Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Niveli: Master MARKETINGU NDËRKOMBËTAR 2 Moduli: 3 Prof. dr. Ali Jakupi
2
Stategjitë e marketingut ndërkombëtar për penetrim në tregjet e huaja
KOMPLEKSI I STRATEGJIVE TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR Strategjitë në sistemin e marketingut ndërkombëtar paraqesin një kompleks të tërë, me qasje, teknika dhe taktika, të përshtatshme dhe fleksibile, varësisht nga situatat që mbretërojnë në tregjet e huaja. Strategjitë e marketingut ndërkombëtar përmbajnë elemente komplekse në shkallë të caktuara, deri të zgjidhja e problemeve, mundësisht në mënyrë të volitshme në ndërmarrje.
3
Nga aspekti i shkallëzimit, strategjitë mund të rangohen në këtë mënyrë:
definimi dhe të kuptuarit e mjaftueshëm të strategjive, diferencimi për t’iu përshtatur situatave dhe veprimtarive të ndërmarrjes, veprimet deri në afrimin tek qëllimi i parashikuar, përsëritja e mjaftuar, optimale, sa për t’u realizuar objektivat, implementimi i pjesërishëm në përfshirjen e tërë procesit të biznesit në mjedise të caktuara, sublimimi i rezultateve që janë kurorëzim i implementimit të mirëfilltë të strategjive të zgjedhura. Strategjitë e marketingut ndërkombëtar janë komplekse edhe kur është fjala për marketingun miks.
4
STRATEGJIA E MARKETINGUT MIKS NDËRKOMBËTAR
Strategjia e marketingut miks ndërkombëtar ka kuptim të gjerë Instrumentet, secili syresh duhet të jenë të afirmuara dhe të përballojnë konkurrencën. Në portfolion e ndërmarrjes, përfshihen disa etapa, me të cilat vlerësohet programi i prodhimit. E para, bazohet në studimin e mundësive të rrites dhe të përmirësimit të portfolios aktuale, E dyta, shqyrton hedhjen e produkteve aktuale, të moentit në treg,
5
E treta, ka të bëjë me lancimin e produkteve të reja në tregjet aktuale, të njohura,
E katërta, merret me shtrirjen e protfolios, duke depërtuar në vende të reja, në segment të njëjtë, ose në segmente të reja, E pesta, përfshinë studimet e depërtimit të njëkohshëm të tregjeve të huaja, me segmente aktuale dhe potenciale.
6
STRATEGJITË E SEGMENTIMIT TË TREGUT DHE TË DIFERENCIMIT TË PRODUKTEVE
Në marketingun ndërkombëtar ekziston strategjia e segmentimit dhe të diferencimit të produkteve. Në tregun botëror, përkatësisht në mjedise dhe në tregje të huaja, shkalla e heterogjenitetit, si e ofertës, ashtu edhe e kërkesës, është mjaft e lartë. Për të arritur deri të një shkallë e mundshme e heterogjenitetit të kërkesës, nevojitet të bëhet segmentimi i tregjeve të huaja.
7
Nevojiten të gjenden mundësi për definimin e strategjisë për segmentimin e tregut. Në këtë rast, segmentimi përkufizohet në tri tërësi: në segmentimin e tregut masiv, në segmentimin e tregut të koncentruar, në segentimin e shumëfishtë. Në segmentimin e tregut masiv zbatohet marketingu i padiferencuar, që e ka domethënien e përpjekjeve të ndërmarrjeve për të ndërtuar segmente me kërkesa homogjene. Marketingu i koncentruar aktivitetin e vet e përqendron në disa segmente të zgjedhura, në të cilat ndërmarrja ekskluzivisht i forcon aktivitetet e veta.
8
Strategjia e shumëfishtë është pjesë përbërëse e marketingut të shumëfishuar. Përfshihet një numër i segmenteve të tregut ku plasohen lloje të ndryshme të produkteve. Matja e dallimeve në mes të segmenteve të tregjeve të huaja paraqet një prej çështjeve të koklavitura.
