Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byPeter Craig Modified over 6 years ago
1
NDËRMARRËSIA DHE INOVACIONI ENTREPRENEURSHIP AND INNOVATION
NDREMARRESIA NDËRMARRËSIA DHE INOVACIONI ENTREPRENEURSHIP AND INNOVATION PJESA E PARE
2
… Kosovë: Ndërmarrësia Shqipëri: Sipërmarrësia
English: Entrepreneurship
3
Mësimdhënia e Ndërmarrësisë Teaching Entrepreneurship
“Më thuaj e unë do të harroj; Më trego e unë mund ta mbaj në mend; Më angazho e unë do ta kuptoj.” /Proverb kinez/ “Sa më i vjetër që jam, unë i kushtoj më pak vëmendje se çfarë thonë njerëzit; unë vetëm shikoj atë çka ata bëjnë.”/Andrew Carnegie ( )/
4
… Kur shkruhet në gjuhën kineze, fjala ‘krizë’ është e përbërë nga dy karaktere: njëri përfaqëson rrezikun, ndërsa tjetri karakter paraqet mundësinë. John Fitzgerald Kennedy “Një udhëtim prej njëmijë milje duhet të fillojë me një hap të vetëm.”; “Bëj gjërat e vështira, derisa ato janë të lehta dhe bëj gjërat e mëdha, derisa ato janë të vogla.”/Lao Tzu (Filozof kinez)/
5
Teaching Entrepreneurship (2008) Dr
Teaching Entrepreneurship (2008) Dr. Gerben Blaauw at all; University of Twente, Dutch Institute for Knowledge, Intensive Entrepreneurship Mësimdhënia e Ndërmarrësisë "Ndërmarrësia është diçka që ju e mësoni në praktikë." "Ndërmarrësia është të nxënit e dijes duke bërë diçka." Kjo dëgjohet shpesh kur ju u tregoni të tjerëve se ju e ligjëroni Ndërmarrësinë, por ndoshta Ndërmarrësia është më shumë "bërje duke mësuar.” Megjithatë, në Ndërmarrësi, praktika dhe teoria janë të ndërthurura. Për këtë arsye, Cikli i të Mësuarit (Learning Cycle), i paraqitur nga Kolb (1984), është përdorur shpesh si qasje e mësimdhënies. Sipas këtij ‘Cikli të të Mësuarit’, ekzistojnë katër faza ("cikle") që janë të ndërlidhura: 1. Përvoja konkrete ("të bërit", "të përjetuarit"); 2. Reflektimi ("duke reflektuar rreth përvojës"); 3. Konceptimi ("të mësuarit nga përvoja"); 4. Eksperimentimi ("të sjellurit në praktikë atë që keni mësuar").
6
… Njerëzit çmohen jo për atë çka dinë, por për atë çka bëjnë me atë që dinë.
Psikologët thonë se mbi 85% të njohurive vijnë përmes përshtypjeve vizuale (TV, kompjuterit, e mjete tjera). Me orë të tëra njeriu mund t’ju flet se si goditet me shkopin e golfit, por kjo do t’ju bezdiste sigurisht, por nëse ai ngrihet dhe ju demonstron me lëvizje se si bëhet goditja, atëherë, me gjithë qenien tuaj, do të përqendroheni...Përdorimi i fotografive ka rëndësi...Njerëzit çmohen jo për atë çka dinë, por për atë çka bëjnë me atë që dinë.
7
Detina ZALLI Current: Post Doctoral Research Scientist at Harvard University Past: PhD with excellence In Molecular Cell Biology at University of Leicester “Mos i braktisni kurrë ëndrrat tuaja. Por, kujdes! Ka vetëm një dallim midis ëndrrës dhe qëllimit. Ëndrra kërkon gjumë të lehtë, ndërsa qëllimi, përpjekje pa gjumë. Kështu që, flini për ëndrrat dhe zgjohuni për qëllimet.”/Detina ZALLI/ “If you really want something, and really work hard, and take advantage of opportunities, and never give up, you will find a way. Follow your Dreams.”/Jane GOODALL/
8
… “Ndoshta mundësia e juaj më e madhe qëndron nën këmbët tuaja, në punën, industrinë, arsimimin, përvojën dhe interesimin tuaj aktual.” "Nganjëherë nuk ka ‘herën tjetër’, nuk ka ‘kohë për pushim’ dhe nuk ka ‘shans të dytë, nganjëherë është: tani ose kurrë.“/Brian Tracy (Chairman of Brian Tracy International)/ Të gjithë ne nuk kemi talent të barabartë, por të gjithë ne duhet të kemi mundësi të barabarta për t’i zhvilluar talentet tona./John Fitzgerald Kennedy/
9
… Ambicia, këmbëngulja, intuita, kreativiteti, përgjegjësia, por mbi të gjitha: pasioni; Këto janë termat që më ndihmojnë të përshkruaj ndërmarrësinë. Nëse ju jeni i ri apo i vjetër, burrë apo grua, pakicë apo shumicë, i shëndetshëm apo i paaftë, për ndërtimin e ndërmarrjes së re dhe gjetjes se rrugëve të reja, pasioni është ai që e karakterizon një ndërmarrës. Ju duhet të besoni në veten tuaj, ekipin tuaj, produktin tuaj, kompaninë tuaj dhe në klientët tuaj. Ju duhet të jeni pragmatik dhe racional në qasjen tuaj. Por pasion është ai që juve ju bën të suksesshëm. Për mua, pasja gjithmonë e një pikëpamjeje pragmatike dhe optimiste ndaj biznesit dhe jetës, është mjaft e rëndësishme! /Dr Albert Heijn- Ndërmarrës, Kryetar dhe CEO (Chief Executive Officer) në pension ne Royal Ahold/
10
… Ne (si ndërmarrës) mësojmë nga të tjerët, nga përvojat tona, dhe prej gabimeve tona. Më e rëndësishmja është se ne pyesim, dëgjojmë dhe, me shpresë, ne mësojmë shpejt dhe themi: Ne jemi Ndërmarrës! Është mençuri nëse mëson nga gabimet e të tjerëve; Në të kundërtën, duhet të mësosh nga gabimet tua! “Respektojeni mendimin e të tjerëve. Kurrë mos i thoni njeriut se nuk ka të drejtë.” “I arsimuar është çdo njeri i cili di se ku gjendet dituria kur i nevojitet dhe i cili di si ta organizojë atë dituri në planet përfundimtare të veprimit.”
