Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar

Similar presentations


Presentation on theme: "Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar"— Presentation transcript:

1 Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar
1 SNRF për NJVM-të Fondacioni i SNRF-ve – Banka Botërore 18-20 Tetor Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë E drejta e autorit © 2010 Fondacioni i SNRF-ve. Të gjitha të drejtat e rezervuara. 1

2 Tema 2.1(a) Pascal Frerejacque
SNRF për NJVM-të Tema 2.1(a) Seksioni 11 Instrumentet financiare kryesore Pascal Frerejacque © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

3 Instrumentet financiare ndahen në dy seksione:
Seksioni 11 & 12 – Hyrje Instrumentet financiare ndahen në dy seksione: Seksioni 11 Instrumentet financiare kryesore Seksioni 12 Emetimi i instrumenteve të tjera financiare Së bashku, këto dy seksione mbulojnë njohjen, çregjistrimin, matjen dhe dhënien e informacioneve shpjeguese të instrumenteve, aktiveve financiare dhe pasiveve financiare © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

4 Seksioni 11 vlen për të gjitha NJVM-të Seksioni 12 zbatohet nëse:
Seksioni 11 & 12 – Hyrje Seksioni 11 vlen për të gjitha NJVM-të Seksioni 12 zbatohet nëse: NJVM-ja zotëron ose emeton instrumente financiare “ekzotike”—instrumente që bartin risqe a përfitime të cilat nuk janë normale për instrumentet financiare bazë NJVM-ja dëshiron të zbatojë kontabilitet mbrojtës © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

5 Seksioni 11 & 12 – Zgjedhja kontabël
Njësia mund të zgjedhë të zbatojë, ose: Seksionin 11 dhe 12 plotësisht, ose Dispozitat për njohjen dhe matjen të SNK 39 dhe kërkesat për dhënien e informacioneve shpjeguese në seksionin 11 & 12 Nuk mund të përdoret SNRF 9 Zgjedhja e bërë vlen për të gjitha instrumentet financiare (jo veçmas) Për ta ndryshuar zgjedhjen, ndiqet Seksioni 10 © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

6 Seksioni 11 & 12 – Parimet bazë
Parimi bazë i Seksionit 11: Modeli i kostos së amortizuar për të gjitha instrumentet financiare kryesore me përjashtim të investimeve në aksione të zakonshme ose të preferuara që tregtohen publikisht ose vlera e drejtë e të cilave mund të matet në mënyrë të besueshme – këto janë me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes. Parimi bazë i seksionit 12: Instrumentet financiare që nuk mbulon Seksioni janë me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

7 Seksioni 11 – Objekti Të gjitha instrumentet financiare, me përjashtim të atyre që i mbulojnë seksionet e tjera të “SNRF-së për NJVM-të”: Investimet në filiale, pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta (shih Seksionin 9, 14, 15) Kapitali neto i njësisë (shih Seksionin 22, 26) Qiratë (shih Seksionin 20) Aktivet dhe pasivet për përfitimet e punonjësve (shih Seksionin 28) © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

8 Seksioni 11 & 12 – Perkufizimet
Instrumenti financiar Kontratë që sjell lindjen e një aktivi financiar të një njësie dhe të një detyrimi financiar ose një instrumenti borxhi të një njësie tjetër. Përfshihen mjetet monetare Por mallrat që u afrohen në natyrë mjeteve monetare, siç është ari, nuk janë instrumente financiare © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

9 Seksioni 11 & 12 – Përkufizime
Instrumenti financiar kryesor* Mjete monetare Instrument borxhi (llogari, dëftesa dhe hua të arkëtueshme dhe të pagueshme) që plotësojnë kushtet e paraqitura në diapozitivin tjetër Aksione të zakonshme dhe të preferuara jo të konvertueshme dhe jo të shitshme *Në këto shënime nuk trajtohen angazhimet për hua © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

10 Seksioni 11 – Instrumentet kryesore të borxhit
Instrumentet e borxhit janë në Seksionin 11 nëse: Kthimet për mbajtësit janë fikse, të ndryshueshme në lidhje me një normë të vëzhgueshme, ose gërshetim i kthimeve fikse dhe të ndryshueshme Asnjë dispozitë e posaçme nuk e detyron mbajtësin ta humbasë principalin Kushtet e parapagimit nuk kushtëzohen me një ngjarje të ardhshme Nuk ka kthime të posaçme të kushtëzuara © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

