Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara
3
Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sekretari i përgjithshëm aktual është Ban Ki-moon. OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale.
4
OKB- u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte treguar efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura.
5
OKB perbehet nga : Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Gjenevë Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së Këshilli i Kujdestarisë i OKB-së Sekretariati i OKB-së Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë
6
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
7
Asambleja e Përgjithshme
Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara ne Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta.
8
AP-ja përbëhet nga 7 komitete të fushave përkatëse që mblidhen për të shqyrtuar çështje të caktuara:
Komiteti për Çështje Politike dhe të Sigurisë; Komiteti i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare; Komiteti i Çështjeve Kulturore, Humanitare e Sociale; Komiteti i Çështjeve të Mirëbesimit; Komiteti i Çështjeve Buxhetore dhe Administrative dhe Komiteti i Çështjeve Ligjore.
9
Funksionet e AP-së mund të mblidhen në këto pika:
Mbikëqyr funksionimin e Agjencive të Organizatës; Mbikëqyr aktivitetet e organizatës dhe për këtë ka të drejtë të kërkoj Raporte Vjetore; Vendos mbi buxhetin me 2/3 të votave të përgjithshme; Mund të amendamentoj dhe rishikoj Kartën me 2/3 të votave të përgjithshme si dhe pajtimin e të gjitha vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit; Në funksionin zgjedhës:, Asambleja zgjedh: anëtarët jo të përhershëm të KS-së, anëtarët e Këshillit të Mirëbesimit në përjashtim të anëtarëve të përhershëm të KS-së, anëtarët e GJND-së ne bashkëpërgjegjësi me KS-në, zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit, pranimin e shteteve të reja me 2/3 e votave si dhe zgjedh vet përbërjen e saj.
11
Këshilli i Sigurimit të OKB-së
12
Këshilli i Sigurimit Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.
13
Këshilli i Sigurimit qysh në fillim ishte përbërë nga 5 vende të përhershme që luajtën rol dominant në Luften e Dyte Boterore me një numër prej 6 shtetesh jo të përhershme por që me një amendamentim numri i shteteve të përkohshme u rrit në 10 me 1965 për tu zgjedhur qdo dy vite me rotacion. Presidenti i Këshillit të Sigurimit zgjidhet çdo muaj me rotacion për të gjitha vendet anëtare të përhershme apo të përkohshme.
14
Këshilli i Sigurimi merret me dy lloje çështjesh:
Çështje që mund të rrezikojnë sigurinë dhe paqen (jep rekomandime); Çështje që drejtpërdrejt kërcënojnë paqen dhe sigurinë (merr vendime dhe vepron)
15
Funksionet: Ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare;
Planifikimi i planeve dhe rregullave për çarmatim; Pjesëmarrja në proceset zgjedhore për anëtarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm (rekomandon), mbikëqyr territoret nën administrimin e Këshillit të Mirëbesimit.
16
Marrja e vendimeve bëhet si me poshtë:
Në çështje procedurale kërkohet votë afirmative e së paku nëntë anëtarëve të Këshillit; Ne çështjet e sigurimit kërkohet votë unanime e pesë fuqive që shndërrohet në veto poëer
18
Këshilli Ekonomik-Social
Përbëhet nga 54 vende me nga një anëtarë të vetëm ku për çdo vit zgjidhen nga 18 anëtarë me rrotacion ,me një mandat prej 3 vitesh. Pasi vendimet merren me një shumicë të thjeshtë mazhoritare, shumica e vendimeve përcaktohen nga vendet e vogla dhe në zhvillim. Këshilli Ekonomik e Social është në shërbim të asamblesë së Përgjithshme në tejkalimin e problemeve ekonomike, sociale, kulturore, humanitare në botë. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturën), ILO(ORGANIZATA NDERKOMBETARE E PUNES) etj
19
Ka tri funksione: Rekomandime dhe parashtrime (mbi DNJ, zhvillimin socio-ekonomik, kulturën, arsimin, shëndetin, PUNEN etj.) Kërkime dhe Raporte (të tilla si: world Economic Survey, Report on the world Economic Situation, the UN Statistical Year Book, The UN Year Book on Human Rights); Koordinime (koordinues i projekteve të rëndësishme të karakterit socio-ekonomik, kulturor, PUNES, arsimor,shëndetësor, etj.)
21
1) Organe te veçanta: Programi i kontrollit të drogës , Instituti Kërkimor për Mbështetjen e Gruas.
2) Komisione të përhershme: Komisioni për sistemin e banimit dhe ngulimet, Komisioni për organizatat joshtetërore, Komisioni për bisedime me organizatat ndërshtetërore, Komisioni për sipërmarrjet ndërkufitare. 3) Komisione speciale: Komisioni për programimin dhe koordinimin (CPC, së bashku me Asamblenë e Përgjithshme), Komision administrimi për koordinimin (ACC).
