Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Dr.sc. Sylejman Berisha, Prof. Assist.Asist.

Similar presentations


Presentation on theme: "Dr.sc. Sylejman Berisha, Prof. Assist.Asist."— Presentation transcript:

1 Dr.sc. Sylejman Berisha, Prof. Assist.Asist. Email sberishapz@live.com
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE DHE PUNA PRAKTIKE NGA TEKNOLOGJIA Dr.sc. Sylejman Berisha, Prof. Assist.Asist.

2 REZYME EVOKIMI, REALIZIMI I KUPTIMIT REFLEKTIMI
Mësimdhënia bashkëkohore dhe të nxënit aktiv kërkon organizim më fleksibil të punës në shkollë-Fakultet. Gjatë mësimdhënies së tillë tentohet që nxënësi-Studenti të jetë në qendër dhe të mendojnë në mënyrë kritike, “ Të mendosh në mënyrë kritike” do të thotë “një reflektim i arsyetuar” mendojmë për pohimet tona, vlerësimet, mendimet që prodhojnë informacion të ri duke u bazuar në strategji të reja të kërkimit, zbulimit, zbatimit, reflektimit etj. Në realizimin e mësimdhënies bashkëkohore në rend të parë ndikon planifikimi i procesit mësimor në të cilin punohet me objektiva, me plane të reja ditore ku në strukturën e mësimit përfshihen; EVOKIMI, REALIZIMI I KUPTIMIT REFLEKTIMI

3 HYRJE Mësimdhënia bashkëkohore kërkon planifikim të mirëfilltë të materialit mësimor, metodologjisë mësimore dhe teknikave që do të përdoren për të arritur objektivat mësimor dhe synimet e shoqërisë. Dihet se shkolla bashkëkohore dallohet shumë nga ajo tradicionale si në pikëpamje të metodologjisë dhe të pjesëmarrjes aktive të nxënësve dhe të arsimtarit ku në qendër kemi nxënësin. Shkolla bashkëkohore niset nga përvoja e nxënësit duke i stimuluar ata për aktivitete praktike (puna e tyre në kabinete te ndryshme; kimise, fizikës, punëtorinë e shkollës etj.), ti zgjerojë dhe ti pasuroj ato aktivitete. Vlen të theksohet progresisti i SHBA J. Dewey, i cili parasheh kultivimin e individualitetit të nxënësit, të nxënit e tyre mos të jetë vetëm nga tekstet por edhe nga përvoja. (Unë do shtoja se studenti-nxënësi duhet të përfitoj edhe nga profesorët) Dewey në punimet e tij duke iu përmbajtur parimit të nxënit nëpërmjet përvojës vetanake paraqet disa probleme: Si të fitohen njohurit e organizuara nëpërmjet përvojës vetanake; Si të udhëhiqet përvoja e tillë dhe të inkorporohet në atë që është akumuluar në kulturat e mëparshme e cila kishte me ndikuar që të kuptohet drejtëpërdrejtë e sotmja si bazë për fitimin e kësaj përvoje. Pra, përvoja vetanake e nxënësit-studentit është bazë e kësaj shkolle. Kjo teori bazohet në të nxënit e bazuar në “nxënien gjatë punës” (learning by doing) dhe nëpërmjet përvojës vetanake “through personal experience”

4 Versioni i Piazhieut mbi aktivitetin gjatë të nxënit ka rëndësi parësore:
të kuptosh diçka, do të thotë të zbulosh pavarësisht. Për të formuar konceptin e duhur mbi aktivitetin e nxënësit--studentit gjatë të nxënit duhet të theksohen tre elemente kyçe: Përcaktohet komponenta kryesore e aktivitetit të nxënësit duke kaluar nëpër proceset intelektuale të ngjashme me ato që i ka kaluar edhe shkenca për të arritur deri te zbulimet duke i rekonstruar ato procese mendore. Objekti i aktiviteteve intelektuale s’është vetëm përvoja e drejtpërdrejtë vetanake, por edhe përmbajtjet mendore nga disiplinat e ndryshme shkencore.( leximiiiiiiii) Qëllimi i të nxënit me metoda aktive janë: kuptimi i duhur i diturive shkencore, si dhe përvetesimi i shkathtësive mendore për aktivitete prodhuese dhe kreative. Sipas Piazhieut aktiviteti i nxënësve paraqet “aktivitetin vetanak spontan”, ai duke folur për parakushtet e reformës së suksesshme të nxënit, veçanërisht të shkencave natyrore, ai thotë: “ së pari duhet të zbatohen metodat aktive, në të cilat nxënësi është subjekt duke kërkuar që të vërtetat që duhet të mësohen duhet përsëri të zbulohen nga nxënësit ose të rikonstruohen në vend që ti servohen të gatshme” (Piaget, 1975).

