Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Statistika për ekonomiks dhe biznes

Similar presentations


Presentation on theme: "Statistika për ekonomiks dhe biznes"— Presentation transcript:

1 Statistika për ekonomiks dhe biznes
Ardiana Gashi

2 Përshkrimi i lëndës Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me bazat e statistikës. Studentët do të njihen me: mënyrat e grumbullimit të të dhënave, analizat statstikore të të dhënave, paraqitjen e të dhënave, teoritë e probabilitetit, ngritjen e hipotezave, dhe njohuri bazike lidhur me regresionet lineare dhe jolineare. Të gjitha njësitë e përfshira në këtë lëndë do të lidhen direkt me shembuj e diskutime në fushën e ekonomike, mikro dhe makroekonomike.

3 Pjesët kryesore të kësaj lënde
Sigurimi i të dhënave; grumbullimi i të dhënave (popullacioni dhe mostra) Analiza e të dhënave (statistikat përshkruese dhe analiza) Raportimi i të dhënave

4 Literatura Anderson, D., Sweeney, D. And Williams, T., 2005, Statistika, libër i përkthyer (Titulli: Statistics for Business and Economics) PEGI, Tiranë. Bigwood, S. and Spore, M. (2003) Presenting Numbers, Tables, and Charts, Oxford University Press, UK. Kohler, H. (2002), Statistics for Business and Economics, Thomson Learning. Nuhiu, R. Dhe Shala, A., 1995, Bazat e Statistikës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.

5 Vlerësimi Test 1: Java e 8-të (50% e vlerësimit) dhe
Testi 2: Java e 15-të (50% e vlerësimit).

6 Statistika Nga fjala latine ‘status’ gjendje, shtet; përshkrimi i gjendjes së shtetit përmes të të dhënave të caktuara numerike. Kjo shkencë lindi dhe u zhvillua për nevoja të shtetit. Shekullin e XV-të gjermani Ahenval e përkufizoi statistikën si shkencë që përshkruan tiparet e një shteti.

7 Historiku 3000 vjet para erës sonë në Egjipt dhe Kinë
Në Egjipt gjatë ndërtimit të piramidave (shënime për skllevërit, nevojat ushqimore dhe materialit) Kinë të dhëna për popullsinë, të ardhurat nga toka, etj. Zhvillimi i posaqëm gjatë Perandorisë Romake, të dhëna për qeverisjen e shtetit

8 Historiku Prej epokës sonë deri në shekullin e XV-të stagnim i aplikimit të metodave statistikore Gjermani hapet shkolla ‘Statistika Universitare’ si shkollë deskriptive ose shkrime mbi shtetin Angli: ‘Aritmetika politike’ Belgu Ketle ( ) zgjeroi statistikën me përfshirjen e teorisë së probabilitetit.

9 Statistika Statistika studion se si mblidhen të dhënat, se si përpunohen, paraqiten, analizohen dhe interpretohen këto të dhëna.

10 Nëndarjet e statistikës
Statistika përshkruese: në formë tabelare, grafike ose numerike Statistika analitike: analizën e të dhenave për të kontrolluar/testuar hipoteza për popullacionin=gjykime statistikore (cfarë mund të jenë defektet në produkt, gjasat që një parti të fitojë zgjedhjet, etj).

11 Statistikat përshkruese…
…janë metodat e organizimit, përmbledhjes dhe prezentimit të të dhënave në mënyrë të përshtatshme dhe informative. Këto metoda përfshijnë: Teknikat grafike, dhe Teknikat numerike. Se cila metodë do të përdoret varet nga informata që ne duam ta nxjerrim. A jemi të interesuar në… • matësinë e lokacionit qendror? dhe/ose • matësi i ndryshueshmërisë (dispersioni)?

12 Aplikimi i statistikës në biznes dhe ekonomi
Tani përdorim i pasur statistikor= kyq për suksesin e bizneseve Në procesin e vendimarrjes informatat kyqe e që janë edhe ndër kufizimet kryesore dhe që kushtojnë shumë Statistika në biznes aplikohet për përshkrimin dhe analizën e gjendjes në biznese dhe për parashikime. Në ekonomi parashikimet e inflacionit, rritjes ekonomike përfshijnë analizë të gjerë statistikore të treguesve ekonomik.

13 Aplikimi i statistikës në biznes…
Analiza statistikore luan rol të madh në të gjitha aspektet e ekonomiksit dhe biznesit. Bazë për marrjen e vendimeve janë informatat që ngërthejnë: Shpenzime materiale Kohë Burime njerëzore

14 Informatat Informacionet e duhura Informacionet me kohë
Çmimi i informacionit Çështje kryesore : Sasinë e informacioneve të nevojshme Vlerën e tyre Çmimin e tyre Derisa vlera e informacionit është më e madhe se çmimi të cilin duhet paguar për informacionin e marrë duhet të vazhdohet me mbledhjen e informacioneve plotësuese.

15 Raporti linear mes vlerës dhe çmimit të informacionit
Duhet të përcaktohet momenti kur duhet të ndalet me marrjen e informatave Shtesë.

16 Raporti progresiv i çmimit në raport më vlerën e informacionit
Çmimi i Informacionit> Vlera e informacionit Marrja e informatave shtesë ndërpritet.

17 Raporti degresiv i çmimit në raport me vlerën e informacionit
Çmimi i informacionit<Vlera e Informacionit Edhe pse çmim i lirë i informacioneve, duhet të kemi parasysh kohen në të cilën duhet të ndërpritet marrja e informacioneve shtesë.

