Agjenda evropiane e të nxënit për të rritur a a Aftësitë e të rriturve për të nxënit digjital 22 maj 2018 Sarandë
Përmbajtja Përse një agjendë evropiane? Karakteristikat e të nxënit të të rriturve Përfitimet e të nxënit të të rriturve Kompetencat e të rriturve
Përse një agjendë evropiane?
Përse një Agjendë evropiane? Kapërcimi i krizës ekonomike Plotësimi i nevojës për aftësi të reja Mbajtja e produktivetit të fuqisë punëtore që po shkon drejt plakjes Përfshirja sociale Qytetari aktive Sot njerëzit nuk mund të mbështeten vetëm tek aftësitë e fitura në shkollë për t’i zgjatur ato deri në fund të jetës
Përse një Agjendë evropiane? Pjesëmarrja e të rriturve në mësim ndryshon ndjeshëm në mes të vendeve të BE-së: nga 1.4% në 31.6% (2012), tendenca – e pandryshueshme Normat e pjesëmarrjes janë veçanërisht shqetësuese për të moshuarit dhe ata me kualifikime të ulëta
Përse një Agjendë evropiane? Veprimi në nivel evropian do të rrisë njohuritë mbi politikat e suksesshme do të sigurojë mbështetje dhe do të mundësojë një shkëmbim më të mirë të përvojave midis vendeve
Agjenda evropiane Të nxënit e të rriturve është pjesë thelbësore e politikës së KE për të nxënit gjatë gjithë jetës. Prioritetet e këtij kuadri politik janë: Të nxënët gjatë gjithë jetës dhe mobiliteti - realitet dhe rritje e aksesit në edukim për të gjithë Përmirësimi i cilësisë dhe eficiencës së sistemit të arsimit të të rriturve
Agjenda evropiane Promovimi i barazisë, kohezionit social dhe qytetarisë aktive përmes të nxënit për zhvillim personal Nxitja e kreativitetit dhe inovacionit te të rriturit
Karakteristikat e të nxënit të të rriturve
Çfarë është të nxënit e të rriturve? “Termi të nxënit e të rriturve përfshin të gjithë gamën e aktiviteteve të të nxënit formal, joformal dhe informal - të përgjithshme dhe profesionale – të cilat realizohen nga të rriturit pas përfundimit të arsimit apo formimit fillestar” Burimi: https://ec.europa.eu/epale/en/ëhat-epale-definition-adult-learning The 1997 Hamburg Declaration on Adult Learning, an outcome document of the 5th International Conference on Adult Education (CONFINTEA V), defined adult education as the
Çfarë është të nxënit e të rriturve? “Të nxënit e të rriturve përfshin të gjitha format: të nxënit formal, jo-formal si dhe të gjithë spektrin e të nxënit informal dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në një shoqëri multikulturore, në një mjedis ku njihen modelet e bazuara në teori dhe praktikë” DEKLARATA E HAMBURGUT PËR TË NXËNIT E TË RRITURVE, 1997
Çfarë është të nxënit e të rriturve? Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare mbi Arsimin e të Rriturve (CONFINTEA VI)/2009: “Arsimi dhe të nxënit e të rriturve pajisin njerëzit me njohuritë, aftësitë, kompetencat dhe vlerat e duhura për të ushtruar dhe të avancuar të drejtat e tyre dhe të marrin në kontroll fatin e tyre.” “Arsimi dhe mësimi për të rritur gjithashtu janë imperativ për arritjen e barazisë dhe gjithëpërfshirjes, për zbutjen e varfërisë dhe për krijimin e shoqërive të barabarta, tolerante, të qëndrueshme dhe të bazuara në njohuri“ (UNESCO 2009).
Të nxënit e të Rriturve-Rezoluta (2011/C 372/01) Strategjia BE 2020 Rezoluta e Këshillimit Evropian për Një Agjendë Evropiane të Rinovuar të të Nxënit të të Rriturve (2011/C372/01) të rrisë mundësitë e të nxënit për të gjithë të rriturit pavarësisht gjinisë, rrethanave personale e familjare Të zhvillojë një model të ri për të nxënit e të rriturve në Evropë Të rrisë ndërgjegjësimin tek të rriturit se të nxënit është një përpjekje e vazhdueshme gjatë gjithë jetës Të nxisë zhvillimin e sistemeve të të nxënit gjatë gjithë jetës Të garantojë ofrimin cilësor të të nxënit formal e joformal për përvetësimin e kompetencave kyçe …….
