Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byOtto Rosenberg Modified over 6 years ago
1
Software Çka paraqet softwear? Software sistemor Software aplikativ
Gjuhët programore Software në ndërmarjet
2
Çka paraqet software? Software - paraqet tërësinë e programeve kompjuterike. Programet- një sërë instukcionesh (urdhërash) të cilat kompjuteri duhet t’i kryej në mënyrë që të realizohet detyra e dhënë nga shfrytëzuesi. Programimi – paraqet procesin e shkruarjes (kodimit) të nje programit.
3
Software dhe Hardware paraqesin dy komponente themelore dhe në kuptim funksional të pandara të çdo sistemi kompjuterik. Për dallim nga Hardware i cili paraqet e tërësinë e komponenteve materiale dhe fizike të kompjuterit, software paraqet komponentën jomaterjale e cila pëfshinë programe të ndryshme të cilët janë të nevojshëm/shumë të rëndësishëm për funksionimin e sistemit kompjuterik. Software zakonisht ndahet në dy kategori: - software sistemor - software aplikativ
4
- Software sistemor i cili përmbanë:
- sistemin operativ dhe të gjitha veglat të cilat e mundësojnë funksionimin e sistemit kompjuterik. (hardware-it) - software aplikativ i cili përmbanë programet të cilat i kryejn punët e shfrytëzuesve, psh. tekst procesorët , tabelat dhe sistemet për menaxhim me bazat e të dhënave , bien në kategorinë e softwaret aplikativ.
5
Software sistemor (bazik)
Software sistemor paraqet nocion i cili shfrytëzohet për të përshkruar lloje të posaçëm të programeve të cilët paraqesin një shtresë ndërmjet Harwaret dhe softwaret aplikativ. Funksioni i tij themelorë është të koordinoj punën e Hardwaret në harmoni me kërkesat e softwaret aplikativ, njëkohësisht duke siguruar shfrytëzim optimal të resurseve kompjuterike. Në thelb ekzistojnë tri lloje të softwaret sistemor: sistemet operative, përkthyesit e programeve dhe (utility programs) programet e dobishme.
6
Software sistemor paraqet grup/klasë të programeve e cila është e orientuar në funksionimin e sistemit kompjuterik duke i koordinuar aktivitete e Hardwaret dhe kërkesat e sistemit aplikativ. Mund të thuhet se mbështetja e përgjithëshme e sistemeve kompjuterike nga aspekti software-ik ndahet në 4 nivele. Tri nivelet e para i takojnë softwaret sistemorë, kurse i katërti softwaret aplikativ.
7
Niveli i parëi perket qeverisë me resurset e sistemit kompjuterik (procesori, memorja, njësitë hyrëse/dalëse ) duke siguruar dhe mundësuar punë të tyre efikase dhe racionale. Niveli i dytë përfshinë programet të cilët sigurojnë transferin e të dhënave nga njësitë periferike në memorinë primare dhe operative. Në këtë nivel gjinden programet për editimin e teksteve , programet për zbulimin dhe korigjimin e gabimeve si dhe programet për sortim dhe bashkim/shkrirje .
8
Niveli i tretë përmbanë programe të cilët mundësojnë përkthimin e programeve prej gjuhëve të larta programore në të ashtuquajturat gjuhë të makinës e që janë: interpreterët, kompajlerët, asemblerët, etj. Kodi objektiv Kodi burimor mikrokompjuteri Paisje te jashtme
9
Niveli i katërt përmbanë një sërë programesh aplikative të cilë janë të përcaktuara për zhgjidhjen e problemeve konkrete të shfrytëzuesëve. Kombinimi i konfiguaracionit të caktuar Harware-ik dhe sistemit software-ik përkatës njihet si platforma kompjuterike. Konfigurimi i kompjuterit, - i referohet specifikave teknike të sistemit kompjuterik, kurse këto specifika zakonisht përmbajnë shpejtësinë e procesorit, kapacitetin e RAM, hard disku , si dhe llojin e karteles grafike në sistemin kompjuterik
10
Sistemi operativ Sistemi operativ paraqet një komplet apo garniturë të programeve dhe rutineve programore të cilët mundësojnë funksionimin e sistemit kompjuterik, duke siguruar shfrytëzim optimal të resurseve të tyre. Sistemi operativ luan rolin kryesor në funksionimin e sistemit kompjuterik, dhe zakonisht është i vendosur në diskun magnetik (hard disk). Kur të kyçet kompjuteri, sistemi operativ nga disku bartet në memorjen operative, dhe pas kësaj i njejti vendos kontroll mbi elementet e sistemit kompjterik duke siguruar gadishmërinë e tyre për funksionim, dhe vetëm pas kësajë shfrytëzuesi aktivizon programin aplikativ i cili do të zgjidhë problemin e caktuar.
