Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
Lidershipi / udhëheqje
Hyrje
2
Përmbajtja Konceptualizimi i lidershipit Përkufizimi i lidershipit
Komponentat e lideshipit Pasuesit/ndjekësit dhe lidershipi
3
Konceptualizimi i lidershipit
Përkufizime të ndryshme të lidershipit e perceptojnë lidershipin si: Si proces grupor Nga këndvështrimi i personalitetit Si sjellje Si raport të autoritetit në mes liderit dhe pasuesve/ndjekësve Si instrument për arritjen e qëllimeve Shkathtësi Ekzistojnë më tepër mënyra të klasifikimit të nocionit lidership. Një prej sistemeve të klasifikimit është lidershipi i Bass-it. Ky autor potencon se disa definicione e perceptojnë lidershipin si qendrën e proceseve grupore. Duke u nisur nga ky këndvështrim lideri paraqet qendrën e ndryshimeve dhe aktiviteteve të grupit dhe qendrën e vullnetit të grupit. Në grupin e dytë, lidershipi perceptohet nga aspekti i personalitetit dhe definohet si kombinim i tipareve dhe karakteristikave specifike të cilët i posedon liderin që i mundësojnë t’i bind tjerët t’i realizojnë detyrat në organizatë. Në disa qasjet tjera lidershipi perceptohet si veprim apo sjellje – aktiviteteve që lideri ndërmerr me qëllim që të nxis ndryshimin e grupit. Lidershipi mund të definohet edhe nga konteksti në mes liderit dhe pasuesve, ndjekësve/vartësve në organizatë. Nga ky këndvështrim liderët posedojnë pushtet/ autoritet dhe shfrytëzojnë të njëjtin që të nxisin ndryshime tek të tjerët. Tjerët e perceptojnë lidershipin si proces transformues me të cilin pasuesit motivohen të arrijnë shumë më tepër se sa pritet nga ta. Disa dijetarë analizojnë lidershipin nga aspekti i shkathtësive. Ky qëndrim i jep përparësi dijes dhe shkathtësisë si atribute bazike për një lidership efektiv.
4
Komponentat e lidershipit
Është proces Nënkupton ndikim Paraqitet në kontest të grupit Nënkupton arritjen e qëllimit Liderët Nuk janë më të rëndësishëm se pasuesit/ndjekësit Nuk janë më të mirë se pasuesit/ndjekësit Por janë në raport interaktiv me pasuesit/ndjekësit Përkundrejt faktit se lidershipi ka më tepër përkufizime ekzistojnë disa komponentë bazë për dukurinë e lidershipit. Në këtë kontekst lidershipi është: Proces Me të realizohet ndikim Paraqitet në kontekst të grupit Niset nga premisa e realizimit të qëllimit Nga këto komponentë lidershipi mund të përkufizohet si proces në të cilin individi ndikon te grupi që të realizohet qëllimi i përbashkët. Përkufizimi i lidershipit si proces nënkupton se këtu nuk kemi të bëjmë me tipare dhe karakteristikat e liderit, por për raporte të interaksionit në mes liderit dhe pasuesve/vartësve në një organizatë. Procesi nënkupton dukuri me të cilin lideri ndikon tek pasuesit/vartësit por edhe pasuesit/vartësit tek ai/ajo. Duhet te theksohet se lidershipi nuk është proces linear dhe një-kahesh por është një fenomen interaktiv. Kur lidershipi definohet në këtë formë pozita e liderit është e kapshme për të gjithë jo vetëm për liderin formal në grup. Lidershipi nënkupton ndikim dhe me këtë vlerësohet mënyra se si lideri ndikon tek pasuesit/vartësit. Ndikimi është conditio sine qua non për lidershipin, nuk ka lidership nëse nuk ka ndikim. Grupi paraqet nivelin në të cilën lidershipi paraqitet. Me lidership nënkuptohet realizimi i qëllimit të një grup personash që kanë qëllimin e njëjtë. Kjo mund të ndodh tek një grup i vogël punues apo tek grupet të mëdha në të cilët e përfshinë tërë organizatë. Me lidership nënkuptohet edhe drejtimi në realizimin e qëllimeve. Kjo nënkupton se liderët drejtojnë grupin në realizimin e një detyre apo rezultati specifik, apo e drejtojnë energjinë kah individët të cilët mundohen të realizojnë diçka të së bashkë. Prandaj, mund të konkludohet se lidershipi paraqitet dhe funksionon në kushte ku individët orientohen kah qëllimi. Individët që merren me lidershipin janë liderët ndërsa ata të cilëve ju drejtohet lidershipi janë pasuesit/vartësit, por, edhe liderët edhe pasuesit/vartësit janë të kyçur në procesin e lidershipit. Liderët kane nevojë për pasues/vartës por edhe pasuesit/vartësit kanë nevojë për lider, ato janë të lidhur me njëri tjetrin, por është lideri ai që nxit raporte, krijon kushte për komunikim dhe i mirëmban këto raporte.
