Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike

Similar presentations


Presentation on theme: "Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike"— Presentation transcript:

1 Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike
(Kuadri ligjor, planfikimi dhe administrimi) Sektori i mbetjeve Eduart Cani Menaxher Programi - REC Shqipëri

2 Kuadri ligjor ndërkombëtar dhe shqiptar

3 Vështrim i përgjithshëm i plotikave Kuadri bazë i BE për mbetjet
Legjislacioni Europian për mbetjet është zhvilluar në mënyrë rrënjësore në 30 vitet e fundit. Strategjia Tematike mbi Parandalimin dhe Riciklimin e Mbetjeve (2005) e njeh mbetjen si një “sfidë mjedisore, sociale dhe ekonomike për Europianët”. Strategjia e trajton mbetjen si një mundësi ekonomike dhe si një burim për industrinë. Në 25 vende të BE, llogaritet që jenë të punësuar rreth 1,5 milionë njerëz vetëm në sektorin e riciklimit, i cili siguron një fitim rreth 100 miliardë eurosh. Instrumentat politikë që hedhin themelet e menaxhimit të këtij sektori janë Direktiva Kuadër e Mbetjeve (2008/98/EC), Direktiva për Mbetjet e Rrezikshme (94/31/EC) dhe Regullorja për Transportimin e Mbetjeve (308/2009). Këto dokumenta kuadër plotësohen me një kuadër legjislativ më të detajuar dhe specifikuar sipas kategorive të mbetjeve, si djegia, paketimi, etj.

4 Vështrim i përgjithshëm i plotikave Kuadri bazë i BE për mbetjet
Sipas Strategjisë Tematike, “objektivi i tanishëm i poltikave të mbetjeve në BE është parandalojë mbetjet dhe të promovojë ripërdorimin, riciklimin dhe ripërtëritjen duke reduktuar kështu ndikimin negativ në mjedis.” Qëllimi final mbetet “largimi i mbetjeve nga fushat e depozitimit”, dhe të arrihet “një ngjeshje më e mirë dhe marrje e energjisë nga mbetjet” si dhe “një riciklim më i mirë”. Që nga Nëntori 2008, Direktiva e re Kuadër për Mbetjet i përgjigjet këtyre ambicieve. Një nga qëllimet afat gjata të BE është që të kthehet në një shoqëri që riciklon.

5 Direktiva Kuadër e Mbetjeve
DKM nxjerr në pah faktin që “vendet antare duhet të ndërmarrin hapat e duhura për të vendosur një rrjet të përshtatshëm të integruar për pajisjet depozituese, duke u kujdesur që të përdoret teknologjia më e mirë dhe jo të kalohet në financime të pafundme.” Ky tekst përbën bazën ligjore për dizenjimin e strategjive kombëtare, të cilat kërkojnë impiante të reja më moderne, të cilat sigurojnë mbulimin e duhur gjeografik. DKM parashikon masa për mbledhjen e ndarë të mbetjeve të rrezikshme, vajrave dhe mbetjes organike. Në praktikë vendet e Europës Juglinore ku bën pjesë dhe Shqipëria, duhet të sigurojnë investime për grumbullimin dhe trajtimin e diferencuar të të gjitha burimeve të mundshme të mbetjes.

6 Planet e Menaxhimit të Mbetjeve si një kërkesë madhore e DKM
Është shumë e rëndëishme që të theksohet nevoja për hartimin e planeve të menaxhimit të mbetjeve në nivel kombëtar/rajonal dhe vendor. Kjo është direkt e lidhur me mundësinë për investime, duke qenë se për shumë nga projektet e ndihmës nga BE, prania e një plani të menaxhimit të mbetjeve është një kusht për marrjen e fondeve. Planet e menaxhimit të mbetjeve janë jetikë për arritjen e një menaxhimi të qëndrueshëm të mbetjeve. Planifikimi duhet të ndjekë një rrjedhojë llogjike dhe eficiente si në vijim: strategjia kombëtare → plani kombëtar i menaxhimit të mbetjeve → planet rajonale të menaxhimit të mbetjeve → strategjitë/planet e njësive vendore për menaxhimin e mbetjeve. Planifikimi për menaxhimin e mbetjeve Planet e menaxhimit të mbetjeve kanë si qëllim të parashikojnë : Një pëputhshmëri me politikat për mbetjet dhe arritjet e pritshme. Një paraqitje të qartë të karakteristikave të mbetjeve dhe kapaciteteve të mjaftueshme për menaxhimin e mbetjeve. Kontrollin e masave teknologjike. Një vështrim të qartë të kërkesave ekonomike dhe investuese.