5 Qëllimi kryesor i arsimimit qëndron në formimin e njerëzve krijues e jo vetëm të përsëritin atë që kanë zbuluar brezat e mëparshme, por të jenë edhe "Sudentet-nxenesit” shpikës dhe zbulues. Qëllimi i dytë i arsimimit qëndron në formimin e mendjes që mendon në mënyrë Kritike, i cili do ta verifikoj apo të pranojë atë që i servohet. (Piaget, 1975). Në kuadër të metodave aktive roli i Profesorit-Arsimtarit është si inspirues dhe krijues i situatave në të cilat nxënësi ballafaqohet me problemet, ku sipas tij nxënësi është një mendimtar spontan dhe individual. Këtu shkenca nuk merret si sistem i diturive të organizuara, por si burim i problemeve, gjatë të cilës arsimtari e nxitë nxënësin që vetë të zbulojë. Me fjalë tjera, të nxënit është një veprimtari mjaft e institucionalizuar, e cila zhvillohet në institucione të specializuara – shkollat.

6 STRUKTURA PËR MËSIMDHËNIEN DHE TË NXËNIT AKTIV
Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik bazohet në strukturën: E (evokim), R (realizim i kuptimit) dhe R (reflektimi). FAZAT E STRUKTURËS E I EVOKIMI (diskutim para përmbajtjes) 1. Cila është tema? 2. Çfarë dini rreth saj? (radhiti në tabelë); 3. Çfarë prisni, dëshironi ose keni nevojë të mësoni rreth saj? (radhiti në tabelë). 4. Çfarë doni të mësoni rreth saj? R II. REALIZIMI I KUPTIMIT. Arrihet prej studentit-nxënësit, në kohën kur kërkon informacion relativ për parashikimet. R III. REFLEKTIMI (diskutimi pas përmbajtjes). Çfarë mësuat? Bëni pyetje me kundërpërgjigje për të nxjerrë informacionin e përmendur në fazën e evokimit; Pas përgjigjeve të pyetjeve mund të pyesni: “Pse mendoni kështu”

7 EVOKIMI Në fazën e evokimit bëhet rikujtimi i njohurive paraprake të nxënësve rreth një teme të caktuar. Evokimi është faza e diskutimit para dhënies së përmbajtjes. arsimtari tregon se cila është tema e mësimit. pyet nxënësit çfarë dinë rreth saj (mendimet radhiten në tabelë). kërkon të dijë nga nxënësit çfarë presin, çfarë dëshirojnë ose kanë nevojë të mësojnë rreth saj (idetë radhiten në tabelë). Në fazën e parë zhvillohet diskutimi në grupe duke i plotësuar idetë me njëri tjetrin. Gjatë kësaj kohe nxirret çka është e rëndësishme rreth temës. Duke e përdorë strukturën gjatë fazës së evokimit, studenteve-nxënësve iu kërkohet të bëjnë një listë me anë të breinstorming-ut(Stuhi mendimesh) për ate që ata dine në fillim. Roli i arsimtarit qëndron në ruajtjen e procedurës nga biseda, të drejtojë atë dhe të kuptojë mendimin dhe të dëgjojë me kujdes idetë e nxënësve. Faza e Evokimit ka qëllim; të aktivizojë studentin-nxënësit, sepse të nxënit është një veprimtari aktive e jo pasive !!!!!!!