11 Seksioni 11 – Instrumentet kryesore të borxhit
Shembuj të instrumenteve kryesore të borxhit: Llogari tregtare dhe dëftesa të arkëtueshme dhe të pagueshme Hua nga banka dhe të tretë të tjerë Llogari të pagueshme në valutë të huaj Hua për/nga filialet ose pjesëmarrjet, që shlyhen në të parë Instrumente borxhi që u skadon afati menjëherë nëse falimenton emetuesi Të gjitha këto maten me kosto të amortizuar © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

12 Seksioni 11 – Instrumentet kryesore të borxhit
Shembuj QË NUK JANË instrumente kryesore të borxhit: Investime në aksione ose instrumente borxhi të konvertueshme ose të shitshme Opsionet e këmbimit (swaps), kontratat forward, kontratat e së ardhmes (futures), opsionet, të drejtat dhe instrumentet e tjera derivative Hua me kushte të pazakonta parapagimi (bazuar në ndryshime tatimore, ndryshime kontabël, të lidhura me ecurinë e shoqërisë) Të gjitha këto maten me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes sipas Seksionit 12 © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

13 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Njohja fillestare: Kur njësia bëhet palë në dispozitat kontraktore të instrumentit SNFR për NJVM-të e lejon gjykimin në lidhje me kontabilitetin e “datës së tregtimit” kundrejt “datës së shlyerjes”, por duhet ndjekur e njëjta metodë © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

14 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Matja fillestare: Me çmimin e transaksionit Përfshin kostot e transaksionit përveç instrumenteve financiare që maten me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes “Përllogarit interes” nëse pagesa shtyhet përtej afateve normale ose bëhet me interes poshtë vlerës së tregut © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

15 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Shembuj të njohjes-matjes fillestare: Hua që i jepet një njësie tjetër: Matet me vlerën aktuale të kësteve të interesit dhe principalit Mallra që i shiten klientit (që blihen nga furnitori) me kushte normale krediti: Maten si klientë (furnitor) me çmimin e paskontuar të faturës © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

16 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Shembuj të njohjes-matjes fillestare: Produkte të shitura (të blera) me kredi dyvjeçare pa interes: Matet me çmimin aktual në mjete monetare të shitjes ose me vlerën aktuale të llogarisë së arkëtueshme a të pagueshme Shembull: Shesim produkte kundrejt 1.000, afati i pagesës 2 vjet, pa interes. Çmimi monetar = 857. IRR = 8%. Regjistrimi në ditar Debi Kredi Në shitje Klientë 857 Të ardhura nga shitja Në fund të vitit 1 69 8% x 857 = 69 Të ardhura nga interesi

17 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Matja e mëpasshme: Instrumentet e borxhit në objektin e Seksionit 11 (edhe sikur të tregtohen publikisht): Kosto e amortizuar me metodën e interesit efektiv Instrumentet e kapitalit neto në objektin e Seksionit 11: Nëse tregtohen publikisht ose nëse mund të matet me saktësi vlera e drejtë: vlerë e drejtë përmes fitimit ose humbjes Gjithë të tjerat: kosto minus zhvlerësim © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

18 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Çfarë është “kostoja e amortizuar”? Vlera e matur në njohjen fillestare Minus këstet e shlyerjes së principalit Plus ose minus amortizimin e akumuluar të çdo diference midis vlerës në njohjen fillestare dhe vlerës në maturim (duke përdorur metodën e interesit efektiv) Minus (në rastin e aktiveve) çdo reduktim për zhvlerësimin ose paarkëtueshmërinë © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

19 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Çfarë është ‘metoda e interesit efektiv’? Interesi efektiv është norma që i skonton me saktësi pagesat (arkëtimet) e ardhshme në vlerën kontabël Quhet edhe “norma e brendshme e kthimit” Kosto e amortizuar = PV e arkëtimeve (pagesave) të ardhshme të skontuara me normën efektive të interesit Shpenzime (të ardhura) interesi = vlera kontabël në çelje të periudhës x normën efektive të interesit © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

