Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byJulie Joseph Modified over 6 years ago
1
Prof.As.Dr.Agim BINAJ Lenda: Kontabilitet - Analize Tema I-re: Kontabiliteti Financiar dhe standartet e kontabilitetit Leksioni 1 a- Historiku I komisionit te standarteve nderkombetare te kontabilitetit. b- Gjendjet financiare dhe raportimet financiare, veshtiresite qe dalin para kontabilitetit financiar; objekti i raportimeve financiare.
2
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.
3
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
4
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.
5
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
6
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
7
KONTABILITETI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni KONTABILITETI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT Historiku i IASC Gjendjet dhe raportimet financiare Historiku i IASC Shkaqet e ndryshimeve Struktura e re Administratorët E ardhmja Kontabiliteti dhe shpërndarja e kapitalit Vështirësitë që dalin para kontabilitetit finanicar
8
Çështja 1-rë. HISTORIKU I KOMISIONIT TE STANDARDEVE
NDERKOMBETARE TE KONTABILITETIT(IASC). IASC u krijua ne vitin Krijimi saj ishte i lidhur me atë të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IAFC). IAFC është organizata botërore çadër, e grupeve të kontabilistëve. Ajo është e pavarur nga kontrolli i qeverisë. Qëllimi i saj është për të zhvilluar dhe për të arritur një bashkëpunim botëror të profesionit si kontabilist me standartet e harmonizuara. Të gjithë anëtarët e IAFC janë automatikisht anëtarë të IASC. Përshkrimi i fundit i IASC-së si një “trup privat i pavarur” është i saktë dhe i qartë. Ajo është në thelb, një bashkësi private me autoritet joformal. Kjo është në kundërshitm me rregullat kombëtare ose me standartet e vendosura, që veprojnë brenda juridiksionit kombëtar dhe disa formave shtetërore dhe qeveritare, që paraqesin, përcaktojnë dhe sigurojnë një nivel autoriteti. Megjithëse IASC, gjatë ekzistencës së saj ka vepruar pa një autoritet formal, ajo gjithashtu gjatë gjithë kohës është mbështetur në vlerësimet dhe cilësinë e analizave dhe argumentave të saj. Kjo mund të shihet nga dy ndikimet kryesore. i pari, cilësia e lartë e logjikës dhe diskutimeve në publikimet dhe konkluzionet e saj – ndonjëherë të debatueshme- kanë qënë reale dhe të qarta. i dyti, megjithëse shpesh konkluzioneve dhe rekomandimeve të dokumentave të publikuara të IAS, u është dashur të përshtasin dy ose më shumë alternativa studiuese të pranuehme, thjesht sepse të dyja ose të gjitha ishin praktikuar në shtete që ishin anëtarë të IASC dhe ishin shumë domethënëse për t`u anashkaluar.
9
Disavantazhet e kësaj forme tregtie janë të dukshme dhe ishin të njohura edhe nga vete IASC. Nga fundi i viteve 1980, IASC vendosi që duhet të tentonte një mënyrë më shumë proaktive dhe në fillim të vitit 1989 ajo publikoi një Draft Ekspozues (E32) për krahasueshmërinë e pasqyrave financiare. Kjo propozoi eleminimin e disa studimeve të lejuara nga IAS-ë e veçantë dhe shprehjen e një preference të qartë për një studim të veçantë, edhe pse ishin edhe dy alternativa të tjera për to konsideruar si të pranueshme. Ky “projekt krahasueshmërie” çoi në krijimin e një grup standartesh të përpunuara, që vepruan nga mesi i vitit 1990, dhe bëri një ndryshim të rëndësishëm në krahasim me versionet e standarteve të nxjerra në vitet 1970 dhe Projekti i krahasueshmërisë, gjithshtu mund të themi se ka bërë një grup IAS-s me të kuptueshme dhe kuptimplotë. Sigurisht, që ai nuk ndikoi për rritjen e autoritetit formal të IASC. Në vitin 1995, si faza tjetër e zhvillimit të saj, IASC, beri një marrëveshje me Organizatën Ndërkombëtare të Komisioneve të Fondeve (IOSCO), për të kompletuar një “grup bërthamë” të IAS-ve në vitin Në mbështetje me marrëveshjen, Komisioni Teknik i IOSCO-s shpalli se komplementimi i “standarteve bërthmanë të plota dhe të pranueshme për Komisionin Teknik” do ta lejonte atë “për të rekomanduar miratimin” e këtyre standarteve për “rritjen e kapitalit mbi kufijtë në tregjet globale”. Kuptimi potencial i kësaj marrëveshjeje është e madhe. N.q.s çdo gjë shkon siç duhet, kjo do të thotë që një grup pasqyrash financiare, të përgatitura në përputhje me IAS GAAP, do të jenë automatikisht të pranueshme për qëllimet e listuara jashtë amandamentit dhe jashtë njohjes së GAAP-ve kombëtare, në çdo dhe në gjithë bursat e rëndësishme botërore.