7 Shqipëria Kuadri institucional dhe ligjor
Në vija të përgjitshme pak progres është bërë në sektorin e mbetjeve në Shqipëri. Përgjegjësia për hartimin e poltikave mjedisore në nivel kombëtar është e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave dhe e Ministrisë Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Të dyja ministritë janë përgjegjëse për hartimin e strategjive, përgatitjen e ligjeve dhe vendosjen e tarifave në sektorin e mbetjeve Megjithë progresin e pakët, ka disa nisma për hartimin e planeve rajonale të mbetjeve. Sipas legjislacionit në fuqi, njësitë vendore dhe rajonale janë përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve (grumbullimin, transportimin, trajtimin dhe depozitimin përfundimtar). Gjithashtu, ato janë përgjegjëse për hartimin e planeve vendore dhe rajonale për manaxhimin e mbetjeve, duke sugjeruar vendet e përshtashme për depozitimin në territorin e tyre dhe vendosjen e detyrimeve financiare. Njësitë vendore mund të nënkontraktojnë kompani për zbatimin e disa komponentëve të menaxhimit të sistemit të tyre të mbetjeve. Projekti EU CARDS 2006 “Zbatimi i planit kombëtar për përafrimin e legjislacionit mjedisor” pritet që të përmirësojë legjislacionin dhe të mundësojë kontroll të efektshëm të menaxhimit të mbetjeve urbane. Ndërkohë që një komponent i këtij projekti është që të zhvillojë kapacitetet insitucionale të MMPAU.

8 Strategjitë dhe planifikimi

9 Rajonalizimi Planifikimi i një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve është një sfidë më vete, pasi nuk ka një përcaktim të unifikuar për rajonin. Megjithatë, shtrirja e rajoneve të menaxhimit të mbetjeve duhet të jetë në një rreze, e cila mundëson vendosjen e zgjidhjeve teknologjike, që sigurojnë ekonomi shkalle financiarisht të qëndrueshme. Rajonalizimi i menaxhimit të mbetjeve varet shume nga struktura gjeografike dhe topologjike e zonës së projektit, e cila influencon në kostot operacionale për fushat rajonale të mbetjeve.

10 Përshtatjet institucionale
Rajonalizimi kërkon një formë të përshtashme institucionale, në mënyrë që të sjellë nën të njëjtën ombrellë të gjithë të interesuarit për përdorimin e tij. Brenda një rajoni është shumë e rëndësishme që të ngrihen strukturat organizative, të cilat do të mundësojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin e infrastrukturës. Në veçanti, duhet të idetifikohen mekanizmat e duhur, të cilat do të mundësojnë kapitalin e duhur. Sfida kryesore është që të arrihet vendosja e tarifave, kostove operacionale, pajisjet e mundshme për grumbullimin e mbetjeve dhe përshtatja e veprimtarisë së përditshme të ndërmarrjve nën një sistem të qëndrueshëm të integruar, i cili funksionon nën parimet e përgjithshme në të gjithë zonën. Modelet institucionale të rajonalizimit mund të marrin format e mëposhtme: Bashkitë mbajnë kompaninë e tyre të shërbimit. Një kompani e vetme është përgjegjëse për të gjithë sistemin e grumbullimit. Bashkitë mbeten përgjegjëse për sistemin e tyre të brendshëm të grumbullimit, në zonat e banuara, ndërkohë që mundësojnë transportimin ndërmjet zonave të banuara dhe fusha e depozitimit administrohet nga një kompani tjetër. Një kombinim i këtyre të mësipërmeve.