20 Seksioni 11 – Shembull për interesin efektiv
1/1/X0 blen obligacion 5-vjeçar me çmim 900, kosto transaksioni = 50, interes monetar = 40/vit, riblerje e detyrueshme me më 31/12/X4. Viti Vlera kontabël në çelje Të ardhura nga interesi me 6,9583%* Flukset hyrëse monetare Vlera kontabël në mbyllje X0 950,00 66,10 (40) 976,11 X1 67,92 1.004,03 X2 69,86 1.033,89 X3 71,94 1.065,83 X4 74,16 1.100,00 *6,9583% është norma e interesit që i skonton në mënyrë precize flukset monetare në 950,00 © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

21 Seksioni 11 – Njohja dhe matja
Çfarë është ‘vlera e drejtë’? Vlera kundrejt së cilës mund të shitet ose shlyhet instrumenti financiar në një transaksion me kushte tregu mes palëve të palidhura Më e mira: çmimi i publikuar i tregut në një treg aktiv (çmimi i kërkuar) Më pranë: çmimi në një transaksion të kohëve të fundit për një aktiv identik (nëse nuk kanë ndryshuar rrethanat) Çmuarje që përdor një teknikë vlerësimi (një model) © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

22 Seksioni 11 – Zhvlerësimi
Zhvlerësimi zbatohet vetëm për instrumentin financiar të matur me kosto ose kosto të amortizuar Më çdo datë raportimi, kërkohet informacion provues që vlera e drejtë është më e vogël se vlera kontabël Vështirësi e ndjeshme financiare e emetuesit Mospagesë ose vonesë në pagesë Kreditori i jep debitorit një koncesion jonormal Falimentim ose riorganizim i mundshëm idebitorit © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

23 Seksioni 11 – Zhvlerësimi
Analiza e zhvlerësimit: Më vete për të gjitha instrumentet e kapitalit neto Më vete për instrumentet e borxhit që kanë rëndësi, të veçuara Për instrumentet e tjera të borxhit, ose më vete ose të grupuara në bazë të karakteristikave të ngjashme të riskut Njohja e zhvlerësimit: Zhvlerësimi njihet në fitim ose humbje © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

24 Seksioni 11 – Zhvlerësimi
Matja e humbjes nga zhvlerësimi: Instrumentet e borxhit: Diferenca midis vlerës kontabël dhe vlerës aktuale të flukseve monetare të çmuara të skontuara me normën origjinale efektive të interesit të aktivit. (Përdoret norma aktuale nëse është e ndryshueshme.) Instrumentet e kapitalit neto: Diferenca midis vlerës kontabël dhe çmuarjes më të mirë (përafrim) të vlerës (mund të jetë zero) që do të merrte njësia nëse aktivi do të shitej më datën e raportimit. © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

25 Seksioni 11 – Zhvlerësimi
Anulimi i humbjes nga vlerësimi: Kërkohet nëse zvogëlohet problemi që ka shkaktuar zhvlerësimin Rivlerësohet, por jo më shumë nga ç’do të kishte qenë vlera kontabël sikur të mos ishte njohur zhvlerësimi (d.m.th. jo në vlerën e drejtë por në “kosto të re të amortizuar”) Anullimi njihet në fitim ose humbje © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

26 Seksioni 11 – Çregjistrimi
Çregjistrimi i aktivit financiar Çregjistrimi = heqja nga pasqyra e pozicionit financiar Vetëm kur: Skadojnë ose shlyhen të drejtat për flukse monetare Në thelb të gjitha risqet dhe përfitimet (flukset monetare) i kalohen një njësie tjetër Kalohen disa por në thelb jo të gjitha risqet, dhe përfitimet dhe kontrolli fizik i aktivit kalohet tek një palë tjetër me të drejtën t’ia shesë aktivin një pale të tretë të palidhur. © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

