Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
Kosova (nën UNSCR 1244) Trajnimi për Statistikat
Prokuroria/ Gjykatat Seanca 7, 7 Tetor, 9.00 – 10.15 Pamje e Përgjithshme e Sistemit të Drejtësisë Kriminale dhe Statistikat – Raportimi Ndërkombëtar With funding from the European Union DEVELOPMENT OF MONITORING INSTRUMENTS FOR JUDICIAL AND LAW ENFORCEMENT INSTITUTIONS IN THE WESTERN BALKANS Phase three – Training 1
2
Rëndësia e krahasimit të të dhënave
U tregon qeverive ku të përqëndrohen përpjekjet Mund të japë ide për reformën ligjore I tregon publikut nëse vendi ka të meta ose po ecën shumë mirë me drejtësine kriminale Tregon se çfarë nevojash ka infrastruktura e statistikës për tu zhvilluar më tej (përfshirë botimet) Mund të krahasojë burimet e vëna në drejtësinë kriminale
3
Probleme Arsyet për pakrahasueshmëri
Rregulla të ndryshme Ndryshimet në përkufizime Vendet kanë sisteme ligjore të ndryshme Vendet kanë politika të ndryshme Statistika Ndërkombëtare – për shkak të krahasueshmërisë së dobët – është vetëm fillimi i hetimit krahasues Studimet e duhura kanë nevojë për më shumë krahasim dhe kërkim ligjor
4
Vrasja Termi anglisht ‘Homicide’ reflekton (pothuajse) të gjitha krimet ku viktima vdes si pasojë e krimit dhe kryesi gjendet fajtor për vdekjen e viktimës. Koncepti anglisht i vrasjes ndahet në dy kategori: Vrasje: kjo është vrasja e paramenduar Manslaughter: të gjitha vrasjet, paramendimi nuk është edhe aq problem Pjesë e konfuzionit është se termat Homicide dhe Murder ndoshta përkthehen njësoj në shqip? 4
5
Katër instute ‘të rregullta’/ iniciativa të mbledhjes së të dhënave në nivel ndërkombëtar
UNODC Eurostat ICVS European Sourcebook
6
UNODC - Iniciativa Statistike
UNODC është Zyra e Kombëve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin në Vienë, Austri. UNODC jep tendencat dhe analizat e politikave dhe shpërndarjen e të dhënave dhe informacionit për skenën globale të drogës dhe krimit. Informacioni analitik për problemet globale të drogës dhe krimit i mundëson komunitetit ndërkombëtar të identifikojë prioritetet e kontrollit të drogës dhe krimit. Ka një seri të iniciativave statiskore, përmbledhja të cilave gjendet në këtë faqe l. 6
7
Standarde dhe rekomandime të UNODC për statistikat e krimit
UNODC ka botuar tre manuale për të përmirësuar statistikat e krimit dhe drejtësisë: Një manual për zhvillimin e sistemit të statistikave të drejtësisë kriminale Një manual mbi kryerjen e studimeve të viktimizimit (së bashku me UNECE) Një manual për indikatorët e masave të drejtësisë për të miturit (së bashku me UNICEF) Secili prej tyre është rezultat i kontributit të ekspertëve statisticienë nga shumë vende, të cilët kanë mbledhur të dhëna për statistikat e dretësisë dhe krimit prej shumë vitesh. Pra ata paraqesin njohuritë më të mira se si të matet sa më mirë çfarë po ndodh me drejtësinë dhe krimin. 7
8
Manuali i UNODC për zhvillimin e sistemit të statistikave të drejtësisë kriminale
Mund të gjendet në anglisht ose frëngjisht ( 161 faqe) Përmban seksione për : Qëllimet dhe kërkesat e statistikave të drejtësisë kriminale Modelet organizative Shtrirja dhe përmbajtja Mbledhja e të dhënave Procesimi i statistikave Analizimi, vlerësimi, dhe shpërndarja e statistikave Roli i studimeve të viktimave Mbledhjet ndërkombëtare Eshtë dokument me vlerë për referencë dhe jep shumë ide për praktika të mira. 8
9
Manuali i UNODC për studimin e viktimizimit