8 E V O K I M I Kanë shkelqim karakteristik metalik, farkueshmëri, etj. METALET Janë trupa të ngurtë të në temperaturë normale Dallojmë metale të ngjyrosura dhe të zeza Përdoren në të gjitha degët industriale

9 E V O K I M I Vetit Mekanike Fortesia Plasticiteti Viskoziteti
Elasticiteti, Qendrueshmeria,

10 Rrjedhshmeria ne gjendje te lenget
E V O K I M I Farkueshmeria Vetit teknologjike Tkurrja Aftesia per saldim, Aftesia per kalitje Rrjedhshmeria ne gjendje te lenget

11 REALIZIMI I KUPTIMIT Realizimi i kuptimit është faza e dytë e strukturës së mësimdhënies. Gjatë kësaj faze lexuesi merr informacione të reja. Kjo mund të arrihet duke e shfrytëzuar tekstin shkollor ose duke bërë një eksperiment demonstrues. Kjo është fazë e të nxënit gjatë së cilës arsimtari ka ndikim më të vogël te nxënësit. Faza e realizimit të kuptimit është fazë kryesore në procesin e të nxënit, e cila ka për detyrë që nxënësin ta mbajë të kyçur, të ruajë interesimin dhe ritmin që e ka vendosur gjatë evokimit. Pasi të përcaktohen njohuritë nga ana e nxënësve për të cilat kanë qenë të sigurt apo të pasigurt, ata bëhen gati për realizimin e qëllimit. Për këtë fazë ekzistojnë disa teknika: Procedura e të pyeturit ( sipas kësaj teknike, dy nxënës lexojnë tekstin së bashku, ndalen në fund të çdo paragrafi dhe me radhë pyesin njëri tjetrin) Mësimdhënia e ndërsjellë ( dihet se rruga më e mire është të mësosh duke dhënë mësim). !!!!!

12 REFLEKTIMI Faza e reflektimit është njëra nga fazat kryesore gjatë të cilës nxënësit përforcojnë të nxënit e ri dhe në mënyrë aktive rindërtojnë skemën e tyre. Gjatë reflektimit arrihen këto qëllime: Të shprehurit e nxënësve me fjalë vetanake për idetë dhe informacionet që i hasin gjatë reflektimit. Arsyetimi do të jetë i qëndrueshëm kur informacioni është i vendosur brenda një strukture me përmbajtje të kuptueshme. . Paraqitja e shumëfishtë dhe të shumëllojta të përfshirjes së informacionit, çon drejt ndërtimeve më të ndryshueshme, të cilat mund të jenë të zbatueshme në praktikë dhe të qëllimshme në të ardhmen. Në fazën e REFLEKTIMIT si teknika më të përshtatshme për tu përdorur janë: Ditari dypjesësh, shkrimi i lirë, mendo, puno në dyshe, shkëmbe, Pesëvargëshi, ese, organizuesit grafik, diagrami i Venit, rrjeti i diskutimeve, gushëkuqi rrethor, turi i galerisë, shqyrtimi kategorizues etj. Në fazën e evokimit si teknika më të përshtatshme mund të përdoren: brainstormingu, kllasteri, parashikimi me terma paraprake, tryeza rrethore etj. Kurse gjatë realizimit të kuptimit mund të përdoren këto teknika: Inserti, Di /dua të di/ mësoj, Leximi i orientuar – DRTA, tabela e koncepteve, kubimi, mësimdhënie reciproke, Të nxënit në bashkëpunim etj. Nxitja e shkëmbimit të fuqishëm të ideve midis nxënësve në lidhje me zgjerimin e fjalorit shprehës.