27 Seksioni 11 – Çregjistrimi
Çregjistrimi i një aktivi financiar: Në rastin (c) më lart: Çregjistrohet aktivi i vjetër plotësisht, dhe Çregjistrohen më vete çdo e drejtë dhe detyrim i mbajtur ose i krijuar gjatë kalimit (matur me vlerën e drejtë) Nëse kalimi nuk çon në çregjistrim, mbahet në libër kontabël aktivi i kaluar dhe njihet pasiv financiar për kundërvleftën e arkëtuar Nuk bëhet kompensim © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

28 Seksioni 11 – Çregjistrimi
Çregjistrimi i aktivit financiar – shembuj: Duhet çregjistruar: I shesim llogari të arkëtueshme bankës por vijojmë të arkëtojmë dhe bëjmë pagesa, kundrejt një tarife trajtimi. Banka mban riskun e kreditit. Nuk çregjistrohet: Po ato fakte, vetëm se njësia bie dakord të riblejë llogaritë e arkëtueshme në detyrime të prapambetura për më shumë se 120 ditë. Njësia vijon t’I njohë llogaritë e arkëtueshme gjer në arkëtimin ose çregjistrimin e tyre si jo të arkëtueshme. © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

29 Seksioni 11 – Çregjistrimi
Çregjistrimi i pasivit financiar: Vetëm kur shuhet, pra kur: Shlyhet Anulohet Skadon Nëse borxhi ekzistues zëvendësohet me të ri me kushte të ndryshme në përmbajtje (ose ka ndryshim të ndjeshëm të kushteve): Trajtohet si pasiv i ri dhe si shuarje e pasivit të parë © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

30 Seksioni 11 – Dhënia e informacioneve shpjeguese
Dhënia e informacioneve shpjeguese për politikat kontabël për instrumentet financiare Dhënia e informacioneve shpjeguese për aktivet dhe pasivet sipas kategorive në pasqyrën e pozicionit financiar: Kapital neto ose borxh, me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes Borxh, me kosto të amortizuar Kapital neto, matur me kosto minus zhvlerësim Pasive, me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes Pasive, me kosto të amortizuar © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

31 Seksioni 11 – Dhënia e informacioneve shpjeguese
Termat, kushtet dhe kufizimet e aktiveve dhe pasiveve financiare Për ato që maten me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes, informacion i hollësishëm si është përcaktuar vlera e drejtë Informacion të hollësishëm për kalimin e aktivit financiar që nuk i ka plotësuar kushtet për çregjistrim Informacion i hollësishëm për aktivet financiare të vendosura si peng (garanci) Informacion të hollësishëm për mosshlyerje dhe shkelje të kredive vijon në diapozitivin tjetër... © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

32 Seksioni 11 – Dhënia e informacioneve shpjeguese
Zërat e të ardhurave, shpenzimeve, fitimeve dhe humbjeve: Ndryshimet në vlerën e drejtë për instrumentet e matura me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes Të ardhura nga interesi gjithsej dhe shpenime interesi gjithsej për instrumentin financiar jo të matura me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes Humbja nga zhvlerësimi sipas klasës së aktivit financiar © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK |

33 Pyetje ose komente? 33 Nxiten anëtarët e BSNK-së dhe punonjësit e saj të shprehin mendimet individuale të tyre. Mendimet e shprehura në këtë preznatim janë të prezantuesit. Qëndrimet zyrtare të BSNK-së për çështjet kontabël vendosen vetëm pas zhvillimit të një procesi të drejtë dhe diskutimi të gjerë. © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK | 33

34 34 Ky prezantim mund të modifikohet herë pas here. Versionin më të fundit mund ta shkarkoni në: Kërkesat kontabël të zbatueshme për njësitë e vogla dhe të mesme (NJVM) parashikohen në Standardin Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) për NJVM-të, i publikuar nga BSNK në korrik 2009. Fondacioni i SNRF-ve, autorët, prezantuesit dhe publikuesit nuk e pranojnë përgjegjësinë për humbjen që mund t’u shkaktohet personave të cilët veprojnë ose nuk veprojnë në bazë të materialit të këtij preantimi në PowerPoint, pavarësisht nëse kjo humbje është shkaktuar nga pakujdesia apo jo. © 2011 Fondacioni i SNRF-ve | 30 Cannon Street | London EC4M 6XH | UK | 34


Download ppt "Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar"

Similar presentations


Ads by Google