10
Kjo do të kursente shumë burime në nivel ndërkombëtar dhe shumëkombësh, si për përgatitësit, përdoruesit dhe analistët. Roli i caktuesve të Standarteve Kombëtare, përveç sipërmarrjeve të vogla e të mesme, thjesht do të zhdukej, nqs zbatimi i tij do t`u lihej në dorë grupeve të tjera. Nga pikëpamja e IASC-s, zbatimi isuksesshëm i proçesit të saj do të sjellë autoritetin de facto, që ajo ka nevojë dhe kërkon. Çdo sipërmarrje që dështon në pranimin e autoritetit të IASC, duhet të dijë që aksionet e saj edhe mund të dalin jashtë liste. Kjo, sigurisht, rrit çështjken e zbatimit efektiv, nga i cili IASB është i pavarur në rregullimin e fondeve dhe organizmave të tjerë me fuqinë e imponimit dhe të saksioneve të ndryshme, si një mekanizëm për krijimin e çarjeve të IAS-ve. Në dhjetor të vitit 1998, IASc kompletoi programin “e standarteve të saj bërthamë” me aprovimin e IAS 39, “Instrumentat Financiare: Njohje dhe Matja”. Në vazhdim të publikimeve të raportit të Grupit Strategjik të Punës, “Rekomandimet për Formimin e IASC për të ardhmen” në nëntor të vitit 1999, Bordi i IASC-s, në mënyrë që ajo të përgatitej për një rol parësor, si një vendosëse standartesh globale të kontabilitetit. Në vazhdim të këtyre përgatitjeve, viti 2000 ishte shumë i rëndësishëm për IASC. Në maj të vitit 2000, ndryshimet strukturore të propozuara, u miratuan nga anëtarët e IASC. ( Rezultatet e këtyre ndryshimeve janë të shprehuar më poshtë në “strukturën e Re”). Objektivat zyrtare të IASB-s, të shprhuar me Kushtetutën e ripunuar dhe të aprovuar nga anëtarët e saj me 24 maj 2000, janë:
11
Zhvillimi në interes të publikut, i një grupi të vetëm me cilësi të lartë, standartesh lobale të kontabilitetit, të detyrueshme dhe të kuptueshme, që e kanë të nevojshme cilësinë e lartë, transparencën dhe krahasueshmërinë e informacionit në pasqyrat dhe raportet e tjera finanicare, që ndihmojnë pjesëmarrësit dhe përdoruesit e tjerë në tregjet botërore të kapitalit për të marrë vendime ekonomike; Promovimi i përdorimit dhe zbatimit rigoroz të këtyre standarteve ; dhe Zghidhje me cilësi të lartë e konflikteve të Standarteve Kombëtare te Kontabilitetit dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Ashtu siç është shprehur edhe në faqen zyrtare në Web site-n e IASB-s: Objektivi i IASB është zgjidhje e konflikteve në parimet e kontabilitetit, që janë të përdorura nga bizneset dhe shoqëritë e tjera për raportet financiare nëpër botë. Kjo në këmbim, përmison afetësinë e investitorëve, kreditorëve, qeverive dhe te tjerëve për të bërë një alokim të mirë të burimeve dhe që të marrin vendime. Kështu, objektivi i parë, “I harmonizimit të parimeve të kontabilitetit” është përfshirë në objekrivat e “zhvllimit… i një grupi të vetëm me cilësi të lartë, standartesh globale të kontabilitetit, të detyrueshme dhe të kuptueshme, që e kanë të nevojshme cilësinë e lartë, transparencën dhe krahasueshmërinë e informacionit në pasqyrat dhe raportet e tjera financiare, qe ndihmojnë pjesëmarrësit dhe përdoruesit e tjerë në tregjet botërore të kapitalit për të marrë vendime ekonomike”, “promovimi i përdorimit dhe zbatimit rigoroz të këtyre standarteve” dhe “Zgjidhje me cilësi të lartë e konflikteve të Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit”.
12
Ky zhvillimi i objektivave është shoqëruar me bashkëpunimin e saj me Organizatën Ndërkombëtare të Komisioneve të Sigurisë që në 1995, i cili çoi në një ristrukturim të plotë të IASC në vitin 2000, që i dha efektet në Ky kapitull hyrës ka si qëllim të sigurojë një përmbledhje të historikut të IASc-s, ristrukturimit në IASB dhe ndryshimet e ndodhura. Gjithashtu në maj të 2000, IOSCO pranoi zyrtarisht “standartet bërthamë” të IASC-s, si bazë për kalimin e qëllimeve të listuara, botërore të sigurisë (gjithshtu për shtete të veçanta, sidomos Shtetet e Bashkuara, është akoma e nevojshme, pranimi I të ardhurave dhe kapitalit aksioner për GAAP kombëtare). Në qershor të 2000, Komisioni Europian nxorri një Komunikatë propozuese, që të ghitha kompanitë në Bashkimin Europian duhet të përgatisin pasqyrat e tyre finanicare duke përdorur IAS-të, një propozim ky që është pranuar. Është e dukshme, që pranimi nga SEC i IAS-ve për raportet finanicare të regjistruesve të huaj në listimin US, është një element thelbësor në pranimet e reja të IASB-s si një vendoses global standartesh të kontabilitetit. Kjo do të diskutohet më poshtë tek “E ardhmja”. Shkaqet e ndryshimeve. Përpara se të flasim për rezultatet e mundshme, është e dobishme të mendojmë rreth kontekstit që luhet kjo lojë. Në fund të viteve 70`, filozofitë, treditat dhe praktikat e raporteve financiare ndryshonin shumë ndërmjet shteteve të ashtuquajtura bota e zhvilluar (duke mos shprehur asgjë për gjendjen e zhvillimit të vendeve të botës së tretë). Mos marrja parasysh e këtyre ndryshimeve ishte, dhe gjithashtu është, edhe shumë e shpërndarë edhe e rrënjosur thellë. Rrënjët e këtyre ndyshimeve, shpjegohen në njëfarë mënyrë, nga këto katër faktorë:
