Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byIngrid Fried Modified over 6 years ago
1
Qeverisja Vendore ne Shqiperi Projekt Ligji “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE” Albana DHIMITRI
2
Reformat qe imponuan ndryshim
Reforma Administrative Territoriale Reforma e Decentralizimit Efektiviteti i implementimit te reformave dhe perfshirja e ndryshimeve ne Ligjin organik te pushtetit vendor
3
Nevoja per ndryshimin e ligjit 8652
Permirësimi i ligjit 8652 eshte konsideruar si prioritet pas zgjedhjeve vendore te qershorit 2015. Vleresime te organizatave te ndryshme si USAID dhe DLDP, kane treguar nevojen per amendime te disa ligjeve ekzistuese dhe berjen e nje ligji te ri organik. Raporti i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (Rekomandime 349, 2013), ka theksuar se duhen percaktuar me qarte funksionet e pushtetit vendor.
4
Projekt Ligji i ri (1) Synon miratimin e nje ligji organik, i cili do te vendose kuadrin e ri normativ per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore Eshte ne perputhje te plote me programin e miratuar te qeverise. Projektligji eshte rrjedhoje e ndryshimeve ne kuader te RAT dhe Strategjise Ndersektoriale per Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore Hartimi i projektligjit merr rendesi te veçante ne kushtet kur reforma administrative – territoriale ka hyre ne fazen e zbatimit te saj. Mbetet sfide kryesore organizimi dhe funksionimi sa me i mirë i NJQV-ve te reja, pas zgjedhjeve vendore te 21 qershorit 2015.
5
Projekt Ligji i ri (2) Sanksionon kornizen normative me te rendesishme per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Rishikon ne themel bazen e funksioneve dhe kompetencave aktuale duke shtuar dhe funksionet e reja ne kuadrin e thellimit te decentralizimit dhe politikave te reja ne kete fushe. Korrigjon mangesite dhe defektet e hasura gjate zbatimit te ligjit aktual qe nga viti 2000.
6
Risite e Projektligjit (1)
Vendos nje raport te qarte normativ te marredhenieve midis qeverisjes qendrore dhe qeverisjes vendore. Sjell risi normative ne kuadrin e ndertimit te marredhenieve te transparences dhe te drejtes per pjesemarrje te qytetareve ne vendimmarrjen e organeve vendore. Nje kre i ri dhe i veçante i dedikohet transparences dhe te drejtave te qytetareve Njeh te drejten e “iniciativës qytetare” per te propozuar projektakte te caktuara per vendimmarrje nga këshillat bashkiake Njihet detyrimi per futjen ne procesin e shqyrtimit dhe miratimit nga ana e keshillave bashkiake, te projektakteve qe vijnë si iniciative qytetare
7
Risite e Projektligjit (2)
Qeverisjes vendore mund ti delegohen funksione te tjera vetem me ligj dhe duke parashikuar efektet financiare dhe burimin e mbulimit të tyre Ne marredhenien mes institucioneve te qeverisjes qendrore dhe asaj vendore eshte parashikuar informimi qe organet e pushtetit vendor duhet te bejne si detyrim dhe parashikimin e sanksionit per shkelje te detyrimit te informimit
8
Tipologjia e re e funksioneve te qeverisjes vendore
Funksione te veta dhe funksione te deleguara duke suprimuar ndarjen ne “funksione te perbashketa”. Futja e kesaj tipologjie te ndarjes se funksioneve dhe duke percaktuar qe funksionet dhe kompetencat kalojne vetem me ligj, krijojne nje baze solide dhe nje praktike te mire per respektimin e autonomise vendore. Ky ndryshim eshte ne perputhje me kushtetuten e cila nuk e njeh konceptin e “funksionit te perbashket” midis qeverise dhe qeverisjes vendore.
9
Tipologjia e re e kompetencave te qeverisjes vendore (1)
Koncepti i “decentralizimit asimetrik” te funksioneve dhe kompetencave: Ky instrument eshte perdorur ne praktiken e transferimit te funksioneve dhe kompetencave por nuk ka qene pjese e specifikuar ne ligjin organik aktual Njohja me ligj e ketij instrumenti lejon decentralizmin e funksioneve dhe kompetencave ne menyre te diferencuar duke ja pershtatur transferimin e funksioneve aftesite reale qe kane njesite vendore te ndryshme Projektligji sjell nje klasifikim te ri te kompetences se njesive te qeverisjes vendore ne kryerjen e funksioneve
10
Tipologjia e re e kompetencave te qeverisjes vendore (2)
Kompetencat klasifikohen ne: kompetenca per te “administruar” funksionet kompetenca per “te rregulluar” funksionet Ky riformulim i kompetencave ne ushtrimin e funksioneve e thjeshtezon nga pikepamja juridike shpjegimin se deri ku shtrihet autoriteti apo juridiksioni, gje e cila ka qene problematike me klasifikimin aktual te kompetencave.
