Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Internet Ligjerata 2 Dr. Fisnik Dalipi.

Similar presentations


Presentation on theme: "Internet Ligjerata 2 Dr. Fisnik Dalipi."— Presentation transcript:

1 Internet Ligjerata 2 Dr. Fisnik Dalipi

2 Rrjetat kompjuterike Me rrjetat kompjuterike nënkuptojm lidhjen e dy apo më shumë kompjutorëve ndërmjet veti. Rrjeti kompjuteristik mundëson komunikimin midis shfrytëzuesve të sistemit/sistemeve informatike. Kompjutorët e lidhur në rrjetën kompjuteristike funksionojnë në mënyrë unike sipas standardeve të përcaktuara komunikuese çka do të thotë se “flasin gjuhën e njëjtë” 2

3 Rrjetat kompjuterike 3

4 Shembulli i lidhjes së dy kompjutorëve
4

5 LAN dhe WAN 5

6 intraneti extraneti intraneti 6

7 Interneti Interneti përbëhet nga: një numër i shumtë i kompjuterëve
të cilët direkt apo indirekt janë të ndërlidhur mes veti aplikojnë protokol të njejt transmisioni (TCP/IP) ku shërbime mundet të ofrohen ose/dhe të shfrytëzohen, dhe një numër i madh i shfrytëzuesve të cilët nga kompjutorët e tyre apo vendeve të tyre të punës kanë qasje direkte në këto shërbime një numër i madh i rrjetave të tjera të cilat ndërlidhen nëpërmjet të ashtuquajturëve gateways (kompjutor për komunikim) 7

8 interneti 8

9 The Internet is just like the Universe
9

10 Modelet e studimit të rrjetës - OSI
Kah fundi i viteve 80 dhe fillimi i vt. 90 paraqitet rritje e përdorimit të rrjetave që implementonin vetëm hardver dhe softver që rezultonte në jokompatibilitet dhe dobësim të lidhjeve ISO erdhi ne përfundim që kishte nevojë të krijohet një model i rrjetës që do t'i ndihmonte konstruktuesve të rrjetës të implemetojnë rrjeta që mund të komunikojnë dhe funksionojnë së bashku. Si rezultat në vitin 1984 u publikua Modeli Referues OSI. Modeli referues OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë funksionet e rrjetës që zhvillohen në secilin nivel.

11 Modeli OSI Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron funksione të pjesëshme të rrjetës. Kjo ndarje e funksioneve quhet nivelizim. Ndarja e rrejtës në shtatë nivele ofron përparësitë vijuese: - E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bërë më të lehtë për ta kuptuar. - I standardizon komponentet e rrjetës për të lejuar zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve të shumëfishtë. - Mundëson lloje te ndryshme të hardver-it dhe softver-it të rrjetave për komunikim mes tyre. - Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e tjerëve kështu që ata të mund të zhvillohen më shpejtë. - I ndan rrjetat komunikuese në pjesë të vogla për ta bërë procesin e të mësuarit më lehtë për t'u kuptuar.

12 Modeli OSI Shtatë nivelet e modelit referues OSI janë:
• Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer) • Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer) • Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer) • Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer) • Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer) • Niveli 2: Niveli i lidhjes se shënimeve (Data link layer) • Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer)

13 Niveli i aplikimit (Aplication layer)
Niveli i aplikimit është niveli më i afert i OSI për përdoruesit. Ai iu ofron aplikacioneve të përdoruesve shërbime të rrjetave. Dallohet nga nivelet tjera në atë se nuk i ofron shërbime asnjë niveli tjetër të OSI por vetëm aplikacioneve jashtë modelit OSI. Shembuj të aplikacioneve të tilla janë programet tabelare, programet për përgatitje dokumentesh si dhe terminalet e programeve bankare.