22
4) Komitete ekspertësh: komitete të përbëra nga ekspertë të pavarur: Komiteti për planifikimin e zhvillimit, Kongresi mbi programin e Kombeve te Bashkuara për administratën publike dhe financat, Grupi i ekspertëve ad-hoc për bashkëpunim ndërkombëtar në çështje taksash Komitete të përbëra nga ekspertë qeveritare: Komiteti për burime të reja dhe të rigjenerueshme energjie për zhvillimin, Komiteti për burime natyrore, Komiteti për transportin e objekteve të rrezikshme, grupi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për emrat gjeografikë, grupi ndërshtetëror i punës për normat ndërkombëtare të sistemit të kontabilitetit
23
5) Komisione rajonale: Komisioni i ekonomisë për Afrikën (ECA), Komisioni i Ekonomisë për Evropën (ECE), Komisioni i Ekonomisë për Amerikën Latine dhe Karaibet (ECLAC), Komisioni ekonomik dhe Social për Azinë dhe Paqësorin (ESCAP), Komisioni ekonomik dhe Social për Azinë Perëndimore (ESCWA) . 6) Komisione për fusha të caktuara: Komisioni për zhvillim të qëndrueshëm, Komisioni për popullsinë, Komisioni për zhvillim social, Komisioni për statistikat, Komisioni për të drejtat e njeriut, Komisioni për pozicionin juridik të gruas, komisioni për substancat narkotike, Komisioni për parandalimin e krimeve dhe të drejtën penale.
24
Këshilli i Kujdestarise
Ka si funksion administrimin e vendeve apo territoreve pa qeverisje deri në konsolidimin e institucioneve vendore shtetërore. Sot ky Këshill e ka humbur rëndësinë e vet dhe është në zhdukje e sipër pasi që territore të tilla pothuaj nuk kanë mbetur më. Ai konsiderohej si teper efektiv ne vitet gjate kalimit nga sistemi i kolonizimit ne fitimin e pavaresise ne vendet e Afrikes dhe Azise.
25
Sekretariati Sekretariati udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm i ndihmuar nga ekipa e shërbyesëve civil ndërkombëtar. Sekretariati zgjidhet një herë në çdo pesë vjet nga Asambleja mbi bazën e propozimit të Këshillit të Sigurimit. Ai ofron informata, studime, analiza, propozime të nevojshme për trupat e OKB-së për mbledhjet e tyre, nga ana e stafit “me standarde të larta efektshmërie, kompetence dhe integriteti” dhe në baza regjionale, por të cilat nuk i nënshtrohen instrukcioneve të vendeve nga vijnë por ati të OKB-së.
26
Detyrë e Sekreatit të Përgjithshëm është të ndihmoj në zgjidhjen e mosmarrveshjeve ndërkombëtare, të administroj operacionet paqeruajtëse(nëpërmjet Departamentit për Operacione Paqeruajtëse), të ketë informacione lidhur me zbatimin e Rezolutave të KS, organizimin e konferencave ndërkombëtare, të konsultoj qeveritë e vendeve lidhur me nismat e ndryshme, të ngritë çështjet para KS të cilat konsideron se mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë në botë.
27
Detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm deri tani e kanë kryer këto personalitete:
Trygve Lie, Norvegji, Dag Hammarskjöld, Suedi, U Thant, Burma, Kurt Waldheim, Austri, Javier Pérez de Cuéllar, Peru, Boutros Boutros-Ghali, Egjipt, Kofi Annan, Ganë, Ban Ki-moon, Kore Jugore.
29
Funksionet e Sekretarit:
Shef administrativ i organizatës; Vepron si sekretar i gjithë trupit të deleguar të organizatës; Përmbush funksionet e përcaktuara nga AP dhe tre Këshillat; Punëson stafin administrativ të organizatës, etj.
30
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
GJND me qendër në Hagë, është e përbërë nga 15 anëtarë me mandat 9 vjeçar me një rrotacion prej 5 gjyqëtarë për çdo 3 vjet qe zgjidhen nga Asambleja. Në rast të çështjeve që lidhen me një shtet që nuk ka anëtarë në Gjykatë, ai shtet mund të caktoj një anëtarë të tij. Rastet në GJND merren me shumicën e gjykatësve, ku kuorumi është 9 dhe në rast specifik kryetari i Gjykatës është ai i cili ka votën përcaktuese. Vetëm shtetet mund të sjellin raste në GJND dhe jo subjekte tjera. Mungesa e një trupi detyrues juridik është mangësi e madhe për të drejtën ndërkombëtare. GJND gjithashtu jep edhe rekomandime, këshilla dhe opinione me karakter ligjor.
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.