13 PËRGATITJA E Profesorit PËR ORGANIZIMIN E SUKSESSHËM TË MËSIMDHËNIES
Përgatitja e orës mësimore përfshinë pjesën e përgjithshme dhe të veçantë. Pjesa e përgjithshme e përgatitjes i përket mësimit të lëndës në tërësi, kurse pjesa e veçantë i përket përgatitjes së çdo ore. Përgatitja e përgjithshme përfshin njohjen e planit dhe programit, përpunimin e tekstit, doracakut, përmbledhjen e detyrave dhe literaturën profesionale. Përgatitja ditore konkretisht ndërlidhet me materialin mësimor, metodat dhe mjetet për realizimin e mësimdhënies. Duke e patur si kriter periodën kohore, përgatitja e arsimtarit për mësimdhënie mund të jetë: Përgatitja globale, vjetore për mësim. Kjo përgatitje është e tërësishme, arsimtari në tërësi lexon literaturën profesionale, hollësisht analizon realizimin e programit mësimor të vitit të kaluar shkollor etj. Përgatitja ditore bëhet për çdo orë mësimi, qoftë zhvillim të materialit mësimor, përforcim, përsëritje, ushtrime numerike, sistematizim.

14 Planifikimi i mësimit paraqet një aktivitet të arsimtarit me të cilin ai parasheh qëllimet e mësimdhënies. Pra, planifikimi paraqet një proces sistematik për të përcaktuar sa dhe si do të nxënë nxënësit, përcakton OBJEKTIVAT të cilët duhet të realizohen, mjetet që do të përdoren për realizimin e objektivave, parasheh strukturën e orës së mësimit, teknikat dhe procedurat për realizimin e saj, ERR-së, (Evokimit, Realizimit të kuptimit dhe Reflektimit.) Mund të themi se plani ditor paraqet kushtin elementar për mësimdhënie të suksesshme dhe nxënie cilësore. Planifikimi i mësimit kushtëzohet nga katër elemente kryesore: Përcaktimi i objektivave mësimore Zgjedhja e procedurave mësimore Përgatitja e të gjitha materialeve bazë dhe mjeteve ndihmëse. Kontrollimi dhe vlerësimi i përparimit të nxënësve.!! Objektivat mësimor përshkruajnë formimin ose përfundimin e të nxënit. Njëri nga problemet më kryesore është formulimi i saktë i objektivave mësimor. !!!

15 __________________________________________________________________
PLANI DITOR Data: Lënda: Klasa : Njësia mësimore (tema): _______________________________________________ Tipi i orës (rretho): a) zhvillim, b) përsëritje, c) ushtrime, d) vlerësim, e) testim. Mjetet mësimore:_______________________________________________________ OBJEKTIVAT: __________________________________________________________________ FJALËT KYÇE: ________________________________________________________ Evokimi- E Realizimi i Kuptimit -R Reflektimi – R VLERËSIMI I MENTORIT: Vetëvlerësimi- Analiza e orës së mbajtur: a) plotësisht i kënaqur, b) i kënaqur, c) nuk jam i kënaqur. Nëse nuk jeni të kënaqur, tregoni dy – tri arsye. 1._____________2._______________3._________________4. ___________________ Struktura e Orës Teknikat e mësimdhënies Koha Evokimi E Realizimi i kuptimit R Reflektimi Evokimi- E Realizimi i Kuptimit -R Reflektimi – R

16 EKSPERIMENTI LABORATORIK
Eksperimenti demonstrues është formë e mësimdhënies që realizohet në fizikë dhe në shkencat tjera të natyrës. Por, çdo realizim i eksperimentit demonstrues nuk është mësimdhënie e vërtetë aktive. Për shembull, nëse arsimtari e bën eksperimentin demonstrues dhe e komenton atë, pa pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ajo do të jetë mësimdhënie tradicionale. Kushtet që duhet ti plotësojë eksperimenti demonstrues që të kemi nxënie aktive janë: Pjesëmarrja aktive e nxënësit në eksperimentin demonstrues, pra dukuria demonstrohet, por dukurinë e vërejtur duhet ta sqarojnë dhe interpretojnë vetë nxënësit. Aktivizimi i tyre kryhet duke i mësuar që njërën faqe të fletës ta ndajnë në dy pjesë të barabarta, ku gjysma e saj paraqet eksperimentet apo provat e vizatuara e gjysma tjetër shfrytëzohet për interpretime të dukurisë që vërehet gjatë demonstrimit (Çka u vu re).. Nxënësi qysh në fillim duhet të kuptojë se çfarë problemi do të zgjidhet me atë provë; Të gjithë nxënësit që marrin pjesë në provë duhet të kuptojnë logjikën e përcjelljes së veprimeve në të me të cilat zgjidhet problemi (arsimtari kohë pas kohe duhet të sqarojë çka punohet dhe pse ka rëndësi ajo); Arsimtari pas definimit të kushteve të punës, nxënësit duhet ti lejojë të punojnë në mënyrë të pamvarur (edhe atëherë kur vëren se ata gabojnë, duhet të lejohen të vazhdojnë, e pasi të shohin se veprimi i zbatuar nuk jep rezultate duhet me ta të diskutohet gabimi); Çdo gjë që punohet gjatë demonstrimit, në fund duhet sjellë në lidhje me problemin fillestar, të diskutohet (nxënësit duhet të udhëheqin fjalën kryesore), të bëhet përmbledhja dhe në formë të një shkrimi i ndahet të gjithë nxënësve.