14 Niveli i prezentimit (Presentation Iayer)
Niveli i prezentimit siguron që informacionet që i dërgon niveli i aplikimit të një sistemi janë të lexueshme nga niveli i aplikimit të një sistemi tjetër. Formatim i përbashkët i të dhënave

15 Niveli i sesionit (Session layer)
Themelon, menaxhon dhe përfundon sesionet në mes të dy konferencierëve apo nyjeve (hosts) që komunikojnë. Niveli i sesionit ofron shërbimet e tij nivelit të prezentimit. Sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të dy konferencierëve dhe menaxhon shkëmbimin e të dhënave mes tyre.

16 Niveli i transportit (Transport layer)
Niveli i transportit segmenton të dhënat nga sistemet e dërguesit dhe i rigrumbullon të dhënat ne burimin e të dhënave ne sistemin e pranuesit Kufiri ndërmjet nivelit të transportit dhe nivelit të sesionit mund të mendohet si kufi ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe protokoleve të rrjedhjes se të dhënave. Gjersa niveli i aplikimit, prezentimit dhe i sesionit kanë te bëjnë me çështje aplikative, katër nivelet e ulëta kanë të bëjnë me çështjen e transportimit të te dhënave.

17 Niveli i Rrjetës (Network layer)
Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmëri dhe selektim të rruges ne mes të dy sistemeve të konferencierëve (nyjeve) që mund të jenë të vendosur ne rrjeta të ndara gjeografikisht. Rrugëtimi (routing)

18 Niveli i lidhjes se shenimeve (Data Link)
Niveli data link ofron transit të sigurtë të të dhënave përgjatë lidhjes fizike. Data link ka të bëjë me topologjinë e rrjetës, qasjen e rrjetës, lajmërimin e gabimit, dërgimi i caktuar i kornizave, dhe kontrollën e rrjedhjes se informatave.

19 Niveli fizik (Physical layer)
Niveli fizik definon specifikacionet elektrike, mekanike, procedurale dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen dhe deaktivizimin e lidhjes fizike ne mes të sistemeve të fundme. Këto karakteristika si niveli i tensionit, ndryshimet e tensionit, shkallët e të dhënave fizike, maksimumi i distances se transmetimit, konektorët fizik dhe të tjerë dhe atributet e ngjashme definohen nga specifikacionet e nivelit fizik.

20 Protokolet Përshkrimi preciz i rregullave dhe mënyra në të cilën kompjuterët e ndryshëm mund të komunikojnë në rrjet quhet protokol. Me anë të protokoleve arrihet lidhja në mes të kompjuterëve personalë dhe qendrës së madhe kompjuterike. Softveri i cili mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga dy komponente të protokoleve të cilat sipas standaradeve ndërkombëtare quhen: TCP (Transmission Control Protocol ) dhe IP ( Internet Protocol) TCP ka për detyrë organizmin dhe shpërndarjen e të dhënave në pakete të cilat duhet që të dërgohen, kurse IP ka për detyrë bartjen e tyre nëpër rrjet, që në terminologjinë kompjuterike quhet rutim (routing).

21 TCP/IP Komunikimi/bartja e të dhënave ndërmjet sistemeve kompjuterike në internet realizohet nëpërmjet të të ashtuquajturit transmision control protocol/internet protocol-TCP/IP - me ndarje të të dhënave me madhësi të njejtë - të ashtuquajtura paketa të cilat munden të jenë me gjatësi të njejta apo të ndryshme.

22 Modeli TCP/IP I krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve.
Modeli TCP/IP ka katër nivele: nivelin e aplikimit, nivelin e transportit, nivelin e Internetit dhe nivelin e qasjes në rrjetë. 22

23 Modeli TCP/IP Niveli 4: Niveli i aplikimit (Aplication layer)
Dizajnerët e TCP/IP kuptuan që protokolet e niveleve të larta duhet të përfshijnë detale për nivelin e aplikimit dhe të prezentimit. Ata e krijuan një nivel të aplikimit që merret me protokolet e niveleve të larta, çështjet e përfaqësimit, dekodimin dhe kontrollën e dialogut. Niveli 3: Niveli i transportit (Transport layer) Niveli i transportit merret me cilësinë e shërbimeve të sigurisë, kontrollës së rrjedhjeve dhe korrektimit të gabimit. Një nga protokolet e tij, protokoli për kontrollë të transmetimit (transmission control protocoI-TCP), ofron mundësi të shkëlqyeshme dhe fleksibile për të krijuar komunikim të besueshëm, rrjedhje të mire informatash dhe gabime të vogla në rrjetë.