11
Çka është ndërmarrësia?
NDREMARRESIA Çka është ndërmarrësia? Kush është ndërmarrës? PJESA E PARE
12
Business Development and Entrepreneurship Western Economic Diversification Canada (WD) What is Entrepreneurship? Ne zakonisht mendojnë për një ndërmárrës si dikush që është shumë i përgjegjshëm për të ndryshuar; i cili i sheh mundësitë që të tjerët nuk mund t’i shohin, dhe që mobilizon burimet për të bërë gjëra të reja që të ndodhin. Megjithëse disa njerëz mendojnë se ndërmárrësit janë të lindur, nuk krijohen, përvoja na ka treguar se ndërmarrësia mund të mësohet, ndërsa një mjedis pozitiv inkurajon të menduarit ndërmarrës, promovon inovacionin, dhe çon në një shkallë më të lartë qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike. Bizneset, organizatat dhe komunitetet mund të bëhen më shumë ndërmarrëse. Atmosfera e punës në shekullin 21 mund të karakterizohet me refleksionin e një peizazhi të ri konkurrues që përfshinë rrezik në rritje, ulje të aftësisë për të parashikuar, korniza fleksibile të firmave dhe të industrisë, forma të reja strukturore, një mendim të ri menaxherial.
13
* Thomas Frideman, gazetar e fitues i çmimit “Pulitzer”
Është shumë interesant konstatimi i gazetarit të njohur, Thomas Friedman*, kur pretendon se “Pasuria do të shkojë tek ato vende, kompani dhe individë që e kuptojnë platformën e re globale, e zhvillojnë atë, lidhen me të, dhe që e pasurojnë më tej atë.”Nëse ju merrni konceptin e Thomas Friedmanit: "Bota është e sheshtë" për hapin e ardhshëm, ekonomia e re botërore do të jetë e përbërë nga shumë më tepër ndërmarrës. Ndërsa, koncepti i kompanive më të mëdha, me një grup statik, të vazhdueshëm, të të punësuarve do të zvogëlohet gjatë dekadës së ardhshme. Më pak njerëz punojnë për të njëjtën kompani gjatë jetës (së tyre). Planet e Pensioneve të kompanisë janë flakur (hequr). Këto janë vetëm shenja të fillimit të këtij ndryshimi. Njerëzit të cilët do të prosperojnë do të jenë ata që kanë aftësitë e një ndërmarrësi. Ata që do të kërkojnë punë të qëndrueshme, me kohë të plotë, do ta kenë vështirë dhe më vështirë ta gjejnë atë. Unë kam ndërmend për t’i mësuar fëmijët e mi me aftësitë ndërmarrëse. Po ju?
14
… A ka bota numër të mjaftueshëm të ndërmarrësve?
A duhet që prindërit të inkurajojnë fëmijët e tyre që të jenë ndërmarrës? Pse dhe si? Nëse jo, çfarë ju dëshironi që fëmija juaj të jetë dhe pse? Ndërmarrësit janë themelet kryesore për ekonominë botërore. Ata janë të vetmit që dizajnojnë gjendjen financiare të botës dhe të banorëve të saj. Risia (inovacioni) është një tjetër gjë e madhe dhe e dobishme si produkt i ndërmarrësisë së suksesshme. Ndërmarrësit janë krijues të mëdhenj të mundësive të punësimit. Ata sigurisht luajnë një rol të konsiderueshëm në formësimin e ekonomisë botërore. Ka shumë ndërmarrës të suksesshëm, të vegjël dhe të mëdhenj, nga vende të ndryshme të shpërndarë nëpër botë. Por, a mendoni se bota ka ndërmarrës të mjaftueshëm për të përtërirë fusha të ndryshme dhe për të krijuar mundësi të mjaftueshme për një botë me një popullsi prej mbi 7 miliardë?
15
… Lidershipi ndërmarrës
Lidershipi ndërmarrës lind kur një ndërmarrës bën përpjekje për të menaxhuar një kompani të bërë shpejt dhe të orientuar drejt rritjes (Hitt, Ireland, Camp, & Sexton, 2001; Thompson, 1999). Lidershipi ndërmarrës (Kuratko, 2007) mund të definohet si aftësi e ndërmarrësit për të parashikuar, parashtruar (gjërat), ruajtur fleksibilitetin, menduar strategjikisht, punuar me të tjerët për të iniciuar ndryshime që do të krijojnë një të ardhme të qëndrueshme për organizatën.
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.