5
Përkufizimi i lidershipit
Bernard Bass (1990) ,,aq definicione te lidershipit sa ka dijetar që janë munduar të definojnë atë,, ,,Paraqet proces me të cilin individi ndikon tek grupi i individëve në arritjen e qëllimit të përbashkët.,,
6
Llojet e lidershipit Lidershipi i bazuar në tipare përkundrejt lidershipit të bazuar në proces Lidershipi formal dhe joformal Lidershipi dhe autoriteti Lidershipi dhe dhuna/detyrimi Lidershipi dhe menaxhmenti
7
Lidershipi i bazuar në tipare përkundrejt lidershipit të bazuar në proces
Përkufizimi i lidershipit të bazuar në tipare: Disa individ kanë karakteristika apo kualitete natyrore me çka dallohen nga joliderët. Përqendrohet në individët e përzgjedhur Kufizohet vetë te ata persona që kanë talent natyror LIDERI atr. fizike Inteligjenca Ekstravert Elokvenca Tipare tjera Lidershipi Lidershipi si tipar në krahasim me lidershipin si proces Shpesh dëgjojmë deklarata si: “x personi është lider i lindur” apo ai është lider natyror. Këto deklarata janë karakteristikë për personat që e perceptojnë lidershipin si tërësi e tipareve. Ky kuptim i lidershipit niset nga premisa se disa individ kanë karakteristika apo cilësi natyrore që i bën ato të jenë lider dhe këto karakteristika i dallojnë ato nga ata të cilët nuk janë lider. Disa nga këto cilësi kanë të bëjnë me atributet fizike (lartësia), karakteristikat personale (ekstravertiteti) edhe aftësia (për shembull elokuenca). Përkufizimi i lidershipit si tërësi e tipareve në masë të madhe dallon nga përkufizimi i lidershipit si proces. Në konceptin e parë lidershipi trajtohet si aftësi natyrore gjegjësisht një gamë të tipareve që persona të ndryshëm i kanë në masë të ndryshme. Kjo nënkupton se një numër i caktuar i njerëzve mund të ushtrojnë lidershipin, pra lidershipi është e drejtë ekskluzive e atyre që kanë talent nga lindja. PASUESIT/NDJEKËSIT
8
Lidershipi i bazuar në tipare përkundrejt lidershipit të bazuar në proces
Përkufizimi i lidershipit të bazuar në proces Lidershipi është karakteristikë apo tërësi karakteristikash që posedohen në shkallë të ndryshme nga njerëz të ndryshëm (Jago, 1982) Observohet nga sjellja e lidershipit Mund të mësohet LIDERI Lidershipi (Interakcioni) Në kuptimin e lidershipit si proces, premise bazë është se lidershipi është fenomen i cili paraqitet në kuadër të një konteksti dhe si i tillë është i hapur për të gjithë. Si proces lidershipi mund të analizohet nga sjellja e liderit. Në bazë të kësaj qasje lidershipi është i hapur dhe është fenomen që mund të mësohet. PASUESIT/NDJEKËSIT
9
Lidershipi formal dhe Lidershipi joformal
Lidershipi i bazuar në pozitën në organizatë Lideri i ekipit Menaxheri i kompanisë Udhëheqësit e departamenteve Drejtorët Individ që perceptohet nga të tjerët si anëtari me më ndikim i grupit pa marë parasysh pozitën e tij në organizatë. Paraqitet me kohë me anë të sjelljeve dhe komunikimit Inkuadrim verbal Mirë i informuar Kërkon mendimin e të tjerëve Strikt por jo rigjid TEORIA E IDENTITETIT SOCIAL Disa individ janë lider meqenëse kanë pozita formale në organizatë, ndërsa të tjerët janë lider për shkak të mënyrës sesi perceptohen nga anëtarët e grupit. Këto dy forma të lidershipit njihen si lidershipi formal dhe lidershipi joformal. Lidershipi që bazohet në pozitën e individit në organizatë njihet si lidership formal. Sa për ilustrim, shembuj të lidershipit formal mund të jenë udhëheqësit e