rrjetit. Çdo sistem mund të bëjë “share” burimet e tij,po ashtu dhe të aksesojë burimet e sistemeve të tjera.

Termi i Microsoft për rrjetin peer-to-peer është workgroup. Këto rrjete zakonisht janë të përbërë nga një numër më të vogël se 10 sisteme. Rrjetet Peer-to-peer janë më të lirë dhe më të lehtë për tu implementuar se rrjetet klient/server, duke i bërë ata zgjidhjen ideale për ambiente ku përdoruesit nuk përbëjnë problem.

Disavantazhet Mungesa e një administrimi të centralizuar, që do të thotë se duhet ndërhyre në çdo sistem për të kryer konfigurime te : llogarive te përdoruesve elementeve të sigurisë Mungesa e nje ruajtje qendrore të të dhënave vështirëson: aksesimin e te dhenave back up-in e skedareve. Nuk punon mirë me nje numër të madh pajisjesh.

Rrjeti Klient / Server Modeli i rrjetit Klient/Server është padyshim modeli më i përhapur dhe më i preferuari kur bëhet fjalë për të punuar në ambientet e botës reale.

Modeli Klient/Server centralizon menaxhimin e të gjithë rrjetit, si : Menaxhimin e përdoruesve Sigurinë Proçedurat e backup-it. Aksesimin e burimeve ne rrjet

Dizavantazhet Një rrjet klient/server zakonisht kërkon personel të specializuar për të implemetuar dhe menaxhuar rrjetin. Kjo dhe kostoja e hardware-ve dhe software-ve shtesë që nevojiten e rrisin koston e këtij modeli.

Shërbimet qe mund të ofrojnë Serverat do të varen nga roli i tyre në rrjet. Klasifikohen : Server për ruajtje të dhënash Servera që kanë të instaluar aplikime software të rëndësishëm Serverat web Serverat “Directory”

Server për ruajtje të dhënash (printime) Karakteristikat e ketyre serverave janë: Kapacitet i lartë memorje Aftësi të mëdha ruajtëse në hard disqe Disa mikroprocesorë Buset e sistemit me shpejtësi të lartë

Karta rrjeti të shpejta Burime ushqimi shtesë Prania e listave të aksesit (access control list ACL) për të kontrolluar mënyrën e aksesimit të të dhënave në server.

Servera që kanë të instaluar aplikime software të rëndësishëm dhe të shtrenjtë : Aplikimin e-mail server Programe aplikimi baze të dhënash

Serverat web Jane servera të dizenjuar për të publikuar informacionin e faqeve web të bizneseve apo organizatave per : te gjithë përdoruesit e internetit përdorim të kontrolluar për grupime përdoruesish.

Serverat “Directory” Permbajnë një database, të njohur si “directory database “, me te dhenat mbi : listën e përdoruesve (user accounts) që kanë të drejtë të aksesojne rrjetin objekte , te tille si printera apo fakse. Kontrolli kryhet gjatë procesit “log on” me ane të nje username dhe password.

Sistemet Kliente Kompjuterat Kliente jane dy tipesh: PC Workstation te cilet ekzekutojne aplikacionet

Klienti lidhet me serverat . Kerkon nga serveri te dhena per burimet , te tille si skedare , pajisje U paraqet te dhenat perdoruesve te tij.

Perpunimi informacionit Kemi dy menyra te perpunimit te informacionit ne rrjet : Perpunim te qenderzuar Perpunim te shperndare

Përpunimi i qendërzuar Në modelin e qendërzuar një pajisje qendrore siguron edhe mbajtjen e informacionit edhe fuqinë e përpunimit të klientëve të rrjetit . Asnjë përpunim apo ruajtje të dhënash nuk realizohet nga nyjet e rrjetit. Ky model rrjeti në përgjithësi shoqërohet: Server të fuqishëm (mainframe) Shumë terminale të hapur Këto mjedise rrjeti janë shumë të rralla por vazhdojnë të ekzistojnë ende.

Përpunimi i shpërndarë. Ne modelin e shpërndarë fuqia e përpunimit shpërndahet ndërmjet nyjeve të rrjetit dhe serverit. Rrjetat më moderne përdorin rrjetin e shpërndarë, ku nyjet mbajnë përgjegjësi në përpunimin e informacionit.

Fizike Topologjia Logjike. Topologjia ka të bëjë me formën ose  paraqitjen e rrjetit.  Topologjite janë : Fizike  Logjike.  

Topologjia fizike Topologjia fizike i referohet menyres se si jane shpërndare apo lidhur elementet fizik te rrjetit, si: kabllo, kompjutera apo pajisjeve të tjera. Topologjia fizike tregon shpërndarjen e rrugëve ne te cilen levizin te dhenat .

