Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Sistemi informatik i menaxhmentit

Similar presentations


Presentation on theme: "Sistemi informatik i menaxhmentit"— Presentation transcript:

1 Sistemi informatik i menaxhmentit
Projektimi dhe zhvillimi i Sistemeve Informatike Dr.Aferdita Berisha-Shaqiri

2 Organizatat konkurruese lëvizin me shpejtsinë me të cilën ato mund të zotërojnë teknologjitë e reja informatike (ose modifikojë ato ekzistuese) për të përmirësuar eficiencën dhe për të fituar avantazh strategjik. Sot, megjithatë, zotërimi i IT- teknologjive shkon përtej zhvillimit vetanak të Sistemeve të reja Informative, dhe IT resurset shkojnë përtej Softuerit dhe Harduerit. Modeli i vjetër, në të cilin firmat i zhvillonin sistemet e tyre po zëvendësohet me një perspektivë më të gjerë të blerjes së IT-resurseve që furnizojnë kompanitë me një numër opsionesh. Kompanitë tani duhet të vendosin se cilat detyra nga sfera e IT-së do të mbeten në shtëpi, apo të gjithë IT burimet duhet të ofrohen dhe menaxhohen nga organizata të tjera.

3 Planifikimi dhe Justifikimi i IT Aplikacioneve
Organizatat duhet të analizojnë nevojën për aplikacionet dhe pastaj të justifikojnë çdo aplikacion nga aspekti i kostos dhe përfitimeve (cost-benefit). Nevoja për Sistemet e Informacionit është e lidhur zakonisht me planifikimin organizativ dhe analizave të punës së saj përkundrejt konkurrentëve te sajë. Justifikimin nga aspekti kosto-përfitime duhet të dalë nga dituria/përvoja e të investuarit në IT aplikacionin e caktuar kundrejt investimeve në projekte alternative. Kur një kompani shqyrton nevojat dhe punën e saj, ajo gjeneronon një listë prioritare si të IT aplikacioneve ekzistuese e poashtu edhe të atyre potenciale, të quajtur application portfolio. Këto janë kërkesat që janë shtuar, modifikuar nëse ato tashmë ekzistojnë.

4 Planifikimi i IT Aplikacioneve  
Procesin e planifikimit për IT aplikime te reja fillon me Analizën e Planit Strategjik të Organizatës. Plani Strategjik i Organizatës përcakton misionin e përgjithshëm të organizat, objektivat që ndjekin nga ky mision, dhe hapat e nevojshme për ti arritur këto synime. Procesi i Planifikimit Strategjik i përgjigjet Objektivave dhe resurseve të Organizatës për të realizuar Synimet e saja. Planit Strategjik i Organizatës dhe IT arkitektura ekzistuese ofrojnë inpute në zhvillimin e IT Planit Strategjik.

5 IT architecktura e trason mënyrën se si resurset Informative të një organizate duhet të përdoren për të përmbushur misionin e saj. Ajo përfshin të dyja aspektet si atë teknike poashtu edhe atë menaxhuese të resurseve të informacionit. Aspektet teknike përfshin harduerin dhe sistemet operative, rrjetat, sistemeve për menaxhim të të dhënave, dhe softuerin aplikativ. Aspektet e menaxheriale përcaktojnë se si do të realizohet menaxhimi i IT Departamentit, si do të përfshihen menaxherët e zonave funksionale (sektorëve), dhe si do të miren IT vendimet.

6 Plani Strategjik paraqet një varg të gjatë të Synimeve që përshkruajnë IT Infrastrukturën dhe IT Inicijativat kryesore të nevojshme për të arritur Qëllimet e Organizatës. Një IT Plan Strategjik duhet të përmbushë tre objektiva: Duhet të jetë në një linjë me Planin Strategjik të Organizatës. Duhet të ofroj një arkitekturë të IT që i mundëson përdoruesit, aplikacionet dhe bazat e të dhënave të jenë pa probleme të integruara dhe të kyçura në rrjet. Duhet të alokoj në mënyrë efikase resurset për zhvillimin e Sistemit të Informacionit ndërmjet projekteve konkurruese, në mënyrë që projektet mund të përfundohen në kohë dhe brenda buxhetit të parapar si dhe të kenë funksionalitetin e kërkuar.