17 VËRSHIMI I SHPEJTË I IDEVE (brainstorming)
Vërshimi i shpejtë i ideve (brainstorming) është një teknikë e thjeshtë dhe e efektshme aftësi – krijuese për t’u përdorur, kur dëshirohet një nivel i lartë krijimtarie. Kjo është teknikë e formimit të lirë të fjalëve dhe ideve. Është renditja e ideve pa bërë diskutime mbi to gjatë shpjegimit. Nxënësve ju jepet një temë dhe atyre ju kërkohet të shprehin reagimet e menjëhershme. Këto renditen në dërrasën e zezë ose në një fletë letre. Rregullat për këtë teknikë janë: Pranohen dhe shkruhen të gjitha idetë. Nxënësit shprehin të gjitha idetë që u lindin edhe kur nuk janë të sigurt për to. Asnjërit nuk i lejohet të diskutojë për idenë e tjetrit. Ajo përfundon kur arsimtari e sheh se nuk ka më ide tjera. Kjo teknikë përdoret për shumë qëllime dhe faza të ndryshme të orës së mësimit. Kjo teknikë i jep të drejtë nxënësit të flasë, të vlerësohet, i jep besim, e bënë të hapur, të zhvillojë imagjinatën, të zbatojë dhe të jetë krijues. Kjo formë e punës në mësimdhënie mund të shfrytëzohet si hyrje në disa aktivitete të caktuara, si një lloj i “thyerjes së akullit”. Për shembull, duke filluar njësinë e re mësimore mbi Materialet, arsimtari i lëndës hargjon (2-3) minuta për asocim të lirë mbi temën, duke i siguruar liri të plotë. Teknika e breinstormingut ka rëndësi të madhe në formimin e ideve të reja. Kjo teknikë është vetëm faze fillestare e formulimit të çfarëdo problemi. Pas saj vjen analiza logjike dhe selektimi i zgjidhjeve të dhëna, zgjedhja e zgjidhjeve të realizueshme etj. Të gjitha këto i kryejnë studenti-nxënësit.

18 TEKNIKA TË MËSIMDHËNIES DHE TË NXËNIT AKTIV
Në metodologjitë dhe strategjitë e reja të mësimdhënies të bazuar në filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik dhe të nxënit ndërveprues ekzistojnë mbi 30 teknika bashkëkohore me të cilat studenti- nxënësi del në qendër të mësimdhënies. Ndër këto teknika veçojmë: Metoda INSERT (Interactive Noting Sistem for Effective Reading and Thinking – Sistemi ndërveprues i shënimit për të menduarit dhe për leximin e suksesshëm); Kllaster (angl. Cluster – grumbull); Pesëvargëshi; Kubimi; Di / Dua të di / Mësoj (know/want to know/Learn); Grupet e ekspertëve (teknika Xhigsou); Diagrami i Venit etj.