9
KONKURRENCA NDËRKOMBËTARE DHE MARKETINGU NDËRKOMBËTAR
Strategjitë e konkurrencës në marketingun ndërkombëtar janë të karakterit të koordinimit dhe të sinkronizimit të instrumenteve të marketingut miks. Njëkohësisht, ekziston strategjia e mobilizimit dhe e thellimit të motiveve për punë, si dhe strategjia e aftësimit për manaxhim dhe shtim të interesimit për mësimin e lojërave të konkurrencës. Produkti duhet të këtë variable të cilësisë konkurruese.
10
Çmimi duhet të jetë në harmoni me cilësinë e atributeve të instrumenteve tjerë.
Distribucioni dhe logjistika e marketingut duhet t’iu përgjigjet specifikave të shumta. Promocioni transmeton informacione dhe porosi për konsumatorin.
11
STRATEGJIA E STANDARDIZIMIT, E AGREGIMIT, E DIVERSIFIKIMIT DHE E ADAPTIMIT
Zgjedhja e standardizimit të një ndërmarrje mbështetet në hipoteza të ndryshme: homogjeniteti i nevojave të ndryshme botërore, ekzistenca e segmenteve në tregjet globale, një parapëlqim i përgjithshëm për produktet me çmim të ulët dhe me cilësi të pranueshme, ekonomi e shkallës në prodhim dhe marketingu në vende të ndryshme, një sinergji e planit botëror (transferi i ideve, strategji e biznesit e tjerë).
12
STRATEGJIA E AGREGIMIT
Me strategjinë e agregimit nënkuptohet shtresimi i pjesëve strategjike dhe të taktikave, ku produktet e standardizuara kumulohen në madhësi më të mëdha, për të zënë vend, pozicionim më të qëndrueshëm në pozitat e ndryshme të tregut. Strategjia e agregimit mund të kundrohet në raport me strategjinë e segmentimit.
13
STRATEGJIA E DIFERENCIMIT
Strategjia e sgmentimit përfshinë qasje dhe metoda, ku qëllimi është që me më shumë produkte të penetrohet në segmente të tregut. Strategjia e diferencuar jo e centralizuar mundëson penetrim relativisht të shpejtë në tregjet ndërkombëtare. Strategjia e diferencuar e decentralizuar ka të bëjë me plasimin e produkteve nëpër grupe të shumta e të ndryshme të blerësve, por që gjenden në makrosegment të ngushtë.
14
STRATEGJIA E ADAPTIMIT
Me strategjinë e adaptimit nënkuptohet qasja për përshtatje të produkteve me kërkesat e tregjeve të huaja të caktuara. Implementimi i strategjive të adaptimit imponon premisa të shumta, që paraqesin problem në fushën e përshtatshmërisë.
15
STRATEGJITË E KOMBINUARA TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR
Strategjitë e marketingut ndërkombëtar kombinohen për shkak të nevojave për përputhje dhe përshtatje me elementet e mjedisit ndërkombëtar. Elementet e mjedisit ndërkombëtar i përkasin kulturës,situatës makroekonomike, mjedisit politik, juridik, sociokulturor e tjerë. Në mjediset dhe tregjet ndërkombëtare ekzistojnë rreziqe të ndryshme, të cilat i kanë shkaqet dhe pasojat e veta. Rreziqet kanë të bëjnë me shpronësim me kompensim apo pa kompensim.
16
Strategjitë në programin e marketingut ndërkombëtar iu referohen veprimtarive kërkimore, të gjetjes së metodave dhe të strategjive të programit të prodhimti, ku përfshihen instrumentet e marketingut miks ndërkombëtar. Strategji prioritare në këtë drejtim është ajo që bënë homogjenizimin e mundshëm të segmeneteve të diferencuara të tregjeve.
17
STRATEGJITË E SHTIMIT TË VËLLIMIT TË EKSPORTIT
Orientimi themelor i strategjisë së zhvillimit të ndërmarrjes, nëse nuk ka pretendime tjera në kyçjen e rrjedhave të marketingut ndërkombëtar, posaçërisht bëhet me forcimin e aktiviteteve për eksport. Çështje fundamentale është zgjedhja e problemeve të brendshme, të cilat do të reflektohen në sendërtimin e eksportit. Në marketingun eksportues përfshihet edhe roli i bankave dhe e institucioneve tjera financiare, të cilat i ndjekin transakcionet përkatëse me pjesëmarrjen dhe financimin e proceseve të ndryshme, me kushte të favorshme.