Versioni më i fundit (231 faqe) mund të gjendet në anglisht dhe frëngjisht në Përmban seksione për: Hyrje në studime Planifikimi i studimit të viktimizimit metodologjia Numërimi i viktimiva dhe veprave penale Hartimi i pyetësorëve Intervista Procesimi i të dhënave, vlerësimi dhe analiza Konsiderimi etik Shpërndarja e të dhënave dhe dokumentimi Vlerësimi i studimeve të plotësuara Gjithashtu mbulon studimet e biznesit dhe ceshtjet e korrupsionit 9
10
Studimi i Kombeve të Bashkuara për Tendencat e Krimit
Mbledh të dhëna mbi krimet e raportuara dhe operacionet e sistemve të drejtësisë kriminale Një pyetëor në EXCEL i dërgohet çdo vendi duke kërkuar informacione për krimin, policinë, prokurorinë, gjykatat, lirimin me kusht dhe burgjet. Kopjet e pyetjeve të pyetësorëve për raundin 11 të studimit gjenden në: Pyetsori kryesor përmban 11 fletë (7 policia, 1 prokuroria, 1 gjykatat, 2 burgjet) 4 fletë pune qarkullojnë çdo 3 vjet për trafikimin, korrupsionin dhe dënimet dhe një fletë për trafikimin e paligjshëm të pasurisë kulturore. 10
11
Studimi i UN mbi Tendencat e Krimit
Jo të gjitha vendet u përgjigjen pyetsorëve kështu që rezultatet janë nganjëhere përzgjedhëse. Megjithatë për vendet që pergjigjen, të dhënat janë lehtësisht të disponueshme dhe vendet që nuk janë përgjigjur identifikohen lehtë. Me raste dalin edhe raporte kerkimi në format më të lexueshëm: p.sh. Raporti Global mbi Krimin dhe Drejtësinë, tek: 11
12
Mbledhja e të dhënave për EuroStat
Të dhënat e mbledhura nga ekspertët statistikorë të emëruar nga Drejtorët e Statistikave Sociale (kryesisht nga Zyra Kombëtare e Statistikave) Mbulimi EU-27: Kandidatë: Kandidatë të mundshëm: AL, BiH, ME, RS, XZ EFTA/EEA: IS, LI, NO, CH Australi, Kanada, Japoni, Zelanda e Re, Federata Ruse, USA, Afrika e Jugut
13
Detajet e mbledhjes së të dhënave
Të dhënat u kërkohen ekspertëve kombëtarë çdo vit në Nëntor Të dhënat mblidhen për vitin e mëparshëm Afati për kthim - 1 muaj Të dhënat do të jenë të disponueshme brenda dy vjetësh nga mbledhja Raporti botohet dy muaj pas afatit
14
Përkufizimet e tipeve të krimeve në EuroStat
Krimi total : Veprat penale sipas kodit penal ose kriminal. Krimet më pak serioze (kundravajtjet) në përgjithësi përjashtohen. Vrasja: Vrasja me paramendim e një personi, përfshirë vrasjen, manslaughter, euthanasia dhe infanticide. Shkaktimi i vdekjes nga vozitja e rrezikshme, aborti, dhe ndihma per vetëvrasjen përjashtohen. Vrasje në tentativë (e papërfunduar) gjithashtu përjashtohet. Ndryshe nga veprat e tjera penale, njësia e numërimit për vrasjen është zakonisht viktima. Krimi i dhunshëm/Sulmi: Dhuna kundër personit (sulmi fizik) grabitja (vjedhja me forcë ose duke kërcënuar me forcë) dhe veprat penale seksuale kundër personit (përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual). Grabitja: Vjedhja nga një person me forcë ose duke kërcënuar me forcë, përfshirë edhe grabitjen (rrëmbimi i çantës) dhe vjedhja me dhunë. Vjedhja e xhepave, detyrimi dhe shantazhi në përgjithësi nuk përfshihen.
15
Përkufizimet e tipeve të krimeve në EuroStat II
Vjedhja me thyerje: Hyrja me forcë në banesë me qëllim që të vidhen sende/mallra. Vjedhja e automjeteve: Përfshin të gjitha mjetet me motor që lëvizin në rrugë, për të transportuar njerëz (përfshirë makina, motocikleta, autobuzë, kamionë, automjete bujqësore dhe ndërtimi) Trafikimi i drogës: posedimi i paligjishëm, kultivimi, prodhimi, furnizimi, transportimi, importimi, eksportimi, financimi etj. i operacioneve me drogën jo vetëm në lidhje me përdorimin personal.