7 Pasi Kompania të ket rënë dakord për një Plan Strategjik, hapi i ardhshëm paraqet zhvillimin e Planit Operativ të Sistemit të Informacionit. Ky plan konsiston në një sërë projektesh që departamenti i Sistemit të Informacionit dhe menaxherët e zonave funksionale (sektorëve) do realizojnë në mbështetje të IT planit strategjik. Një Plan Operativ tipik i Sistemit të Informacionit përmban elementet në vijim: Misioni: Misioni i funksionimit të Sistemit informatik (buron nga IT Strategjia). Rrethina e Sistemit të Informacionit: Një përmbledhje e nevojave për informacione sipas zonave funksionale (sektorëve) dhe të Organizatës në përgjithësi.

8 Objektivat e funksionimit të Sistemit të Informacionit: Vlerësim më të mirë aktual të Synimeve të funksionimit të Sistemit të Informacionit. Përkufizimet mbi funksionin e Sistemit të Informacionit: Teknologjike, Personelit, Financiare, dhe përkufizimet e resurseve të tjera në funksionimin e Sistemit të Informacionit. Portofolio e aplikacioneve: Një inventar prioritar të aplikacioneve ekzistuese dhe një Plan të detajuar të Projekteve që duhet zhvilluar ose që duhet vazhduar edhe gjatë vitit aktual. Alokimin e resurseve dhe menaxhimin e projekteve: Një listë që do të paraqes se kush dhe çfarë do të bëjë, si, dhe kur.

9 Information Systems Planning Process

10 Metodologjitë për zhvillimin e Sistemeve të Informacionit
Tiparet më të rëndësishme të procesit të zhvillimit të Sistemeve të Informacionit janë: Jetë e kufizuar e ekzistencës. - Kur kostoja/shpenzimet e përdorimit të Sistemit të vjetruar të bëhen më të mëdha se sa kostoja zëvendësimit me Sistem të Ri Informativ. Zhvillimi dhe Evolucioni.  Sistemet e Informacionit zhvillohen së bashku me kompaninë. Realizimi i një Sistemi të Informacioni paraqet fundin e nji Ciklit Jetësor dhe fillimin e një tjetëri. Mirëmbajtja.  Aktiviteti Mirëmbajtjes paraqet aktivitet përcjellës gjatë kohës së Shfrytzimit të Sistemit të Informacionit Revokimi-Tërheqja Tërheqja nga përdorimi paraqet një proces më të gjatë apo të shkurtër kohor i procesit të zëvendësimit gradual të sistemit.

11 Hulumtimi dhe analiza per projektimin e SI
Kur nje ndermarrje ka nevojë të përfundojë një detyrë apo të ndryshojë një proces të punës apo biznesit ajo vihet para një dileme se si do ta përfundojë atë. Para se të ndërmerren hapat e metejshëm shiqohet Sistemi Informatik ekzistues se a mundet të perfundojë problemin/detyren e parashtruar, nesë jo atëhere vihet një Pikëpyetje për ndermarrjen se si të veproj: 1. Të modifikoj Sistemin informatik ekzistues ose 2. Të ndërtojë nj sistem të ri informatik Nëse ndërmarrja vendos të bëjë modifikimin apo edhe krijimin e një sistemi të ri atëhere themi se ndermarrja ka ndermarr hapa për të zhvilluar sistemin.

12 Pjesmarrësit në Projektimin e një Sistemi informatik
Kushti themelor dhe shume i rëndësishem që sot ndermarrjet e kane kuptuar dhe po e bëjne për të qendruar konkurrent ne tregun global para se gjithash eshte pra zhvillimi i sistemeve informatike Për të zhvilluar një sistem informatik efektiv kërkohet përpjekja e një ekipi të gjërë: Ky ekip përbëhet nga: aksionaret (pronaret e ndermarrjes), përdoruesit e sistemi ( ata te cilet do te punojn me kete sistem), menaxheret, specialistet e projektimit si dhe personel tjeter mbështetës. Ky ekip është përgjegjës për përcaktimin e objektivave të SI.

13 Analisti i SI Përdoruesit Menaxheret Kompanit e jashtme
Shitsit dhe furnitoret Specialistet teknik Aksionaret Programeri

14 Analisti për projektimin e Sistemit informatik
Analisti i PSI është një profesionist i specializuar në analizën për projektimin e sistemit informatik. Ai bashkëvepron me të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit. Është pra si një arkitekt i cili projekton një ndërtesë të re. Ai zhvillon një plan të detajuar për Sistemin informatik të ri apo për të modifikuar SI ekzistues. Analisti i SI luan rolin shumë të rëndësishëm në projektimin dhe zhvillimin e SI sepse është i vetmi që e shef sistemin në total (përgjithësi) Ai qëndron në mes të ekipes sepse ka rolin qendror shpesh thuhet se është një moderator, negociator, apo interpretues i aktiviteteve.