18
Strategjitë e shtimit të vëllimit të eksportit janë të suksesshme nëse ndërmarrja paraprakisht ka oferta atraktive për tregun vendor. Strategjitë për ekaport, si dhe për shtimin e vëllimit të eksportit të ndërmarrjeve, janë më të përhapura, kundrejt formave tjera të aktiviteteve të bashkëpunimit në saje të marketingut ndërkombëtar.
19
STRATEGJITË E MARKETINGUT EKSPORTUES
Ndërmarrjet e orientuara për në tregjet e huaja, fillimisht i ushtrojnë aktivitetet e eksportit. Ekzistojnë forma të shumta të bashkëpunimit të marketingut ndërkombëtar. Forma më e përhapur gjendet të transakcionet tregtare: eksportet dhe importet.
20
MOTIVET PËR EKSPORT Eksporti mundëson shtimin e shitjes nëpër tregje të ndryshme të huaja Ndërmarrja i shfrytëzon më mirë kapacitetet e instaluara Mundëson degresionin e shpenzimeve Mund të zgjatet cikli jetësor i produktit në treg Mundësohet transferi i teknologjive, si dhe prodhimi i produkteve cilësore
21
MOTIVET SELEKSIONOHEN SIPAS PRIORITETEVE:
së pari, ndërmarrja verifikon motivet dhe mundësitë vetjake për eksport, verifikohet çmuarja e motiveve dhe e mundësive për eksport, verifikohet çmuarja e rëndësisë e secilit motiv sipas rëndësisë së vet, poentimi bëhet për secilin motiv veç e veç, përfundimisht, ndërmarrja zgjedh motivet që kanë rëndësi prioritare.
22
Nga motivet e shumëllojshme për marketingun eksportues, mund të bëhet klasifikimi i varianteve të strategjive, të cilat veprojnë në tri grupe: në formën bazike të marketingut eksportues (eksporti i drejtpërdrejt dhe i tërthortë), në aranzhmanet e eksporteve partneruese, në punët e lidhura në marketingun ndërkombëtar.
23
KLASIFIKIMI I EKSPORTEVE
Eksportet dhe importet janë pjesë të këmbimit ndërkombëtar, që kanë kahe të kundërta. Në aspektin e zhvillimit eksportet klasifikohen në: eksporte klasike, ose tradicionale dhe, eksporte të avancuara, ose marketingu eksportues. Klasifikimi sipas mënyrës së angazhimit përfshinë: eksportin e tërthortë dhe, eksportin e drejtpërdrejt. Eksporti klasik tradicional gjenezën e ka në epokat e hershme.
24
Karakterizohet me: spontanitet, diskontinuitet, pa aktivitete paraprake kërkimore, në masë të madhe me ndërmjetësues, pa ekspertë të shquar nga vet ndërmarrja.
25
HYRJA NË TREGJET E HUAJA NËPËRMJET MARKETINGUT EKSPORTUES
Marketingu eksportues është shkallë më e lartë dhe më e përsosur e eksporteve. Të marketingu eksportues, politikat, konceptet, kanë mbështetje në parimin policentrik. Marketingu eksportues i ka format e veta strategjike. Në variantet strategjike të marketingut eksportues janë të njohura format bazike. Format bazike të marketingut eksportues degëzohen në: eksportin indirekt (të tërthortë) dhe në eksportin direkt (të drejtpërdrejt).
26
EKSPORTI I TËRTHORTË (INDIREKT)
Eksporti indirekt realizohet nëpërmjet ndërmjetësuesve, d.m.th. ndërmarrja realizon eksportin, por jo me aktivitetet e veta eksportuese. Ndërmjetësues janë ndërmarrje, shoqata, asociacione, konzorciume, që e kanë mbështetjen ligjore dhe janë të specializuara. Hyrja në tregjet e huaja nëpërmjet eksportit të tërthortë është një formë e penetrimit në tregje të synuara me produkte të prodhuara në vend dhe jashtë tij.