19 KLLASTERI Nocioni KLLASTER vjen nga fjala CLUSTER., që do të thotë grumbull. Përdoret për të grupuar ide, mendime, objekte etj. Kllasteri është njëra nga teknikat e MENDIMIT KRITIK dhe kjo ka kuptimin ; “PEMË E MENDIMEVE”. Kjo teknikë nxitë nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur për problemet e caktuara. Ajo kërkon një strukturë të mjaftueshme për të nxitur të menduarit për lidhjet ndërmjet ideve. Kllasteri mund të përdoret në fazën e EVOKIMIT dhe të REFLEKTIMIT. Hapat për përdorimin e kllasterit: Shkruani një fjalë në qendër të copës së letrës; Filloni të shkruani fjalët apo frazat që ju vijnë në mend rreth temës së zgjedhur. Kur iu kujtohen idetë dhe i shkruani ato, filloni të vizatoni lidhjet ndërmjet ideve që i duken të përshtatshme; Shkruani sa më shumë ide që iu kujtohen, deri sa koha e lejuar të mbaroj apo të shterrojnë mendimet.

20 Grupet e nxënësve dhe arsimtari ndërtojnë kllasterin
Grupet e nxënësve dhe arsimtari ndërtojnë kllasterin. Me te tregohet se e marrin seriozisht detyrën dhe procesin.Pasi nxënësit të kenë ndërtuar kllasterin ata mund të shkëmbejnë kllasterat e tyre. Kllasteri mund të bëhet në mënyrë individuale dhe në grupe. Uji Valët Era Dielli BURIMET E ENERGJISË Thëngjilli E. Kimike E. Termike E. Mekanike LLOJET E ENERGJISË E. Elektrike E. Kinetike E. Potenciale

21 PESËVARGËSHI Pesëvargëshi është një temë që kërkon përmbledhjen e informacionit dhe të materialeve në një shprehje të saktë e cila përshkruan dhe reflekton rreth temës. Grupet e nxënësve angazhohen të bëjnë pesëvargësh. Kjo është vështirë për ta në fillim. Nxënësve iu ipet një temë që të formojnë pesëvargëshin duke shfrytëzuar kohën prej 5 deri 7 minuta. Mandej i kthehen partnerit të tyre të cilët shkruajnë nga një pesëvargësh për të cilën gjë vendosin së bashku. Pesëvargëshat e çiftëzuar, në ndërkohë mund të shkëmbehen në klasë –grup. Për të shkruar pesëvargëshin duhet ti përmbahemi këtyre rregullave: Rreshti i parë është përshkrimi me një fjalë i temës (zakonisht emër); Rreshti i dytë është përshkrimi me dy fjalë i temës ( dy mbiemra) Rreshti i tretë përmban tri fjalë që shprehin veprime të temës (tri folje), Rreshti i katërt është një fjali që shpreh qëndrimin, ndjenjën për temën (fjali) Rreshti i fundit është një fjalë sinonime, që përcakton thelbin e temës (sinonim).

22 Folje Lëvizë fitohet hargjohet
Ja një shembull mbi temën: Energjia. Fjala ENERGJIA Mbiemra E madhe e vogël Folje Lëvizë fitohet hargjohet Fjali Trupi që kryen punë posedon energji Synonimi JETË Pesëvargëshi është një teknikë që përdoret zakonisht në fazën e REFLEKTIMIT, me që bën sintetizimin e informacionit të marrë. Pesëvargëshi shërben shumë mire si mjet për të bërë përmbledhjen e informacionit në tërësi; si një mënyrë e vlerësimit të gjykimit të nxënësve, si një mënyrë për shprehje krijuese. ENERGJIA e madhe e vogël Lëvizë fitohet hargjohet Trupi që kryen punë posedon energji JETË

23 Folje Lëvizë fitohet hargjohet
Ja një shembull tjeter mbi temën: Druri. Fjala ENERGJIA Mbiemra E madhe e vogël Folje Lëvizë fitohet hargjohet Fjali Trupi që kryen punë posedon energji Synonimi JETË Pesëvargëshi është një teknikë që përdoret zakonisht në fazën e REFLEKTIMIT, me që bën sintetizimin e informacionit të marrë. Pesëvargëshi shërben shumë mire si mjet për të bërë përmbledhjen e informacionit në tërësi; si një mënyrë e vlerësimit të gjykimit të nxënësve, si një mënyrë për shprehje krijuese. Druri I butë I fortë Përdoret Punohet rritet Druri përdoret në ndërtimtari Trungu

