Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Euroizimi në Kosovë: Përfitimet dhe Kostoja

Similar presentations


Presentation on theme: "Euroizimi në Kosovë: Përfitimet dhe Kostoja"— Presentation transcript:

1 Euroizimi në Kosovë: Përfitimet dhe Kostoja
Paraja dhe Financa Dr. Jetmir LIKAJ

2 Euroizimi në Kosovë: Përfitimet dhe Kostoja
Ideja e Euroizimit të plotë si një zgjidhje optimale është e re. Ky nocion së pari është prezantuar nga Kryeministri Slloven në fund të vitit 1996 duke konsideruar se Sllovenia do të mund të bëhet pjesë e unionit monetar përpara anëtarësimit të plotë në BE. Sidoqoftë, ideja nuk ka shkuar larg, dhe kjo ka mbjellë farën për euroizim unilateral.

3 Euroizimi në Kosovë: Përfitimet dhe Kostoja
Paraqitja e valutës Euro në Kosovë nuk ka qenë e rastësishme. Që nga koha kur Dinar-i Jugosllav (DIN) ka humbur besimin, Marka Gjermane (DEM) ka qenë valuta jo zyrtare në Kosovë. Emigrimi i madh i shqiptarëve etnik në Evropën Perëndimorë e kryesisht në Gjermani, i shoqëruar me një shkallë të lartë të parave të dërguara, ka ndihmuar më tej këtë.

4 Euroizimi në Kosovë: Përfitimet dhe Kostoja
Viti 1992 ka shënuar fillimin e hiper inflacionit të dytë më të madh dhe më të gjatë në historinë botërore, i cili ka arritur në % për një muaj. Ky fenomen ka ndihmuar më tej ndërrimin e valutës ndër Kosovarët.

5 Analiza e Përfitimeve 1. Ulja e Shpenzimeve të Transaksionit
2.Besueshmëria e Shtuar dhe Disiplina Fiskale 3.Ulja e Shkallës së Kamatës 4.Ulja e Riskut Këmbimor 5.Thellim i Shtuar i Sektorit Financiar 6. Shkurtimi për Integrim Monetar në Zonën e Dollarit/Euro-s

6 Analiza e Kostos 1. Humbja e Politikës së Pavarur Monetare dhe Këmbimore 2. Humbja e Funksionit të Kreditorit të Fundit  3. Humbja e të Hyrave të Senjorazhit

7 1. Ulja e Shpenzimeve të Transaksionit
Lidhur me këtë, argumentohet që një nga përfitimet më të mëdha të unifikimit të valutave është ulja e shpenzimeve të transaksionit. Valuta e njëjtë, ngrit shkallën e tregtisë. Është e vërtetë që kufijtë dhe kufizimet e natyrës tjetër shihet të zvogëlojnë vëllimin e tregtisë dhe integrimit financiar. Prandaj, largimi nga koncepti një vend një valutë në valutën e shumë vendeve do të kishte efekte të mëdha në uljen e shpenzimeve të transaksionit. Kjo rrjedhimisht shpie te rritja tregtare.

8 1. Ulja e Shpenzimeve të Transaksionit
Nga një aspekt, vendet të cilat heqin dorë nga valutat e tyre kombëtare eliminojnë lëvizjet e kursit këmbimor dhe koston e transaksioneve. Si rezultat, Euroizimi shihet të ketë efekt pozitiv në tregtinë ndërkombëtare. Por, të dhënat tregojnë që importi tregtar i Kosovës ende kryesisht është i bazuar në Ballkanin Perëndimorë Eksportet për vendet fqinje paraqesin të dhëna të ndryshme prej 59.7% nga fundi i vitit 2005, derisa eksportet për BE janë prej 33.9%.

9 Reduction of Transaction Costs
Figure 1. Structure of imports by countries group, in %, as of end 2005 Source: BPK, 2005

10 2. Besueshmëria e Shtuar dhe Disiplina Fiskale (Ulja e inflacionit)
Mungesa e besimit në autoritetet vendore krijon çrregullime të mëdha ekonomike. Euroizimi në Kosovë shihet të jetë një nga zgjidhjet më të mira për arritjen e shkallës së vazhdueshme zero të inflacionit. Ish Jugosllavia ka vuajtur nga shkalla jo e tolerueshme e inflacionit duke qenë një nga vendet me inflacionin më të lartë, prej 156,000,000% brenda nje viti.