27
Eksporti i tërthortë përfshinë tregtinë eksportuese dhe ndërmarrjet eksportuese.. Sipas konceptit të marketingut, eksporti i tërthortë nuk ka ndonjë domethënie të veçantë, pasi që mungojnë kontaktet e drejtpërdrejta me partnerin biznesor të jashtëm. Eksporti i tërthortë gjen vend posaçërisht të ndërmarrjet që nuk kanë krijuar përvojë për kyçje në tregjet ndërkombëtare.
28
EKSPORTI I DREJTPËRDREJTË
Është formë e shitjes së produkteve dhe të shërbimeve jashtë vendit, pa ndërmjetësues. Ndërmarrjet që eksportojnë me strategji të drejtpërdrejtë, zhvillojnë aktivitetet e shkallëzuara. Fillimisht janë të interesuara produktet dhe shërbimet t’iu shesin drejtpërdrejt importuesve të vendeve të ndryshme, tregtisë me shumicë, hipermarketeve, shtëpive të mallrave e tjerë. Eksporti i drejtpërdrejt është një koncept më i lartë për internacionalizimin e biznesit.
29
Zhvillimi i eksportit direkt ka të bëjë me formimin dhe organizimin e qendrave vetjake, ku kryhen shitjet në botën e jashtme. Këto forma janë: shitja nëpër përfaqësitë, të cilat nuk e kanë statusin e personit juridik dhe nuk janë të regjistruara, shitja në përfaqësitë e regjistruara, pa cilësinë e personit juridik, shitja në ndërmarrjet që kanë status të personit juridik.
30
ZHVILLIMI I MARKETINGUT EKSPORTUES
Marketingu eksportues është kontribut i implementimit të marketingut ndërkombëtar. Në fazën e parë të procesit të marketingut eksportues përfshihen vet mundësitë e ndërmarrjes Në vijim valorizohen shkaqet dhe motivet për eksport Plani duhet të harmonizohet me kërkesat e tregut të zgjedhur, me konkurrencën që mbizotëron në mjediset përkatëse Përfshihen rreziqet e mundshme që mund të paraqiten në të ardhën për ndërmarrjen. Eksportet mundësojnë realizimin e profitit të ndërmarrjes, si dhe krijojnë edhe përparësi tjera për ndërmarrjen.
31
PROCESI I MARKETINGUT EKSPORTUES
Fazat që e përbëjnë procesin e marketingut eksportues radhiten në pesë nivele: revizioni (auditimi) i kapaciteteve eksportuese, identifikimi dhe zgjedhja e tregut të synuar, definicioni dhe ndërtimi i strategjisë së marketingut, përgatitjet për eksport, implementimi.
32
VEÇORITË E MARKETINGUT EKSPORTUES
Eksporti, qoftë klasik apo sipas konceptit të marketingut eksportues, është forma më e përhapur e bashkëpunimit ekonomik në mes vendeve Marketingu eksportues është formë më moderne se sa eksporti klasik.
33
Veçoritë e marketingut eksportues janë të shumta:
e shtojnë vëllimin e këmbimit tregtar, e fisnikërojnë degën e tregtisë dhe e bëjnë më të sigurt, është fundamenti më bazik i bashkëpunimit ekonomik në mes vendeve, është modeli më i mundshëm që hap porta të bashkëpunimit, e tjerë.
34
ARANZHMANET E EKSPORTEVE PARTNERUESE
Ekzistojnë: aranzhmanet e eskporteve partneruese dhe, punët e lidhura në marketingun ndërkombëtar Në aranzhmanet e eksporteve partneruese, format më të njohura janë: Eksporti konzorcional, Eksporti kooperues, Piggy back, Punët lohn (lon), Punët e lizingut.