15 Programeri Aksionaret
Programeri është përgjegjës për modifikimin ose për hartimin e programeve që të plotësojnë kërkësat e përdoruesit të SI. Është njejtë si një konstruktor që bënë konstruksionin e një ndërtese të re ose rinovon një ekzistuese. Programeri merr planin e analizës nga analisti për të zhvilluar ose modifikuar softuerin e nevojshëm. Aksionaret Aksionaret janë individet të cilët përfitojnë nga projektimi i nje SI të ri sepse njeherit jane edhe investuesit e Projektit.

16 Përdoruesit Menaxheret
Përdoruesit janë individet që punojnë me sistemin rregullisht pra ata qe nderveprojnë me sistemin të cilët mund të jenë punonjës, menaxhere, klient apo furnitorë. Menaxheret Kur vlera e investimeve për të projektuar një SI është shumë e madhe si pjese e ekipit perfshihen edhe menaxheret e nivelit të lartë p.sh presidenti, ose nenkryetari apo menaxheri i financave, marketingut etj.

17 Specialistet teknik Specialistet teknik janë ekspert të bazave të të dhënave dhe të telekomunikimit ose inxhinjer të hardverit apo të profileve të ngjashme. Çdo ekip parasegjithash duhet të ketë udhëheqësin e projektit (team leader) për shkakt të kordinimit të aktiviteteve. Një shembull. Kompania Ford Motor i paguan IBM rreth 300mil.$ për 5 vite në mënyrë që ajo të projektojë softuer të rëndësishëm për të.

18 Faza Fillestare e inicimit për zhvillimin e një SI
Gjithmonë iniciativa për të bërë ndryshime për të projektuar apo zhvilluar një sistem të ri vjen nga individ ose nga një grup kur ata e kuptojnë se ndryshimi sjell përfitime të mëdha. Këta individë kanë kurajon dhe vullnetin për të zhvilluar sistemin e ri. Kjo ka rëndësi sepse po aq e rëndësishme është edhe aftësia që ka individi apo grupi për të zhvilluar ndryshimet në ndërmarrje. Shume individë edhe nëse posedojnë aftësitë shpeshherë nuk i fillojnë ndryshimet për shkak të statusit hierarhik të fuqisë të autoritetit dhe të qëndrimit në lidhje me politikën mbrenda ndërmarrjës.

19 Mirepo shpesh menaxheret janë ata që kanë fuqi për të filluar ndryshimet dhe për të filluar projektin e ri për zhvillimin e sistemit. Mund të theksojm se menaxheret e nivelit të lartë janë ata të cilët ndikojnë më së shumti në susksesin apo dështimin e përpjekjeve për zhvillimin e një sistemi. Prap se prap iniciativa për zhvillimin e një sistemi vjen nga të gjitha nivelet e ndermarrjes dhe mund të jenë të planifikuara ose të paplanifikuara. Një planifikim solid dhe një zhvillim menaxherial ndihmojnë që të sigurohet arritja e objektivave të ndërmarrjës.

20 Arsyet për inicializimin e zhvillimit të një sistemi të ri informatik

21 Analiza Kreative dhe kritike e projektimit të SI
Si pjese e perkthimit të planit strategjik në plan të SI shumë kompani shohin projekte për zhvillimin e sistemeve . Zhvillimit i këtyre sistemeve do tu krijonte avantazh konkurrues, prandaj duhet shiquar në menyre kritike dhe kreative. P.sh nëse ndërmarrja kërkon të krijoj përparësi konkurruese duke përmirësuar relacionet klient-furnitor e cila lidhje krijon sherbime dhe produkte më të mira.

22 Analiza kritike Analiza kritike ka të bëjë me atë që të jepet një përgjigjje e plotë dhe e kujdesshme në lidhje me elementet e sistemit të lidhur zakonisht në mënyrë efektive dhe efiqientë duke futur relcione të reja midis elementeve si dhe futjen e elementeve të rinjë për të arritur. Analiza kreative Analiza kreative do të ishte hulumtimi i metodave të reja për problemin ekzistues duke e shiquar problemin në mënyra të reja të ndryshme si dhe zgjidhjen e tij me metoda të reja, zakonisht zgjidhjet e reja inspirohen nga njerëz apo ngjarje që nuk janë të lidhur direkt me problemin.