13
1. Rëndësia relative e ligjit
1. Rëndësia relative e ligjit. Thelbi këtu është që “ligji i vendit” përcakton detajet e raporteve finanicare dhe të kontabilitetit. Traditë në vendet Anglo-Saksone, është që ligji përcakton vetëm parimet e përgjithshme, ndërsa në vendet e ndikuara nga shumë nga tradita e ligjit Roman, ligji përsfhin më shumë detaje. Shumica e vendeve kryesore të Europës ilustrohen nga trajtimi i mëposhtëm. 2. Fleksibiliteti. Nqs normat, nuk ajnë të shprehuar me detaje në legjislacion, atëherë ekzistojnë dy alternativa. E para, normat mund të krijohen të detajuara nga organizamt profesionale të kontabilitetit. E dyta, bordi normativ, i krijuar nga legjislacioni ose nga organizma profesionale të kontabilitetit, mund të jetë krijuar mbi supozimet, që eksperti individual, në një situatë të veçantë, mundet dhe duhet të zgjedhë veprimin e përshtatshëm, por gjithmonë brenda parametrave. Kjo ishte me shuma mënyra e botës Anglo-Saksone, përpara krijimit të organizmave të standarteve kombëtare, rreth 30 vjet më parë. 3. Burimet e financës. Sistemet kombëtare të kontabilitetit të zhvilluara përpara viteve 70-të. Theksonin që pasqyrat e kontabilitetit, duhet të plotësojnë nevojat e shumë përdoruesve. Zakonisht, siguruesit e financës për bizneset ishin të vetmit përdorues të marrë seriozisht deri në fund të shekullit të kaluar. Shtete të ndryshme kanë struktura financiare dhe tradita financiare, shumë të ndryshme. Kjo do të thotë që praktikat e kontabilitetit duhet të jenë përshtatur me burimet e lokale të financës. Në disa shtete, tredita orientohet nga aksionet, në fitimin dhe në raportimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa disa shtete të tjera kanë më shumë sektorë banke më të zhvilluara dhe më pak investitorë aksionerë.
14
Kontabiliteti në këto shtete priret të fokusohet tek kreditorët dhe kështu në bilancin dhe në traditën e kursimit. Gjithashtu, në këto kushte, bankierët priren të kenë mundësi për të hyrë në “informacionin e brendshëm” dhe janë më pak të besueshëm në raportet vjetore. Një shembull i ndikimit të siguruesve të financës në raportet financiare mund të shikohet duke konsideruar sistemet e Europës lindore, ku të gjitha financiat siguroheshin nga shteti. 4. Ndikimi i taksave. Qëllimi dhe niveli i ndikimit të ligjeve të taksimit në pasqyrat financiare ndryshon shumë. Perceptimi i kësaj është shpesh i thjeshtë. Në fakt, asnjë vend nuk mendon që taksat nuk ndikojnë rezultatin e tyre dhe asnjë vend nuk mund të akuzohet që thjesht ka nxjerrë rezultatet duke u mbështetur tek taksat. Në bazë të këtyre dy ekstremeve. Shfaqet një praktikë dhe traditë mjaft e gjerë. Në shumë shtet është e zakonshme, që një taksë mund të merret, vetëm nqs shifra identifukuese është e përdorur në pasqyrat financiare. Faktori më i rëndësishëm që krijon dhe shpjegon ndryshimet historike është faktori (3), burimet e financës. Ky faktor, është e vërtetë që po drejton lëvizjen drejt ndërkombëtarizimit në raportet finanicare dhe normave të saj. Tregu për ofertën e financës në sipërmarrjet më të mëdha, tani është një treg i vetëm global. Nqs analizat tona janë korrekte, kjo do të thotë që krëkesa për financë është pashmangshmërisht e detyruar, që të veproje në një treg të vetëm global. Kërkesa për kuptimin global të raporteve finanicare është kështu logjikisht e pandalshme
15
Siç është theksuar në argumentat më lart, në pikëpamjen tonë të justifikuar në nivelin e “sipërmarjeve të listuara”, nuk është e nevojshme ndryshimi i raportimit financiar kombëtar, ashtu siç ajo aplikohet tek bizneset e vogla. Ato sigurisht nuk aplikojnë ekonomitë e shumë vendeve të botës së tretë. Ndërlikimet për sistemet “dyshe”, brenda vendeve dhe ndërmjet rajoneve ekonomike, ngre çështje të rëndësishme, të cilat si IASC, ashtu edhe sistemi rregullues kombëtar i kanë dhe që nuk janë qëllimi i këtij libri. GAAP e US, aplikohen vetëm tek sipërmarrjet, aksionet e të cilave janë të tregtueshme, GAAP e IAS kanë në përgjithësi, mingesë zbatueshmërie në të gjitha sipërmarrjet dhe në të gjitha llojet e ekonomive. Ky synim, po fillon të diskutohet në IASC. Në Paraqiten e saj në Përmbledhjen Vjetore të IASC në vitin 2000, Bordi I IASC komentoi kështu: Gjatë viteve të fundit, Bordi ka theksuar disa tregues, që kërkesa për punë është më e madhe në aplikimin e standarteve të kontabilitetit në raportet e bizneseve të vogla. Kërkesa fillimisht është vënë re në tregjet e konomive të vendeve të zhvilluara dhe vendeve në tranzicion. Bordi, shpreson që IASC të vazhdojë të plotësojë, në veçanti, nevojat e vendeve në zhvillim dhe nevojat të bizneseve të vogla, në përgjithësi. Ajo pranon që mund të ekzistojë një rast, për të patur standarte kontabiliteti të ndryshme për bizneset e vogla dhe të mëdha…por pranohet që ky rast mund të jetë i rralllë…’një rast i veçantë mund të ekzistojë në lidhje me standartet e hapura dhe mund të ndodhë që ato mund t`i ndihmojë më shumë bizneset e vogla.
