Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byDominic Schmidt Modified over 6 years ago
1
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Vendimmarrje menaxheriale
Ushtrime Procesi racional i vendimmarrjes
2
Supozimet e procesit racional të vendimmarrjes
Informacion i plotë, pa pasiguri: vendimmarrësi e ka krejt informacionin për të gjitha shtigjet alternative të veprimit dhe pasojat që vijnë pas secilës prej zgjedhjeve. Analizë logjike, joemocionale: Pa paragjykime dhe vrima të errëta emocionale, vendimmarrësi është i aftë t’i vlerësojë alternativat, t’i rangojë prej më të mirës te më e keqja në pajtim me preferencat personale. Drejtimi më i mirë për organizatën: Me besim në shtegun më të mirë të veprimit për të ardhmen, vendimmarrësi e zgjedhë alternatiavën prej të cilës beson se përfiton më së shumti organizata.
3
Procesi i vendimmarrjes
Procesi i vendosjes është e trajtuar nga teoria në mënyrë interdisiplinare dhe multidisiplinare, duke nxjerrë koncepte dhe strukturime jo uniforme, varësisht nga autorët. Hapat e procesit të vendosjes: Definimi i problemit mprehtësi Identifikimi i alternativave kreativitet përvojë Vlerësimi i alternativave analiza kuatitative Zgjedhja e alternativës më të mirë mprehtësi Ndërmarrja e veprimeve për zbatim veprim
4
Identifikimi i alternativave Vlerësimi i alternativave
Definimi i problemit Identifikimi i alternativave Vlerësimi i alternativave Zgjedhja e alternativës më të mirë V E P R I M Heqje dorë nga prodhimi i produktit Humbje e tregut, kosto e daljes nga biznesi Furnizim me inpute me kosto më të ulët, por shtim i përpjekjeve për të mos e cënuar cilësinë, apo ulje e çmimit të produktit për të reflektuar uljen e perceptuar të raportit cilësi/çmim. Fitimet kanë rënë, sepse kostot e inputeve për prodhimin e produktit janë rritur Blerja e inputeve alternative më të lira Rënie e cilësisë, largimi i konsumatorëve Pushimi nga puna i disa punëtorëve për të reduktuar kostot Pakënaqësia e punëtorëve, rënia e performancës, abstenizëm
5
Procesi i vendimmarrjes
Përkufizimi i problemit apo shansit Procesi i vendimmarrjes Identifikimi i faktorëve kufizues Zhvillimi i alternativave të mundshme Analiza e alternativave Zgjedhja e alternativës më të mirë Zbatimi i vendimit Ngritja e sistemit të kontrollit dhe vlerësimit
6
Kuota ditore nuk arrihet Pse? Morali i punëtorëve! Ndoshta
Përkufizimi i problemit Humbje në prodhim: Kuota ditore nuk arrihet Pse? Abstenizëm! Jo Mungesë materiali! Jo Morali i punëtorëve! Ndoshta Pagat! Jo Kushtet e punës! Jo Mbikëqyrja! Ndoshta Mbikëqyrja teknike! Po Zhvillo shkathtësitë teknike
7
Shembull i vendimmarrjes racionale
Fazat e vendimmarrjes Shembull i vendimmarrjes racionale Identifikimi i problemit ↓ “Përfaqësuesit e mi të shitjes kanë nevojë për kompjuterë të rinj” Identifikimi i kritereve të vendimit Memorja dhe ruajta Cilësia e paraqitjes (display) Jetëgjatësia e baterisë Garancioni Pesha bartëse Alokimi i peshave për kriteret Memorja dhe ruajta……………………………..10 Jetëgjatësia e baterisë……………………….…..8 Pesha bartëse…………………………………………6 Garancioni………………………………………….…..4 Cilësia e paraqitjes (display)…………..……….3 Zhvillimi i alternativave HP ProBook Sony VAIO Lenovo IdeaPad Apple Macbook Toshiba Satellite Sony NW Dell Inspiron HP Pavilion Analiza e alternativave Zgjedhja e një alternative √Dell Inspiron Zbatimi i alternativës Vlerësimi i efektivitetit të vendimit
8
Cili është ceni i procesit racional të vendimmarrjes?
Modeli racional i vendosjes është preskriptiv, ai përshkruan se si menaxherët duhet t’i marrin vendimet, pra nuk përshkruan se si menaxherët aktualisht marrin vendime.
9
Vendimmarrja joracionale
Menaxherët e kanë vështirë të marrin vendime optimale. Modeli joracional i vendimmarrjes përshkruan se si menaxherët marrin vendime aktualisht (deskriptiv) në vend se të tregojnë se si duhet të marrin vendime. Modelet: Modeli i racionalitetit të kufizuar dhe i kënaqjes: “E kënaqshmja është e mjaftueshme.” Modeli inkremental (Modeli rritës): “ Më e pakta që do ta zgjidhë problemin.” Modeli i intuitës: “Thjeshtë duket e drejtë.”
10
Synimet janë të qarta, në pajtueshmëri.
Supozimet e vendimmarrjes racionale normative Vëzhgimet e shkancave bihevioristike deskriptive Synimet janë të qarta, në pajtueshmëri. Synimet janë të paqarta, konfliktuoze dhe pa mbështetje. Vendimmarrësit mund t’i llogarisin të gjitha alternativat dhe rezultatet e tyre. Vendimmarrësit kanë aftësi të kufizuara në përpunimin e informacionit. Vendimmarrësit i vlerësojnë të gjitha alternativat njëkohësisht. Vendimarrësit i vlerësojnë alternativat njërën pas tjetrës (sekuencialisht). Vendimmarrësit përdorin standarde absolute në vlerësimin e alternativave. Vendimmarrësit i vlerësojnë alternativat kundrejt një favoriti të nënkuptuar. Vendimmarrësit përdorin informata faktuale në zgjedhjen e alternativës. Vendimmarrësit përpunojnë information perceptualisht të shtrembëruar. Vendimmarrësit e zgjedhin alternativën me shpagimim më të lartë. Vendimmarrësit e zgjedhin alternativën që është mjaftueshëm e mirë.
11
A janë rezultatet të ndryshme?
Zgjedheni një vendim personal që jeni duke e marrë apo do t’ju duhet ta merrni së shpejti. Zbatojeni procesin e vendimmarrjes racionale në të duke identifikuar kriteret dhe synimet, duke ranguar alternativat dhe duke e marrë vendimin. Në vijim, krahasojeni rezultatin e këtij vendimi me rezultatin që do ta arrinit duke ndjekur një proces më intuitiv apo emocional. A janë rezultatet të ndryshme? Cili proces ndjeni se ju ka shpënë te vendimi më i mirë? Pse?
Similar presentations
© 2024 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.