Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
E Drejta Procedurale Penale
ALBANIAN UNIVERSITY FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE E Drejta Procedurale Penale [Note to trainer: For detailed help in customizing this template, see the very last slide. Also, look for additional lesson text in the notes pane of some slides.] Dr. Lulzim Lelçaj
2
Subjektet e procedimit penal
Subjektet janë pjesëmarrësit në procesin penal që veprojnë në bazë të kompetencave të caktuara në K.Penale Subjektet jane: Gjykata Prokuroria Policia gjyqësore Ipandehuri dhe mbrojtesi I tij I demtuari Paditësi dhe I padituri civil Create your first presentation
3
Create your first presentation
Gjykata Gjykata realizon funksionin e dhënjes së drejtësisë. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit, Gjykatat e Rretheve Gjyqëosre Gjykata e Krimeve të Rënda. Në gjykatat e shkallës së parë gjykohen nga një gjyqtar: a) e palëve gjatë hetimeve paraprake; b) kërkesat për ekzekutimin e vendimeve; c) kërkesat për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet Veprat penale me maksimum 7 vjet burgim Create your first presentation
4
Gjykata e krimeve të renda
Gjykojnë më trup gjykues me 5 gjyqtarë Gjykimet për të miturit bëhet nga seksionet e gjykata për të mitur. Create your first presentation
5
Create your first presentation
Gjykatat e Apelit Shqyrtojnë ne shkalle te dyte me trup gjykues me 3 gjyqtarë cështjet e gjykuara nga gjykatat e rretheve Gjykatat e Apelit të Krimeve të Renda gjykojnë në shkalle të dyte me 5 gjyqtare gjykimet e nga gjykata e kirmeve të renda Për ceshtjet e hetimit gjykon me trup gjykues me 3 gjyqtare. Create your first presentation
6
Create your first presentation
Gjykata e Lartë Gjykata e lartë gjykon në kolegje me 5 gjyqtarë ose në kolegje të bashkuara. Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar kur gjykon akuza penale kunder Presidentit te Republikes, Kryetarit dhe anetareve te keshillit te ministrave, deputeteve, gjyqtareve te gjykates se larte dhe kushtetuese. GJL ka juridiksion rishikues te vendimeve te formes se prere per shkak te ligjshmerise apo bazueshmerise ne prova. Vendimet unifikuese te GJL Create your first presentation
7
Kushtet për të qene gjyqtar L.9877/2008 n.11
Gjyqtar mund të emërohet shtetasi shqiptar, që përmbush kriteret e mëposhtme: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të jetë me arsim të lartë juridik; c) të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturës; ç) të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; d) të ketë cilësi të larta morale dhe aftësi profesionale. 10% mund te emrohen ishgjyqtar qe plotesojne kushtet e mesiperme. Create your first presentation
8
Kushtet per gjyqtar Gjykata Krimeve te renda
2. Gjyqtari i gjykatës për krimet e rënda emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në bazë të konkurrimit me jetëshkrime, pasi: të ketë punuar jo më pak se 5 vjet në gjykatat e shkallës së parë; b) të jetë dalluar për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale; c) të jetë vlerësuar "Shumë mirë" për aftësi profesionale dy herët e fundit; ç) të mos ketë masë disiplinore në fuqi. Create your first presentation
9
Zgjedhja e gjyqtareve te Gj Apelit
Gjyqtari i gjykatës së apelit duhet te plotesoje kushtet: të ketë punuar jo më pak se 7 vjet në gjykatat e shkallës së parë; b) të jetë dalluar për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale; c) të jetë vlerësuar "Shumë mirë" për aftësi profesionale dy herët e fundit; ç) të mos ketë masë disiplinore në fuqi. 4. Ndërmjet gjyqtarëve që kandidojnë për në gjykatën e krimeve të rënda dhe për në gjykatat e apelit dhe që plotësojnë kushtet e pikave 2 dhe 3 të këtij neni, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjedh me pikëzim, Create your first presentation
10
Anetaret e Gjykates se Larte neni 3 ligji GJL
