Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
Kapitulli 3 Analiza e jashtme
Strategic Management: Concepts & Cases 10th Edition Fred David
2
Analiza e jashtme Faktorët ekonomikë
Faktorët socialë, kulturorë dhe demografik Faktorët politikë, qeveritarë dhe legalë Faktorët teknologjikë Faktorët konkurrues Faktorët ekonomikë janë: struktura e konsumit të popullsisë, shkalla e inflacionit, normat e kamatës, shkalla e papunësisë, norma e kursimeve personale, norma e kursimeve të bizneseve, GDP-ja.
3
Faktorët socialë, kulturorë dhe demografik janë: struktura e moshave, shpërndarja e të ardhurave, nivelet e arsimimit, ndërrimet e preferencave për produkte dhe shërbime, besimet, qëndrimet. Faktorët politikë, qeveritarë dhe ligjorë: politika e taksave, ligjet për patenta, ligjet e punësimit, politika e arsimimit. Faktorët teknologjikë: inovacionet e produkteve, shpenzimet për hulumtim dhe zhvillim, teknologjitë e reja të komunikimit, shpejtësia e zhvillimit të teknologjive.
4
Faktorët e jashtëm kyç dhe organizata
Konkurrentët Furnitorët Distributorët Kreditorët Blerësit Punëtorët Komunitetet Menaxherët Aksionarët Sindikatat Produktet Shërbimet Faktorët e jashtëm kyç Mundësitë & Rreziqet
5
Performaca e firmës me perspektivë
Të dhënat për industrinë Ekonomia e shkallës Pengesat për hyrje në treg Diferencimi i produktit Niveli i konkurrencës
6
Modeli i pesë forcave të Porterit
Kërcënimi nga produktet e reja (zëvendësuese) Rivaliteti midis konkurrentëve Fuqia e furnitorëve Fuqia e blerësve Kërcënimi nga hyrësit e rinj
7
Rivaliteti konkurrues përfshin: kapacitet i ri, produkte të reja, ulje çmimesh etj.
Në disa industri, rivaliteti midis konkurrentëve është xhentil, por në disa industri të tjera, gjithmonë njëri konkurrent duhet të sulmojë tjetrin për të mbijetuar. Rivaliteti intensiv lidhet me prezencën e një sërë faktorësh: Konkuruesit janë të shumtë ose kanë pothuaj të njëjtën madhësi. Rritja e industrisë është e ulët ndërsa lufta bëhet për të rritur tregun. Mungon diferencimi i produkteve dhe shërbimeve Kostot fikse janë të larta gjë që detyron uljen e çmimeve Barrierat e daljes janë të larta. Rivalët janë të ndryshëm përsa i përket strategjive
8
Kërcënimi i hyrësve të rinj.
Prodhuesit e rinj shtojnë kapacitetin e një industrie të dhënë dhe synojnë të zenë një pjesë të tregut. Barierat e hyrjes janë pengesa që një firmë duhet t’i kapërcejë për të hyrë në një industri. Këto pengesa mund të jenë të përkohshme e të pa prekshme. Barierat e prekshme përfshijnë kërkesat për kapital, njohuritë teknologjike, resurset, ligjet që rregullojnë hyrjen në një industri. Barierat e paprekshme përfshijnë reputacionin e firmave ekzistuese, besimin e konsumatorëve, atësitë manaxheriale të kërkuara për një veprimtari të suksesshme në një industri etj
9
Barrierat më tipike të hyrjes në një treg janë:
Ekonomia e shkallës Kërkesat për kapital për hyrje në industri. Hyrja në kanalet e shpërndarjes Avantazhet e kostos pamvarësisht nga madhësia Reagimi i pritshëm Legjislacioni ose veprimtaria e qeverisë. Diferencimi i produktit
10
Fuqia e blerësve Blerësit ndikojnë në një industri nëpërmjet aftësisë që ata kanë për të imponuar çmime të ulëta. Ata bëjnë marrëveshje për cilësi më të lartë ose për më shumë shërbime Një blerës ose grup blerësish është i fuqishëm kur: Blen një pjesë të madhe të produkteve ose shërbimeve të shitësit Ka mundësi të prodhojë produktin vetë Furnizuesit e mundshëm janë të shumtë Ndërrimi i furnitorëve nuk i kushton shumë Fuqia e furnitorëve. Furnitorët mund të ndikojnë në një industri nëpërmjet aftësive që ata kanë për rritjen e çmimeve ose uljen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të tyre.