35
EKSPORTI KONZORCIONAL
Ndërmarrjet që janë të vogla bashkohen në konzorciume për të realizuar eksport të suksesshëm. Konzorciumet për eksport paraqesin një forcë konkurruese
36
Nga eksporti konzorcional arrihen efekte, si për shembull:
grupet kanë ndikim më të theksuar të marketingut, konzorciumet janë më atraktive, kanë mbështetje në organet qeveritare të vendit, bëjnë mobilizimin dhe sensibilizimin e anëtarëve, ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe jashtë tij, mundësojnë përballimin e shpenzimeve dhe të rreziqeve, I begatojnë resurset dhe mjetet financiare të ndërmarrjeve anëtare të konzorciumit.
37
EKSPORTI KOOPERUES Është një formë e aranzhmaneve partneruese
Kooperimi është formë e mundshme dhe mjaft e përhapur e bashkëpunimit. Në këtë formë përgjegjësinë e mbanë firma që ka shkallë më të lartë afirmative, prandaj ofertën e eksporton të përbashkët me kooperuesit, si të veten. Industria kompjuterike në veçanti i ka tiparet e eksportit kooperues. Rëndësia e eksportit koperues është e lidhur me racionalizimin e shpenzimeve, me çmime, me distribucion e tjerë
38
PIGGY BACK (MARKETINGU EKSPORTUES KOMPLEMENTAR
Me piggy back, përkatësisht me marketingun eksportues komplementar nënkuptohet forma kontraktuese e realizimit të përbashkët të produkteve dhe të shërbimeve në tregjet e huaja. Në këtë lloj aranzhmani janë të kyçur dy partnerë: bartësi i punëve eksportuese dhe anëtari shoqërues. Në anëtarin shoqërues mund të inkorporohen numër më i madh i prodhuesve.
39
Piggy Back nuk është i njëjtë me eksportin konzorcional
Piggy Back nuk është i njëjtë me eksportin konzorcional. Roli i tij ka të bëjë me zgjedhjen e çështjeve në tregjet e zhvilluara, ndërsa anëtari, komplementi, nuk posedon ndonjë afirmim në ato tregje. Anëtari e gjen interesin e vet dhe duke e ndjekur partnerin kryesor, ka mundësi që të afirmohet.
40
PUNËT LOHN Është formë specifike e eksporteve. Punët e tilla janë të karakterit përpunues, prodhues, manipulues e tjerë. Me këtë formë të aranzhmanit në marketingun eksportues është fjala për eksport specifik, të pjesshëm.
41
PUNËT E LIZINGUT NË MARKETINGUN EKSPORTUES
Punët e lizingut e kanë domethënien e dhënies me qera (në qesim) të mjeteve të ndryshme, mjetet transportuese, mjetet e paluajtshme, mjetet investuese e tjerë Punët e lizingut realizohen në bazë të kontratave në mes marrësit dhe dhënësit të mjeteve. Nëpërmjet shfrytëzimit të formës së lizingut mundësohet shfrytëzimi i mjeteve moderne, metodat e reja, teknologjitë e avancuara.
42
FORMAT E PUNËVE TË LIDHURA NË MARKETINGUN EKSPORTUES
Format më të rëndësushme janë: punët kompenzuese, barteri, tregtia paralele, punët switch faktoringu eksportues. Punët kompenzuese e kanë domethënien e realizimit të këmbimeve mall me mall. Mund të vjen në shprehje: kompenzimi i plotë, kompenzimi i pjesërishëm dhe kompenzimi tringular. Punët e barterit janë formë e këmbimit natyral në formë të trampit. Këto punë janë të përhapura nëpër vendet që kanë borxhe të shumta.
43
Punët e kontarblerjes janë të lidhura, që do të thotë se transakcionet tregtare janë të kushtëzuara me shitje dhe me kontrablerje. Kjo përmban tregtinë paralele. Punët switch janë formë specifike në marketingun eksportues, ku punët janë të karakterit intervenues. Punët switch janë lloj arbitrazhe ndërkombëtare. Faktoringu eksportues është mekanizëm i veçantë, që e ka domethënien e ndërmjetësimit me mjete financiare.
44
Komente Pyetje Përgjigje
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.