11 Planifikimi strategjik për NjQV-të
Planifikimi strategjik është një proces gjatë të cilit një Njësi përcakton strategjinë e saj, ose drejtimet kryesore të punës për një periudhë shumëvjeçare dhe ndërmerr vendimet e duhura për masat që duhet të ndërmerren. Strategjitë përmbajnë qëllime specifike për tu arritur; burimet e nevojshme, të tilla si kapitali dhe aftësitë njerëzore; dhe afate kohore. Zgjidhja e shumë problemeve që hasin Njësitë me mbetjet, kërkon një shtrirje kohore në më shumë se një vit. Shumë nga investimet e parashikuara do të kërkojnë më shumë se 3 apo 4 vite. Nevojat për burime në zbatimin e të gjitha masave janë të mëdha, kështu jo të gjitha masat mund të zbatohen në vetëm një vit. Disa nga ndryshimet organizative apo tarifave kërkojnë zbatim gardual shumë-vjeçar. Pak a shumë Njësitë ndërtojnë plane. Disa përgatisin plane strategjike, ndërkohë që të tjera përgatisin vetëm plane vjetore masash. Megjithatë, ka raste ku planifikimi mungon tërësisht dhe vendimet merren në bazë ditore apo rastësore, pa referenca në qëllimet e të ardhmes.

12 Qëndrueshmëria financiare

13 Kuadri financiar dhe investimet
Ekziston një boshllëk fondesh lidhur me projektet për mjedisin, për shkak të mungesës së fondeve të brendshme, mungesës së studimeve të fizibilitetit dhe të vlerësimit të ndikimit në mjedis si dhe mungesës së kapaciteteve në ministritë e linjës për zhvillimin e projekteve. Niveli i shërbimeve Niveli i monitorimit të të dhënave për mbetjet është i ulët dhe ka një mangësi në statistikat për mbetjet. Shërbimet e menaxhimit të mbetjeve, megjithëse të paplota ekzistojnë në zonat urbane (me mbulim % të shërbimit), ndërkohë që në zonat rurale mbulimi me shërbim është nivelin 10-20%. Në zonat urbane bashkitë përcaktojnë tarifat për menaxhimin e mbetjeve, të cilat momentalisht variojnë ndërmjet 8 – 18 Euro për familjarët në vit, në nivel vendi. Këto tarifa mund të mbulojnë grumbullimin dhe transportin, por jo trajtimin e duhur dhe depozitimin përfundimtar të mbetjes.

14 Principet e hartimit të tarifave
Hartimi i tarifave të drejta dhe të përshtatshme për cdo shërbim publik përbën një sfidë të vërtetë. Në përgjithësi, tarifat mund të ndikojnë performancën e Njësisë që ofron shërbimin, mirëqënien e komunitetit dhe përdorimin e burimeve ekonomike. Arritja e mbulimit të kostove perceptohet si aspekti kryesor në hartimin e tarifave nga autoritetet që hartojnë strategji por dhe nga financuesit e projekteve në shërbime. Mbulimi i kostove përfshin rritjen e të ardhurave për të financuar aspekte të ndryshme të shërbimit përmes tarifave. Në metodologji të ndryshme përcaktohen kryesisht pesë qëllime të pranuara për tarifat: (a) qeverisja e mirë; (b) qëndrueshmëria financiare; (c) shpërndarja e të drejtës; (d) eficiensa ekonomike; dhe (e) çmimi i drejtë. Qartësisht, me një përjashtim për qëndrueshmërinë financiare, këto janë qëllime për shoqërinë më shumë se sa për një Njësi që operon shërbimin.

15 Principet e hartimit të tarifave
Në vija të përgjithshme principet bazë për hartimin apo rihartimin e tarifave për menaxhimin e mbetjeve, bazohen në këto kritere. Mbulimi i kostove Principi ndotësi paguan Aftësisa përballuese, dëshira për të paguar dhe mirëkuptimi politik

16 Zbatimi i reformës për tarifat
Së pari, në sa më shumë të jetë e mundur, tarifat duhet të vendosen së bashku me masat e tjera reformuese. Së dyti, nuk njihet një reformë unike për modelimin e tarifave: në shumë raste kërkohet një përqasje sipas vendit apo sipas projekteve. Për më tepër, vendimi për të rritur tarifat drejtohet nga mjedisi politik, institucional dhe kulturor. Megjithatë, ekzistojnë principe (metoda) logjike të pranuara si dhe hapa të cilat mund të merren në konsideratë gjatë reformës për planifikimin e tarifave: (1) përmirësimi i cilësisë së shërbimit; (2) përmirësimi i grumbullimit të të ardhurave; dhe (3) rritja e edukatës dhe ndërgjegjes komunitare.

