Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Teknologji Informative

Similar presentations


Presentation on theme: "Teknologji Informative"— Presentation transcript:

1 Teknologji Informative
Ligjëratë 1 Teknologji Informative

2 Informata për lëndën Profesori: Mr. Fisnik Dalipi
Konsultime: 24h online Literatura: 1. Teoria: “Business Driven Technology” ; Stephen Haag, Paige Baltzan, Amy Philips. McGraw-Hill 2006, USA. ISBN: 2. Praktika: 1 + “Microsoft Access”; Agni Dika. Prishtinë, 2006 Vlerësimi i lëndës: [Rregullshmëria =max 10%] + [Provimi praktik =max 45%] +[Provimi teorik = max 45%] = [Nota përfundimtare =max 100%]

3 Përmbajtja Bazat e Informatikes Sistemet Operative
Teoria Praktika Bazat e Informatikes Hardveri Softveri Sistemet Operative Programet Aplikative Viruset Kompjuterike Rrjetat Kompjuterike Bazat e të dhënave Windows (intro) Excel (e avancuar) Access (e avancuar)

4 Teknologjia??? Shkenca mbi shkathtësitë dhe zanatet – përdorimi praktik i njohurive njerëzore Tërësia e njohurive apo e dijeve për mënyrat e përpunimit fizik, kimik, pjesërisht edhe mekanik të lëndëve të para, të materialeve të ndryshme etj., dhe për metodat që zbatohen në jnë lloj pune ose në procese të caktuara të prodhimit; përshkrimi i këtyre mënyrave dhe metodave në udhëzues, grafikë etj. Mund të jetë: Materiale (kompjuterët, makina të ndryshme) Jomateriale/Virtuale (Softverët, biznes metodat)

5 Teknologjia Informative (Informatike)
Term gjenerik që ka të bëjë me përpunimin e informatave dhe të dhënave duke shfrytëzuar hardverin dhe softverin (kompjuterin). Objektivi - konvertimi, ruajtja, memorimi, procesimi, bartja, dhe rikthimi i sigurt i informatave.

6 BAZAT E INFORMATIKËS KUPTIMET THEMELORE E dhëna dhe informata
Informatika dhe informatika e biznesit Përpunimi i të dhënave Modeli logjik i kompjuterit të sotëm Gjeneratat teknologjike të kompjuterëve Klasifikimi i kompjuterëve

7 E dhëna dhe informata E dhënë është çfardolloj shkronje, numri apo simboli apo kombinim shkronjash, numrash dhe simbolesh pa ndonjë domethënje të veçantë. Informata paraqet një bashkësi të të dhënave, kuptimeve ose shenjave të cilat pranuesit ia zvogëlojnë ose ia eliminojnë papritshmërinë dhe pacaktueshmërinë dhe e cila mundëson veprimin duke bërë zgjedhjen më optimale nga ngjarjet e mundshme me qëllim të ngritjes së kapacitetit të njohurive njerëzore për ngjarjen e zgjedhur.

8 Rrjedha e informacionit
Për rrjedhën e informacionit duhet të ekzistojnë dy objekte: Dhënësi dhe Pranuesi i informacionit Objektet mund të jenë: njeriu-njeriu njeriu-makina makina-njeriu dhe makina-makina

9 Informatika Fjala informatikë paraqitet për herë të parë në Francë në vitin 1960, ndërsa më vonë e përvetësojnë edhe vendet tjera në Europë dhe në botë. Vetë fjala është nxjerë nga fjalët informacion (Information) dhe automatikë (Automatique) dhe paraqet shkencën për informatat dhe lajmërimet. Shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen, shdfrytëzimin e të dhënave/informatave me ndihmën e sistemeve për përpunimin e të dhënave në kuadër të sistemit të caktuar informativ.

