Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byΔαίδαλος Οικονόμου Modified over 6 years ago
1
FAKULTETI I KULTURES FIZIKE STUDIMET MASTER: KULTURE FIZIKE DHE SPORT PSIKOLOGJIA SPORTIVE DHE KONTROLLI MOTOR TEMA 1 : PSIKOLOGJIA E SPORTIT, KONCEPTE TË PËRGJITHSHME, KONTROLLI MOTOR. 14 & 21 Mars, 2015
2
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, kontrolli motor
Jeta shoqerore përbëhet nga dukuri dhe procese të shumëllojshme që ndërthuren e bashkëveprojnë me njëra-tjetren. Studimi i kësaj ndërthurjeje dhe bashkëveprimi na jep mundësinë për të kuptuar dhe vlerësuar vendin që zë dhe rolin që luan çdo element i jetës shoqërore. Një nga këto elemente, një nga këto aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së njerëzve është dhe kultura fizike dhe sportet. Sporti e ka persosur formen dhe permbajtjen si rrjedhim i ndryshimeve qe ka pesuar ne etapa te ndryshme te zhvillimit shoqeror, dhe edhe pse sot ka percaktime te shumta dhe te ndryshme per sportin, ajo cka eshte me e rendesishme eshte qe permbajtja e sportit nuk mund te kufizohet vetem me qellimin e gares, sporti duhet pare si pjese perberese e rendesishme e tere veprimtarive per edukimin fizik dhe shpirteror te njeriut.
3
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, kontrolli motor
Disa perkufizime per sportin : ( J.Brohm ) Sporti eshte veprimtaria qe synon kryesisht persosjen fizike te vazhdueshme te njerezve. Historia e tij eshte nje ngjitje e panderprere drejt me se mires. Sporti eshte sistem kulturor qe rregjistron progresin trupor, njerezor, objektiv, pozitivizmi i institucionalizuar i trupit. Sporti eshte muzeu i performancave, i arkivave te aritjeve me te mira gjate koheve. Sporti eshte nje sistem i institucionalizuar i praktikave gariste me nje dominante fizike te percakuar, te kodifikuar, te rregulluar konvencionalisht, objektivi i te cilave eshte bazuar mbi krahasimin e perkryerjeve te elementeve, treguesve fizike, dhe me qellim qe te percaktoje konkurentin mete mire, ose rezultatin me te mire
4
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, kontrolli motor
PLATONI : INDIVIDI QE ESHTE VETEM ATLET ESHTE TEPER TRASHANIK E VULGAR, SHUME I EGER. AI QE ESHTE VETEM I DITUR ESHTE TEPER I BUTE DHE DELIKAT. QYTETAR IDEAL ESHTE ATLETI I DITUR, NJERIU I MENDIMIT DHE I VEPRIMIT !
5
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, objekti i studimit.
Duke qenë se aktiviteti fizik dhe sportiv është një veprimtari e ndërlikuar e individit, që angazhon tërë personalitetin e tij, për të pasur rezultate të larta nuk mjafton vetëm përgatitja tekniko-fizike dhe talenti i tij. Një ndikim ta madh në këtë sukses kanë edhe përbërësit psikologjikë. Pikërisht për këtë shkenca e psikologjisë sportive, viteve të fundit ka marrë një zhvillim të vrullshëm. PO ÇFARË STUDION PSIKOLOGJIA SPORTIVE ? Studion proceset psikologjike që përfshihen në shfaqjen sportive si dhe mënyrat dhe rrugët përmes të cilave mund të ndikojmë në mënyrë të favorshme në perceptimet psikologjike të rezultatit. Si e tillë, psikologjia sportive është një shkencë teoriko-praktike, që mbështetet në shkencat e lëvizjes dhe psikologjinë por edhe shfrytëzon njohuri nga shkenca të tjera si pedagogjia, mjekësia, sociologjia etj
7
Psikologjia e sportit….përkufizime
Psikologjia Sportive është një shkencë ndërdisiplinore që bazohet në njohuritë nga fushat e Kineziologjisë dhe Psikologjisë. Ajo përfshin studimin se si faktorët psikologjik ndikojë në performancën sportive dhe se si pjesëmarrja në sport dhe ushtrime fizike ndikon në faktorët psikologjik dhe fizik.[1] Psikologjia sportive trajton ndërveprimet mes psikologjisë dhe performancës sportive, duke përfshirë aspektet psikologjike të performancës optimale atletike, kujdesin psikologjik dhe mirëqenien e atletëve, trajnerëve dhe organizatave sportive, dhe lidhjen midis funksionimin fizik dhe psikologjik. [2] [1] ëeinberg, R.S. & Gould, D. (2010). Foundations of Sport and Exercise Psychology. Champaign, IL: Human Kinetics. [2] American Psychological Association. Sport, Exercise and Performance Psychology. Retrieved on March 12, 2014 from
8
Psikologjia e sportit….përkufizime
APA – e përcakton psikologjinë e sportit si: “…studim i faktorëve psikologjikë dhe mendorë që ndikohen dhe ndikojnë tek individi apo grupi nga pjesëmarrja dhe përformanca në stërvitje, aktivitet fizik, dhe në sport; si dhe zbatimi i këtyre njohurive në jetën e përditshme."
9
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, objekti i studimit.