11
Një grup furnizuesish është i fuqishëm kur:
Industria furnizuese dominohet nga pak firma por furnizon shumë të tjera Zëvendësuesit janë pothuaj të pamundur Furnizuesit integrohen me blerësit dhe konkurrojnë direkt me konsum. Kërcënimi nga produktet ose shërbimet zëvendësuese. p.sh. çmimi i lartë i sheqerit bëri që firmat që përdornin këtë produkt, siç janë prodhuesit e pijeve të buta, ta zëvendësonin përdorimin e tij me lëngun e frutave. Produktet zëvendësuese shpesh futen në lojë kur zhvillimi rrit konkurrencën në industritë e tyre dhe ul koston.
12
Identifikimi i pozicionit strategjik përmes analizës së mjedisit të afërt
Mjedisi i afërt përfshin faktorët që ndikojnë në suksesin e firmës, si për gjetjen e resurseve të nevojshme për prodhimin e produkteve e shërbimeve, ashtu edhe për shitjen e tyre. Përcaktimi i pozitës konkurruese të firmës Parashikimi i konsumatorëve të saj Reputacioni i firmës tek furnitorët Kreditorët dhe aftësia e saj në tëheqjen e punonjësve të aftë.
13
Pozita konkurruese Disa nga treguesit që përcaktojnë pozitën konkurruese janë: Pjesa e tregut Gjerësia e linjës së produktit Çmimi konkurrues Efektiviteti i reklamës dhe promocionit Vendosja dhe jetëgjatësia e makinerive e paisjeve Kapaciteti dhe produktiviteti Eksperienca Kostoja e lëndëve të para Pozita financiare Cilësia e personelit
14
Përbërja e konsumatorëve
Informacioni i nevojshëm për njohjen e përbërjes së konsumatorëve mund të jetë gjeografik, demografik, psikografik dhe i lidhur me sjelljen e blerësit. Informacioni gjeografik lidhet me probleme të tilla si zona gjeografike ku janë konsumatorët, cilësia e produkteve sipas kërkesave të zonës. Të dhënat demografike, grupet e konsumatorëve sipas gjinisë, moshës, gjendjes civile, të ardhurave, zënies me punë. Të dhënat psikografike që kanë të bëjnë me personalitetin dhe mënyrën e jetesës janë më të rëndësishme se informacioni gjeografik dhe demografik për parashikimin e sjelljes së konsumatorëve.
15
Furnitorët dhe kreditorët
Firmat, në përgjithësi, mbështeten tek furnitorët dhe kreditorët për të siguruar ndihma financiare, shërbime materiale e lëndë të para, dhe pajisje. Për këtë qëllim firma duhet t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve përsa i përket furnitorëve: Janë çmimet e furnitorëve konkurrues? Ofrojnë furnitorët ulje çmimesh për furnizime në sasira të mëdha? Sa kushtojnë shpenzimet e transportit? Janë furnitorët konkurrues përsa i përket standarteve të produkteve? Përsa i përket kreditorëve duhet përgjigjur pyetjeve: Është e fortë pozita e kapitalit qarkullues? Janë huatë e kreditorëve të përputhura me objektivat e firmës? Janë në gjendje kreditorët të ofrojnë lloje të ndryshme kredie?
16
Resurset njerëzore Reputacioni ose emri i firmës është elementi kryesor që mundëson tërheqjen e personelit të nevojshëm. Ritmet e punësimit lokal janë një faktor tjetër në tërheqjen e punonjësve të aftë. Mundësia e gjetjes së punonjësve me kualifikimin e nevojshëm është në varësi të llojit të punës.
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.