Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

PREZANTIM HEDHJA NE TREG DHE MONITORIMI I PRODUKTEVE PER MBROJTJEN E BIMEVE (PMB)NE SHQIPERI ISMET BICI KRISTAQ NICAJ.

Similar presentations


Presentation on theme: "PREZANTIM HEDHJA NE TREG DHE MONITORIMI I PRODUKTEVE PER MBROJTJEN E BIMEVE (PMB)NE SHQIPERI ISMET BICI KRISTAQ NICAJ."— Presentation transcript:

1 PREZANTIM HEDHJA NE TREG DHE MONITORIMI I PRODUKTEVE PER MBROJTJEN E BIMEVE (PMB)NE SHQIPERI ISMET BICI KRISTAQ NICAJ

2 PERMBAJTJA ISTITUCIONET QE MBULOJNE PMB. REGJISTRIMI PMB-ve.
BAZA LIGJORE. REZULTATET. PER TE ARDHMEN

3 I. ISTITUCIONET QE MBULOJNE PMB
ISTITUCIONET SHQIPTARE ISTITUCIONET NDERKOMBETARE

4 1. ISTITUCIONETSHQIPTARE.
Ministria përgjegjëse për bujqësinë, është institucioni drejtues në Republikën e Shqiperisë që mbulon PMB dhe mbetjet e tyre nëpërmjet 3 strukturave si vijon:

5 Strukturës Përgjegjëse të mbrojtjes së bimëve (SPMB), që është autoriteti qendror kompetent në fushën e PMB-ve për çështjet e hartimit të politikave, procedurave administrative të regjistrimit si dhe në bashkëpunimin ndër institucional dhe ndërkombëtar.

6 Vazhdon Strukturës Përgjegjëse të Sigurisë Ushqimore, që është autoriteti qendror kompetent për mbetjet e PMB-ve në bimë dhe produkte me origjinë bimore.

7 Vazhdon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), që është autoriteti qendror kompetent për aktivitetet e inspektimit dhe të monitorimit të PMB-ve që nga importimi deri tek përdoruesi i fundit.

8 2. ISTITUCIONET NDERKOMBETARE
ORGANIZATA BOTERORE PER BUJQESINE DHE USHQIMIN (FAO). ORGANIZATA EUROPIANE E MBROJTJES BIMEVE (EPPO). BASHKIMI EUROPIAN ME STRUKTURAT E TIJ. KONVENTAT E NDRYSHME NDERKOMB.

9 FAO Departamenti “Bujqesia dhe Mbroj. Konsumatorit”
Prodhimi dhe Mbrojtja Bimeve Managimi i Paraziteve dhe Pesticideve IPM – Menagimi Integruar i Paraziteve IPPC – Konventa Nderkombetare e Mbr. Bimeve Konventat e Rotterdamit, Stokholmit dhe Bazelit Reduktimi i Riskut te Pesticideve:  Kodi i Sjelljes Udhezimet dhe mjetet (aplikimet) Mbetjet e Pesticideve (JMPR) Specifikimet e Pesticideve (JMPS) Pesticidet e dala nga Perdorimi

10 Kodi i Sjelljes FAO eshte e perfshire ne aktivitetet e Strategic Approach to International Chemical Management (SAICM) dhe eshte nje Organizate pjesemarrese ne  Inter-Organisation Programme for the Sound Management of Chemicals (IOMC).

11 KONVENTA E STOKHOLMIT (POP-set - Ndotesit Organike te Qendrueshem)
Detyrimet e kesaj Konvente per vendin tone jane te tejkaluara, pasi 16 substancat e cituara ne te jane te ndaluara per perdorim tek ne prej disa vitesh.

12 II. REGJISTRIMI PMB-ve Përgjegjëse për hartimin e rregullave për regjistrimin e PMB-ve është ministria që mbulon fushën e Bujqësisë, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Institucionet për të kryer vlerësimin e dosjeve gjatë procedurës së regjistrimit lidhur me të dhënat toksikologjike, ekotoksikologjike, vlerësimet fiziko-kimike dhe biologjike, te dhenat mbi aplikimin, metodat e analizave, mbetjet, të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB) janë: Istituti i Shëndetit Publik; Ministria e Mjedisit; Istituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise; Departamenti për Mbrojtjen e Bimëve ne UB, Tirane.