11
Sistemi operativ Perdoruesi Aplikacioni Sistemi O. Hardware-i Aplikacion Hard disk Sistemi operativ miu Monitori Printeri tastiera Pozicioni i sistemit operativ në sistemin e përgjithshëm software-ik të desktop kompjutorëve Ndërlidhjet e sistemit operativ
12
Funksionet e sistemi operativ
Bën mbikqyrjen e funksionimit të sistemit kompjuterik në tërësi. Bën përcjelljen e statusit të kompjuterit dhe bënë shpërndarjen kohore të operacioneve duke i kyçur këtu edhe proceset hyrëse-dalëse (1 dhe 0). I ndanë kohë nga procesori dhe memorja primare programeve të cilët ekzekutohen në kompjuterë (planifikon memorjen) E mundëson interfejsin (komunikimin) mes shfrytëzuesit dhe Hardwarit. Aplikacioni Sistemi operativ Hardware-i
13
Funksionet e sistemit operativ
- qeverisja me proceset - qeverisja me memorjet (memorja virtuale). - qeverisja me njësitë hyrëse dhe dalse 1 dhe 0. - qeverisja me të dhënat dhe sigurimi i të dhënave. - interfejsi shfrytëzues.
14
Kategoritë e sistemeve operative
Desktop sisteme operative - Windows … - Unix - Linux - Macintosh OS X - IBM OS/2 Sisteme operative për server të mëdhenjë - IBM OS/390, VM,VSE, OS/400 Sisteme operative për server të vegjël - UNIX - LINUX -Windows 2000 -Windows XP -Novell NetWARE Sisteme operative për superkompjuter -Cray Unicos -IBM AIX
15
Software aplikativ Software aplikativ përfshinë atë klasë të programeve me të cilat ndërmarjet dhe njerëzit me ndihmën e kompjuterëve zgjedhin probleme ose detyra konkrete nga sfera e interesimit të tyre. Programet të cilat realizojnë porositë, kontrollojn stoqet, kryejnë përpunime statisikore të të dhënave, sigurojn informata për marketing e financa etj. paraqesin vetëm shembull të vogël të softwaret aplikativ që ofrohet në tregun software-ik. Ekzistojnë dy mënyra të furnzimit me software aplikativ: - shfrytëzuesi vet e bënë zhvillimin e software-it të duhur. - shfrytëzuesi e blen softwaren aplikativ në tregun softwarek në formë të pakove të gatshme software-rike
16
Pako softwareke = programe apo grupe të programeve të zhvilluara nga ekipe të specializuara për zhvillim të softwaret, dhe mundë të fitohen/blehen në formë të “paketuar”. Pakot softwareke janë të pajisura me dokumentacionin përkatës, udhëzime për instalim dhe përdorim dhe bëjnë zgjedhjen e problemeve standarde. Të gjitha përshtajet nevojave specifike të shfrytëzuesve janë të kufizuara dhe në varshmëri me nivelin e fleksibilitetit të pakos softwareke.
17
Pakot programore të cilat i takojnë kategorisë së softwaret aplikativ të dedikuar për shfrytëzim në PC janë: -pako për kontabilitet, -pako industriale,( CAD,CAM,CAD/CAM,CIM ) -DSS (sisteme për mbështetje të vendimeve), -software për zhvillim të sitemeve të eksperteve, -pako statistikore, -editorë të teksteve etj.
18
Software aplikativ mundet të përmblidhet në shumë kategori:
- Tekst editor, - Llogaritje tabelare, - Baza të të dhënave, - Grafikë, - Statistikë dhe matematikë, - Multimedia, - Komunikim si dhe - Aplikacione tjera.
19
Gjuhët programore Komunikimi mes njeriut dhe kompjuterit nga shumë aspekte është specifik. Gjuha e kompjuterëve përbëhet vetëm nga dy simbole, kurse gjuha e njeriut nga shumë shprehje e simbole. Komunikimi direkt mes njeriut dhe kompjutorit nuk është i mundshëm, dhe mu për këtë arsye është e nevojshme të zhvillohet gjuhë e re e cila do të jetë e kuptushme për njeriun dhe poashtu pas përkthimit edhe për kompjutorin. Kështu janë paraqitur gjuhët programore.