10 Disciplinat e Informatikës
Informatika teorike – ka të bëjë me aspekte të ndryshme të algoritmeve dhe mund të trajtohet si bazë për disciplinat e tjera të informatikës Informatika praktike – ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve konkrete të informatikës posaç[risht me zhvillimin e programeve kompjuterike në të ashtuquajturën teknikë softuerike. Informatika teknike – miret me aspektet hardverike (arkitektura kompjuterike, mikroprocesorët etj). Informatika aplikative – aplikimi i informatikës në fusha të ndryshme të jetës së përditshme si psh. Informatika e biznesit

11 Informatika e biznesit
Zbatimi i gjithanshëm i Informatikës në vitet e 70-ta, sjell ndarjen e saj në diciplina të veçanta që përpunojnë tërësi të ndryshme, mes të cilëve është edhe informatika e biznesit. Pra, informatika e biznesit është lëmi e veçantë në kuadër të informatikës si shkencë, dhe meret kryekëput me rolin e informatave dhe menaxhimin e tyre lidhur me veprimtaritë ekonomike-biznesore.

12 Me çka meret informatika e biznesit
Informatika e biznesit merret me informata komerciale. Informata komerciale është e dhënë që ka vlerë (informative) për marrësin në kuptimin e vendimeve biznesore. Shembuj informatash komerciale janë: oferta komunikimi biznesor, lajmërimet (proces verbalet e ndryshme, regjistrimet, etj.) dokumente kontabël (faturat etj.)

13 Teknologjinë Kompjuterike
Informatika e biznesit mbështetet në Teknologjinë Komunikuese Meret me menaxhimin e proceseve të afarizmit si prodhimi, shërbimet, të ardhurat, shitja etj.

14 Ndërlidhja e SI me rrethinën e biznesit

15 Detyrat e Sistemit Informativ
Detyrat e sistemit informativ kanë tre nivele: sigurimi i organeve të udhëheqjes me informacione para marjes së vendi- meve, futja e informacioneve të nevojshme në procesin e afarizmit, ndërlidhja informative e sistemit afarist me rrethinën e tij.

16 Resurset kryesore të sistemit informativ
Resurset apo elementet kryesore teknike dhe fizike të sistemit informativ janë: Hardveri (hardware) = të gjitha pajisjet për mbledhje, përpunim dhe ruajtje të informacioneve si dhe pajisjet per komunikim me të parat; Softveri (software) = programet dhe instruksionet për udhëheqje me vetë sistemin kompjuterik dhe kryerje të aplikacioneve të ndryshme; Lajfveri (Lifeware) = njerëzit ekspertë: shfrytëzuesit, operatorët kompjuterik, programerët, organizatorët dhe analitikët e sistemit; Orgveri (Orgware) = veprimet organizative, metodat dhe mënyrat e përshtatjes dhe të ndërlidhjes së tri komponentave të para në një tërësi harmonike, funksionale dhe ekonomike. Per to do te flitet me hollesisht ne kapitujt e ardhshem

17 Ashtu siç është e nevojshme që minerali i hekurit të përpunohet që të arrihet deri te hekuri, ashtu shpesh herë është e nevojshme që të dhënat "bazë" të përpunohen me qëllim që të fitohen të dhëna ose informata të tjera. Aktiviteti i tillë quhet përpunim i të dhënave.

18 Llojet e të dhënave që përpunohen
Numerike Tekstuale Figurative Akustike Etj. Përpunimi i tyre mund të bëhet në mënyra të ndryshme.

19 Përpunimi i të dhënave Përpunimi manual (abakusi 3000 vjet p.e.s.)
Përpunimi mekanik i të dhënave (1817 makina e shkrimit, 1843 telegrafi i Morseut) Përpunimi mekanografik (pajisje elektromekanike, makina me pllaka të perforuara) Përpunimi elektronik (kompjuteri elektronik)

20 Informatika mbështetet në
Teknologjinë kompjuterike dhe Teknologjinë komunikuese Le të shohim ku qëndron esenca e këtyre dy teknologjive

21 Teknikat digjitale (Informacioni kodohet me numra)
6:12:08 Analog Digjital

22 Telegrafi i Çapeit (Claude Chappe, 1763-1805)
92 nga 256 (= 4*8*8) karaktere të pozicioneve të prezentuara. Integriteti i mesazhit mund të ruhet në çdo stacion ritransmetues Në 1844, 534 ritransmetues lidhnin Parisin me 29 qytete, duke mbuluar gjithsejt 5000 Km.