16
A është shumë e nevojshme të flitet për Parimet Përgjithësisht të Pranueshme të kontabilitetit në kontekstin e IASC, duke përcaktuatr pozicionin dhe rolin e IASC, praktikat e shumta të ndryshme dhe qëndrimet e përbërësve të saj? A është GAAP e IAS e njëjta lloj me GAAP e USS, që ndryshojnë vetëm nga karakteristika të vogla? Apo ato janë tërësisht të ndryshme? Një ndryshim është i qartë, koha e shkruarjes dhe shpalljes së Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, të përshkruara dhe të shpjeguara në këtë vëllim. GAAp e IAS është padyshim e krijuar që të jetë “Përgjithësisht e pranueshme’ në disa pikëpamje të ndryshme ligjore dhe kulturore. GAAP e US, GAAP e UK. Normat Gjermane dhe sisteme të tjera kombëtare nuk kanë nevojë për këto pikëpamje. Kjo mund të duket si një dobësi e GAAP të IAS-s. Nga pikëpamja kombëtare, ajo mund të jetë, por pikepamjet kombëtare nuk janë më plotësisht e të vlefshme. Arsyeja e vërtetë për ekzistencën e IASC-s është që raportet finanicare duhet të jen ëtë kuptueshme ndërmjet vendeve, juridiksioneve dhe kulturave. Shteti “X”, mund të thotë që GAAP e saj Kombëtare, siç aplikohen në konteksin e saj kombëtare, janë “më të mira” se GAAP e IAS, siç aplikohen në të njëjtin kontekst kombëtar. Por kjo nuk është thelbi. Në një treg global, lidhja e konteksit kombëtar është ulur ndeshëm.
17
Struktura e re. Ashtu si Bordi IStandarteve të Kontabilitetit Financiar (BSKF) në 1972, dhe Bordi i Standarteve të KOntabilitetit në UK në 1990, i cili zëvëndësoi APB dhe ASC, respektivisht, IASB-ja e re ndryshon nga paraardhësit e saj duke patur një strukturë dyshe (2-rradhëshe), bazuar në një organ qeverisës jo të përfshirë në vendosjen e standarteve dhe në një Bord standart-vendosës. Sipas Klauzolës 6 të Kushtetutës së IASC: Qeverisja e IASC-së do ti mbetet administratorëve, Bordit dhe organeve të tilla qeverisëse që mund të jenë caktuar nga administratorët dhe nga Bordi në përputhje me rezervat e kësaj Kushtetute. Administratorët do të përdornin përpjekjet e tyre më të mira për të siguruar që kërkesat e kësaj Kushtetute të vëzhgohen; megjithatë ata janë të inkurajuar të lejojnë variacione me të vogla (në kushtetutë), në interes të realizueshmërisë së operacioneve, nqs variacione të tilla aprovohen nga 75% e administratorëve. Struktura e rë është ajo e propozuar nga Grupi i Punës Strategjike, në nëntor të vitit 1999, në raportin “Rekomandime të Formimit të Iasc-së për të Ardhmen”. Janë 19 administratorë, nga të cilët 6 janë nga Amerika e veriut, 6 nga Europa, 4 nga Azia / Rajoni i Paqësorit, dhe tre janë nga çfaredo rajoni, subjekte të vendosjes së “balancës mbarë gjeografike”. Bordi i ri ndryshon dukshëm nga ai paraardhësi i tij (Komiteti) duke pasur 12 anëtarë të përhershëm si dhe 2 anëtarë të përkohshëm. Për më tepër anëtarët e saj duhet të zgjidhen për aftësitë e tyre eksperte teknike dhe për eksperiencën e tyre, dhe (në kontrast me administratorët) jo në baza të përfaqesimit gjeografik.
18
Megjithatë, 7-të prej anëtarëve të përhershëm pritet që të kenë “përgjegjësi formale me vendosësit e standarteve kombëtare, në mënyrë që të promovojnë konvergjencën por nuk do të votojnë anëtarët vendosës të standarteve kombëtare” (Kushtetuta, klauzola 27). 7 vendet në të cilën rregullime të tilla, të vendosësve të Standarteve Kombëtare janë bërë në Bordin e parë, (sipas rradhës alfabetike) janë Austria dhe Zelanda e rë (së bashku), Kanadaja. Franca, Gjermania, Japonia, UK dhe US. Një minimum prej 5 anëtarësh të Bordit duhet të kenë një ëksperiencë praktike si revizorë, të paktën tre duhet të kenë një eksperiencë në pregatitjen e pasqyrave financiare, të kenë një eksperiencë si përdorues të pasqyrave financiare, dhe të paktën një të ketë eksperiencë akadamike. Çdo anëtar ka një votë dhe shumë vendime merren nga maxhoriteti i anëtarëve që marrin pjesë përsonalisht ose me anë të linjave të telekomunikacionit, me një pjesmarrje “të paktën 60% e anëtarëve” dhe Kryetari ka të drejtën e një vote vendimarrëse. Publikimi i një Drafti Ekspozues, IAS-je përfundimtare, ose një interpretimi përfundimtar i Komitetit të Interpretimeve të Qëndrueshme, kërkon miratimin e të paktën 8 anëtarëve të Bordit. Ky ndryshim i votimit maxhoritar është thelbësore, ndërsa IASC-ja e vjetër kërkontë një maxhoritet prej 75%.