23 Hapat e planifikimit të SI

24 Vendosja e objektivave për zhvillimin e sistemeve
Objektivat e përcaktuara për një organizatë do të përcaktohen si një bashkësi objektivash për një sistem.P.sh një plan prodhimi mund të përcaktoj objektiv minimizimin e kostos totale të paisjeve sepse mendon se është faktor kritik i suksesit. Ky faktor kritik i suksesit do të konvertohet në objektiva specifike p.sh për një sistem mirmbajtje të paisjeve me një plan të propozuar. Pavarësisht nga perpjekjet për zhvillimin e sistemeve të veqanta , procesi i zhvillimit duhet të përcaktojë një sistemi: 1. Objektiva performance 2. Koston specifike

25 Objektivat e performances
Shkalla se si një sistem sillet ashtu siq duhet matet nëpërmjet objektivave të asaj performance. Përformanca e sistemit zakonisht përcaktohet nga faktor si : 1. Cilësia apo vlefshmëria e autputeve 2.Cilësia apo vlefshmëria e formave të autputeve 3. Dhe shpejtësia me të cilën gjenerohet autputi.

26 Objektivat e kostos Plotësimi i qëllimeve në lidhje me përformancen mund të balancohet nga kostot e sistemit duke përfshirë: Kostot e zhvillimit Kostot e lidhura me një aplikim sistemi të vetem Investimet fikse në harduerë dhe në paisje të lidhura me to Kostot operative të sistemit (personel, softuer, furnitor, si dhe shpenzime tjera si elektriciteti etj) Balancimi i objektivave të përformances dhe të kostos gjithmonë është një sfide për qëllimet e ndërmarrjës.

27 Sistemet e informatike siq edhe theksuam janë struktura per mbështetje ne përmbushjen e strategjive dhe qëllimeve të kompanisë Sistemet e informatike gjithashtu me te madhe ndihmojne punëtorët e diturise të kryejnë punët e tyre Cikli i jetës se zhvillimit te sistemit (SDLC) – paraqet një cikel hap-pas-hapi dhe qasjen e strukturuar për zhvillimin e sistemeve informatike

28 Metodologjitë e Zhvillimit të Sistemeve të Informacionit - Cikli Jetësor (Life Cicle).
Metodologjia më e njohur për monitorimin/përcjelljen dhe menaxhimin e Zhvillimit të Sistemeve të Informacionit quhet “Cikli i Jetësor" Kuptimi modern i zhvillimit të Sistemeve të Informacionit përfshin tre faza: Faza e zhvillimit Faza e funksionimit, Faza e tërheqjes së Sistemit nga përdorimi

29 1.Fazat e Zhvillimit. Kjo fazë përfshin një sërë aktivitetesh nga më komplekset. Ajo përbëhet nga keto nënfaza: Planifikimi Analiza Dizajnimi Zhvillimi i projektit Testimi Implementimi/realizimi Futja në përdorim/mirembajtja

30

31 Metodologjit e zhvillimit te sistemeve informatike 2
Metodologjit e zhvillimit te sistemeve informatike 2.FAZA E FUNKSIONIMIT Aktivitetet e fazës së funksionimit kryesisht kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e Sistemit të Informacionit në funksion, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shfrytëzuesit. Ato gjithashtu përfshijnë edhe modifikimet e duhura në harduer, softuer, dhe elemente të tjera të Sistemit të Informacionit. Në praktikë është e pamundur për të shmangur "ndërhyrjeve" që janë zakonisht nga sfera e softuerit sistemor dhe aplikativ.

32 3.FAZA E TËRHEQJES (zëvendësimit) TË SISTEMIT
Aktivitetet në fazën e tërheqjes nga përdorimi, duhet të jenë të përgatitura me kujdes e me kohë dhe poashtu me saktësi të realizohen. Sistemi Informativ ka një periudhë kohëzgjatje, pas së cilës Sistemi nga arsyetekonomike apo teknologjike vjetërohet. Vjetrimi teknik. Teknologjitë e Sistemeve pas një kohe të caktuar vjetërohen, numbin besueshmërin dhe bëhen të prirura për gabime. Vjetrimi Ekonomik. Sistemi bëhet ekonomikisht i vjetëruar pas amortizimit/zhvleftësimit të tij, dhe kur i njëjti nivel i funksionalitetit dhe besueshmërisë mund të merret me një çmim më të ulët.