një ekipi, drejtuesit e departamenteve etj. Por, shpesh ndodh që personi që e ka pozitën e liderit mos të jetë lideri në suaza të një konteksti. Kur anëtarët e grupit pranojnë se një person ka ndikim më të madh tek grupi pa marrë parasysh titullin në organizatë atëherë ai person është lideri jo-formal ose lideri spontan në organizatë. Individi këtë pozitë e fiton duke ju falënderuar personave të tjerë në organizatë që mbështesin dhe pranojnë sjelljen e këtij lideri. Ky tip i lidershipit nuk fitohet me pozitën por paraqitet më kohë duke i falënderuar komunikimit. Disa nga sjelljet pozitive gjatë komunikimit që janë bazë për lidershipin joformal janë informimi, fjalimet, mendimet e të tjerëve, inkurajimi i ideve të reja, demonstrimi i vendosmërisë etj. Disa hulumtime kanë sjellë në pah se personaliteti ka rol të rëndësishëm tek zhvillimi i liderit. Sa për ilustrim, Smith dhe Foti (1998) në një mostër prej 160 studentëve zbuluan se disa karakteristika personale janë të ndërlidhura me lidershipin joformal. Individët që dominonin ishin ata që kishin inteligjencë më të lartë, më tepër vetëbesim dhe këta individ kishin gjasa më të mëdha të pranohen si lider nga të tjerët. Në paraqitjen e lidershipit joformal ndikim të madh kanë edhe paragjykimet në lidhje me gjininë. Watson dhe Hoffman (2004) në një studim kanë zbuluar se femrat që kishin për detyrë t’i bindin anëtarët e grupit të sjellin vendime të caktuara ishin njëlloj të suksesshme me meshkujt. Por, femrat në këtë studim morën nota më të ultë se meshkujt në lidhje me aftësitë e lidershipit. Përveç kësaj, femrat lider ishin më pak të pëlqyeshme se sa meshkujt. Këto rezultate tregojnë se ende ka barriera në lidhje me liderët femra. Teoria e identitetit social poashtu analizon lidershipin joformal. Në bazë të kësaj teorie paraqitja e lidershipit është në korrelacion me nivelin e identitetit të grupit si tërësi. Me zhvillimin e grupit gjatë kohës zhvillohet edhe prototipi i grupit, kështu si lider paraqiten ato individ që janë më të afërt me prototipin e grupit, pasi që liderët e tillë janë më atraktiv për grupin dhe kështu këto lider kanë ndikim më të madh në të.
10
Lidershipi dhe autoriteti
Bazamenti i autoritetit social French & Raven (1959) Autoriteti Kapaciteti apo potenciali për të ndikuar. Aftësia të ndikohet në besimin, sjelljen dhe veprimin e tjerëve Referent Ekspert Legjitim Shpërblim Dhunë/detyrim LIDERSHIPI DHE AUTORITETI Koncepti i pushtetit/autoritetit është ngushtë i ndërlidhur me konceptin e lidershipit pasi që pa të nuk mund të realizohet qëllimi. Në këtë kontekst pushteti/autoriteti paraqet aftësi apo potencial për realizim të ndikimit. Individët kanë pushtet/ autoritet kur kanë aftësi të ndikojnë në besimin e tjerëve në qëndrimet e tyre dhe ne drejtimin e aktiviteteve. French dhe Raven (1959) realizuan një hulumtim mbi pushtetin shoqëror. Këto autorë e definojnë pushtetin në një kornizë të raporteve të dyanshme që ngërthejnë personin i cili realizon ndikim dhe personin i cili ndikohet nga personi tjetër. French dhe Raven determinuan se ekzistojnë pesë burime bazike të pushtetit/ autoritetit: shpërblimi, referenca, legjitimiteti, referenca dhe ekspertiza (shih tabelën 1). Secili nga këto burime të pushtetit rrit aftësinë e liderit të ndikoj në qëndrimet, vlerat dhe sjelljen e të tjerëve. Autoriteti paraqet çështje për liderët por edhe për pasuesit/ndjekësit.