11 2.Besueshmëria e Shtuar dhe Disiplina Fiskale (Ulja e inflacionit)
Exchange rate in Yugoslavia in 1993 DEM/DIN Time Nov-12 Nov-29 Dec-30 1 DEM 1 Million New DIN 37 Million New DIN 950 Billion New DIN

12 2. Besueshmëria e Shtuar dhe Disiplina Fiskale (Ulja e inflacionit)

13 2. Besueshmëria e Shtuar dhe Disiplina Fiskale (Ulja e inflacionit
Figure 4 Inflation rate in percent

14 2.Ngitja e disciplines fiskale (bugjetore)
Derisa autoritet ballafaqohen me riskun e besimit, dollarizimi/euroizimi pritet të jetë fitim prurës në kushte të disiplinës fiskale. Prandaj, opsioni i emetimit të parasë në mënyrë që të financohet deficit qeveritar nuk ekziston më.

15 3. Ulja e Shkallës së Kamatës
Një nga përfitimet e supozuara të euroizimit është posedimi i shkallës së ngjashme të interesit me atë të vendit emetues. Sjellja e Euros në Kosovë ka pritur uljen e kostos së kapitalit dhe nxitjen e zhvillimit më të shpejtë ekonomik

16 3. Ulja e Shkallës së Kamatës
Kosova EU DEPOSITS Households: up to 2 years Non-financial corporations: up to 2 years LOANS Households: up to 1 year Non-financial Corporations: up to 1 year

17 4. Ulja e Riskut Këmbimor Pasiguria e lartë e parasë vendore sjell deri te risku i pakujdesisë apo risku sundues. Automatikisht, kjo shpie deri te kostoja e lartë e shpenzimeve kreditore. Shumë vende duke pasur paratë e tyre ballafaqohen me shpenzime më të mëdha të huazimit për shkak të riskut të pakujdesisë apo atij sundues. Euroizimi në Kosovë premton eliminimin e mundësisë së devalvimit të valutës

18 5. Thellim i Shtuar i Sektorit Financiar
Një nga përfitimet e argumentuara që lidhet me dollarizim/euroizim është thellimi i shtuar i sektorit financiar. Duke marrë parasysh që sektori bankar në Kosovë ka filluar nga fillimi ku asnjë bankë nuk ka funksionuar në v 1999, zhvillime të rëndësishme janë shënuar në vitet e fundit. Mbi të gjitha, fuqia e sistemit bankar është duke u ndërtuar, për çka edhe profitabiliteti i bankave është rritur.

19 6. Shkurtimi për Integrim Monetar në Zonën e Dollarit/Euro-s
Një nga argumentet pro euroizimit është integrimi më i shpejtë ekonomik në zonën e Euro-s. Kjo përfshin një shkallë të ngritur të integrimit të tregut ku pritet që kufizimet tregtare do të zvogëlohen. Një qasje e përmirësuar në tregjet ndërkombëtare financiare po ashtu pritet. Madje, një shkallë më e afërt e konvergjencës pritet, me çka edhe sinkronizimi më i madh parashihet.

20 Analiza e Kostos  1. Humbja e Politikës së Pavarur Monetare dhe Këmbimore Politika monetare është instrument shumë i rëndësishëm në arritjen e qëllimeve afat shkurta. Këto qëllime përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në to, inflacion, bilanc të pagesave, shkallë e punësimit dhe investime.

21 2. Humbja e Funksionit të Kreditorit të Fundit
Stabiliteti i sistemit bankar varet nga aftësia e Bankës Qendrore për të siguruar kredite afat shkurta për bankat dhe institucionet financiare në rast të riskut të likuiditetit Prandaj, dollarizimi/euroizimi largon mundësinë e lëshimit të parave, duke humbur kështu funksionin e kreditorit të fundit

22 3. Humbja e të Hyrave të Senjorazhit
Shpenzimet e drejtpërdrejta të dollarizimit/euroizimit në të gjitha vendet është humbja e të ardhurave të senjorazhit (printimit) duke emetuar valutën vendore Me dollarizim/euroizim, ekonomitë nuk kanë qasje në printimin e parave prandaj edhe nuk mund ti ofrojnë vetes një burim financimi në raste emergjente. Pra, autoritet janë të obliguara që të përdorin politika të llojeve të ndryshme si për shembull tatime emergjente për financimin e shpenzimeve të tyre

23


Download ppt "Euroizimi në Kosovë: Përfitimet dhe Kostoja"

Similar presentations


Ads by Google