20
Gjuha programore për nga karakteri është artificial dhe përbëhet nga një sërë simbolesh të definuara paraprakisht, kurse nga këto simbole formohen instrukcionet/ urdhërat nëpërmjet të të cilave njeriu e njofton apo i kumton (informon) kompjutorit se në çfarë mënyre ta zgjedhë problemin e caktuar apo konkret.
21
Software i tërësishëm i kompjuterit qoftë ai sistemor apo aplikativ, përbëhet nga një sërë instrkucioneve/urdhërave të cilat janë të shkrurara nga ndonjë prej gjuhëve programore, kurse gjuha programore mundet të kuptohet si instrument apo metodë me të cilën zgjidhja e problemit të caktuar duke filluar prej idesë abstrakte të programit nëpërmjet algoritmit transformohet në një grup të instrukcioneve të cilin e quajm PROGRAM.
22
Me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë informatike janë paraqitur/zhvilluar numër shumë i madh i gjuhëve programore. Disa nga gjuhët më të rëndësishme programore të klasifikuara në kategori: Gjuhët e (orientuara) makinës Gjuhët e larta programore (,ALGOL, PASCAL, BASIC,C) Gjuhët e intelegjencës artificiale Gjuhët për programim sistemor dhe konkurent (ADA,BLISS,MODULA-2, OCCAM e tj). Gjuhët programuese speciale (JCL =Job Control Language) Gjuhët programuese vizuele (Visual Basic, Visual C++)
23
Gjuha artificiale Gjuha artificiale është një gjuhë e krijuar nga një person apo një grup njerëzish, të cilët me kalimin e kohës mund të zgjerojnë fjalorin dhe zhvillojnë gramatikën. Dallimi mes gjuhëve normale dhe atyre artificiale është se gjuhët artificiale nuk janë zhvilluar natyrshëm nga shoqëria por nga një person apo një grup me qëllime dhe arsye të ndryshme.
24
Gjeneratat e gjuhëve programore
Në industrinë kompjuterike, kjo shkurtesë shfrytëzohet për të prezantuar hapat kryesore 1GL gjuha e makines niveli ku instrukcionet dhe të dhënat të cilat procesorit i ipen në formë (vargje) të njëshve dhe xerove 2GL është gjuha programore e quajtur assembler apo "assembly" 3GL paraqesin ashtu të quajturat "high-level" programming language, siqë janë PL/I, C,C++ Java, COBOL, FORTRAN,BASIC e tj. 4G janë të dizejnuara për të qenë më afër gjuhëve natyrale se gjuhët programore të 3GL
25
Gjuhët për punë me bazat e të dhënave shpesh janë të përshkruara si 4GL. Instrukcioni Psh.
EXTRACT ALL CUSTOMERS WHERE "PREVIOUS PURCHASES" TOTAL MORE THAN $ (Ekstrakt=nxjerr,shkëput) Nëse 4gl janë të dizejnuara të mundësojnë zhvillimin e programeve specifike, atëherë: 5gl janë të dizejnuara ti mundësojnë kompjutorit vet ta zgjidh problemin, kurse shfrytëzohen kryesisht në intelegjencën artificiale. Prolog, OPS5, dhe Mercury janë gjuhët më të njohura të gjuhëve të gjeneratës së 5-të
26
Fazat e zhvillimit të programeve kompjuterike
Zhvillimi i programit kompjuterik kalon nëpër një sërë fazave ndërmjet veti të ndërlidhura dhe të kushtëzuara, të cilat së bashku formojnë proces i cili quhet programim, dhe rezultat i të cilit është programi. Programi është grup i instrukcioneve me të cilat njeriu e dirigjon/drejton punën e sistemit kompjuterik në realizimin e detyrave të parashtruara. Fazat në procesin e programimit janë: - analiza e problemit - zhvillimi i algoritmit - kodimi - kompajlimim (përkthimi) i programit - testimi i programit dhe - dokumentimi i programit
27
Software i ndërmarjeve
Enterprise software - paraqet softuer që synon apo që ka për qëllim të zgjedh problemet në ndërmarrje(më radhë problemet e sektorëve).
28
Problemet me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet:
- presionet nga konkurenca imponon nevojën e riorganizimit si dhe ndryshime në infrastrukturën informatiko – komunikuese, mirëpo - laramania e Hardwaret dhe software e cila është në shfrytëzim e sipër e rritë nivelin e kompleksitetit dhe i vështirson ndryshimet. Zgjidhje të mundshme…. - Middleware – software për ndërlidhje të moduleve aplikative të cilët janë të zhvilluara me gjuhë të ndryshme programore dhe realzohen/ekzekutohen në platforma heterogjene (të ndryshme) - Pako software-ike me module funksionale të integruara (p.sh. marketing, financa, kontabilitet, menaxhim me resurset humane, e tj), me interfejs shfrytëzues grafik, të bazuara në standarde industriale dhe të thjeshtësuara për konfigurim dhe instalim.