Topologjia Logjike Topologjia Logjike tregon mënyren se si komunikojnë kompjuterat, se si duhet të lëvizin të dhënat nëpër rrjet me qellim që të mos ketë pengesa apo përplasje. Mënyra e komunikimit qe perdorin kompjuterat ne rrjet kontrollohet nga protokollet.

Tipet me të përhapura të Topologjive Fizike BUS RING STAR MESH HIBRIDE WIRELESS

Topologjia BUS Të gjitha pajisjet janë të lidhura me të njëjtën shtyllë komunikimi , e cila mban edhe të dhënat. Trafiku i gjeneruar nga çdo kompjuter udhëton nëpër linje ne te dyja drejtimet dhe merret nga çdo kompjuter tjetër. Kjo mënyrë përdoret vetëm për një rrjet të vogël deri në 5 PC, pasi sa më shumë PC të jenë lidhur aq më shumë rritet trafiku që transportohet nga shtylla, aq më shumë zvogëlohet performanca e marrjes së të dhënave.

Është një teknologji e thjeshtë për tu instaluar dhe nuk kërkon pajisje speciale për të lidhur sistemet . Te dy skajet e lidhjes qëndrore përfundojnë me një terminator, i cili absorbon sinjalin kur arrin ne fundin e linjës , me qellim qe te eleminoje reflektimin e tij dhe krijimin e gabimeve dhe interferencave.

Disavantazhi kryesor është që një dëmtim i lidhjes kryesore do të nxjerrë të gjithë rrjetin jashtë funksionimit. Komjuterat në kete topologji janë pajisje pasive, pasi nuk janë të përgjegjshme për rigjenerimin e sinjalit. Mosfunksionimi i ndonje prej tyre nuk do të ketë efekt mbi pjesën tjetër të rrjetit.

Topologjia RING Në këtë topologji kompjuterat janë të lidhur të gjithë në një kabëll rrethor. Ndryshe nga BUS këtu nuk kemi pika fillestare apo fundore të rrjetit. Transmetimi realizohet në formë unazore.

Një “token i lire “ udhëton në unazë deri në momentin kur nje nga pajisjet kërkon linjën për transmetim. Pajisja kap token dhe bashkangjit informacionin tek ai. Pastaj e lejon ate te vazhdoje udhetimin rreth unazes. Token sherben si nje etikete . Per cdo rrjet ka vetem nje token , prandaj nuk eshte e mundur qe dy pajisje te transmetojne ne te njejten kohe.

Sinjali udhëton përreth unazës në një drejtim të caktuar duke kaluar nëpër secilën nyje të sistemit. Çdo komjuter do të marrë sinjalin dhe e kontrollon nëse është apo jo i destinuar për të. Nëse po, ndryshon formatin e frame-it dhe mban një kopje të sinjalit.

Kur ky format i ndyshuar arrin në pajisjen që nisi informacionin ai e lëshon në linje përsëri “token e lire”. Nëse informacioni nuk është i destinuar për nyjen ajo e rigjeneron sinjalin dhe e dërgon përsëri në linjë deri sa sinjali të arrije nyjen destinacion.

Implementimi më i përhapur unazë është rrjeti Token Ring. Me zhvillimin e teknologjisë doli në qarkullim edhe topologjia me unazë të dyfishtë. Kjo lejonte shkëmbimin e të dhënave nëpërmjet dy unazave, secila në drejtime të kundërta. Kjo lejon jo vetëm më shumë të dhëna të transmetohen në rrjet, por lejon edhe redondancën. Redondanca është përdorimi i një sistemi dytësor identik me të parin që mund të ofrojë shërbimin, në rast se sistemi parësor del jashtë funksionimit.

Topologjia STAR Kjo është një nga topologjitë me të përdorshme nëpër rrjeta të ndryshme zyrash apo familje, pasi : Kosto me te ulet në krahasim me topologjinë ring. Lehtësi në riparim defektesh. Nëse një prej kompjuterave prishet atëherë rrjeti vazhdon të jetë në rregull. Disavatazhi kryesor i tij është që nëse prishet Switch-i që realizon lidhjen, atëherë prishet i gjithë rrjeti.

Topologjia Mesh Në këtë topologji një kompjuter është i lidhur me çdo komjuter tjetër me anë të kabllove të veçantë. Kjo siguron rrugë të bollshme komunikimi, kështu që evitojmë problemet nga mosfunksionimi i ndonjë kompjuteri të veçantë. Kjo topologji nuk përdoret në rrjetat fizike te sotem pavarsisht avantazheve të saj, pasi ka një kosto shumë të madhe, por mund të përdoret në rrjetat Wireless.