24 Folje Lëvizë fitohet hargjohet
Ja një shembull tjeter mbi temën: Kompjuteri. Fjala ENERGJIA Mbiemra E madhe e vogël Folje Lëvizë fitohet hargjohet Fjali Trupi që kryen punë posedon energji Synonimi JETË Pesëvargëshi është një teknikë që përdoret zakonisht në fazën e REFLEKTIMIT, me që bën sintetizimin e informacionit të marrë. Pesëvargëshi shërben shumë mire si mjet për të bërë përmbledhjen e informacionit në tërësi; si një mënyrë e vlerësimit të gjykimit të nxënësve, si një mënyrë për shprehje krijuese. Kompjuteri I ngadalshem I shpejtë Ndizet Ristartohet Prishet Lehteson dhe shpejton punen e njeriur Kompluterizmi

25 KUBIMI Kubimi është një teknikë që ndihmon shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të ndryshme. Ai përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin, të shkruarin në secilën faqe të kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të vogël me letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa të shkurtëra: PËRSHKRUAJË, KRAHASOJË, SHOQËROJË, ANALIZOJË, ZBATOJË, ARGUMENTOJË (pro ose kundër). Në fillim paraqitet tema. Më pas nxënësit udhëzohen të mendojnë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të arsimtarit dhe ta përshkruajnë atë: (format, shenjat, përmasat, ngjyrat etj.) PËRSHKRUAJË: Format, shenjat, përmasat, ngjyrat; KRAHASOJË: Me kë gjason ? Nga se ndryshon? SHOQËROJË: Çfarë iu bën të mendoni? Çfarë iu vjen në mendje? ANALIZOJË: Si është ndërtuar? Nga se përbëhet? ZBATOJË: Ç’mund të bëni me të ? Si mund të përdoret? ARGUMENTOJË: Merrë një qëndrim pro ose kundër etj. Duke vazhduar periudhën e shkrimit, nxënësit shkëmbejnë përgjigje për secilën faqe të kubit. Veprimtaria mund të organizohet duke punuar në çifte, ose në grupe. Çdo partner zgjedh 2-3 faqe të kubit. Më pas shkëmbejnë mendime e lexojnë shkrimet e tyre me partnerin. Pasi lexon një partner, tjetri i përgjigjet duke e lavdëruar ose pyetur. Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit.

26 Krahasoje; Shoqeroje; Zbatoje; Pershkruaje; Argumentoje; Analizoje;
Me kë gjason ? Nga se dryshon? Shoqeroje; Çfarë iu bën të mendoni? Çfarë iu vjen në mendje? Zbatoje; Per cfar sherbejne Pershkruaje; Si duken, ngjyra, forma, dimensionet Argumentoje; Merrë një qëndrim pro ose kundër etj Analizoje; Perse jane te ndertuara, perdorimi

27 Diagrami i Venit përdoret gjatë fazës së reflektimit.
Diagrami i Venit është një teknikë me anën e të cilës evidentohen të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet dy koncepteve, dukurive etj. Diagrami i Venit ndërtohet mbi dy ose më shumë rrathë të mbivendosur, me një hapësirë në mes. Ai mund të përdoret për të bërë ndryshimin e ideve dhe tregon të përbashkëtat që ato kanë me njëra – tjetrën. Ky diagram mund të përdoret për të bërë kontrastimin e ideve, duke treguar njëkohësisht të përbashkëtat që ato kanë me njëra tjetrën. Diagrami i Venit përdoret gjatë fazës së reflektimit. Veprimtaria zgjatë 10 – 20 minuta varësisht nga specifikat e lëndës. Veçoritë Të përbashkëtat