19
● Administratorët do të: ► Caktojnë Anëtarët e Bordit,
● 19 individë me prejardhje gjeografike dhe eksperiencë funksionale të ndryshme ● Administratorët do të: ► Caktojnë Anëtarët e Bordit, Komitetin e Interpretimeve të Qëndrueshme, Dhe Këshillin Këshillues të Standarteve. ► Monitorimin e efektivitetit të IASB-së ► Grumbullimin e fondeve ► Aprovimin e buxhetit të IASB-së ► Të mbajë përgjegjësi për ndryshimet kushtetuese
20
14 anëtarë 12 me kohë të plotë 2 me kohë të pjesshme
Këshilli Këshillues I Standarteve Bordi KOMISIONI I INTERPRETIMEVE TË QËNDRUESHME 14 anëtarë 12 me kohë të plotë 2 me kohë të pjesshme Kryetari i parë i Administratorëve të IASC-së është Paul A. Vockler, ish kryetari i Bordit të Rezervës Federale të US. Kryetari i parë i Bordit të ri është Z. David Tweedie, i cili lëviz nga të qënit kryetar i Bordit të Stabdarteve të Kontabilitetit të UK dhe ish partner teknik për KPMG në UK, pas një karriere akademike në Skoci. Ashtu si Administratorët e Bordit, Struktura e Re, përfshin një Komitet të Interpretimeve të Qëndrueshme (SIC – i ngjashëm me paraardhësit e tij në strukturat e mëparshme), dhe një Këshill Këshillues të Standarteve; anëtarët e këtyre dy organizmave caktohen nga Administratorët. Emërtimi i SIC, do të ndryshohet dhe për Standartet e nxjerra nga IASB, do të përdoret termi “Standart i Raportimit Financiar Ndërkombëtar” (IFRS).
21
Këshilli Këshillues i Standarteve, me 49 anëtarë, krijon një forum me pjesmarrjen e organizatave dhe individëve me interes në raportimin financiar ndërkombëtar e me eksperiencë të ndryshme funksionale dhe gjeografike, me objketiv, dhënien e këshillave për vendimarrjen, prioritet me informimin e Bordit me mendimet e anëtarëve të Këshillit për projektet kryesore të vendosjes së standarteve dhe duke e shënë këshilla të tjera si Bordit ashtu edhe Administratorëve Këshilli emërohet nga Kryetari i Bordit. Në vazhdim të “Koordinimit” të shtatë anëtarëve të përmendur më lart, shtatë anëtarë të tjerë të Bordit të ri, janë qytetarë nga Afrika e Jugut, Zvicra, UK dhe US, megjithë eksperiencat e rëndësishme ndërkombëtare. Kështu, i vetmi shtet me “ekonomi të përbashkët” që ka një nga qytetarët e e tij në bord është Afrika e Jugut. Një nga qëllimet e Këshillit Këshillues të Standarteve, mund të jetë dhënia e një rëndësie më të madhe këtyre vendeve. Orientimi i IASB-së për tregjet globale të kapitalit, i ka lënë kontabilistët e këtyre vendeve (si praktikantët dhe akademikët) të bindur se nevojave të tyre nuk po kushtohet rëndësia e duhur dhe në disa raste këto bindje shprehin dhe pakënaqësitë e tyre. Në “Shkaqet e Ndryshimeve”, më sipër, u përmendën disa fjalë të Bordit të ndryshuar të IASC-së, që theksonin disa çështje të rëndësishme për nevojat e sipërmarrjeve të vogla dhe përbërësve të vendeve në zhvillim. Mbetet për tu parë së çfarë vëmendjeje do ti kushtojë (ASB-ja e re, këtyre nevojave, dhe se cili do të jetë roli i vendosësve të standarteve kombëtare, në lidhje me këto çështje. Për arsyet e diskutuara më poshtë, nuk besojmë se nevojat do të jenë të larta në listën e prioriteteve të IASB-së, për të ardhmen e afërt.
22
E ardhmja. Në raportin e Grupit Strategjik të Punës, “Rekomnadime për Formimin e IASC, për të ardhmen”, thuhet se: Tiparet kryeore të përcaktuara (të konsideruara të dëshirueshme për vendosjen e legjimitetit e vendosjes së standarteve), ishin përfaqësueshmëria e organizimit e të vendimarrjes, pavarësisë së anëtarëve të saj, dhe ekspertizës teknike Struktura e propozuar siguron një mënyrë të balancuar për legjimitetin e bazuar në përfaqësueshmërinë e anëtarëve të Administratës, Komisionit të Interpretimeve të Qëndrueshme (SIC) dhe Këshillit Këshillues të Standarteve, dhe në aftësinë teknike si dhe pavarësinë ndërmjet anëtarëve të Bordit. Ristrukturimi i IASB-së, është padyshim më mirë i pajisur se paraardhësit e tij respektivë, si dhe më mirë i furnizuar. Çelësi i të ardhmes së IASB-së si vendosës i Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit, do të jetë pranimi i standarteve të saj për listimin e kufijve nga tregjet e letrave me vlerë kudo në botë, nga të gjithë anëtarët e IOSCO, përfshirë këtu edhe SEC-në për regjistruesit e huaj në Shtetet e Bashkuara, pa qënë nevoja për pajtueshmëria më GAAp-në kombëtare. Një nga parrullat e IASB-së së re është konvergjenca. Ky ëshrë një proçes i dyfishtë: Standartet Kombëtare të Kontabilitetit duhet të konvergjojnë kundrejt njëra-tjetrës, me IAS-të (ose në të ardhmen me IFRS-të) si pikat e konvergjnecës, por IFRS, priten të konvergjojnë drejt stabdarteve të caktuara kombëtare, në disa raste ku vonesat njihen konceptualisht dhe teknikisht superiore për ekzistencën e IAS, mbi çështjet veçanërisht të rëndësishme dhe të vështira, si instrumentet financiare, IASB mund të veprojë siç ka bërë në të kaluarën, duke bashkuar grupet e punës, të përbëra me ekspertë nga shtete të ndryshme si, Australia / Zelanda e Re, Kanadaja, UK dhe US, që me ish IASC krijuan grupin e ashtuquajtur G 4+1.
