Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Kosovë

Similar presentations


Presentation on theme: "Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Kosovë"— Presentation transcript:

1 Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Kosovë
Statistikat Ndërkombëtare: Avantazhet dhe Problemet

2 Funksioni i grupeve ndërkombëtare & grupeve të tjera
Statistikat ndërkombëtare për krimin dhe drejtësinë kanë 3 role kryesore: Udhëzime për mbledhjen e statistikave & trajnimi i ofruar gjatë prezantimit & përdorimit të tyre Kërkesa për statistika për krimin dhe drejtësinë i dërgohet një autoriteti qëndror Mbledhja e statistikave krahasuese lidhur me çështje të ndryshme për krimin dhe drejtësinë Kam mendimin se nevojat dhe burimet e vendit tuaj duhet të shfrytëzojnë statistikat ndërkombëtare por ato nuk duhet të pengojnë progresin tuaj.

3 Rëndësia e të dhënave të krahasueshme
Për t’i treguar qeverive se ku duhet ti përqëndrojnë përpjekjet e tyre Mund të japin ide për reforma ligjore Për t’i treguar popullit se ku janë problemet e drejtësisë penale për atë vend Për të treguar se cfarë duhet zhvilluar në infrastrukturën statistikore (duke përfshirë dhe publikimet) Mund të krahasohen burimet që përdoren për drejtësinë penale

4 Problemet Vendet kanë sisteme të ndryshme ligjore
Kanë sisteme të ndryshme statistikore, me prioritete dhe burime të ndryshme Rregulla të detajuara për numërim bëjnë ndryshimin në numrin e krimeve, çështjeve, autorëve, fluksin e migracionit: Anglia ka një numër të madh të incidenteve të dhunës. Statistikat krahasuese janë vetëm fillimi i një hetimi krahasues Studimet e duhura kanë nevojë për më shumë kërkime dhe krahasime ligjore

5 Iniciativat Statistikore të ZKBDK
ZKBDK është Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, në Vjenë të Austrisë. ZKBDK siguron analiza për tendencat, politikat dhe publikon e shpërndan të dhëna dhe informacione për skenën globale të drogës dhe krimit. Informacione analitike rreth problemeve globale të drogës dhe krimit i mundësojnë komunitetit ndërkombëtar për të identifikuar prioritetet e kontrollit për drogën dhe krimin. Ajo ka një numër iniciativash statistikore që mund të shikohen shkurtimisht në faqen e tyre të internetit: l.

6 Standartet dhe rekomandimet e ZKBDK për statistikat për krimin
ZKBDK ka publikuar tre manuale për përmirësimin e statistikave për krimin dhe drejtësinë: Manual për zhvillimin e një sistemi të statistikave për drejtësinë penale Manual për kryerjen e anketimeve për viktimat e krimit (së bashku me UNECE) Manual për matjen e treguesve për drejtësinë penale për të mitur (së bashku me UNICEF) Secili nga këto është rezultat i kontributeve nga statisticienë ekspert nga shumë vende, që kanë ndërmjet tyre shumë vite përvojë pune në mbledhjen e të dhënave për statistikat për krimin dhe drejtësinë. Në këtë mënyrë, ata përfaqësojnë njohuritë më të mira të mundshme se si të masim mirë atë që po ndodh në fushën e krimit dhe drejtësisë.

7 Manual i ZKBDK për zhvillimin e një sistemi të statistikave për drejtësinë penale
Mund të shkarkohet në Anglisht (161 faqe) ose Frengjisht nga Ai përmban seksione si: Qëllimet dhe kërkesat e statistikave për drejtësinë penale Modelet e Organizimit Fusha e veprimit dhe përmbajtja Mbledhja e të dhënave Përpunimi i statistikave Analizimi, vlerësimi dhe shpërndarja e statistikave Funksioni i sondazheve për viktimizimin Mbledhja e të dhënave ndërkombëtare/International collections Ky është një dokument me vlerë si referencë dhe ofron shumë ide për një praktikë të mirë. Megjithatë, nuk adreson probleme të rëndësishme se si të zhvillojmë një sistem statistikor për krimet dhe drejtësinë në kushtet e mungesës burimeve financiare

8 Manuali i ZKBDK për Sondazhet mbi viktimizimin ndaj krimit
Versioni më i fundit (231 faqe) gjendet në Anglisht dhe Frengjisht në Përmban seksionet e mëposhtme: Hyrje për sondazhet/anketimet Planifikim i një sondazhi për viktimizimin ndaj krimit çështje të Metodologjisë Numërimi i veprave penale dhe viktimave/të dëmtuarve Hartimi i Pyetësorit Intervista Përpunimi i të dhënave, vlerësimi dhe analizimi çështje Etike Mbledhja e të dhënave dhe dokumentimi Vlerësimi i sondazheve të përfunduara Ai përmban gjithashtu sondazhe për biznesin dhe çështje të korrupsionit