Fillimet e psikologjisë së sportit i përkasin vitit 1890, me përpjekjet për të sqaruar aspektet psikologjike të edukimit fizik. Megjithatë, edhe pse pati kërkime në vitet në vazhdimësi, babai i psikologjisë sportive konsiderohet Koleman Grifith i cili me botimet e tij ‘Psikologjia e stërvitjes’[1926] dhe ‘Psikologjia dhe atletika’ [1928], i dha një kontribut të madh kësaj shkence. Pas viteve 1965 psikologjia sportive mori një zhvillim të bujshëm që u shoqërua me formimin e shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare të psikologëve sportivë. Organizmi më i rëndësishëm konsiderohet ISSP [ ISSP ka edhe botimet e veprimtarisë së saj, sidomos asaj hulumtuese: Revista ndërkombëtare e psikologjisë sportive dhe Psikologu sportiv.
11
Çfarë është kontrolli motor...
Kontrolli Motor është procesi me të cilin njerëzit dhe kafshët përdorin sistemin e tyre neuromuskular për të aktivizuar dhe koordinuar muskujt dhe gjymtyrët e përfshirë në kryerjen e një lëvizjeje motorike. Në thelb, është integrimi i informacionit ndijor, si për botën dhe gjendjen aktuale të trupit, për të përcaktuar grupin e duhur të forcave të muskujve dhe activations të përbashkëta për të gjeneruar një lëvizje te dëshiruar apo nje veprim. Ky proces kërkon ndërveprim bashkëpunuese në mes të sistemit nervor qendror dhe sistemit muskuloskeletor, pra kemi përpunim të informacionit, koordinim, mekanikë, fizikë, dhe procese njohëse. Kontrolli i suksesshëm motor është vendimtar për të bashkëvepruar me botën, jo vetëm në përcaktimin e aftësive të veprimit, por edhe në rregullimin e ekuilibrit dhe stabilitetit.
12
Çfarë është kontrolli motor...
Organizimi dhe zhvillimi i lëvizjes është një problem kompleks, kështu që studimi i kontrollit motor ka përfshirë një gamë te gjerë te disiplinave, duke përfshirë psikologjinë, shkencat kognitive, biomechanikën dhe neuroshkencën. Ndërsa studimi modern i kontrollit motor është një fushë gjithnjë e më shumë ndërdisiplinore, pyetjet kërkimore kanë qenë historikisht të përcaktuara ose si fiziologjike apo psikologjikenë varësi të faktit nëse fokusi ka qenë në vetitë fizike dhe biologjike, apo në rregullat organizative dhe strukturore. Fushat e studimit lidhur me kontrollin motor janë: koordinimi motor, të mësuarit motor, dhe përpunimi i sinjaleve.
13
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, objekti i studimit.
Cili është aktiviteti profesional i psikologëve sportivë ? Nje psikolog sportiv është një individ profesional i licensuar për shëndetin mendor, i cli ndihmon atletët që të përmirësojnë fokusin dhe performancën e tyre. Psikologu sportiv punon ngushtësisht me individët sportistë, dhe i ndihmon ata të identifikojnë sfidat e tyre dhe të vendosin qëllime të përcaktuara. Psikologët mund të krijojnë metoda terapeutike apo teknika të specializuara vetëm për çështjet specifike të sportistëve. Psikologët sportivë mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre në baza të aktivitetit privat, apo të angazhuar nga institucione të ndryshme për të punuar me ekipe të veçanta. Një sportist mund të kërkojë shërbimet e psikologut kur performanca e tij është në rënie apo kur mendon që po humbet interesin për sport. Dhe psikologu përmes pyetjeve zbulon shkakun e rënies së performancës po ndryshimit të ndonjë qëndrimi, sjelljeje.
14
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, objekti i studimit.
Formimi psikologjik i trajnerëve dhe ekspertëve të edukimit fizik. Edhe pse profesioni i psikologut sportiv sot është bërë një kërkesë e kohës, rezultatet e studimeve të ndryshme kanë vërtetuar që edhe formimi psikologjik i teknikëve, drejtuesve, trajnerëve dhe ekspertëve të edukimit fizik ka një rëndësi të posaçme. Formimi psikologjik i tyre nuk do të thotë që ata do të zëvendësojnë psikologun, por përvetësimi i këtyre njohurive do të ndihmojë që në planin organizativ, pedagogjik, social të eliminohen gabimet e mundshme. Në këtë kuadër mund të përfshijmë stilin e komunikimit, krijimi i ambientit nxitës dhe motivues për marrëdhënie të shëndoshë sportive dhe arritje të rezultateve të larta, menaxhimin e situatave ku shfaqet sjellja agresive dhe ajo korrekte, qasja ndaj individëve të veçantë, vlerësimi i rezultateve dhe individëve etj etj
15
Psikologjia e sportit, koncepte të përgjithshme, objekti i studimit.
Cilat mund të jenë disa nga fushat e kërkimit, hulumtimit në psikologjinë e sportit ? DISKUTIM I HAPUR…
16
TEMAT E PUNIMEVE SEMINARIKE - 20 % e notës - afati i dorëzimit : 25 Prill 2015
Zhvillimi historik i psikologjisë sportive Ndikimi i psikologjisë në sporte Roli i psikologut sportiv në performacën sportive Agresioni në sport Ndikimi i sportit në zhvillimin e personalitetit Inteligjenca kinestetike Frustrimi dhe ndikimi në sport Grupi sportiv dhe dinamikat e tij Stërvitja mendore e sportistëve Roli, tipologjia e personalitetit dhe funksioni i trajnerit nw sport Përgatitja psikologjike në sport
Similar presentations
© 2024 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.