24 Modeli TCP/IP Niveli 2: Niveli i Internetit (Internet layer)
Qëllimi i nivelit të Intemetit është të dërgojë pakot nga burimi në ndër-rrjetë (internetwork) dhe të bejë ato të arrijnë në destinacion pavarësisht nga rruga dhe rrjeta që ata zgjedhin. Protokoli specifik që udhëheq me këtë nivel quhet Protokoli i Intemetit (Internet Protocol -IP). Niveli 1: Niveli i qasjes në rrjetë (Network access layer) Emërtimi i këtij niveli është shumë i gjerë dhe disi konfuz. Gjithashtu njihet edhe si niveli konferencier në rrjetë (host-to-network). Është niveli që merret me të gjitha çështjet që i kërkon një IP adresë për të bërë lidhjen fizike. Përfshinë detalet e teknologjisë së LAN dhe WAN, dhe të gjitha detalet në nivelin fizik OSI dhe atë të lidhjes se shenimeve (data link).

25 Krahasimi i modelit OSI dhe modelit TCP/IP

26 Krahasimi i modelit OSI dhe modelit TCP/IP
Ngjashmëritë: Dallimet: Që te dy posedojnë nivele Që të dy posedojnë nivele të aplikimit ndonëse ato kryejnë shërbime të ndryshme - Që të dy posedojnë nivele transport të krahasueshëm dhe nivele të rrjetës - Profesionistët e rrjetave duhet që t'i dijnë që të dyja - TCP/IP kombinon nivelin e sesionit dhe të prezentimit në nivelin e aplikimit - TCP/IP duket më i thjeshtë sepse ka më pak nivele por kjo është vetëm ide e gabuar. Niveli OSI, me nivelet e tij më shume në numër dhe më pak kompleks, është më i thjeshtë për t'u zhvilluar dhe për të zgjidhur probleme.

27 Grafi i protokolit TCP/IP
27

28 Grafi i protokolit TCP/IP
FTP (File Transfer Protocol) – protokol që mundëson qasje të fajllave. Shumë serverë në mbarë botën u mundësojnë njerëzve të kyçen dhe të zbresin fajlle të ndryshme. HTTP (Hypertext Transfer Protocol) – specifikon çfarë mesazhesh klientët dërgojnë tek serverët dhe çfarë përgjigje marrin ato si kthesë. SMTP (Simple Mail Transfer Protocol) – DNS (Domain Name System) – shndërrimi i emrave të konferencierëve(host) në IP adresa TCP (Transmission Control Protocol) – mundëson një rrjedhje bajtësh e dalë nga një burim (dërguesi) të dërgohet te pranuesi në internet. I fragmenton rrjedhjet e bajtëve në mesazhe diskrete dhe e bart secilin nga ta në shtresën e Internetit. UDP (User Datagram Protocol) – protokol jo fort i besueshëm për aplikacionet. Është me rëndësi të bëhet dërgimi i mesazhit shpejt pa krijuar ndërlidhje dhe se saktësia nuk është faktor vendimtar.

29

30 M-r. Fisnik Dalipi USHT 2008-2009
Protokolet (kthehemi sërish) Secili rrjet kompjuterik dhe secili kompjuter i ndërlidhur në rrjet – i ashtuquajtur host i internetit, merr një adresë të veçantë të protokolit të Internetit (IP), p.sh 13/11/2018 M-r. Fisnik Dalipi USHT 30

31 Klasat e rrjetit Ekzistojnë tri klasa të rrjetave TCP/IP. Secila klasë shfrytëzon adresë IP 32 bitëshe në mënyrë të ndryshme, duke shfrytëzuar më shumë ose më pak bita për pjesën e rrjetit (network part) të adresës. Klasat janë të emërtuara me shkronjat e para të alfabetit anglez: klasa A, klasa B dhe klasa C. Numrat e Rrjetit të klasës A Rrjeti i klasës A shfrytëzon 8 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e mëposhtme.