1. Gjyqtar në Gjykatën e Lartë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që përmbush këto kushte: a) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; b) të ketë punuar si: i) gjyqtar për jo më pak se 13 vjet, nga të cilat të paktën 5 vite pune si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit; ii) jurist me jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale në funksione publike në administratën e Kuvendit, administratën e Presidentit, aparatin e Këshillit të Ministrave, ministri dhe institucione qendrore të pavarura, në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, prokuror, avokat dhe personelin akademik të arsimit të lartë, profesor dhe docent ose gradën shkencore “Doktor”, si dhe pedagog ose drejtor në Shkollën e Magjistraturës; Create your first presentation
11
Create your first presentation
iii) kushtet e përcaktuara në këtë shkronjë janë plotësuese; c) të mos ketë masë disiplinore në fuqi; ç) të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 5 vitet pararendëse nga data e kandidimit; d) të mos ketë qenë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë. 2. Kandidatët, që përmbushin kushtet ligjore të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, zgjidhen gjyqtarë në Gjykatën e Lartë: a) në bazë të këtyre kritereve objektive: i) vjetërsisë në profesion; ii) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës; iii) vlerësimit dhe treguesve të lartë cilësorë të punës së kandidatit, ku përfshihen vendimet gjyqësore, parashtrimet, diskutimet dhe çdo akt tjetër të përgatitur nga kandidati gjatë pjesëmarrjes në gjykim; iv) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; v) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik; vi) masave disiplinore të mëparshme, llojit dhe numrit të tyre; vii) në bazë të vlerësimit të kritereve shtesë të mëposhtme: viii) të gëzojë integritet të lartë moral, ku përfshihet, ndër të tjera, transparenca e plotë dhe e dokumentuar e të gjitha të ardhurave dhe aseteve dhe pagimi i të gjitha detyrimeve tatimore; ix) të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm; x) përbërjen e trupës gjyqësore, në momentin e emërimit të kandidatit, duke synuar balancën ndërmjet përvojave personale të anëtarëve; xi) informacioneve zyrtare të marra nga institucione të tjera publike, përfshirë edhe informacionet konfidenciale në lidhje me kandidatët. 3. Në çdo rast, numri i gjyqtarëve që zgjidhen nga radhët e juristëve nuk mund të jetë më i madh se ¼ e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Create your first presentation
12
Create your first presentation
Statusi I gjyqtareve Pavarsia e gjyqtareve nenshtrohen vetem ligjitdhe kushtetutes Qendrimi ne detyre smund te kufizohet. Paga dhe privilegjet nuk mund te ulen Konrolli incidentral I ligjeve ne gjykaten kushtetuese. Create your first presentation
13
Paanesia e gjyqtareve ne zgjidhjen e ceshtjes
Papajtueshmëria për shkak të pjesëmarrjes në procedim 1. Gjyqtari që ka dhënë ose që ka marrë pjesë në dhënien e vendimit në një shkallë të procedimit nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit në shkallët e tjera, as të marrë pjesë në rigjykim pas prishjes së vendimit. 2. Nuk mund të marrë pjesë në gjykim gjyqtari që ka vleftësuar masën e sigurimit ose çdo kërkesë tjetër të prokurorit të paraqitur gjatë hetimit paraprak në të njëjtin procedim. 3. Nuk mund të ushtrojë në të njëjtin procedim detyrën e gjyqtarit ai që ka qenë prokuror ose që ka kryer veprime të policisë gjyqësore ose që ka qenë mbrojtës, përfaqësues i një pale ose dëshmitar, ekspert ose që ka paraqitur një kallëzim, ankim, kërkesë për procedim ose që ka dhënë apo ka marrë pjesë në dhënien e vendimit për autorizimin e procedimit.pajtueshmëria për shkak të pjesëmarrjes në procedim Create your first presentation
14
Papajtueshmëria për arsye lidhjeje familjare, gjinie a krushqie
Në të njëjtin procedim nuk mund të marrin pjesë si gjyqtarë personat që janë ndërmjet tyre ose me pjesëmarrësit në gjykim, bashkëshortë, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave) ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka). Create your first presentation
15
Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë nga gjykimi i çështjes konkrete:
a) kur ka interes në procedim ose kur një nga palët private ose një mbrojtës është debitor a kreditor i tij, i bashkëshortit ose i fëmijëve të tij; b) kur është kujdestar, përfaqësues apo punëdhënës i të pandehurit ose i njërës nga palët private ose kur mbrojtësi a përfaqësuesi i njërës prej këtyre palëve është gjini e afërt e tij ose e bashkëshortit të tij; c) kur ka dhënë këshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit; ç) kur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit ose ndonjë të afërmi të tij me të pandehurin ose njërën prej palëve private; Create your first presentation