9 Puna Statistikore e KB në Rajone të Veçanta
ZKBDK menaxhon nje program të CARDS-it për të ndihmuar vendet në tranzicion në Evropën JL për të përmirësuar statistikat e tyre mbi krimin dhe drejtësinë Programi mbulon vendet si Serbia, Kosova, Bosnia & Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi Më shumë detaje mund të gjenden në faqen e Internetit të ZOKBDK Së pari, u krye studimi se për çfarë kishte nevojë. Pastaj u përgatitën udhëzimet. Së fundmi, po ofrohet trajnimi në çdo vend nga specialistë të statistikës. ZKBDK drejton një program te quajtur “Të dhëna per Afrikën” duke ofruar trajnime statistikore, grante për sondazhe dhe udhëzime

10 Banka Botërore – Përmbledhje e SPSHDH
Që nga Banka Boterore menaxhon një program për vendet anglisht-folëse të Afrikës, i quajtur “Sistem i përgjithshëm për shpërndarjen e të dhënave (SPSHDH), pjesë e së cilësh janë krimet, drejtësia dhe siguria. Ky program përfshinte workshope, vizita nga staticienë dhe specialistë të informatikës, raporte për progresin dhe rekomandime për të ardhmen. Qëllimi ishte për të përmirësuar mbledhjen, prezantimin dhe përdorimin e statistikave mbi krimin dhe drejtësinë. Kenia, Mauritania, Seichelles dhe Tanzania Një përmbledhje e konluzioneve përfundimtare te këtij programi mund të gjenden në faqen e internetit:

11 Produktet e SPSHDH SPSHDH faza II, prodhoi një numër të madh materialesh, që përfshinin raporte për situatën statistikore në secilin vend: Kenia, Mauritania, Seychelles dhe Tanzania, si dhe të Namibisë, e cila e plotësoi pjesërisht programin. Ka gjithashtu raporte të workshopeve dhe materiale të tjera me vlerë per vendet që janë të interesuar për të zhvilluar punën e tyre me statistikat për krimet dhe drejtsinë. Të gjitha këto materiale mund të gjenden në faqen e BB si: ATISTICS/SCBEXTERNAL/0,,contentMDK: ~pa gePK:229544~piPK:229605~theSitePK:239427,00.html

12 Marrëveshjet Dypalëshe
Këto përfshijnë ato marreveshje kur një vend ndihmon një vend tjetër për të zhvilluar statistikat e tij MB është duke ndihmuar Abu Dabin, një vend shumë i pasur i Gjirit, për të zhvilluar statistikat për krimin dhe drejtësinë. Abu Dabi ka një një infrastukturë moderne të IT por nuk ka traditë në mbledhjen e statistikave ose në përdorimin e tyre për politikë-bërje ose për operacione. Krimi është një veçori i një situate të pazakontë demografike (85% e popullatës janë jo-shtetas) Projekti është i lokalizuar brenda një ambjenti trajnimi të përgjithshëm për policinë.

13 Kërkesat për statistika për krimin nga agjenci ndërkombëtare dhe të tjera
Organizatat kryesore që kërkojnë, herë pas here, të dhëna mbi krimin dhe drejtësinë janë: Sondazhi i KB për Tendencat e Krimit, i cili kryet çdo vit dhe tani zhvillohet për të 11-tën herë. Mbledhja e të Dhënave për mbi 40+ vende të Evropës nga ekipi që prodhon Permbledhjen Dokumentare Statistikore Evropiane për Krimin dhe Drejtësinë. Ky përgatitet çdo 3/4 vjet dhe është tani në radhën e 4. Mbledhja e të dhënave për viktimizimin nëpërmjet sondazheve ndërkombëtare për Viktimizimin ndaj Krimit. Kjo është bërë 4 herë në periudha të ndryshme që nga 1990. Eurostati mbledh të dhëna mbi statistikat e policisë për krimin dhe statistikat për burgjet. Në vijim do t’i trajtojmë sa më sipër me hollësi.

14 Sondazhi i KB per Tendencat e Krimit
Mbledh të dhëna për incidentet kriminale të raportuara dhe funksionimin e drejtësisë penale Një pyetësorë në EXCEL i dërgohet secilit vend duke kërkuar informacione për krimin, policinë, prokurorinë, gjykatat, shërbimin e provës dhe burgjet. Kopje të pyetësorit për herën e 11 të sondazhit mund të gjenden në : Pjesa themelore e pyetësorit gjendet në 11 fletë (7 për policinë, 1 prokurorinë, 1 gjykatat, 2 burgjet) 4 fletë përsëriten çdo 3 vjet për Trafikimin, korrupsionin dhe dënimin. Ka edhe një fletë për trafikimin e veprave të kulturës.

