Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

E Drejta e Procedures Penale

Similar presentations


Presentation on theme: "E Drejta e Procedures Penale"— Presentation transcript:

1 E Drejta e Procedures Penale
ALBANIAN UNIVERSITY FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE E Drejta e Procedures Penale [Note to trainer: For detailed help in customizing this template, see the very last slide. Also, look for additional lesson text in the notes pane of some slides.] Dr. Lulzim Lelçaj

2 Objekti i veprimtarisë së Prokurorisë
1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit në gjyq, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të parashikuara me ligj. 2. Prokuroria i ushtron funksionet nëpërmjet prokurorëve. Create your first presentation

3 Struktura e Prokurorisë
Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar, ku përfshihen zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Prokurorisë dhe prokuroritë pranë sistemit gjyqësor. 1. Organet e prokurorisë janë: a) Prokuroria e Përgjithshme e Republikës; b) prokuroria pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; c) prokuroritë pranë gjykatave të apelit; ç) prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda; d) prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë. 2. Përfaqësimi i prokurorisë bëhet nga: a) Prokurori i Përgjithshëm; b) drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të apelit; c) drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë. Create your first presentation

4 Create your first presentation
PROKURORI 1. Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve në përputhje me rregullat e caktuara në këtë Kod. 2. Prokurori ka të drejtë të mos fillojë ose të pushojë procedimin penal në rastet e parashikuara në këtë Kod. 3. Kur nuk është i domosdoshëm ankimi ose autorizimi për procedim, ndjekja penale ushtrohet kryesisht. 4. Urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit më të lartë janë të detyrueshme për prokurorin më të ulët. 5. Prokurori më i lartë ka të drejtë të vendosë ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve të marra nga prokurori më i ulët me ankim ose kryesisht. Create your first presentation

5 Ushtrimi i funksioneve të prokurorit
1. Funksionet e prokurorit ushtrohen: a) në hetimet paraprake dhe në gjykimet e shkallës së parë, nga prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë; b) në gjykimet e çështjeve të ankimuara, nga prokurorët pranë gjykatave të apelit dhe pranë Gjykatës së Lartë. 2. Prokurori më i lartë ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e prokurorit më të ulët.(prokurori I rrethit ose I pergjithshem) 3. Në seancë gjyqësore prokurori ushtron funksionet e tij me pavarësi të plotë. Create your first presentation

6 E drejta eprokurorit per mosfillimin e ceshtjes penale
Prokurori ka te drejte: Te mos filloje ceshtjen penale Te dergoje ceshtjen ne gjykate Pushimin e procedimit penal Debati lidhur me te drejten e prokurorit per mosfilimin e procedimit penal apo per pushimin e tij e cila perben ne vetvete nje te drejte per te dhene drejtesi dhe per te zgjidhur me theml nje ceshtje. (jurisprudenca e Gjykates Kushtetuese) Create your first presentation

7 Heqja dorë e prokurorit
1. Prokurori ka për detyrë të heqë dorë kur ekzistojnë arsye njëanësie për rastet e parashikuara nga neni 17. (heqja dore e gjqtarit) 2. Mbi deklarimin e heqjes dorë vendosin, sipas detyrave përkatëse, drejtuesi i prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë, i prokurorisë pranë gjykatës së apelit dhe Prokurori i Përgjithshëm. Për drejtuesit e prokurorive vendosin titullarët e prokurorive të një shkalle më lart. 3. Me vendimin që pranon deklarimin e heqjes dorë, prokurori që ka hequr dorë zëvendësohet me një prokuror tjetër. Create your first presentation

8 Rastet e zëvendësimit të prokurorit
1. Drejtuesi i prokurorisë vendos zëvendësimin e prokurorit kur ekzistojnë arsye serioze që lidhen me detyrën, si dhe në rastet e parashikuara në nenet 16 dhe 17 paragrafi i parë shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” dhe “dh”. Në rastet e tjera prokurori zëvendësohet vetëm me pëlqimin e tij. (papajtueshmerise se gjyqtarit) 2. Kur drejtuesi i prokurorisë nuk vendos, edhe pse janë rastet e parashikuara në paragrafin 1, Prokurori i Përgjithshëm urdhëron zëvendësimin e prokurorit. 3. Rregullat e caktuara për heqjen dorë dhe zëvendësimin e prokurorit zbatohen edhe për oficerin e policisë gjyqësore. K Create your first presentation

9 Kalimi i akteve një prokurorie tjetër
1. Kur gjatë hetimeve paraprake prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e një gjykate të ndryshme nga ajo pranë së cilës ushtron funksionet e tij, ia kalon menjëherë aktet prokurorisë pranë gjykatës kompetente. 2. Prokurori që ka marrë aktet, në qoftë se çmon se duhet të procedojë prokuroria që ia ka dërguar aktet, njofton Prokurorin e Përgjithshëm, i cili, pasi shqyrton aktet, cakton se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara. 3. Veprimet hetimore të kryera para kalimit ose caktimit të bërë sipas paragrafit 1 dhe 2, janë të vlefshme dhe mund të përdoren në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji. Create your first presentation