11
Risite ne sferen e Financave Vendore
Projektligji percakton qe vlera (sasia) e transfertes se pakushtezuar qe i jepet çdo vit qeverisjes vendore nga buxheti i shtetit percaktohet si perqindje (%) fikse ndaj te ardhurave publike te buxhetit te shtetit Ky mekanizem do te zgjidhe nje nga problemet me te medha ne ciklin e buxhetimit te financave vendore, “paparashikueshmerine” e transfertes se pakushtezuar Eshte rritur fleksibiliteti i bashkise per te bere dhe rregulluar zerat e shpenzimeve ne kuader te pavarsise financiare institucionale Risia e ketij ligji eshte materializimi i auditimit te brendshem duke krijuar Komisionin e Financave si auditues i brendshem i bashkise Eshte regulluar kufizimi i huamarrjes vendore duke percaktuar qe qeveria qendrore mund te kufizoje huamarrjen vendore vetem perkohesisht
12
Organizimi Administrativ
Dy nivele qeverisese: Niveli i pare - Bashki (61) Bashkia perbehet nga disa njesi administrative Njesite administrative perbehen nga qytetet dhe/ose fshatrat (Njesite administrative nuk jane njesi shpenzuese por vetem administrimi, dhe jane pjese e struktures se bashkise ne te cilen bejen pjese). Niveli i dyte - Qark (12)
13
Risite ne organizimin administrativ (1)
Projektligji sjell: Ndryshim ne funksionin e keshilltarit bashkiak, ku parashikohet qe funksioni i keshilltarit te jete nje funksion pa shperblim. Ky ndryshim eshte ne perputhje me percaktimet e Kartes Evropiane te Qeverisjes Vendore e cila evokon funksionin qytetar dhe komunitar te keshilltareve si perfaqesues te nje kauze publike dhe jo si “funksionar publik” qe kryen funksionet kundrejt nje shperblimi per pune Eshte kufizuar e drejta e kryetarit per tu zgjedher ne me teper se dy mandate te njepasnjeshme Eshte bere nje shkuartim procedure ne keshillin bashkiak duke shmangur vonesat e teperta, ku specifikisht qe ne mbledhjen e pare te keshillit: a) zgjidhet komisioni i mandateve; b) miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit; c) këshilltarët bëjnë betimin; ç) zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit; d) zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit Forcim te rolit te kryetarit te bashkise si organ ekzekutiv duke i dhene kompetenca te qarta: ne drejtim te administrimit dhe organizmit te strukturave te bashkise, te njësive administrative dhe ndermarrjeve ne varësi, ne drejtim te përfaqësimit juridik ne raport me te trete, veçanerisht ne raport me shoqerite tregtare me kapital te bashkise, Krijimi i strukturave komunitare ne qytete, ne formen e keshillave komunitare te lagjeve dhe mekanizmin e nderlidhesit komunitar
14
Risite ne organizimin administrativ (2)
Forcim te rolit te kryetarit te bashkise si organ ekzekutiv duke i dhene kompetenca te qarta: ne drejtim te administrimit dhe organizmit te strukturave te bashkise, te njësive administrative dhe ndermarrjeve ne varësi, ne drejtim te përfaqësimit juridik ne raport me te trete, veçanerisht ne raport me shoqerite tregtare me kapital te bashkise, Krijimi i strukturave komunitare ne qytete, ne formen e keshillave komunitare te lagjeve dhe mekanizmin e nderlidhesit komunitar
15
Çeshtje per diskutim (1)
Si mendoni qe Ligji Organik adreson ceshtjet e barazise gjinore? Cilat jane pritshmerite e grave ne hapesirat qe ofron ligji per ceshtjet e barazise gjinore? Cfare duhet perfshire ne Ligj ne menyre qe te nxitet rritja e pjesmarrjes se gruas ne politike dhe ne vendimarrjen lokale? Si mund te krijohen lidhje mes grave dhe administrates publike per te hartuar politika qe fuqizojne rolin e gruas ne shoqeri? Si mund te adresohen ne Ligj problemet sociale te grave ne nevoje? The principle of subsidiarity tells us that by default public responsibilities should be exercised locally unless an argument can be made to the contrary. That is, the burden of proof falls on those who would assign them to a higher level of government. The principle is widely used and quoted particularly in Europe, where it is embodied in the Treaty of the European Union and in the Charter of Local Self Government. It is interesting that in the case of the Treaty of the European Union, the principle is applied to define the relations between the Union and its member states. Regional or local governments are not really mentioned or referred to in the treaty. On the other, subsidiarity is one of the guiding principles of the Charter of Local Self Government that was opened to signature as a convention by the member states of the Council of Europe on 15 October The text in the slide is from Article 4, paragraph 3 of the Charter. This is a political not an economic principle.
16
Çeshtje per diskutim (2)
A ka hapesira ne Ligj qe roli i qeverisjes vendore te rrise dhe fuqizoje ekonomikisht grate? A mendoni se duhen marre masa specifike ose programe te vecanta mbeshtetese nga qeverisja vendore per mbeshtetjen e grave - ne punesim dhe ne biznes (hapje te bizneseve te reja ose zhvillimi i atyre ekzistuese)? A i adresojne te gjithe problematikat e grave pjesa 50 % e perfaqesimit te tyre ne keshill bashkiak? Cilat jane pengesat qe jane ndeshur nder vite ne permbushjen e objektivave per sa i perket barazise gjinore dhe si mund te rregullohen nepermjet Ligjit te ri Organik? A ka ceshtje te tjera qe grate kane nevoje te adresohen ne Ligj? The principle of subsidiarity tells us that by default public responsibilities should be exercised locally unless an argument can be made to the contrary. That is, the burden of proof falls on those who would assign them to a higher level of government. The principle is widely used and quoted particularly in Europe, where it is embodied in the Treaty of the European Union and in the Charter of Local Self Government. It is interesting that in the case of the Treaty of the European Union, the principle is applied to define the relations between the Union and its member states. Regional or local governments are not really mentioned or referred to in the treaty. On the other, subsidiarity is one of the guiding principles of the Charter of Local Self Government that was opened to signature as a convention by the member states of the Council of Europe on 15 October The text in the slide is from Article 4, paragraph 3 of the Charter. This is a political not an economic principle.
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.