32 Klasat e rrjetit 24 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës A shtrihen në mes vlerave 0 dhe 127. P.sh. adresa Vlera 75 në bajtin e parë indikon se hosti është i klasës A. Bajtet tjera me rend tregojnë adresën e hostit. Vetëm 127 rrjeta të klasës A mund të ekzistojnë. Secili nga këta numra mund të përfshijë deri në 16,777,214 hoste (2^24 hoste).

33 Klasat e rrjetit Numrat e Rrjetit të klasës B
Rrjeti i klasës B shfrytëzon 16 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e mëposhtme dhe 16 bitet tjera për numrat e hosteve. 16 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës B shtrihen në mes vlerave 128 dhe 191. P.sh. adresa Vlera 129 në dy bajtet e para indikon se hosti është i klasës B. Bajtet tjera me rend tregojnë adresën e hostit.

34 Klasat e rrjetit Numrat e Rrjetit të klasës C
Rrjeti i klasës C shfrytëzon 24 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e mëposhtme dhe 8 bitet tjera për numrat e hosteve. 8 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës C shtrihen në mes vlerave maksimalisht deri në vlerën P.sh. adresa Vlera 229 në tre bajtet e para indikon se hosti është i klasës C. Bajtet tjera me rend. tregojnë adresën e hostit.

35 Klasat e rrjetit

36 Arhitektura e Internetit
Sistemi kompjuterike router ndërlidhja gateway Paketi (TCP/IP-Protokoli) Paketi (protokol tjetër) Legjenda ndrimi i protokolit

37 Gateways Të gjitha rrjetat kompjuterike nuk shfytëzojnë protokollin të njejtë për bartjen e të dhënave TCP/IP Për të komunikuar sistemet kompjuterike të rrjetave të tilla duhet ndërlidhur kompjutorët për komunikim të të ashtuquajturit gateways të cilët bëjnë ndarjen e rrjetave totalisht njërën prej tjetrës, duke mos dhënë kurfar informatash për protokollin e rrjetit në fjal, por vetëm bëhet bartja e të dhënave (bazë)

38 Router Paraqesin pajisje speciale planifikuese të rrugës në nyjet e rrjetave dhe janë përgjegjës për zgjedhjen e pjesës së rrugës të paketit që bartet në bazë të analizës së adresës së memoruar në vet paketin (ku duhet arritur paketi) dhe në bazë të tabelës së adresave interne (routing tables) bën përcaktimin/zgjedhjen e rrugës së mëtutjeshme të paketit të të dhënave nëpër rrjet.

39

40

41

42 Client-server arhitektura
client-server-sistem në përpunimin elektronik të të dhënave paraqet apo quajm atë strukturë rrjetore ku resurset ofrohen nga një server qëndror (softver) e të cilave munden t’ u qasen të shtuquajturit client-ët (stacionet punuese) Serveri ofron një shërbim kurse clienti një spërfaqe punuese apo një interfejs të aplikacionit p.sh: shfrytëzuesi i Web browserit bën kërkesat e clientit pë faqet(sajtet) nga serveri nëpër Webin e tërë.

43 Client-server Architecture
Peer to peer Network Architecture client server

44 Peer to peer ndërlidhja/arhitektura
Paraqesin/emrim sinonim për një komunikacion ndërmjet të barabartëve në një rrjetë kompjuterike Në një rrjetë të quajtur peer to peer të gjith kompjutorët janë të barabart dhe munden të kërkojnë shërbime dhe poashtu edhe të ofrojnë shërbime, pra kompjutorët munden në të njejtënkohë të shërbejn si stacione punuese/client/ por poashtu edhe të marin përsipër detyra nga rrjeti./server/

45 Thank You! PYETJE??? 45


Download ppt "Internet Ligjerata 2 Dr. Fisnik Dalipi."

Similar presentations


Ads by Google