23
Ndoshta pyetja kryesore për të ardhmen e IASB-së është niveli që SEC do të ketë nevojë për IFRS-të, për të “Konvergjuar” drejt zgjidhjeve të US siç u vendos nga FASB, si çmim i pranimit të IFRS nga SEC për raportimet financiare nga regjistruesit e huaj në Shtetet e Bashkuara. Mbi këtë bazë, roli i anëtarëve të Bortdit, që janë përgjegjës për koordinimin me FASB (si ish anëtare e tij, me rolin e vëzhguesit në ish Bordin e IASC), është i rëndësihsëm. Us, si tregu më i madh global i kapitalit, padyshim që e ndihmon mjaft SEC dhe FASB në të gjitha problemet mbi konvergjencën. IASB-ja e re do ti rezistojë çdo gjëjë që i ngjan US, dhe do të këmbëngulë (sipas Kushtetutës së saj) që çështjet e konvergjencës do të trejtohen mni bazat e meritave konceptuale dhe teknike. Por gjykimet mbi meritat priren të kenë një komponent subjektiv të rëndësishëm. Shikojeni këtë muindësi! Web site i IASB: Çështja 2-të.GJENDJET FINANCIARE DHE RAPORTIMET FINACIARE. Karakteristikat kryesore të kontabilitetit janë : 1) Identifikimi, matja dhe komunikimi i informacionit financiar rreth 2) Intiteteve ekonomike drejt 3) palëve të interesuara. Kontabiliteti financiar është proçesi që kulmon në përgatitjen e raporteve financiare mbi një njësi ekonomike, për përdorim të dyanshëm, si nga pala e brendshme edhe nga ajo e jashtme.Përdorues të këtyre raporteve financiare përfshijnë investitorët, kreditorët, menaxherët, unionet dhe agjensitë qeveritare.
24
Në kontrast, kontabiliteti menaxhues është proçesi i identifikimit, matjes, analizimit dhe komunikimit të informacionit financiar të nevojshëm për menaxhimin, për të planifikuar, vlerësuar dhe kontrolluar veprimet e një njësie ekonomike. Gjendjet financiare janë mjetet kryesore nëpërmjet të cilave informacioni financiar u komunikohet atyre që janë jashtë njësisë ekonomike. Këto paraqitje japin historinë e njësisë ekonomike të paraqitur në terma monetare. Gjendjet financiare që përpilohen më shpesh janë : 1) bilanci, 2) pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, 3) pasqyra e lëvizjes së parasë, 4) gjendja e aksioneve të pronarit dhe aksionerëve. Përveç tyre, sqarimet plotësuese janë një pjesë përbërëse e çdo buxheti financiar. Një pjesë e informacionit financiar përftohet më mirë ose mund të përftohet vetëm nëpërmjet raportimit financiar sesa nëpërmjet përpilimit te gjendjeve financiare formale.Shembujt përfshijnë letrën e presidentit të njësisë ekonomike, ose skedën shtesë në raportin vjetor të njësisë ekonomike, njoftime, fatura, llogari me agjensitë qeveritare, lajme të dorezuara, parashikime të menaxhimit dhe çertifikata që i përkasin kontrolleve të brendshme dhe mashtrimeve. Një informacion i tillë mund të kërkohet nga prononcimet e autoriteteve, nga rregullat e vendosura ose vendoset nga dëshira e menaxherit për ta përfshirë në mënyrë vullnetare. Fokusi kryesor i këtij teksti ka të bëjë me përpilimin e dy tipeve të informacionit financiar: 1) buxhetet financiare bazë dhe 2) të dhënat e lidhura me të.
25
2.1 Kontabiliteti dhe shpërndarja e kapitalit
Për shkak se burimet janë të kufizuara , njerëzit përpiqen që t`i ruajnë ato, t`i përdorin me efektivitet dhe të identifikojnë e inkurajojnë ata që mund ti përdorin në mënyrë efikase këto burime. Nëpërmjet një përdorimi efikas të tyre rritet standardi ynë i jetesës. Tregjet, njësitë ekonomike të lira dhe konkurenca përcaktojnë nëse një biznes mund të bëhet i suksesshëm dhe të eci përpara.Ky fakt vë një theks të rëndësishëm mbi profesionin e kontabilistit që mat performancën në mënyrë të saktë dhe të ndershme mbi një bazë kohore, në mënyrë që menaxherët dhe njësitë ekonomike të duhura të tërheqin kapitalet investuese.Për shembull, informacionet e duhura dhe të besueshme financiare i mundësojnë investitorët dhe kreditorët të krahasojnë të ardhurat dhe asetet e vëna në punë nga kompani të tilla si IBM, Mc DONALD's, Microsoft dhe FORD, apo në Shqipëri shoqëri si Deka, Autopasion, Infosoft, Riviera, Atlantik, etj.. Si rezultat i kesaj ata mund te vleresojne rreziqet e lidhura me mundësitë e investimeve dhe te kanalizoje burimet me efektivitet. Shpërndarja e kapitalit Proçesi i vendosjes se si dhe me çfarë kostoje është shpërndarë paraja ndërmjet interesave konkuruese. Raportimi financiar Informacioni financiar që një njësi ekonomike ofron për të ndihmuar përdoruesit me vendimet e saj për kapitale. Përdoruesit (prezente dhe potenciale) Investitorët dhe kreditorët i përdorin raportet financiare për të vendosur mbi shpërndarjen e kapitalit te tyre.