13 DIAGRAMA E REGJISTRIMIT TE PMB-ve NE SHQIPERI
APLIKANTI Pranimi i dokumentacionit (shoqerues dhe teknik) Zyra e regjistrimit te PMB-ve ne ministri (SPMB) Dergimi i dokumentacionit te pranuar Institutet e vleresimit te PMB-ve (ISUV, ISHP, DMB, MM) Vleresimi biologjik, Toxicologjik, Mjedisor dhe Mbetjet Komisioni i regjistrimit (KSHRPMB) Miraton etiketen zyrtare dhe propozon regj. e PMB-se Autoriteti kompetent i leshimit te dokumentit te regjistrimit (SPMB) Dok. Regj. i jepet Aplikantit (Certifikata dhe etiketa) APPLIKANTI

14 Procedura e regjistrimit te PMB-ve
Aplikanti dorezon dosjen e regjistrimit ne prot. e ministrise. SPMB merr ne dorezim dosjen e regjistrimit, e cila permban dokumentacionin teknik si dhe ate shoqerues dhe, pasi e shqyrton ate, e pranon ose jo per procedure. Dokumentacioni i PMB-se, pas pranimit, dorezohet ne 4 istitutet e vleresimit.

15 Vazhdon Istitutet e vleresimit bejne vleresimin e te dhenave te dokumentacionit te PMB-se, duke u shprehur per çdo PMB, te cilen ia dergojne SPMB-se. Zyra e regjistrimit te PMB-ve, ne baze mendimeve te istituteve si dhe te draft etiketes te paraqitur nga Aplikanti, pergatit materialin permbledhes per mbledhjen e radhes se KSHRPMB.

16 Vazhdon Zyra e regjistrimit te PMB-ve, ne baze te materialit permbledhes dhe te perfundimeve te KSHRPMB-se, pergatit dokumentin e regjistrimit per çdo PMB te miratuar, si dhe njofton aplikantin per regjistrimin ose jo te PMB-se. Dokumenti i regjistrimit te PMB-se leshohet nga drejtuesi i SPMB-se dhe permban çertifikaten e regjistrimit dhe etiketen e PMB-se.

17 ISTITUTET E VLERESIMIT TE PMB-ve
Departamenti i Mbrojtjes se Bimeve (DMB) ben vleresimin biologjik dhe agronomik; Istituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise (ISUV) ben vleresimin toxikologjik ne kafshe, vlereson metodat e analizave, tipin e ambalazhit si dhe mbetjet ne bime dhe produkte bimore; Istituti i Shendetit Publik (ISHP) ben vleresimin toxikologjik ne njerez; Ministria e Mjedisit (MM) ben vleresimin ekotoxikologjik (gjitare, shpende, organizma ujore, blete, etj.) dhe te ndikimit ne mjedis (toke, uje, ajer).

18 ISUV Laboratoret e PMB-ve jane te perfshira ne sektorin e PMB-ve, te ISUV-it. Ky sektor bashkepunon me SPMB ne vleresimin e PMB-ve ne proces regjistrimi si dhe me AKU ne verifikimin e treguesve fiziko-kimik te PMB-ve, qe jane ne treg. Kjo behet ne kuadrin e monitorimit te vazhdueshem, per mbajtjen nen kontroll te abuzimeve te mundeshme qe mund te kete ne treg. Sektori ka filluar punen ne vitin 2009.

19 KSHRPMB (Me 7 anetare) 1 perfaqesues nga sherbimi i mbrojtjes se bimeve, ne MB; 1 perfaqesues (mjek higjenist), nga ministria e shendetesise; 1 perfaqesues (ekspert i mjedisit), nga ministria e mjedisit; 1 perfaqesues (ekspert i sigurise ne pune), nga ministria e Punes; 1 kimist analist, nga ISHP; 1 pedagog i mbrojtjes se bimeve, nga DMB; 1 specialist, nga ISUV;

20 Lista emerore e anetareve te komisionit miratohet me urdher te ministrit, qe mbulon fushen e bujqesise, pas propozimit te bere nga institucionet perkatese. Anetaret e komisionit nuk duhet te kene konflikt interesi ne fushen e PMB-ve. Ata, paraprakisht, duhet te deklarojne marredheniet, nese kane, me subjektet e importimit ose te tregtimit te PMB-ve. Komisioni sherben si organ keshillimor, funksionimi i te cilit rregullohet me urdher te ministrit, qe mbulon fushen e bujqesise.