Teknologjitë Hibride Për një rrjet është e zakonshme të aplikohet një topologji e përzier apo hibride. Më e përhapura është forma star-bus në të cilën një numër pajisjesh të lidhura në yll lidhen me linjën kryesore.

Star-ring Një topologji tjetër hibride është star-ring. Star-ring duket si një topologji yll por funksionon sipas topologjisë ring. Shembull është arkitektura Token Ring ku përdoret “hub” si pajisje qëndrore por lidhjet e brendshme të pajisjeve (nyjeve) formojnë unazë.

Topologjia Wireless Disa nga topologjitë më të njohura janë: Independent Basic Service Set (ad hoc) Infrastructure Basic Service Set Extended Service Set AP Repeaters (perseritesat e Access Point) Mesh

Ne do të trajtojmë dy nga topologjitë kryesore wireless: Infrastructure Basic Service Set apo topologjinë e menaxhuar . Independent Basic Service Set (ad-hoc) ose topologjinë e pamenaxhuar. Ndërsa të tjerat, duke qenë se janë zgjerime po i paraqesim nëpërmjet figurave shembull:

Topologjia Wireless Infrastrukturë Është teknologjia që përdor më pak lidhje kabllore. Sistemi është i përbërë nga transmetues që njihe si “cell” apo pika aksesi “Wireless Access Point” që transmetojnë apo që shpërndajnë me anë të radiovaleve informacionin në hapësirë në formë sferike. Zona e mbulimit mund të përfshijë disa ambiente të brendshme apo gjithë ndërtesën.

Pajisjet nyje të sistemit kanë njësinë “trasmiter receiver” që mundëson marrjen e informacionit dhe dergimin e informacionit të kërkuar në Access Point. Lidhja kabllore e AP me rrjetin e zakonshem LAN bën të mundur lidhjen e dy rrjetave së bashku.

Paisjet Wireless komunikojnë me LAN-in e kablluar përmes Akses Point (AP) ose wireless akses point (WAP). AP formon një ure ndërmjet një wireless-i dhe LAN-it . Të gjitha transmetimet ndërmjet rrjeteve wireless dhe LAN-it të kablluar realizohen nëpërmjet AP-it. AP nuk janë të levizshme dhe duhet të qëndrojnë të lidhur me rrjetin e kablluar, kështu qe ato bëhen pjesë e vetë rrjetit.

Në këto rrjete mund të përdoren disa AP (Extended Service Set) për të mbuluar një zonë të gjerë. Një tjetër zgjidhje wireless është përdorimi i antenave transmetuese pranë ndërtesave me qëllim që të mbulojnë ndërtesën dhe zonën përreth saj. Kjo është përzgjedhja më e mire sidomos në aplikimet “Campus” ku disa ndertesa që duhet të përfshihen në këtë rrjet ndodhen në një zonë të ngushtë gjeografike.

Ne nje infrastrukture Wireless , paisjet përdorin nje AP wireless per tu lidhir me rrjetin.

Topologjia wireless pa menaxhim-Ad Hoc Në këtë topologji pajisjet komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërmjet tyre pa përdorur një AP. Ky rrjet peer-to-peer zakonisht lidh një numër të vogël kompjuterash apo pajisjesh wireless me qellim qe te ndajnë bashkarisht skedarë dhe burime . P.sh një rrjet ad-hoc mund të jetë komunikimi i drejtpërdrejtë ndërmjet dy PC-ve të pajisura me karta rrjeti wireless.

Topologjia wireless Ad hoc nuk përdor nje IP Topologjia wireless Ad hoc nuk përdor nje IP. Të gjitha paisjet lidhen direkt me njeri tjetrin.

Perparesite e rrjeteve Wireless Përparësia kryesore e rrjeteve Wireless është mungesa e linjave kabllore. Nyjet e rrjetit dhe pajisjet e tjera kërkojnë një kartë rrjeti të vecantë të pajisur me “transmiter receiver” për të mundësuar lidhjen midis tyre dhe AP. Procesi i gjetjes së defekteve është i thjeshtë dhe zëvëndësimi i komponenteve të sistemit është i lehtë.

Disavantazhet Interferencat nga pajisje të tjera transmetuese dëmtojnë cilësinë e transmetimit të sinjalit. Efektet natyrore apo pengesat janë faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh në përzgjedhjen e topologjive wireless. Siguria e transmetimit apo e komunikimit është përsëri një disavantazh i këtyre sistemeve.