26
Proçesi i shpërndarjes së kapitalit.
Një proces efektiv i shpërndarjes së kapitalit është kritik për një ekonomi të shëndetshme. Ai promovon produktivitetin, inkurajon risitë dhe përfton një treg efikas për shitjen dhe blerjen e aseteve, përftimin dhe transferimin e krediteve. Sipas ilustrimit me shembullin e mësipërm, informacioni i pasaktë dhe jo i besueshëm çon në një shpërndarje të varfër të kapitalit, gjë që ndikon negativisht mbi tregjet e aseteve. NUK ËSHTË MË EKONOMIA, SHITJET E PAMENDUARA KUSHTOJNË Nuk është me ekonomia por është kontabiliteti. Kjo është ajo që shumë investitorë duan të theksojnë në këto kohë. Edhe ndihma më e vogël mbi çdo lloj parregullsie të kontabilitetit në një njësi ekonomike çon në një rivlerësim të pasurive të saj. Një nga numrat e fundit të Ëall Street Journal kishte titujt e mëposhtëm në lidhje me kontabilitetin dhe ndikimet e tij në ekonomi. Pasuritë marrin një goditje ndërkohë që shqetësimet e kontabilitetit shpërndahen përtej Enron.Williams Cos. vonon nxjerrjen e fitimeve për të rishikuar përgjegjësitë. Metoda e kontabilitetit të Global Crossing's tashmë quhet agresive. Investitorët, skeptikë për planin e analizës së Tyco, ulin pjesmarrjen me 20%.Pasuritë bankare bien ndërsa investitorët njihen me publikimet e kontabilitetit nga PNC.
27
Është tashmë e qartë që duhet të ketë besim te numrat, në mënyrë që investitorët të mos braktisin tregun dhe t`i zhvendosin burimet e tyre diku tjetër. Kjo është arsyeja që investitorët e huaj po i tërheqin paratë e tyre nga tregjet e U.S.A dhe pse dollari po bie në krahasim me valutat e tjera. Me mosbesimin e investitorit, kostoja e kapitalit rritet për kompanitë që kanë nevojë për burime shtesë kapitali. Shkurtimisht, informacioni i saktë dhe i besueshëm është i nevojshëm që tregjet të jenë sa më efikase. 2.2 Vështirësitë që dalin përpara kontabilitetit financiar Megjithëse ekziston një krizë në besueshmërinë kundrejt çështjeve të njësive ekonomike ndërmjet të cilave është dhe vetë kontabiliteti, shumë gjëra bëhen në mënyrën e duhur në raportimet financiare në Amerikë. Tregjet e U.S.A janë ende tregjet kapitale publike më efikase, të sigurtë, të thellë dhe të ndryshueshëm. Një nga arsyet e këtij suksesi është se buxhetet financiare dhe gjithcka e lidhur me to kanë kapur dhe organizuar informacionin financiar në një mënyrë të dobishme dhe të besueshme. Gjithësesi ende ka shumë për të bërë,aq më teper në Shqiperi që jemi në hapat e para të zbatimit të standardeve të kontabilitetit, ku bilancet dhe pasqyrat financiare jo në të gjitha rastet pasqyrojnë saktësishtë gjëndjen e aktivitetit financiar të njësisë ekonomike. Për shembull, supozoni se ju mund të shkoni në vitin 2020 dhe shikoni raportimet financiare që bëhen sot. Ja çfarë mund të lexoni ju:
28
Matje jo-financiare. Raportimet financiare nuk arritën të japin disa matje kryesore të performancës gjerësisht të përdorura nga menaxhimi. Për shembull, matje jo-financiare, si indeksi i kënaqesisë se klientit, informacioni i rezervuar, niveli i konsumimit të të mirave materiale të blera, të gjitha për momentin të përdorshme për të përcaktuar stabilitetin për një kohë të gjatë të kompanisë, përftohen edhe pse jo të gjitha në mënyrë të përafërt dhe mbi supozime. Informacioni i orës së fundit. Raportimet financiare dështuan në proçesin e ofrimit të një informacioni të freskët, të nevojshëm për investitorët dhe kreditorët e fuqishëm. Një person u shpreh se buxhetet financiare në 2000 duhet të kishin nisur me shprehjen " Na ishte njëherë...", për të shprehur kostot në histori dhe akumulimin e ngjarjeve të kaluara të cilat kishin përdorur. Aktivet A.GJ.Jomateriale. Raportimet financiare u fokusuan mbi aktivet e rëndësishme (inventarët, asetet e fabrikave), por nuk arritën të japin një informacion të mjaftueshëm për A.A.GJ.JOmateriale të kompanisë. Për shembull, shpesh aktivet më të mira janë jo materiale si dominanca e tregut dhe aftësia e zgjidhjes së problemeve që ka Microsoft-i, organizimi unik i marketingut dhe personeli i trajnuar që ka Dell apo imazhi që sjell J.Crew.Objektivat e raportimit financiar ndryshojnë në vende të ndryshme. Tradicionalisht objektivat kryesore te kontabilitetit në shumë vende Europiane dhe në Japoni janë përputhshmëria dhe respektimi i ligjit. Në kontrast me këtë, Kanadaja, Hollanda, U.K dhe shume vende te tjera kanë mbështetur pikëpamjen e U.S.A që synimi primar të jetë paraqitja e informacionit për investitorët. Nje vështrim në standardet internacionale dhe praktikat e tyre do të paraqitet ne tekst. Afatet kohore. Buxhetet financiare përgatiteshin vetëm katër herë në vit kurse auditimet e financave vetëm një herë në vit. Ishte i pranishëm pak ose aspak informacioni financiar i momentit te fundit.
29
Objektivat e raportimit financiar ndryshojnë në vende të
ndryshme.Tradicionalisht objektivat kryesore te kontabilitetit në shumë vende Europiane dhe në Japoni janë përputhshmëria dhe respektimi i ligjit. Në kontrast me këtë, Kanadaja, Hollanda, U.K dhe shume vende te tjera kanë mbështetur pikëpamjen e U.S.A që synimi primar të jetë paraqitja e informacionit për investitorët. Nje vështrim në standardet internacionale dhe praktikat e tyre do të paraqitet ne tekst. Ne besojmë se secila nga këto vështirësi duhet përballuar, që profesioni i kontabilistit të vazhdojë të ofrojë tipin e informacionit të nevojshëm për një proçes efikas të shpërndarjes së kapitalit. Tashmë disa kompani po bëjnë një paraqitje vullnetare të informacionit të cilësuar si të nevojshëm për investitorët. Shpesh ky lloj informacioni është i një natyre jo financiare. Kompani rajonale bankare si BankOne Corp., Sun Trust Banks dhe të tjera tashmë psh. po përfshijnë si shtesë të informacionit financiar tradicional edhe të dhëna mbi rritjen e huadhënieve, cilësinë e kredive, taksat mbi të ardhurat, efikasitetin operativ, menaxhimin e kapitalit dhe strategjitë e menaxhimit. World Wide Web u përdor fillimisht për të ofruar të dhëna financiare të kufizuara. Tashmë shumë kompani i ofrojnë raportet e tyre vjetore në formate të ndryshme në Web. Kompanitë më inovatore po ofrojnë tashmë seksione të raporteve të tyre vjetore në formate që mund të ndryshohen lehtësisht nga përdoruesit, si psh ato që ofrohen ne formatet e Excelit.
30
Gjithmonë e më shumë standarde kontabiliteti tashmë kanë nevojë për regjistrim ose paraqitje të një informacioni me vlera të vërteta. Për shembull, investimet në prona dhe obligacione, detyrimet e kredive dhe derivativat regjistrohen me vlerat e vërteta, ose informacioni në lidhje me këto vlera paraqitet në shënimet e buxheteve financiare. Ndryshimet në këto drejtime do të imponojnë besueshmërinë e raportimeve financiare dhe do të ofrojnë një informacion të dobishëm për përdoruesit e buxheteve financiare. 2.3.Objektivat e raportimeve financiare. Në një përpjekje për të vendosur një strukture-bazë për kontabilitetin financiar dhe raportimet u identifikuan një seri objektivash të raportimit financiar nga njësia ekonomike. Raportimi financiar duhet të ofrojë informacion që: Është i dobishëm për t`u paraqitur dhe i mundëson investitorët, kreditorët dhe përdoruesit e tjerë të bëjnë investime racionale, kredi dhe veprime të tjera të ngjashme. Ndihmon investitorët, kreditorët e fuqishëm dhe përdoruesit e tjerë të vlerësojnë sasitë , kohën dhe pasigurinë e faturave monetare në perspektive nga dividentët ose interesat, dhe progresin nga shitjet, shlyerjen ose maturimin e sigurimeve dhe kredive te dhëna.
31
Portretizon qartë burimet ekonomike te njësisë ekonomike , qëllimet ndaj këtyre burimeve (detyrimet e njësisë ekonomike që të transferojë burimet në entitete të tjera dhe prona të tjera të poseduesit) dhe efektet e transaksioneve, ngjarjeve dhe rrethanave qe ndryshojne burimet dhe qellimet e tij ndaj ketyre burimeve. Shkurtimisht, objektivat e raportimeve financiare janë të ofrojnë:1) informacion që është i dobishëm për investimet dhe vendimet mbi asetet, 2) informacion që është i dobishëm në vlerësimin e flukseve monetare (cash) të pritshme, 3) informacion rreth burimeve të njësisë ekonomike , qëllimeve ndaj këtyre burimeve dhe ndryshimet që pësojnë ato. Theksi mbi " vlerësimin e flukseve monetare të pritshme" mund ta çojë ndonjërin në supozime se baza monetare preferohet më shumë se baza akumuluese e kontabilitetit.Nuk është kjo çështja. Informacioni i bazuar mbi kontabilitetin akumulativ zakonisht ofron një paraqitje më të mirë të aftesisë aktuale dhe në vazhdimësi të aftësisë së njësisë ekonomike për të gjeneruar flukse të favorshme monetare sesa informacioni i kufizuar në efektet financiare të marrjeve monetare dhe pagesave. Synimi i kontabilitetit-bazë akumulues është të sigurojë që ndodhitë që ndryshojnë buxhetet financiare të një entiteti janë të regjistruara në periudhat kur ngjarjet ndodhin, jo në periudhat në të cilat entiteti merr ose paguan vlera monetare. Duke përdorur bazën akumuluese për të përcaktuar të ardhurat neto, do të thotë të njohësh përfitimet kur fitohet me të vertetë dhe jo kur ke hyrje të vlerave monetare, dhe të njohësh shpenzimet kur humbet dhe jo kur të duhet të bësh pagesa. Nën kontabilitetin e zgjeruar, përfitimet, shumica e tyre, njihen kur shitjet janë bërë në një mënyrë të tillë që t`i përshtaten ambjentit ekonomik të periudhës në të cilën kanë ndodhur. Si përfundim, diagramet e përfitimeve janë zakonisht më me kuptim sesa diagramet e faturave hyrëse monetare(cash).
Similar presentations
© 2024 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.