15 Përmbledhje Dokumentare Evropiane per Statistikat mbi Krimin e Drejtësinë Penale
Permbledhja përfshin të dhëna për krimin dhe drejtësinë për vende, duke përfshirë BE dhe vendet e Evropës JL. Ai gjithashtu përmban shpjegime për përkufizimet dhe procedurat statistikore të cilat qartësojnë statistikat e përfshira në raport. Një pyetësor hartohet në Anglisht/Frengjisht dhe i dërgohet një pike korresponduese në secilin vend Evropian: zakonisht i lidhur me ministritë e drejtësisë dhe jo me Zyrat Statistikore. Detajet për metodologjinë dhe mbledhjen e të dhënave mund ti gjeni në:

16 Sondazhi Ndërkombëtar për Viktimizimin ndaj Krimit (SNVK)
SNVK është një sondazh për viktimizimin në vende të ndryshme. Eshtë më pak formal se shumë sondazhe të tjera dhe duket se kryhet nga një grup i specializuar në mbledhjen e të dhenave me anketim kryesisht nga vendet e Evropës Veriore. Megjithatë, vende nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në varësi të burimeve të tyre. Hartohet një pyetësor që mund të përdoret nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në sondazh: metodologjia përshkruhet, megjithëse jo të gjitha vendet i përmbahen rigorozisht metodologjisë. Vendet kërkohen që të anketojnë relativisht një numër të vogël viktimash potencialë, ndoshta 1,000+ për të treguar përvojën e tyre mbi krimin gjatë 12 muajve të fundit.

17 SNVK (Vazhdim) Detajet për sondazhin e fundit, e cila ishte e pesta, mund ti gjeni në Mbulohen viktimizimet e mëposhtme: Çdo krim i zakonshëm Krimet e lidhura me mjetet motorike Vjedhje me thyerje dhe të tjera vjedhje Krimet kundër personit (dhuna, dhuna seksuale, grabitja) Krime jo-konvencionale Tendencat dhe krahasimet me krimet e regjistruara mbulohen gjithashtu siç mbulohen edhe çështjet te metodologjisë. Publikohet informacion edhe për Friken ndaj krimit Masat e sigurisë Qëndrimin e Publikut për zbatimin e ligjit

18 Mledhja e të dhënave nga EuroStat-i
Të dhëna të mbledhura nga specialistë të statistikës të caktuar nga Drejtoritë e Statistikave Sociale (kryesisht nga Zyrat Statistikore Kombëtare) Mbulimi BE-27: Vendet Kandidate/potenciale: Shqipëria, Bosnja, ME, RS, XZ Zona Evropiane e Tregtise se Lire/ Zona Ekonomike Evropiane (EFTA/EEA): Islanda, LI, Norvegjia, Zvicra Australia, Kanadaja, Japonia, Zelanda e Re, Federata Ruse, SHBA, Afrika e Jugut

19 Detaje të Mbledhjes Të dhënat kërkohen nga specialistët kombëtarë çdo vit në nëntor Të dhënat mblidhen për vitin kalendarik paraardhës Afati për dërgim - 1 muaj Të dhënat janë të disponueshme brenda dy muajsh që mblidhen Raporti publikohet 2 muaj mbas afatit

20 Përkufizimet e EuroStat-it për llojet e krimeve
Krime Totale: Shkelje të rënda të kodit penal. Vepra penale më të lehta (kundravajtjet) zakonisht përjashtohen. Vrasje: Vrasje me dashje e një personi, duke përfshirë vrasjen nga pakujdesia, euthnazia dhe vrasja e foshnjeve. Vdekja si pasoje drejtimit te pakujdesshëm te automjetit, si dhe abortet dhe dhënia ndihme për të kryer vetvrasje përjashtohen. Vrasje e mbetur në tentativë përjashtohet gjithashtu. Në ndryshim nga veprat e tjera penale, njësia matëse për vrasjet është viktima. Krime dhune/sulm fizike: dhunë kundër personit (dhunë fizike), vjedhje me dhunë ose me kërcënim dhune) dhe veprat penale seksuale (duke përfshirë përdhunimin dhe dhunën seksuale). Vjedhje me dhunë: Vjedhja e një personi duke përdorur forcë ose me kërcënim force, duke përfshirë rrëmbimin e çantave dhe vjedhje me dhunë. Vjedhja e xhepave, dhe kërcënimi ose shantazhi për dorëzimin e pasurisë përgjithësisht nuk janë të përfshira.