23 Telegrafi i Morseut Samuel Morse, 1791-1872
Telegrafi i parë analog i demonstruar në v.1837

24 Telefoni i Bellit Graham Bell, 1876.
Sistemi i parë për telekomunikacion elektrik analog

25 Analog vs. Digjital Analog Digjital Numër të caktuar gjendjesh
6:12 Analog Digjital Numër të caktuar gjendjesh Zhurmat e jashtme mund të dallohen nga sinjali origjinal Informatat mund të rikrijohen pas humbjes Pothuaj numër i pafund gjendjesh Zhurmat e jashtme nuk mund të dallohen nga sinjali origjinal Informacioni degradohet

26 Teknika digjitale Si paraqiten numrat në pajisjet elektrike?
Përdorimi i numrave binar (baza 2). Një numër binar mund të paraqitet me anën e një ndërprerësi: Vlera 0 : ndërprerësi i hapur Value 1 : ndërprerësi i mbyllur Një numër me n bite mund të merr 2 n vlera të ndryshme 2 bite : kombinime 3 bite : kombinime 8 bit (= 1 bajt) kombinime 16 bit: kombinime 24 bit: kombinime 32 bit: kombinime

27 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
Mekanizmi i parë analog- abakusi, është zbuluar 3000 vite p.e.s. Edhe në ditët e sotme përdoret me sukses në shitoret tregtare të Kinës, Japonisë, Rusisë etj.

28 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
deri më 1630 nuk ka pasur ndonjë zbulim të rëndësishëm 1630 shkencëtari gjerman Vilhelm Shikard (Wilhelm Schickard) dha projektet për makinën me ndihmën e së cilës mundeshin të realizohen llogaritjet elementare matematikore, por nuk ka dëshmi se kjo makinë atëherë është realizuar.

29 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
1642, Francë, Blez Paskali (Blaise Pascal ) në moshën 19 vjeçare, zbuloi makinën digjitale e cila kishte mundësi të kryente mbledhje dhe zbritje të numrave, të cilën e pagëzoi me emrin Paskalina.

30 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Në vitin 1672, Vilhelm fon Lajbnic në Gjermani, 30 vjetë pas zbulimit të Paskalit, konstruktoi makinën digjitale e cila përveç mbledhjes dhe zbritjes kishte mundësi të kryente edhe operacionin e shumëzimit dhe pjesëtimit, si dhe të nxjerrë rrënjën katrore të çfarëdo numri.

31 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Në vitin 1804, Zhakard (Jacquard) përdori i pari kartelet e perforuara në teknologjinë e tekstilit. Në bazë të vrimave të perforuara në kartele, makina zgjedhte ngjyrat të cilat duhej përdorur në vendet e caktuara gjatë prodhimit të pëlhurës. Nëse kartelet lidheshin në shirit të pafundëm, makina fitonte mundësinë që të prodhojë ndonjë ornament (vizatim) i cili përsëritet.

32 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Më 1835, Çarls Bebixh (Charles Babbage), matematicient nga Kembrixhi, projektoi makinën e re, e cila edhe pse kurrë nuk u përfundua, merret se është paraardhëse e kompjuterit bashkëkohor. Ky projekt kishte pajisjet për hyrje dhe dalje në të cilat janë përdorë kartelet e perforuara. Përpos kësaj, Bebixh parashikoi edhe vendin për vendosjen e shënimeve - kujtesën (memorien), si dhe procesorin. Me makinë dhe me kujtesë udhëheqnin kartelet në të cilat ishin të vendosura instruksione të koduara në mënyrë numerike dhe të ruajtura ashtu që të funksionojnë në momentin kur i nevojiten për punë procesorit.

33 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Holerit (Hollerith) konstruktoi makinën me kartela të perforuara dhe me impulse elektrike, me anën e së cilës u bë regjistrimi i popullsisë në Amerikë, më 1891. Në v.1915, spanjolli Leonardo Tores kombinoi teknikën e kompjuterit elektromekanik me principet e programimit. Ai e prezantoi makinën e parë të aftë që të bie vendime dhe atë e ilustroi duke e përdorë për zgjidhjen e problemeve të thjeshta në shah.