29
Hiearkia e të dhënave Me qëllim të transformimit racional të të dhënave në informacione ato së pari duhet të organizohen në mënyrë adekuate dhe efikase. Organizimi i të dhënave implikon radhitje hierarkike të të dhënave të cilët fillojnë nga elementet më të imta të të dhënave të cilat në procesin e përpunimit e të dhënave i shfrytëzon njësia qëndrore e sistemit llogaritar-Central Procesing Unit (bit) dhe ndërlidhet me bajtet(karakteret), fushat,rekordet,fajllet dhe baza e të dhënave.
30
Baza e të dhënave Arsyeja apo detyra kryesore i bazave të të dhënave është që strukturave udhëheqëse t’iu sigurojë aso të dhënash me ndihmën e të cilave do të mund të mirren vendime të drejta në menaxhimin me ndërmarjen. Organizimi i të dhënave në baza të të dhënave bëhet me qëllim që shfrytëzuesit t’i mundësohet manipulimi më i shpejt, më i lehtë dhe më efikas me të dhëna.
31
Organizimi i të dhënave në fajlle
Organizimi i të dhënave në fajlla përcillet me probleme të caktuara shkaku i rritjes të sistemeve kontabiliteti, financat e tj. zhvillojn sistemet e tyre me të dhëna, sepse çdo aplikacion kërkon fajllin dhe programin e vet kompjuteristik për të funksionuar.
32
Organizimi i të dhënave në formë të bazave të të dhënave i ka këto përparësi:
zhvillimi i aplikacioneve në mënyrë më të lehtë, më të lirë dhe më fleksibile, ndërrimet në bazën e të dhënave nuk kërkojnë edhe ndërrime në programe, është më i lehtë dhe më i qartë, qasje e lehtë e të dhënave, zvogëlohet çmimi i shfrytëzimit dhe azhurimit të të dhënave,
33
sigurohet koekzistenca e të dhënave dhe
sigurohet dispozicion më i madh i të dhënave Teknologjia moderne e bazës së të dhënave ka mundësuar mbajtjen e të dhënave në një vend, në vend se të mbahen të ndara për çdo aplikacion Të dhënat e vendosura në bazën e të dhënave në këtë mënyrë paraqesin një kolekcion të të dhënave të organizuara ashtu që të ju shërbej në mënyrë efikase shfrytëzuesve, të bëhet lehtë administrimi i tyre dhe ti përdorin më shumë aplikacione përmes centralizimit të të dhënave dhe minimizimit të redundancës së të dhënave.
34
Baza e të dhënave dhe sistemi për menaxhim me bazat e të dhënave
Sistemi për menaxhimin me bazat e të dhënave (DBMS) Formimi, hulumtimi, azhurimi, mirmbajtja të dhënat e shitjes të dhënat e furniz. të dhënat e pagave të dhënat për mjetet themelore DBMS Programet për shitje Programet për furnizim Programet për llogar. e pagave Programet e mjeteve themelore Raporetet Raportet Fajlli 1 Fajlli 2 Fajlli 3 Fajlli 4 Centralizimi (eliminimi i njëkohshëm i redundancës)
35
Sistemi për menaxhim me bazat e të dhënave(DBMS)
Me bazat e të dhënave qeveris softveri i posaqshëm i quajtur software për qeverisje me bazat e të dhënave/DBMS/. Bëhet fjalë për një grumbull të produkteve programore që kanë për detyrë realizimin, mirmbajtjen dhe shfrytëzimin e bazës së të dhënave, në fakt DBMS vepron si një lidhje midis programit aplikativ dhe fajllit me të dhëna fizike. Kur programi aplikativ e kërkon ndonji të dhënë të caktuar, Sistemi për menaxhim me bazat e të dhënave/DBMS/ e gjen atë në bazën e të dhënave dhe të njejtën ia ofron programit aplikativ.
36
Pyetje Qka eshte software-i?
Si jane te lidhura mes vete hardware-I dhe software-i? Qka eshte sistemi operativ ? Qka jane gj.programore? Qka quajme programe? Si ndahen gj.programore? Cilat jane gjeneratat e gj. programuese? Cila jane problemet me te cilen ballafaqohen nderrmarjet? Cilat jane perparsite e menagjimit te te dhenave me bazen te te dhenave? Qka eshte menagjimi me baza te te dhenave?
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.