28 NDËRTIMI I PYETJEVE Rregulli bazë për bërjen e pyetjeve mund të formulohet kështu: bëj pyetjen, bëj një pauzë, pastaj drejtohu një nxënësi. Sipas këtij rregulli, kur bëhet një pyetje e pasuar nga një pauzë e shkurtër, të gjithë nxënësit “ do të marrin pjesë” në komunikim. Teknika e NDËRTIMIT nënkupton bërjen e një pyetjeje, bërjen e një pauze dhe pastaj thirrjen e një nxënësi në mësim. Kjo teknikë bëhet e lehtë për t’u përdorur, pas një praktikimi të vogël. Koha e pritjes është thelbësore për përgjigje të menduara nga nxënësit. Ajo ndahet në dy pjesë: Koha e pritjes 1. Ekzistojnë disa arsye për përdorimin e elementit të dytë në kufizimin e pauzës. Kjo pauzë e quajtur koha e pritjes 1. i krijon nxënësit mundësi për të menduar rreth përgjigjeve të pyetjes të nivelit të lartë. Koha e pritjes 2. Është pauza që i lihet në disponim nxënësit të ngritur për të dhënë përgjigje. Nëse arsimtari pret për pak kohë të japë përgjigje pas përgjigjes fillestare të nxënësit, nxënësit do të vazhdojnë të përgjigjen pa pasur nevojë të nxiten. Shumë arsimtar janë të padurueshëm me nxënësit, kur u bëjnë pyetje. Afati për thirrjen e një nxënësi tjetër, përfshin deri disa sekonda; kjo varet nga lloji i pyetjes! Por, nëse arsimtarët rrisin kohën e pritjes deri në tre sekonda, niveli i të menduarit do të rritet në mënyrë të ndjeshme dhe numri i nxënësve, të cilët do të përgjigjen, do të rritet.

29 Shumë arsimtar janë të padurueshëm me nxënësit, kur u bëjnë pyetje
Shumë arsimtar janë të padurueshëm me nxënësit, kur u bëjnë pyetje. Afati për thirrjen e një nxënësi tjetër, përfshin deri disa sekonda; kjo varet nga lloji i pyetjes! Por, nëse arsimtarët rrisin kohën e pritjes deri në tre sekonda, niveli i të menduarit do të rritet në mënyrë të ndjeshme dhe numri i nxënësve, të cilët do të përgjigjen, do të rritet. Më në fund, kur vetë arsimtarët përfshihen në pyetje shumë procesëshe, është e rendësishme të nxiten të gjithë nxënësit për të marrë pjesë. Për ta përmbushur këtë, arsimtarët duhet t’i shmangen thirrjes së nxënësve me emër dhe të mbikëqyrin nxënësit që e ndiejnë se mund t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve. Mjaftë nxënës nuk u përgjigjen lirshëm pyetjeve në klasë, për arsye se ato janë më shumë vlerësuese (pyetje testimi, vetëm me një përgjigje të saktë apo të gabuar), sesa pjesë të një bisede. Arsimtari mund të përdor teknika nxitëse, kur përgjigjet e nxënësve janë pjesërisht të sakta apo të deklaruara pjesërisht. Duhet të jeni të durueshëm dhe të matur në reagimin ndaj përgjigjeve jo të sakta të nxënësve.

30 Kur një nxënës jep një përgjigje të pasaktë, krijohet një situatë e vështirë midis arsimtarit dhe nxënësit. Së pari, është e vështirë të japësh një mbështetje pozitive ndaj një rasti të tillë. Por komente të tilla si “jo”, “ti s’je kurrkund” ose “kjo s’është e saktë” duhet të shmangen, sepse të gjitha veprojnë si përforcues negativ duke zvogëluar dëshirën e nxënësit për të marrë pjesë në komunikimin gojor në klasë. Kur nxënësi jep përgjigje të pasaktë, duhet të përpiqemi që të kalojmë në një teknikë nxitëse asnjanëse, se sa të japim përgjigjen “ jo, kjo nuk është aspak e saktë” Si do ta bëjmë këte? Nëse bëjmë një pyetje të përgjithshme në fizikë dhe nxënësi jep një përgjigje krejtësisht të pasaktë, atëherë mund të shprehemi: “A mund të na tregoni si arritët në këtë përgjigje?” ose “ A mund ta mendoni edhe një herë zgjidhjen dhe të përpiqeni përsëri për të?” Këto përgjigje janë asnjanëse, jo negative


Download ppt "Dr.sc. Sylejman Berisha, Prof. Assist.Asist."

Similar presentations


Ads by Google