21 III. BAZA LIGJORE AKTET LIGJORE DHE NENLIGJORE QE RREGULLOJNE HEDHJEN NE TREG DHE MONITORIMIN E TE PMB-ve NE SHQIPERI. AKTET LIGJORE TE BE-se.

22 1. AKTET LIGJORE DHE NENLIGJORE QE RREGULLOJNE PMB-te NE SHQIPERI
Ligji Nr. 9362, date “Për shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve“, i ndryshuar. VKM Nr. 1188, date “Për miratimin e rregullave për importimin, tregtimin, transportin, ruajtjen, përdorimin dhe asgjësimin e PMB-ve”, i ndryshuar. VKM Nr. 1555, date “Për miratimin e rregullave të regjistrimit dhe të kritereve të vlerësimit të PMB-ve”, i ndryshuar.

23 HISTORIKU Urdheresa Nr. 4 e Qeverise (e sistemit para pluralist).
Ligji Nr. 7662, datë “Për Shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve”. Kreu IV “Për Pesticidet” i hap rruge per here te pare procesit te regjistrimit te PMB-ve. Ligji Nr. 9362, datë “Për Shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve”. Percakton hartimin e 2 akteve (VKM) per PMB-te: 1. Per regjistrimin; 2. Per monitorimin e PMB-ve te regjistruara nga importimi deri ne asgjesim.

24 Vazhdon Ligji Nr. 9908, datë “Per amendimin ligjit nr , datë ”. Risia: PMB-ja qe regjistrohet, te jete paraprakisht e regjistruar ne vendet e BE-se, krahas miratimit te lendes vepruese; Percakton Laboratoret e references dhe Laboratoret e Autorizuar te kontrollit me detyrat perkatese per PMB-te.

25 2. AKTET LIGJORE TE BE PER PMB-te
Direktiva e Këshillit 79/117/EEC  e 21 dhjetor 1978 në lidhje me ndalimin e vendosjes në treg dhe perdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve me permbajtje te l. vepruese te caktuara. Direktiva e Këshillit 91/414/EEC e 15 korrik 1991 në lidhje me vendosjen në treg te produkteve për mbrojtjen e bimëve, me amendimet e saj si me poshte: Direktiva e Këshillit 94/43/EC e 27 korrik 1994, per krijimin e Aneksit VI të Direktivës 91/414/EEC - parimet uniforme; Direktiva e Komisionit 93/717/EEC e 27 korrik 1993, per te dhenat mbi efikasitetin;

26 Vazhdon Direktiva e Komisionit 94/37/EEC e 22 korrik 1994, per te dhenat mbi identitetin, vetite fiziko- kimike; Direktiva e Komisionit 94/79/EC të datës 21 dhjetor 1994, per studimet toksikologjike dhe te metabolizmit; Direktiva e Komisionit 95/36/EC të datës 14 korrik 1995, per fatin dhe sjelljen në mjedis; Direktiva e Komisionit 96/12/EC e 8 mars 1996, per studimet ekotoksikologjike.