11
Lidershipi dhe autoriteti
Pushteti referent Bazohet në faktin se pasuesit/vartësit e pranojnë dhe e duan liderin Pushteti i bazuar në ekspertizë Bazohet në perceptimet e pasuesve për kompetencën e liderit Pushteti legjitim Bazohet mbi statusin apo autoritetin formal Pushteti i bazuar në shpërblime Buron nga kapaciteti për ofrimin e shpërblimeve të tjerëve ( eprori i shpërblen punonjësit që punojnë më tepër ) Pushteti i bazuar në dhunë dhe detyrim Buron nga kapaciteti të penalizohen apo të dënohen të tjerët 5 bazat e autoritetit Tabela 1 Burimet e autoritetit Pushteti/autoriteti referent Bazohet në faktin se pasuesit/vartësit pranojnë dhe e duan liderin. Burimi i këtij autoriteti janë raportet ndër-personale që personi i kultivon me të tjerët në organizatë. Bazohet në harizmë, të tjerët e admirojnë,respektojnë dhe besojnë në të. Pushteti/autoriteti në bazë të ekspertizës Bazohet në percepcionin e pasuesve/vartësve mbi kompetencën e liderit. Dija është autoritet. Autoriteti i bazuar në dije apo ekspertizë buron nga posedimi i dijes apo ekspertizës në një sferë të caktuar. Këto individ vlerësohen për aftësitë e tyre të zgjedhin problemet në organizatë. Këta persona perceptohen si kritik dhe të pa zëvendësueshëm në organizatë. Idetë, mendimet dhe qëndrimet personave me autoritet të bazuar në ekspertizë çmohen nga të gjithë në organizatë. Zakonisht, posedimi i autoritetit të bazuar në ekspertizë paraqet hapin e pare promovim në autoritet që bazohet në legjitimitet (sektori privat). Pushteti/autoriteti në bazë të legjitimitetit Është e ndërlidhur me statusin dhe autoritetin formal Autoriteti legjitim njihet si autoritet i bazuar në pozitë. Burimi i autoritetit është pozita e personit në hierarkinë e organizatës. Që autoriteti i pozitës të perceptohet si efektiv, duhet të perceptohet si legjitim nga pasuesit në suaza të organizatës. Pushteti /autoriteti në bazë të shpërblimeve Bazohet në mundësinë e dhënies së shpërblimeve (eprori jep bonuse për vartësit që kanë punuar me përkushtim). Buron nga aftësia e personit të ndikojë në shpërndarjen e formave të ndryshme të stimulimit. Këto forma përfshijnë: rritjen e pagës, avancim, shpërblim etj. Personi që ka autoritetin e dhënies së shpërblimeve influencon veprimet e tjerëve në organizatë. Autoriteti i bazuar në shpërblime i motivon punonjësit, por nëse aplikohet në mënyrë jo të drejtë mund të demoralizoj dhe të de-motivoj punonjësit dhe të ul rendimentin e tyre në organizatë Pushteti/autoriteti në bazë të imponimit Bazohet në mundësinë që të tjerëve t’u shqiptohen vërejtje dhe dënime. Pushteti i bazuar në dhunë/detyrim buron nga aftësia e personit të ndikoj tek të tjerët me anë të kërcënimeve, dënimeve apo sanksioneve. Pushteti i bazuar në dhunë siguron kontroll në sjelljen e punonjësve në organizatë për tu siguruar se sjellja e punonjësve është në pajtim me praktikat dhe normat e organizatës
12
Lidershipi dhe autoriteti