34 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
1931 në SHBA, Vanaver Bush e projektoi kompjuterin analog të cilin e pagëzoi me emrin analizatori diferencial. Ky ishte kompjuteri i parë me aftësi që të zhvillojë ekuacione. 1933 në Angli, Daglas Hartri u bashkua me Artur Porterin për të krijuar një kompjuter analog. Hartri më vonë u bë shkencëtari i parë i cili e përdori kompjuterin gjatë zgjidhjes së problemeve në teorinë atomike.

35 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
1936 në Gjermani, Konrad Zuse i pari ofroi disa ide themelore të llogaritjes automatike duke futur në përdorim edhe sistemin e numrave binarë dhe pikën e lëvizshme dhjetore. më 1941 ai përfundoi kalkulatorin e tij bartës Z2 dhe Z3, si dhe zhvilloi gjuhën algoritmike PK, paraardhëse të gjuhës programuese PL/I dhe ALGOL.

36 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
1937 Klod Shanon dhe Xhorxh Shtibic, duke punuar ndaras në SHBA, arritën të zbulojnë qarqe elektrondërprerëse të cilat punonin sipas ligjeve të algjebrës së Bulit, me çka dukshëm u zhvillua teknologjia e kompjuterëve 1944, U zhvillua HARVARD MARK 1 kompjuteri i parë digjital, nga Hauard Ajken, Kler Lejk, Fransis Hamilton dhe Benxhamin Durfe, duke punuar në laboratorin kompjuterik të Harwardit me përmbajte të IBM-it.

37 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Zbulimi i llambave elektronike nga ana e Fasodenit, De Forestit dhe të tjerëve në fillim të shekullit të kaluar, filloi që të gjejë zbatimin edhe tek kompjuterët në fillim të viteve të dyzeta. Në v.1945, Xhon Fon Njuman, i lindur në Hungari, e i cili vepronte dhe punonte në SHBA, zhvilloi konceptin e programit të ruajtur, në bazë të të cilit urdhrat që duhej ti parashtrohen kompjuterit ruheshin brenda në formë numerike.

38 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm, i cili kishte shumë ndikim nga zbulimi i Bebixhit, para 100 vjetësh dhe në këtë bazë u ndërtua EDVAC (Electronic Discrete Variable Autoinatic Computer) në Pensilvani dhe EDSAC (Electronic Delay Storage Automatic Calculator) në Kembrixh.

39 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Kompjuteri i parë plotësisht elektronik ishte ENIAC, të cilin e projektuan Xhon Maushli dhe Presper Ekert. Ky kompjuter u krye më 1946 dhe çmimi i tij ishte afër 10 milion dollarë. Kishte llamba elektronike dhe ishte i rëndë 30 tonelata.

40 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
Në v. 1948, Xhon Barden, Valter Braten dhe Vilijem Shokelli në laboratorët e Bellit në SHBA realizuan transistorin, i cili për shkak të dimensioneve të tija të vogla si dhe fuqisë së vogël të nevojshme të furnizimit, menjëherë gjeti aplikimin në të gjitha pajisjet elektronike.

41 Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
1964, Gordon Mur, shkencëtari kryesor i firmës Ferçajlld, prognozoi se çdo vjet do të dyfishohet dendësia e komponenteve. 1971, INTEL në SHBA, realizoi mikroprocesorin e parë i cili njëherit ishte edhe njësi qendrore e kompjuterit (CPU-Central Proccesor Unit) ku funksionet logjike dhe aritmetike zhvilloheshin në të njëjtin çip, me dimensione më të vogla se gjysmë centimetri anash. 1975 kompania e njëjtë realizoi kompjuterin komplet në një pllakë të vetme (kartele elektronike). 1976 realizuan prodhimin e një kompjuteri tetë bitësh i cili përbënte rreth transistorë në një çip të silicit.

42 Gjeneratat e Kompjuterëve
Periudha Zbulimi Gjenerata e parë Gypat elektronikë Gjenerata e dytë Tranzistorët Gjenerata e tretë Qarqe të integruara Gjenerata e katërt VLSI


Download ppt "Teknologji Informative"

Similar presentations


Ads by Google