10 Kërkimi i akteve nga një prokurori tjetër
1. Kur prokurori merr dijeni se pranë një prokurorie tjetër janë duke u zhvilluar hetime paraprake në ngarkim të të njëjtit person dhe për të njëjtin fakt, në lidhje me të cilin ai procedon, njofton pa vonesë atë prokurori, duke i kërkuar dërgimin e akteve. 2. Prokurori që ka marrë kërkesën, kur nuk është dakord me të, informon Prokurorin e Përgjithshëm, i cili pasi të ketë marrë të dhënat e nevojshme, vendos, sipas rregullave, mbi kompetencën e gjykatës se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara. Prokurorisë së caktuar i dërgohen menjëherë aktet nga prokuroria tjetër. 3. Aktet e hetimit paraprak të kryera nga prokurori të ndryshme janë të përdorshme në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji. Create your first presentation

11 Objekti i veprimtarisë së Policise Gjyqesore
Funksionet e Policise Gjyqesore ushtrohen nga oficerët dhe agjentët e Policisë Gjyqësore. Create your first presentation

12 Shërbimet dhe seksionet e policisë gjyqësore
1. Funksionet e policisë gjyqësore kryhen: a) nga oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore që u përkasin organeve, të cilëve ligji u ngarkon detyrën për të kryer hetime që nga çasti që marrin dijeni për veprën penale; b) nga seksionet e policisë gjyqësore të krijuara pranë çdo prokurorie rrethi dhe të përbëra nga një personel i policisë gjyqësore; c) nga shërbimet e policisë gjyqësore të parashikuara me ligj. Create your first presentation

13 Funksionet e Policisë Gjyqësore
1. Policia Gjyqësore, me cilësinë e subjektit të procedimit penal, kryen këto funksione: a) merr dijeni për veprat penale; b) parandalon ose pengon pasojat e mëtejshme që rrjedhin nga veprat penale; c) kërkon autorët e veprave penale; ç) kryen veprimet e nevojshme për të siguruar burimet e provës dhe për të grumbulluar gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal; d) kryen çdo hetim dhe veprim të urdhëruar ose të deleguar nga organi procedues; Create your first presentation

14 Create your first presentation
dh) kryen veprime procedurale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale; e) kryen veprime në kuadër të marrëdhënieve juridiksionale penale me autoritetet e huaja brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; ë) kryen veprimet në zbatim të ligjit nr , datë "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë"; f) kryen çdo detyrë të tjetër të parashikuar në legjislacionin në fuqi. Policia Gjyqësore dokumenton kryerjen e funksioneve të saj në përputhje me rregullat e Kodit të Procedurës Penale.". Create your first presentation

15 Create your first presentation
Policia gjyqesore praktikisht ushtron ndjekjen penale Policia gjyqesore epron me iniciative Funskionet e saj poicia gjyqesore I kryen nen drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit. Policia gjyqesore detyrohet te zbuloje menjehere veprat penale dhe te informoje menjehere prokurorin permes referimit te vepres penale. Referimi me shkrim I vepres penale tek prokurori. Veprimet hetimore urdherohen ose delegohen nga prokurori Raporti mes Prokurorit dhe Policise gjyqesore jane maredhenje vartesi dhe bashkepunimi. Create your first presentation

16 Varësia e Policisë Gjyqësore
1. Policia Gjyqësore i ushtron funksionet e saj nën varësinë e prokurorit dhe drejtohet e kontrollohet prej tij. 2. Policia Gjyqësore zbaton urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit për përcaktimin e çështjeve që duhen hetuar me përparësi, veprimeve konkrete që duhen kryer, si dhe kohëzgjatjen e nevojshme të hetimeve. 3. Prokuroritë dhe gjykatat disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të Policisë Gjyqësore.". Create your first presentation

17 Vartësia e policisë gjyqësore sipas K. Pr.Penale
1. Seksionet e policisë gjyqësore varen nga drejtuesit e prokurorive të rretheve. 2. Oficeri që shërben në policinë gjyqësore përgjigjet para prokurorit të rrethit për veprimtarinë e zhvilluar nga ai vetë dhe nga personeli vartës. 3. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore janë të detyruar të zbatojnë detyrat që u janë caktuar nga prokurori. Pjesëtarët e seksioneve nuk mund të hiqen nga veprimtaria e policisë gjyqësore veçse me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm. 4. Gjykatat dhe prokuroritë disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të policisë gjyqësore. Create your first presentation


Download ppt "E Drejta e Procedures Penale"

Similar presentations


Ads by Google