17 Përfitimet nga instrumentat ekonomikë
Në përgjithësi, instrumentat ekonomikë përdoren për të rritur fleksibilitetin, eficensën dhe efektivitetin e kostove për masat në menaxhimin e mbetjeve. Gjithashtu, ato mundësojnë një burim të rëndësishëm për rritjen e të ardhurave në mbështetje të politikave dhe programeve të menaxhimit të mbetjeve. Mbështetja nga fondet strukturore të KE (IPA dhe dritarja e bashkive)

18 Instrumentat financiare Proceset e ndihmës për para-aderim

19 Instrumenti i para-aderimit (IPA)
Njësia e Projekteve të Infrastrukturës (IPF) si instrument i ri financiar Procedurat praktike për paraqitje kërkese Bashkitë analizojnë nevojat e tyre Krijojnë mundësi bashkëfinancimi nga vetë bashkia IPA (Instrumenti i para aderimit) kombëtare lehtëson këtë bashkëfinancim IPF asistencë teknike / zyra kombëtare në Shqipëri Ministria e Integrimit, lehtëson komunikimin me bankat dhe institucionet e tjera të ndihmës Instrumenti i para-aderimit (IPA) Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit në mbështetje të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale dhe do të zëvendësojë instrumentet ekzistues të ndihmës. Objektivi i IPA-s eshte qe te arrihet nje menaxhim plotesisht i decentralizuar, qe do te thote menaxhim i decentralizuar i kontraktimit, dhenies se granteve dhe pagesave, veprime te cilat do te kontrollohen jo paraprakisht por ne perfundim te tyre. Tashmë janë hartuar politika e përgjithshme kuadri ligjor dhe programues i këtij instrumenti që përfshin:  • Dokumenta ligjorë dhe strategjikë  • Komponenti I - Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve  • Komponenti II - Bashkëpunimi Ndërkufitar Me shume ne

20 IPA IPA I IPA II IPA III IPA IV IPA V Neni 64 – Komponenti I
Komponenti IPA Programet Vendet para-kandidate Vendet Kandidate IPA I Asistence per fazen tranzitore dhe ndertimi institucional CM/DIS* DIS* IPA II Bashkepunimi nderkufitar CM/DIS DIS IPA III Zhvillimi Rajonal JO IPA IV Zhvillimi i burimeve njerezore IPA V Zhvillimi rural EDIS* Neni 64 – Komponenti I Politikat mjedisore bazohen në nivelin e lartë të mbrojtjes, promovimin e parimit ndotësi paguan, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, eficensën e energjisë, burimet e dhe zbatimin progresiv të politikave Europiane në të gjitha fushat përfshi dhe ndryshimet e klimës; * CM – Menaxhim i Centralizuar * DIS – Sistem Zbatimi i Decentralizuar * EDIS - Sistem Zbatimi i Decentralizuar i Zgjeruar

21 Municipal window – Dritarja për bashkitë

22 Mundesite per bashkite
“Municipal window” (mbeshtetje nga IFIs dhe IPA) Një numër i madh projektesh mund të mbështetet nga IPF. Lista e projekteve mund të përfshijë fushat si mëposhtë: Mjedisi: trajtimi i ujrave të zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe të rrezikshme, kontrollin e shkarkimeve, etj. Energija: energjitë e rinovueshme, sistement e ndëlidhjes, eficensa dhe kursimi i energjisë, bashkë-gjenerimi, hidro, tubacionet e gazit, etj. Transporti: rrugët, hekurudhat, rrugët ujore Brenda territorit, aeroportet. Social: shkollat, spitalet dhe qendrat shëndetësore, strehimi, etj. Kushtet për aplikim, kriteret për seleksionim dhe tippet e projekteve Entitetet kombëtare, rajonale dhe vendore, duke përfshirë bashkitë, mund të aplikojnë për ndihmë nga IPF (Fonde për Projekte të Infrastrukturës) Përzgjedhja e projekteve që mund të mbështeten nga IPF, mbështetet në disa kritere të përgjithshme, si: Një përdorim i balancuar i burimeve në të katër sektorët. Brenda secilit sector një ndarje e barabartë e burimeve duhe të ndiqet ndërmjet nën-sektorëve në linjë me nevojat social-ekonomike të përfituesit. Një shtrirje gjeografike e burimeve ndërmjet shteteve. Prioritet do ti jepet projekteve me ndikim të lartë rajonal ose me dimension të fortë social dhe mjedisor si dhe projekteve të idetifikuara në rrjetet rajonale (SEETP, ReREP, PEIP, ECS etj.)