27 vazhdon Direktiva e Komisionit 96/46/EC të datës 16 korrik 1996, per metodat e analizave; Direktiva e Komisionit 96/68/EC të datës 21 tetor 1996, per mbetjet ne produktet e trajtuara, ne ushqimet per njerez dhe kafshe; Direktiva e Komisionit 2001/36/EC e 16 maj 2001, per plotesimin e Anekseve II dhe III te Direktivës 91/414/EEC - per të dhënat e PMB- ve qe përmbajne lende vepruese mikro- organizma;

28 vazhdon Direktiva e Komisionit 2003/82/EC e 11 shtator 2003, per Aneksin IV dhe V të Direktivës 91/414/EEC–frazat e rrezikut dhe te sigurise; Direktiva e Komisionit 2005/25/EC e 14 mars 2005, per plotesimin e Aneksit VI të Direktivës 91/414/EEC - parimet uniforme per mikro- oganizmat. Direktiva e Parlamentit dhe Këshillit 1999/45/EC e 11 shtator 1999 lidhur me klasifikimin, paketimin dhe etiketimin (eshte kryer trasfuzim i pjeseshem). Shenim: Dir 91/414/EC eshte zevendesuar Rregullore n (EC) Nr 1107/2009 te Parlamentit Europian dhe te Keshillit, e 21 tetor 2009, qe ka hyre ne fuqi ne korrik 2011.

29 IV. REZULTATET 1. Situata aktuale ne BE
Regjistrimi kryhet permes 2 shkalleve: Regjistrimi i l.vepruese ne BE; Regjistrimi i PMB-ve ne vendet anetare te BE- se (sipas ndarjes ne 3 zona). Nga1318 l. vepruese gjithsej ne qarkullim, jane perfshire ne listen e BE-se 478, jane aplikuar per regjistrim (me status pezull) 32 dhe jane jashte liste 788. Nga l. vepruese te perfshira: 188 jane te reja dhe 320 jane ekzistuese.

30 2. Situata ne Shqiperi Ne Shqiperi, deri ne vitin 1994 PMB-te jane tregtuar dhe perdorur pa nje baze te caktuar paraprake te regjistrimit te tyre. Pra nuk ka patur nje rregull te percaktuar ligjor. Me hyrjen ne fuqi të ligjit nr. 7662, datë “Për Shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve”, hedhja ne treg e PMB-ve filloi te organizohet mbi nje baze te re (me regjistrim te tyre). Me ligjin nr. 9362, datë “Për Shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve”, i ndryshuar, u be nje hap tjeter cilesor ne fushen e PMB-ve.

31 2.1. Regjistrimi i PMB-ve sipas viteve
Regjistrimi i PMB-ve ne Shqiperi, ka filluar per here te pare ne vitin 1994, dhe çdo vit ky proces ka evoluar dhe permiresuar, saqe tani eshte krijuar nje pervoje e mire ne kete fushe. Ne vitin 1994 kane aplikuar per here te pare ne Shqiperi 2 kompani dhe jane regjistruar 12 PMB. Ecuria e regjistrimit te PMB-ve sipas viteve paraqitet sipas tabelave dhe grafiqeve perkatese per çdo vit. Aktualisht jane te regjistruara ne Shqiperi 372 PMB, nga te cilat: 197 fungicide, 92 insekticide, 53 herbicide, 5 feromone, 8 moluskicide, 4 rodenticide, 2 nematocide, 4 akaricide, 6 reg. rritje, 1 repelent. Jane hequr nga regjistrimi vazhdimisht dhe shhume PMB te regjistruara per mos plotesim kriteresh per riregjistrim.

32 vazhdon Pra, rreth gjysmen e regjistrimeve e zene fungicidet.
Mesatarja vjetore e regjistrimeve ne total eshte 35 PMB.

33 PAK HISTORI Ne BE Ne SHQIPERI Pa regjistrim deri 1978
Pa regjistrim deri 1994 (Urdheresa Nr 4) Regjistrim pa specifikim te l.vepruese deri 2001 Regjistrim, duke heq l.vepruese deri 1991 Regjistrim me specifikim te l.vepruese deri 2008 Regjistrim bazuar ne Dir 91/414 deri 2011 Regjistrim me specifikim te l.vepruese dhe regjistrim paraprak te PMB-se ne nje vend te BE 2008 e ne vazhdim Regjistrim zonal, bazuar ne Rreg. 1107/2009. Pas 2011.