16
Create your first presentation
d) kur ndonjë prej të afërmve të tij ose të bashkëshortit është cenuar ose dëmtuar nga vepra penale; dh) kur një i afërm i tij ose i bashkëshortit kryen ose ka kryer funksionet e prokurorit në të njëjtin procedim; e) kur ndodhet në një nga kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga nenet 15 dhe 16; ë ) kur ekzistojnë shkaqe të tjera të rëndësishme njëanshmërie. 2. Deklarimi i heqjes dorë i paraqitet kryetarit të gjykatës përkatëse. Create your first presentation
17
Perjashtimi i gjyqtarit
1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: a) në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17; (papajtueshmerise ose heqjes dore) b) kur gjatë ushtrimit të funksioneve dhe para se të jetë dhënë vendimi ai ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet ose rrethanat objekt procedimi. 2. Gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit. Create your first presentation
18
Afatet dhe format e kërkimit të përjashtimit
1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit bëhet në seancë menjëherë pas legjitimimit të palëve. 2. Kur shkaku i përjashtimit lind ose zbulohet pas mbarimit të momentit të legjitimimit të palëve, kërkesa duhet të bëhet brenda tri ditëve nga konstatimi. Kur shkaku ka lindur ose është zbuluar gjatë seancës kërkesa e përjashtimit duhet të bëhet para mbarimit të seancës. 3. Kërkesa përmban shkaqet e provat dhe parashtrohet me akt të shkruar. Ajo paraqitet, bashkë me dokumentet, në sekretarinë e gjykatës kompetente. Një kopje e kërkesës i jepet gjyqtarit për të cilin kërkohet përjashtimi. 4. Kur nuk bëhet personalisht nga palët, kërkesa mund të paraqitet me anën e mbrojtësit ose të një përfaqësuesi të posaçëm. Në prokurë duhet të tregohen shkaqet për të cilat kërkohet përjashtimi, ndryshe ajo nuk pranohet. Create your first presentation
19
Kompetencat për të vendosur përjashtimin
1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në seancë nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë. Ndaj vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për përjashtim lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar të çështjes. 2. Për kërkesën e përjashtimit të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë vendos një kolegj i kësaj gjykate, i ndryshëm nga ai të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë. 3. Nuk pranohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve të caktuar për të vendosur mbi përjashtimin. Create your first presentation
20
Vendimi mbi kërkesën e përjashtimit
1. Kur kërkesa e përjashtimit është bërë nga ai që nuk e ka patur këtë të drejtë ose duke mos respektuar afatet ose format e parashikuara nga neni 19 ose kur shkaqet e paraqitura janë të bazuara në ligj, gjykata që shqyrton ankimin e shpall atë të papranueshëm me vendim. 2. Gjykata mund të pezullojë përkohësisht çdo veprimtari procedurale ose ta kufizojë atë në kryerjen e veprimeve të ngutshme. 3. Gjykata, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos për kërkesën e përjashtimit. 4. Vendimi i dhënë në bazë të paragrafëve të sipërm i njoftohet gjyqtarit, për të cilin është kërkuar përjashtimi, prokurorit, të pandehurit dhe palëve private. Kundër tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Create your first presentation
21
Pasojat e heqjes dore apo perjashtimit
1. Kur deklarimi i heqjes dorë ose kërkesa e përjashtimit pranohen, gjyqtari nuk mund të kryejë asnjë veprim procedimi. 2. Akti që pranon deklarimin e heqjes dorë ose kërkesën e përjashtimit cakton nëse dhe në ç’pjesë kanë vlerë veprimet e kryera më parë nga gjyqtari që ka hequr dorë ose që është kërkuar të përjashtohet. 3. Dispozitat për heqjen dorë dhe përjashtimin e gjyqtarit zbatohen edhe për sekretarin e seancës dhe personat e ngarkuar për të bërë transkriptime ose riprodhim fonografik apo audioviziv. Për heqjen dorë ose përjashtimin e tyre vendos gjykata që shqyrton çështjen. Create your first presentation
Similar presentations
© 2024 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.