23 Procesi i perfitimeve nga IPF (MIE)
Në datë 20 mars 2009, u mbajt në Bruksel Takimi i dytë i Komitetit Drejtues, ku u miratuan projektet për t’u financuar nga IPF. Për Shqipërinë u miratuan gjithsej 7 projekte, nga të cilat 3 projekte IPF-Asistencë Teknike, në fushën e mjedisit dhe 4 projekte nga IPF-Municipality ëindoë Shuma totale e fondeve në dispozicion për të gjitha vendet përfituese nga IPF Asistencë Teknike ishte Euro. Nga të cilat Shqipëria përfitoi Euro. Konkretisht, IPF - Asistencë Teknike : Projekti i ujësjellës – kanalizimeve në Kamzës; Investimi total: EUR Projekti i patrimit të ujit në Lezhë dhe Shëngjin ; Investimi total: EUR Përmirësimi i Trajtimit të mbetjeve të ujërave dhe përfundimi I rrjetit të kanalizimeve në Golem. Investimi total: EUR Katër projekte e miratuara nga IPF - Municipality ëindoë jane si në vijim: Projektet e ujësjellës – kanalizimeve në Gjirokastër dhe Fier. Investim total : M (4.68M grant + 12M hua + 5M kontribut vendor ) Projekti i mbetjes së ujërave në Pogradec. Investim total : 18.1M( 3.5M grant + 10M hua + 4.6M kontribut vendor ) Projekti i pastrimit të ujit në Kamëz , Berat, Kuçova Investim total : 20.5M (5.5M grant + 15M hua) Informacion teknik: Faza II e një programi ekzistues . Projekti i Rrugëve Rurale. Investim total : 29M ( 9M grant + 20M hua)

24 Kerkesat e projektit disa elemente te rendesishem

25 Forma e paraqitjes së projektit
A-2 Strategic Context VH- very high; H- high; M- medium; L- low; VL- very low; N- none (mark where appropriate) VH H M L VL N A-2.1 what priority is allocated to the indicated sector on country level? A-2.2 Does an up-to-date country strategy in this sector exist? Yes No A-2.3 If yes, is the proposed project included in this strategy? How? A-2.4 what priority is allocated to project (idea) on a country level? A-2.5 what is the project (idea) priority from the cross border impact point of view? A-2.6 what is the project (idea) priority from the local point of view? A-2.7 what is the project (idea) priority from the human health protection point of view? A-2.8 what is the project (idea) priority from the country economy point of view? A-2.9 what is the project (idea) priority from addressing an environmental threat of regional importance? A-2.10 Is the project linked to the EU acquis? If yes, which EU directive?

26 Forma e paraqitjes së projektit
A-3.3 Regional Integrated Management System A-3.3.1 Is there a regional feasibility study for integrated waste management? Please describe! A-3.3.2 Has this project been identified by such a regional study? Please describe! A-3.3.3 Has a regional municipal cooperation body been established in the region or is the establishment of such a body under negotiation? Please describe! B-5 Stakeholders opinion (mark where appropriate) B-5.1 Positive attitude of authorities, local population and NGOs B-5.2 Positive attitude of authorities, public protests B-5.3 Public opinion not informed B-5.4 Project known, attitudes neutral B-5.5 Negative attitude of authorities, local population and NGOs B-5.6 Opinions not known

27 Forma e paraqitjes së projektit
C - 6 Capacity of the Project Proponent C-6.1 To what extent do tariffs cover the cost of the waste management system? C-6.2 Percentage of the population covered with collection and transportation scheme C-6.3 Percentage (%) of registered customers that receive bills

28 Ju faleminderit për vëmendjen! Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Për më shumë informacion: Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Tel/Faks: web:


Download ppt "Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike"

Similar presentations


Ads by Google