21 Përkufizimet e EuroStat-it për llojet e krimeve II
Vjedhje me thyerje: Hyrja në një banesë duke përdorur forcë për të vjedhur sende. Vjedhja e mjeteve motorike: Përfshin të gjitha mjetet tokësore me motor që punojnë në tokë dhe që përdoren për të mbajtur njerëz (duke përfshirë makinat, motoçikletat, autobuzët, kamionët, dhe automjetet e ndërtimit dhe bujqësorë) Trafikimi i lëndëve narkotike: Posedim i paligjshëm, kultivimi, prodhimi, furnizimi, transportimi, importimi, eksportimi, financimi etj, i operacioneve për lëndët narkotike, jo vetëm ato që lidhen me përdorim vetjak.

22 Të dhëna të tjera që mblidhen nga Eurostat-i
Numri i oficerëve të policisë: Të gjitha gradat e oficerëve të policisë përfshirë policinë kriminale, të trafikut, të kufirit, xhandarmarinë, policine me uniformë, rojet e qytetit, policine bashkiake. Nuk përfshin personelin civil, punonjësit e doganës të tatimeve, policinë ushtarake dhe policinë e shërbimit sekret, oficerë me kohë të pjesshme, punonjës policie në rezervë për detyra të veçanta, kadetët, dhe policine e gjykatave. Numri i të Burgosurve: Numri total i të burgosurve të rritur dhe të mitur (duke përfshirë edhe ata në paraburgim) deri në 1 shtator. Duke përfshirë edhe autorët që mbahen në ambjentet e Administratës së Burgjeve, ambjente të tjera, institucionet për të mitur, institucione për personat me varësi ndaj drogës, dhe në spitale psikitrike ose të tjera. Përjashtohen të burgosur jo kriminalë që mbahen për qëllime administrative (p.sh. njerëz që mbahen deri në përfundim të hetimit të statusit të tyre të imigracionit).

23 Mbledhja e Statistikave të krahasueshme ndërkombëtarisht
Një sërë pyetjesh vazhdimisht lidhen me se si duket një vend i caktuar në krahasim me një vend tjetër në fushën e drejtësisë dhe krimit: Është numri i vrasjeve më i lartë? Sa vjedhje me dhunë janë kryer? Sa përdhunime kanë ndodhur? Sa i shtrirë është korrupsioni? A ka mfjaftueshëm punonjës policie në një vend të caktuar? Sa njerëz ka në burgje? Në vijim do të përmblidhen të dhënat që rregullisht janë në përdorim të qeverive, biznesmenëve, dhe organizatave ndërkombëtare.

24 Përmbledhje Botërore e Burgjeve
Përmbledhja Botërore e Burgjeve është iniciativa e një institucioni akademik, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Burgjeve, të Universitetit të Londrës në Angli. Materiali mund të gjendet në faqen e internetit të Përmbledhjes: Informacioni sigurohet për treguesit kryesorë të burgjeve nga kontaktet, kryesisht nga shërbimet penitenciare të vendeve. Të dhënat paraqiten në mënyrë të thjeshtë, kështu që kuptohen lehtë. Rezultati tipik për një vend mund të gjendet (për Tanzaninë) në: Materiali ka mbulim shumë të gjërë gjeografik ku pothuajse çdo vend në botë i përgjigjet pyetjeve.

25 Sondazhi i KB për Tendencat e Krimit
Mbledhja e këtyre të dhënave u përmend në Faqet 16 dhe 17. Materiali publikohet në EXCEL për çdo herë të sondazhit: Jo të gjithë vendet i përgjigjen pyetësorit kështu që rezultatet janë me përzgjedhje. Megjithatë, për ato vende që përgjigjen të dhënat gjenden lehtë, ndërsa vendet që nuk përgjigjen identifikohen. Përgatiten me raste raporte kërkimore në një format më të lexueshëm p.sh., shiko Raportin Global mbi Krimin dhe Drejtësinë në:

26 Publikime të ZKBDK Ka katër publikime seri të ZKBDK për statistikat dhe çështje të lidhura me to: Seritë e sondazheve te viktimizimit ndaj krimit që janë kryer për disa vende Afrikane. Mund të shkarkohen falas nga: Studime specifike për drogat dhe krimin të cilat mund të shkarkohen falas nga Një bazë të dhënash e plotë për drogat e sekuestruara në vendet raportuese që mund të shkarkohet falas nga: Studime mbi çështje globale të krimit: p.sh., raporti i fundit mbi krimin e organizuar global që mund të shkarkohet falas nga:

27 Publikimet e Eurostat-it
Një buletin vjetor mbi Statistikat Evropiane të krimit në:

28 Të dhënat për Vrasjet në vendet e Evropës JL


Download ppt "Misioni Statistikor i ZKBDK (UNODC) në Kosovë"

Similar presentations


Ads by Google