34 HEQJA E L. VEPRUESE Te gjitha l. vepruese qe hiqen nga perdorimi ne vendin tone, bazohen ne Vendimet e Komisionit Europian te dala periodikisht. Jane hequr l. vepruese: Benomyl, Pyrazophos, Amitraz, Bromopropylate, Fenproprin,Atrazine, Heptenophos, Methidation, Ofurace, Pyridaphenthion, Traidimephon, Tridemorph, etj. Keshtu veprohet per çdo l. vepruese qe hiqet nga qarkullimi.

35 V. PER TE ARDHMEN Hedhja ne treg e PMB-ve bazohet ne kerkesa reptesisht te percaktuara, me regjistrim paraprak te tyre. Kerkesat dhe rregullat e regjistrimit te PMB-ve do te jene ne permiresim te vazhdueshem, ne pershtatje dhe me legjislacionin Europian per PMB-te. Paketa e re ligjore per PMB-te permban: Rregulla për regjistrimin e PMB-ve (VKM) - (Rregullore (EC) Nr 1107/2009 e Parlamentit Europian dhe e Keshillit, e 21 tetor 2009).

36 Vazhdon Rregulla për tregtimin, transportin, ruajtjen dhe
magazinimin e PMB-ve (VKM). Rregulla për përdorimin e qendrueshem te PMB- ve (VKM) - (Direktiva 2009/128/EC e Parlamentit Europian dhe e Keshillit, e 21 tetor 2009). Rregulla per sigurimin e të dhënave statistikore të PMB-ve - (Rregullore (EC) Nr 1185/2009 e Parlamentit Europian dhe e Keshillit, e 25 nentor 2009).

37 Vazhdon Urdhër i ministrit “Miratimi i lëndëve vepruese, i përbërësve të tjerë në përmbajtje të PMB-ve, i të dhënave teknike të dosjes së regjistrimit të PMB-ve” – Rregullore e Komisionit Nr 540/2011 e 25 maj Aktualisht jane pjese e VKM se regjistrimit si Anekse te saj. Udhëzim i ministrit “Kriteret teknike të mjeteve dhe makinerive, të cilat përdoren për trajtimet me PMB” - Direktiva 2009/127/EC e Parlamentit Europian dhe e Keshillit, e 21 tetor 2009.

38 Vazhdon Urdhër “Rregullat për klasifikimin, ambalazhimin dhe etiketimin e PMB-ve” - Rregullore (EC) No 1272/2008 e Parlamentit Europian dhe e Keshillit, e 16 dhjetor 2008 (e detyrueshme per tu zbatuar nga 1 korrik 2015 (kalimi nga CLP tek GHS). Aktualisht pjese e VKM se regjistrimit si Aneks i saj. Udhëzim për asgjësimin e PMB-ve dhe të ambalazheve të tyre. Materiali mbjellës, i dezinfektuar me një PMB do te trajtohet njelloj si PMB.

39     Vazhdon Objektiv i rendesishem do te jete krijimi i kushteve lehtesuese per regjistrimin e nje kategorie te caktuar te PMB-ve si: Regullatoret e rritjes se bimeve, induktuesit e rezistences; PMB-te bio me origjine bimore, kerpudhore, bakteriale dhe virusale; Nje game me e gjere e herbicideve, pasi ende vazhdojne qe te mos kene vendin e duhur ne perdorim tek ne; Brenda grupit te Insekticideve, Akaricideve, Nematocideve dhe Fungicideve, stimulim i regjistrimit te PMB-ve te grupeve te reja kimike dhe qe kane impakt sa me te vogel mbi mjedisin ku perdoren dhe qe lene me pak mbetje tek bimet dhe produktet bimore, ku perdoren.

40 KU JEMI ME EFIKASITETIN
KONI Percaktimi i objektit target qe do kontrollohet si dhe momenti nderhyrjes Teknologjia e perdorur, lloji mjetit dhe cilesia trajtimit Metodat e kontrollit, perfshire dhe ajo kimike (percaktimi PMB se duhur)

41 DUKE JU FALENDERUAR PER VEMENDJEN


Download ppt "PREZANTIM HEDHJA NE TREG DHE MONITORIMI I PRODUKTEVE PER MBROJTJEN E BIMEVE (PMB)NE SHQIPERI ISMET BICI KRISTAQ NICAJ."

Similar presentations


Ads by Google