18 Tani… …ne vazhdimisht bombardohemi me statistika dhe informata statistikore. Për shembull: Anketa e konsumatorëve Anketa e familjeve Indikatorët ekonomik Si mund ti grumbullojmë dhe të kuptojmë/përfitojmë nga këto të dhëna?

19 “Statistika është mënyrë për të marrë informata nga të dhënat”
Informatat Të dhënat: Faktet numerike, të grumbulluara me qëllim të përfitimit të informacionit Informacioni: Njohuria e komunikuar lidhur me një fakt të caktuar. Statistika është mjet për krijimin e njohurive të reja prej numrave

20 Shembull: Statistika për shqetësimin e studentëve…
Një student është i shqetësuar për kursin e statistikës, ngase ka ndëgjuar që kursi është i vështirë. Profesori ju siguron studentëve rezultatet e provimit të afatit paraprak. Cka mund të nxirret nga numrat në vijim? Statistika Të dhënat Informata Lista e notave nga afati i fundit. Informatë e re për lëndën e statistikës. 95 89 70 65 78 57 : P.sh. Mesatarja e klasës. Përqindja e studentëve me notë mbi 75 pikë . Nota më e shpeshtë.

21 Konceptet kyqe në statistikë …
Popullacioni: dukuria masive - popullacioni është grupi i të gjitha informatave me interes për statisticientin. Shembull: Të dhëna për gjithë popullsinë e Kosovës. Mostra Mostra është grup të dhënash të nxjerra nga popullacioni. p.sh. Të dhëna për 1% të popullsisë së Kosovës ose për qytete të caktuara.

22 Konceptet kyqe në statistikë
Parametër Njësi përshkruese e popullacionit Statistika (njesi statistikore) Njësi përshkruese e mostrës.

23 Konceptet kyqe në statistikë
Popullacioni Mostra Pjesë Statistika Parametri Popullacioni ka parametra, Mostrat kanë statistika.

24 Të dhënat dhe kuptimet themelore
Elementet janë njësitë për të cilat grumbullohen të dhëna (për shtete, familje, punëtorë) Variabla: karakteristikë e përbashkët e elementeve për të cilat jemi të interesuar (për punëtorë: gjinia, edukimi, paga, etj.) Vrojtim: Bashkësia e matjeve të grumbulluara për një element quhet vrojtim: 12 vrojtime të dhënat për 12 punëtorë. Të dhëna kuantitative dhe kualitative

25 Inferenca statistikore …
Të dhënat statistikore përshkruajnë të dhënat që janë analizuar por nuk na mundësojnë të nxjerrim konkluzion për të dhënat. Për këtë arsye na duhet një degë tjetër e statistikës e që është : statistika inferenciale/nxjerrëse e cila nxjerr përfundime për popullacionin në bazë të mostrës.

26 Inferenca statistikore …
Popullacioni Mostra Inferenca Statistika Parametri Cka mund të nxjerrim për parametrat e popullacionit bazuar në statistikat e mostrës?

27 Inferenca statistikore …
Ne përdorim statistikat për të nxjerrë përfundime për parametrat. Andaj, ne mund të vlerësojmë, parashohim popullacionin bazuar në të dhënat nga mostra. Atëherë ne mund të aplikojmë atë që dijmë për mostrën në popullacion nga i cili është nxjerrë mostra!

28 Inferenca statistikore… (nga mostra)
Racionaliteti/arsyeshmëria: Popullacionet e mëdha e bëjnë hulumtimin e secilit anëtarë jo-praktike dhe të shtrenjtë. Më lirë dhe më lehtë të marrim mostër dhe bëjmë vlerësime për popullacionin nga i cili është marrë mostra. Megjithatë: Konkluzionet nuk janë gjithnjë të sakta. Për këtë, në inferencën statistikore përdorim ‘matësit e sigurisë’, niveli i besueshmërisë dhe niveli i signifikancës.

29 Raportimi Në vitin 1986 eksplodimi i anijes kozmike, ku 7 astronautë kanë vdekur, është shembulli më i mirë i komunikimit të dobët të numrave. Një natë para se të nisej u udhëzua të mos nisej anija për shkak të temperaturave të ulta që do të dëmtonin disa pjesë të anijes. Grafikët e pregatitur në nxitim u fokusuan në informata selektive (ndikimi i temperaturave të ulta) duke harruar informata të rëndësishme. NASA (The National Aeronautics and Space Administration) nuk u bind nga argumentet dhe anija u lëshua, dhe eksplodoi brenda 7 sekondave.

30 Arsyet për mosinvestim në Kosovë
% 1. Të painformuar nga institucionet e Kosovës lidhur me kushtet për biznes 16.3 2. Politika fiskale e pafavorshme 10 3. Korrupcioni 15 4. Burokracia 1.5 5. Arsye të tjera 12.5 9. Pa përgjigjie 44.6 100

31 Arsyet për mosinvestim në Kosovë
% 1. Të painformuar nga institucionet e Kosovës lidhur me kushtet për biznes 16.3 30.50 2. Politika fiskale e pafavorshme 10 18.60 3. Korrupcioni 15 26.00 4. Burokracia 1.5 2.80 5. Arsye të tjera 12.5 22.10 9. Pa përgjigjie 44.6 100 100.00


Download ppt "Statistika për ekonomiks dhe biznes"

Similar presentations


Ads by Google