Andragogjia (Malcolm Knowles) Të rriturit kanë nevoja specifike në të nxënë! https://elearningindustry.com/6-top-facts-about-adult-learning-theory-every-educator-should-knoë
Andragogjia (Malcolm Knowles) Përvoja Koncepti personal Gatishmëria për të nxënë Orientimi drejt të nxënit Motivimi për të nxënë Nevoja për të nxënë https://elearningindustry.com/6-top-facts-about-adult-learning-theory-every-educator-should-knoë
Karakteristikat e të nxënit të të rriturve Të nxënit e e të rriturve është autonom Të nxënit e të rriturve bazohet në njohuritë dhe përvojat jetësore Të nxënit e të rriturve orientohet nga qëllimet Të nxënit e të rriturve orientohet nga domosdoshmëria / dobia / rëndësia Të nxënit e të rriturve thekson prakticitetin Të nxënit e të rriturve nxit bashkëpunimin.
Përfitimet e të nxënit të të rriturve
Përse? Përfitimet e të nxënit të të rriturve janë të vetëkuptueshme, por THELBËSORE Mirëqenie personale/shëndet Punësimi dhe tregu i punës Jeta në komunitet dhe në shoqëri Grale 2016
Përse? Të nxënit e të rriturve është një faktor balancues për mangësitë/pabarazitë e trashëguara nga arsimimi fillestar. Të nxënit e të rriturve ndikon zhvillimin ekonomik në 5, 10 apo edhe 20 vitet e ardhshme.
Çfarë do të thotë kjo për vendin tonë? Plakja e popullsisë Kualifikimi i fuqisë punëtore Revolucioni teknologjik (aftësitë digjitale) Gjithëpërfshirja/barazia sociale Qytetaria aktive
Kompetenca digjitale
Revolucioni teknologjik (aftësitë digjitale) Në një nivel evropian, shkrim-leximi dixhital – 1 nga aftësitë esenciale për të lejuar qytetarët që të ushtrojnë në mënyrë efektive qytetarinë e plotë. Megjithatë, një përqindje e gjerë e të rriturve ende nuk kanë aftësi, njohuri dhe qëndrime për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe për këtë arsye nuk shfrytëzojnë mundësitë që ato ofrojnë. Në një nivel evropian, shkrim-leximi dixhital konsiderohet sot si një nga aftësitë esenciale për të lejuar qytetarët që të ushtrojnë në mënyrë efektive qytetarinë e plotë. Megjithatë, një përqindje e gjerë e të rriturve ende nuk kanë aftësi, njohuri dhe qëndrime për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe për këtë arsye shfrytëzojnë mundësitë që ato ofrojnë. Përdorimi i TIK konsiderohet thelbësor si praktikisht, teknologjia mbizotëron të gjitha aspektet e jetës. Kjo do të thotë se pamundësia për të përdorur teknologji mund të rezultojë në një margjinalizim jo vetëm në tregun e punës, por edhe në shoqërinë civile në tërësi, domethënë analfabetisht në mënyrë digjitale
Revolucioni teknologjik (aftësitë digjitale) Përdorimi i TIK konsiderohet thelbësor, mqs teknologjia mbizotëron të gjitha aspektet e jetës. Kjo do të thotë se pamundësia për të përdorur teknologji mund të rezultojë në një margjinalizim jo vetëm në tregun e punës, por edhe në shoqërinë civile në tërësi, domethënë analfabetisht në mënyrë digjitale.
5 fusha 21 kompetenca
INFORMIMI DHE SHKRIM-KËNDIMI I TË DHËNAVE Lundrimi, kërkimi dhe filtrimi i të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale Vlerësimi i të dhënave, informacionit dhe përmbajtes digjitale Menaxhimi i të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale
KOMUNIKIMI DHE BASHKËPUNIMI Ndërveprimi nëpërmjet teknologjive digjitale Ndarja e informacionit, të dhënave dhe përmbajtes digjitale nëpërmjet teknologjive digjitale Angazhimi qytetar nëpërmjet teknologjive digjitale Bashkëpunimi nëpërmjet teknologjive digjitale Netiquette (etika digjitale) Menaxhimi i identitetit digjital
HARTIMI I PËRMBAJTES DIGJITALE Hartimi i përmbajtjes digjitale Integrimi dhe ri-procesimi i përmbajtes digjitale E drejta e autorit dhe licencat Programimi
SIGURIA Mbrojtja e pajisjeve Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë Mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies Mbrojtja e mjedisit
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE Zgjidhja e problemeve teknike Identifikimi i nevojave dhe përgjigjeve teknologjike Përdorimi në mënyrë kreative i teknologjisë digjitale Identifikimi i hendeqeve të kompetencave digjitale
FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN