Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byAnneliese Schubert Modified over 6 years ago
1
SJELLJE ORGANIZATIVE Ligjërues : Lënda: BAKI REXHEPI Ferizaj, 2015
Fakulteti EKONOMIK DREJTIMET: BANKA , FINANCA DHE KONTABILITET MENAXHEMENT DHE INFORMATIKË Lënda: SJELLJE ORGANIZATIVE Ligjërues : BAKI REXHEPI Ferizaj, 2015
2
SJELLJE ORGANIZATIVE Literatura themelore:
Mimoza.Kasimati; Sjellje Organizative, Tirane, viti :2010 M.Kasimati, M Manxhari ; “Sjellje Organizative”, Tirane, viti : 2005 Ramosaj B.; Bazat e menaxhmentit, Universtieti i Prishtinës ,Prishtine, viti: 2008. Literatura plotësuese: Organizational Behavior, Sixth Edition, Gary Johns dhe Alan M.Saks, 2005. Andrej A. Huczynski and David A. Buchanan “Organizational Behavior”, 2009 Literatura e Preferuar: John W. Newstorm, Organizational Behavior, McGraw-Hill, New York, 2007 Aleksandar Đokić; “Organizaciono ponašanje“, Visoka škola za primijenjene nauke „Prometej“, Banja Luka, 2008. Aleksandar Đokić, Snježana Đokić, „Organizaciono ponašanje“ Visoka škola „Dositej“, Trn, 2014 Petkoviç Mirjana;Janiçeviq, Nebojsha, Bogiçeviq, Biljana, Organizacia, Ekonomski Fakultet, Beograd 2002
3
SJELLJE ORGANIZATIVE 100% NOTA PËRFUNDIMTARE
10% PJESËMARRJA NË LIGJËRATA & USHTRIME (VIJUESHMËRIA) + 35% TESTI - përfshin ligjëratat 1-7 nga libri i rekomanduar 40% TESTI I PROVIMIT PËRFUNDIMTAR 15% Punim seminarik = 100% NOTA PËRFUNDIMTARE
4
HYRJE NE SJELLJEN ORGANIZATIVE
Ligjërata e I - rë HYRJE NE SJELLJEN ORGANIZATIVE Kuptimi i sjelljes organizative
5
Historiku i SO Sjellja organizative si shkencë e pavarur organizative daton diku nga mesi i viteve dyzeta të shekullit të kaluar, kur kemi paraqitjet e punimeve dhe studimeve të para në SHBA (shkolla afariste e Harvardit) siç janë studimet dhe punimet e Levinovit (gjurmimet dinamike të grupit), Fidlerit (Teoria e liderit), Vrumit (Teoria e motivimit) etj.
6
Sot po shkurtohet gjithnje e me teper koha qe ndan shpikjet nga perdorimi i tyre per permiresime teknologjike. Përveç faktoreve te tjere, nje nga problemet themelore qe sjellin sukses apo deshtim, eshte edhe perdorimi i suksesshem ose jo i njerezve. Njerezit jane burimi me i rendesishem i biznesit. Kapitali njerezor eshte potenciali me i madh konkurrues ne ditet e sotme dhe te funksionoje si i tille, duhet t’i krijohen kushte qe secili individ te mund te perdore karakteristikat personale per te dhene maksimumin.
7
Sjellja e njeriut nuk eshte e rastit
Sjellja e njeriut nuk eshte e rastit. Ajo eshte shkakesore dhe e drejtuar nga nje qellim i caktuar, qe individi mendon se eshte ne te miren e vet. Ka disa elemente thelbesore qe qendrojne ne themel te sjelljes se individeve. Keto elemente te perbashketa jane shume te rendesishme sepse lejojne parashikueshmeri te sjelljes njerezore qe qendrojne ne baze te disa shkencave te tilla si psikologjia, pedagogjia dhe te profesioneve perkatese. Me ose pa ndergjegjje, gjate gjithe jetes mundohemi te “lexojme” te tjeret.
8
Sjellja organizative Sjellja organizative është pjesë përbërëse e shkencave organizative e cila merret me studimin-analizën e sjelljeve individuale, grupore e deri te sjelljet kolektive-organizative –globale, me qellim të racionalizimit dhe koordinimit pozitiv të sjelljeve organizative të të inkuadruarëve në procesin e reprodukcionit. Sjellja Organizative është një fushë studimi që heton ndikimin që individët, grupet dhe strukturat kanë mbi sjelljen në organizatë, me qëllim që kjo dije (njohuri) të zbatohet për përmirësimin e efektivitetit të organizatës.
9
Faktoret qe përcaktojne sjelljen në organizatë
Sjellja organizative si fushë e studimit mbështetet në tri nivele: Individi Grupi Organizata Organizata GRUPI Individi
10
Koncepti i Sjelljes Organizative
Njerëzit janë burimi më i rëndësishm i biznesit. Kapitali njerëzor sot është pa dyshim potenciali më i madh konkurrues , të funksionojë si i tillë duhet t’i krijohen kushtet që secili individ të mund të përdorë karakteristikat personale për të dhënë maksimumin. Kërkohen njohuri për të kuptuar dhe shpjeguar dhe deri në një fare mase, për të parashikuar Sjelljen Njerëzore. Sjellja e individit nuk është e rastit, ajo është shkakësore dhe e drejtuar nga një qëllim i caktuar.
11
Koncepti i Sjelljes Organizative
Meqenëse sjellja është e parashikueshme, duhet një studim sistematik i saj. Studim Sistematik = njohjen e lidhjeve mes shkakut dhe pasojës dhe nxjerrjen e konkluzioneve të bazuara në evidenca shkencore. Studimi sistematik zëvendeson intuitën ose “ndjenjen” në gjykimin e gjërave. Studimet sistematike Janë: Kerkime mbi relacionet, duke u perpjekur të ju atribuojne shkaqe dhe efekte dhe në bazë të tyre, të nxjerrim konkluzione te bazuara ne te dhenat shkencore. Kanë për qëllim: Të parashikojmë një mjet për të parashikuar sjelljen.
12
Çka është organizata Së pari janë të krijuara nga njeriu(për ti shërbyer qëllimit) Së dyti të orientuara drejt synimit Së treti janë njësi shoqërore të përbëra me më shumë se një vetë Së katërti veprimtari e strukturuar Së pesti kufij të njohur-nominuar Së gjashti kanë një perfomancë të kontrolluar
13
Organizata është njësi shoqërore e krijuar në aktivitet në mënyrë të vazhdueshme nga njeriu në funksion të disa qëllimeve
14
Sjellja Organizative dhe fushat tjera
SO eshte nje shkence e aplikuar. Sjellja organizative në strukturën e saj inkorporon edhe njohuritë e shume shkencave tjera. Fushat kryesor qe kane kontribuar jane: Psikologjia Sociologjia Psikologjia sociale Antropologjia Shkencat politike
15
Psikologjia Eshte shkenca qe perpiqet te mase, te shpjegoje dhe nga njehere eshte te ndryshoje sjelljen e njerezve dhe kafsheve. Ne qender te vemendjes se psikologeve eshte kuptimi i sjelljes se INDIVIDIT. Kontributi i kësaj disipline për SO konsiston në teoritë e: te mesuarit, te personalitetit, te perceptimit, te efektivitetit te udheheqjes, forcave motivuese etj..
16
Sociologjia Perqendrohet kryesisht ne sistemet shoqerore brenda te cilave individi kryen role te ndryshme. Studion njerezit ne lidhje me njeri-tjetrin. Konceptet kryesore qe SO ka perfituar nga kontributi i sociologjise jane: dinamika e grupit, kultura e organizates, teoria e struktures formale te organizates, teknologjia e organizates, burokracia, komunikimi, pushteti etj…
17
Psikologjia Sociale medelet e komunikimit,
Eshte nje fushe studimi brenda psikologjise, qe shkrin koncepte nga psikologjia dhe sociologjia. Perqendrohet ne ndikimin e njerezve tek njeri – tjetri. Kontributet e kesaj disipline per SO jane: matja, kuptimi dhe ndryshimi i qendrimeve, medelet e komunikimit, menyra se si aktivitetet e grupit mund te kenaqin nevojat e individit dhe proceset e marrjes se vendimeve ne grup.
18
Shkencat Politike Studiojnë sjelljen e individeve dhe grupeve ne nje mjedis politik. Nder çështjet me interes per sjelljen organizative jane ato qe lidhen me strukturimin e konfliktit, ne shperndarjen e pushtetit dhe si njerezit manipulojne pushtetin per interesat e tyre personale.
19
Kontributi i shkencave të tjera në zhvillimin e koncepteve të Sjelljes Organizative
20
Metodat e studimit ne SO
Rastet e studimit Studimi ne praktike Eksperimenti laboratorik Eksperimenti ne praktike Meta-analiza Nje nga objektivat e lendes eshte qe t’iu nxise te kaloni nga pikepamjet Intuitive per sjelljen, ne nje analize sistematike, me qellim qe kjo e fundit te rrise efektivitetin tuaj ne shpjegimin dhe parashikimin e sakte te sjelljes. Jemi te interesuar per sjelljen e indivitit ne organizate. Per kete vjen ne ndihme “Sjellja Organizative”
21
Metodat e studimit ne sjelljen organizative
Rastet e studimit Rasti i studimit eshte nje analize e thelluar e nje situate te caktuar. Ne nje rast studimi, individi, apo grupi, apo organizata, pra njesia e analizes ne studim, pershkruhen gjere e gjate. Burimi kryesor i informacionit per rastet e studimit eshte vezhgimi, i mbeshtetur sipas rastit edhe nga intervistat dhe nje permbledhje e dokumentave dhe te dhenave.
22
Rastet e studimit jane shume te pasura me detaje dhe informacion.
Mangesite Ështe i hapur ndaj keqkuptimeve dhe interpretimeve jo te sakta qe vijne si rrezultat i subjektivitetit te vezhguesit. Rastet e studimit jane shume te pasura me detaje dhe informacion. Rastet e studimit nuk mund te sherbejne per te provuar apo hedhur poshte nje hipoteze te caktuar, sepse ne pergjithesi eshte e paaresyeshme te nxirren konkluzione nga nje rast i vetem. Rastet e studimit jane nje mjet shume i mire per te filluar kerkimet dhe per te vleresuar problemet praktike te jetes se organizates.
23
Studimi në praktikë Per te bere nje studim ne praktike, zgjidhet nje grup njerezish te cilet perfaqesojne ne menyren me te sakte te mundur nje grup me te madh, nisur nga nje ose disa karakteristika te paracaktuara. Ky grup i nenshtrohet vezhgimit nepermjet pyetesoreve dhe intervistave. Rrezultatet e ketyre tefundit permblidhen e perpunohen, duke nxjerre ne fund konkluzione te cilat konsiderohen te vlefshme jo vetem per grupin qe u studja por per te gjithe grupin e madh te njerezve ne te cilin ben pjese.
24
Te metat Studimi me shume tregon perceptimet dhe qendrimet e personave qe studiohen sesa sjelljet e tyre. Intervistuesit kane prirje te thone (pergjigjen) ato gjera qe mendojne se kerkojne te degjojne intervistuesit dhe jo cfare mendojne ne te vertete. Meqenese studimet ne praktike perqendrohen ne nje problem te caktuar, nuk mund te japin te dhena te thelluara qe te lejojne te studiohet problemi ne teresi. Pergjithesueshmeria e te dhenave te nxjerra eshte gjithmone funksion i saktesise ne te cilen grupi i zgjedhur perfaqeson grupin e madh (popullsine konkrete).
25
Eksperimenti laboratorik
Ne nje studim laboratorik, studiuesi krijon nje mjedis artificial. Pastaj ai manipulon nje variabel te pavarur ne kushte te kontrolluara. Pas vezhgimeve perkatese, meqenese te gjitha kushtet e tjera mbahen te pandryshuara, studiuesi konkludon qe cfaredo ndryshimi i ndodhur ne variablin e varur, ka qene pasoje e manipulimit ose ndryshimit te imponuar mbi variablin e pavarur. Studiuesi ka mundesi (dhe predispozicion) te nenkuptoje nje lidhje shkakesore midis variablave te varur dhe te pavarur.
26
Eksperimenti laboratorik
Me kete metode sigurohet nje kontroll shume i ngushte mbi variablat dhe nje matje shume e sakte, por rezultatet, shpesh nuk mund te pergjithesohen, sepse nuk mund te parashikohen nuancat e sjelljes ne menyren si shfaqen dhe si kombinohen ne realitetin e organizatave
27
Eksperimenti ne praktike
Eksperimenti ne praktike eshte i ngjashem me eksperimentin laboratorik, vetem se nuk kryhet ne kushte te perpunuara posacerisht, por ne kushtet e nje organizate reale. Mjedisi ne te cilin zhvillohet ky eksperiment eshte me realist sesa ai i nje eksperimenti ne laborator. Ne qoftese nuk mbahet nje grup kontrolli, nderhyrja e faktoreve te jashtem mund te coje ne humbje totale te kontrollit, pra ne pamundesi per te nxjerre konkluzione.
28
Eksperimenti ne praktike
Ofron rrezultate shume me te sakta dhe qe kane shume me teper vlere pergjithesuese sesa gjithe metodat e tjera te shpjeguara me siper. E vetmja gje qe e ben te pafavorshme kete metode eshte kostoja e larte.
29
Agregimi i rezultateve sasiore te studimeve te meparshme (meta-analiza)
Meta-analiza eshte nje teknike statistikore qe integron dhe sintetizon ne menyre sasiore nje numer studimesh te pavarura per te percaktuar nese rezultatet e tyre kane qendrueshmeri persa i takon ngjashmerise. Meta-analiza eshte nje menyre per te kapercyer interpretimet potencialisht te pasakta qe dalin nga pergjithesimet cilesore.
30
Agregimi i rezultateve sasiore te studimeve te meparshme (meta-analiza)
Kjo metode i lejon studiuesit qe te evidentojne variablat e ndermjetem, qe qendrojne midis atyre te varur dhe te pavarur.
31
Vleresimi i rezultateve te kerkimeve
Ne vleresimin e studimeve kerkimore, behen tri pyetje: Eshte i vlefshem? A mund te mbeshtetesh tek ky koncept qe i referohet qendrueshmerise se matjes? A eshte pergjithesues? Metodat e studimit qe perdor sjellja organizative paraqesin kete llojshmeri vlerash per variabla te tille si pergjithesueshmeria, realizmi, saktesia, kostoja;
32
Vleresimi i rezultateve te kerkimeve
33
Sjellja organizative dhe disiplinat e tjera shume afer saj
Sjellja organizative lidhet ngushte me “teorine e organizimit” (ndertimit, funksionimit te strukturave organizative), me teorine per “zhvillimin dhe ndryshimin e organizates” dhe me teorite per “menaxhimin e personelit dhe burimeve njerezoren’. Teoria e organizimit ka prirje qe te jete me shume me orientim makro sesa sjellja organizative dhe eshte kryesisht e perqendruar ne projektimin dhe ndertimin e strukturave te organizates. Teoria e zhvillimit te organizates, eshte me makro dhe me e aplikueshme sesa sjellja organizative.
34
Sjellja organizative dhe disiplinat e tjera shume afer saj
Disiplinat e personelit dhe te burimeve njerezore kane nje karakter me aplikativ sesa sjellja organizative. Sjellja organizative nuk ka si qellim qe te perfaqesoje gjithe menaxhimin.
35
Të përbashkëtat dhe dallimet me shkencat shumë afër Sjelljes Organizative
37
Ju faleminderit për vëmendjen!
Baki Rexhepi
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.