16
Të dhëna të tjera të mbledhura nga Eurostat
Personeli i Policisë: Officerët e policisë të të gjitha gradëve, përfshirë policinë kriminale, policinë rrugore, kufitare, xhandërmarinë, policinë me uniformë, rojet e qytetit, policinë e komunave. Nuk përfshin personelin civil, oficerët e doganave, tatimeve, policinë e shërbimit sekret dhe ushtarake, ata me kohë jo të plotë, rezervat e policisë për detyra të posacme, kadetët dhe policinë gjygjësore. Burgjet: Numri total i të burgosërve të rritur dhe të mitur (përfshirë paraburgimin) më 1 shtator. Përfshihen kryesit e veprave penale të mbajtur në godinat e administratës së burgut apo të tjera, në institucionet për kryesit e mitur, në institucionet për personat me varësi nga droga, spitale psikiatrike apo te tjerë. Përjashtohen të burgosurit jo-kriminalë që mbahen për qëllime administrative (p.sh. personat që mbahen ndërkohë që hetohet statusi i tyre i emigrimit).
17
Botimet e EUROSTAT Buletin vjetor mbi statistikat Evropiane të krimit gjendet tek:
18
Studimi i Krimit Ndërkombëtar të Viktimizimit (ICVS)
ICVS është studimi i viktimizimit në vende të ndryshme. Eshtë më pak formal se shumë studime të tjera dhe kryhet nga një grup që janë specialistë në mbledhjen e të dhënave studimore kryesisht nga vendet e Evropës Veriore. Megjithatë kanë marrë pjesë edhe vende të tjera nga bota në rast se kanë të dhëna të disponueshme. Pyetsori hartohet i tillë që të mund të përdoret nga të gjitha vendet që marrin pjesë në studim: përshkruhen metodologjitë, megjithatë jo të gjitha vendet i përmbahen ekzaktësisht metodologjisë së rekomanduar. Vendeve u kërkohet të studiojnë një numër relativisht të vogël të viktimave të mundshme, ndoshta pyeten diku më shumë se 1000 për eksperiencën e tyre me krimin gjatë 12 muajve. 18
19
ICVS (Vazhdon) Detajet e studimit më të fundit që është raundi i pestë mund të gjenden tek://english.wodc.nl/onderzoeksdatabase/icvs-2005-survey.aspx?cp=45&cs=6796 Mbulohen viktimat e krimeve si vijon: Çdo krim i zakonshëm Krimet e lidhura me automjetet Vjedhja me thyerje dhe vjedhje të tjera Krimet e kontaktit Krimet jotradicionale (jo-konvencionale) Mbulohen edhe tendencat dhe krahasimet me krimet e regjistruara pasi janë çështje metodologjike. Informacioni botohet mbi Frikën nga krimi Masat e sigurisë Qëndrimi i publikut ndaj zbatimit të ligjit. 19
20
European Sourcebook mbi Statistikat e Krimit dhe Drejtësisë
Libri Burimor Evropian (European Sourcebook/ES) jep të dhëna mbi krimin dhe drejtësinë nga vende, përfshirë EU dhe gjithashtu vende të Evropës Jugore e Lindore si BiH. Jep edhe mjaft shpjegime mbi përkufizimet dhe procedurat statistikore të cilat sqarojnë statistikat e përfshira në raport. Një pyetsor anglisht/frëngjisht i dërgohet korrespondentit kombëtar të secilit vend Evropian: zakonisht ky korrespondent është i atashuar me ministritë e drejtësisë dhe jo me zyrat qëndrore të statistikave. Detaje të metodologjisë dhe të dhënave të mbledhura gjendet në: 20
21
Pikat e kontaktit për mbledhjen e të dhënave ndërkombëtare
Për të qënë konsistentë preferohet të ketë një pikë kontakti të vetme për të gjitha të dhënat e krimit dhe të drejtësisë kriminale. Me qëllim që për të njëjtat pyetje të merren të njëjtat përgjigje në mbledhjen e të dhënave të ndryshme Por kjo nuk është gjithmonë e mundur ndaj të paktën të ketë koordinim. 21
22
Kosovo (Under UNSCR 1244) Statistical Training
Prosecution / Courts Session 7, October 7th, 9.00 – 10.15 Overview of the Criminal Justice System and Statistics – International Reporting With funding from the European Union DEVELOPMENT OF MONITORING INSTRUMENTS FOR JUDICIAL AND LAW ENFORCEMENT INSTITUTIONS IN THE WESTERN BALKANS Phase three – Training 22
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.