33 Dallojme tri menyra apo zgjedhje për ndërtimin e një sistemi e që përfshijnë:
Specialistët e IT brenda organizatës suaj - insourcing Punëtorët e diturise te vet ndermarrjes - selfsourcing Dhe punetore te një organizatë tjetër - outsourcing

34

35 Avantazhet e selfsourcing Përmirëson vendosmerine e kërkesave
Punëtorët e diturise te vet ndermarrjes-selfsourcing Selfsourcing (i quajme punëtoret e diturise qe specialistet e IT u japin pak ose aspak ndihmë gjate zhvillimit te sistemit Avantazhet e selfsourcing Përmirëson vendosmerine e kërkesave Rrit pjesëmarrjen punëtoreve te diturise dhe ndjenjën e pronësisë dhe Rrit shpejtësinë e zhvillimit të sistemeve

36 Te metat e mundshme dhe rreziqet e selfsourcing
Ekspertizë joadekuate e punëtoreve te diturise qe të çon në zhvillimin e sistemeve jo adekuate Mungesa e fokusit organizative qe krijon sisteme te IT te "privatizuara" Analiza e pamjaftueshme e alternativave të projektimit dhe Mungesa e dokumentacionit dhe mbështetje të jashtme qe çon në sisteme me afat te shkurtër

37 Metodologjitë e Zhvillimit të Sistemeve të Informacionit - Prototipi
Prototipi paraqet metodologjinë e ndërtimit dhe zhvillimit të Sistemit të Informacionit i cili karakterizohet nga: - Shpejtësia, - Kosto të ulëta dhe - Përfshirje intensive të përdoruesve në procesin e zhvillimit. Ndryshe nga Cikli i Jetësor (Metodologji Lineare), Prototajpingu paraqet Metodologji Jolineare respektivisht Interaktive. Termi "prototip" i referohet një modeli paraprak(preliminar) të punës, i cili paraqet një version paraprak të zgjidhjes së mundshme, e cila më tej në procedurë Iteraktive mer formën e modelit përfundimtar të punës.

38 Prototyping – eshte proces i ndërtimit të një modeli që demonstron tiparet e një produkti, shërbimi, apo sistemit të propozuar Prototype – pra eshte një model i një produkti, shërbimi, apo sistemit të propozuar Dëshmi-e konceptit prototip - përdoret për të provuar realizueshmërinë teknike të një sistemi të propozuar Shitja prototip - përdoret për të bindur njerëzit per vlerën së një sistemi të propozuar

39

40 Procesi prototipit përfshin katër hapa: 1
Procesi prototipit përfshin katër hapa: 1. Identifikimi kërkesave themelore 2. Zhvillimi i prototipit fillestar 3. Shqyrtimi nga punëtoret e diturise 4. Rishikimi per te rritur prototipin

41 Perparesite e prototipit
Inkurajon pjesëmarrjen aktive te punëtorëve te diturise Ndihmon dhe zgjidhe mospërputhjet ne mes punëtorëve të dijes Jep punonjësve intelektualë ndjenjen për sistemin final Ndihmon per të përcaktuar realizueshmërinë teknike Ndihmon per të shitur idenë e një sistemi të propozuar

42 Disavantazhet e prototyping
I qon njerëzit të besojnë se sistemi përfundimtar do të pasojë së shpejti Nuk jep asnjë shenjë te performancës në kushte operative Udhëheq ekipin e projektit të heq dorë nga testimi i duhur dhe dokumentacioni

43 Punetoret e një organizatë tjetër - outsourcing
Zhvillimi i partneriteteve strategjike Punetoret e një organizatë tjetër – outsourcing Bejne transferime - Delegacioni i punës specifike të një palë të tretë për një gjatësi të caktuar kohe, me një kosto të caktuar, dhe në një nivel të caktuar të shërbimit

44 Developing Strategic Partnerships

45 IT outsourcing ka kater forma te aktivitetit:
Blerja e software ekzistuese Blerja e software ekzistuese dhe pagesa për të bërë modifikime të caktuara Blerja e software ekzistuese dhe pagesa për të drejtën për të bërë ndryshime vete. Transferime zhvillimin e një sistemi tërësisht të ri dhe unik për të cilat nuk ekziston software

46

47

48 Avantazhet e Outsourcing
Fokusimi në kompetencat unike Shfrytëzojnë intelektin e një organizatë tjetër Më mirë të parashikojnë kostot e ardhshme Ulja e kostove Përmirësimin e përgjegjësive të performancës

49 Disavantazhet e Outsourcing
Zvogëlon tekniken know-how për risi ne të ardhmen (Në një organizatë, njohuria Implicite përbëhet nga përvojat e një organizate, njohuritë, ekspertizat, know- how, sekretet tregtare, aftësit, të kuptuarit dhe të mësuarit) Zvogëlon shkallën e kontrollit Rrit ndjeshmërinë e informacionit strategjik Rrit varësinë e kompanise per organizata të tjera (asaj qe e ka perfundu projektin)


Download ppt "Sistemi informatik i menaxhmentit"

Similar presentations


Ads by Google