Llojet dhe bazamenti i autoritetit Autoriteti i bazuar në pozitë Autoriteti i bazuar në personalitet Autoriteti buron nga zyra apo hierarkia në organizatë/komunitet Legjitim Shpërblim Dhunë Autoriteti buron nga fakti se personi është pëlqyer dhe ka dije dhe ekspertizë Referent Ekspertizë Autoriteti i pozitës dhe autoriteti personal Organizatat ballafaqohen me dy lloje të pushteti/autoritetit: autoriteti i pozitës dhe autoriteti personal. Autoriteti i pozitës bazohet në nivelin apo vendin që ka personi në sistemin formal të organizatës. Në këtë kontekst lideri ka mundësi që të ndikoj meqenëse ka status më të lartë në organizatë se sa pasuesit/vartësit e tij. Autoriteti i pozitës është i ndërlidhur dhe nënkupton autoritetin legal, autoritetin e shpërblimeve dhe autoritetin e imponimit. Autoriteti personal nënkupton aftësinë e liderit të ndikoj tek pasuesit/vartësit meqenëse perceptohet si i pranueshëm dhe me ekspertizë nga ana e pasuesve. Në këtë kontekst kur liderët sillen në mënyrë e parapëlqyer nga pasuesit ato fitojnë autoritet. Sa për ilustrim, disa lider kanë pushtet meqenëse pasuesit i perceptojnë si shembuj të mirë, liderët tjerë kanë autoritet meqenëse perceptohen nga të tjerët si kompetent. Në të dyja rastet autoriteti i liderëve është rezultat i raporteve sesi tjerët e perceptojnë interakcionin lider pasues. Autoriteti/pushteti personal bazohet në autoritetin referent dhe autoritetin e ekspertizës ( Shih tabelën 2). Autoriteti i pozitës Autoriteti personal Legaliteti Referenca Shpërblimi Ekspertiza Inponimi Në shumë analiza të lidershipit, liderët përshkruhen si persona që kanë pushtet dhe dominojnë me tjerët ndërsa pushteti përkufizohet si instrument që përdoret nga lideri për realizimin e qëllimeve personale. Përkundrejt këtij vështrimi, Burns (1978) e analizon pushtetin nga aspekti i raporteve epror vartës, për këtë dijetar autoriteti nuk është instrument që përdoret nga lideri për të realizuar interesat vetanake por rrjedh si rezultat i raporteve në mes liderit dhe të vartësve dhe i njëjti shfrytëzohet për promovimin e qëllimeve të tyre të përbashkëta. Lidershipi trajton autoritetin si pjesë të interakcioneve në mes liderit dhe vartësve pra në mënyrën sesi liderët bashkëpunojnë më vartësit për realizimin e qëllimeve të përbashkëta.
13
Lidershipi dhe dhuna/detyrimi
Shembuj të liderëve që bazohen në dhunë Përdorimi i dhunës që të ndikohet në ndryshim Të ndikohen tjerët të bëjnë diçka duke manipuluar me shpërblimet dhe dënimet në kontekstin organizativ Përdorimi i kërcënimeve, dënimeve dhe shpërblimeve negative Adolf Hitler David Koresh Autoriteti përdoret të detyroj ndjekësit të sillen në mënyrë ekstreme LIDERSHIPI DHE DHUNA/DETYRIMI Dhuna/detyrimi është një prej llojeve më specifike të autoritetit që gjendet në duart e liderëve. Dhuna/detyrimi nënkupton përdorimin e dhunës me qëllim të realizimit të ndryshimeve. Me anë të dhunës/detyrimit të tjerët detyrohen të bëjnë diçka duke përdorur instrumentet e dënimeve dhe shpërblimeve në kuadër të organizatës. Dhuna shpesh nënkupton kërcënim, dënim dhe shpërndarje negative të shpërblimeve. Shembuj klasik të liderëve që kanë përdorur dhunën/detyrimin për realizimin e qëllimeve janë Adolf Hitler në Gjermani, Jim Jones në Guajana dhe David Koresh në Waco (Teksas), secili prej tyre ka shfrytëzuar autoritetin dhe rreptësinë që ti detyrojë të tjerët që të sillen në mënyrën e parapërcaktuar. Pretendohet se liderët të cilët e përdorin imponimin nuk janë shembuj për lidership ideal. Liderët të cilët e përdorin imponimin më tepër përqendrohen në qëllimet vetanake e më pak në nevojat dhe interesat e pasuesve/vartësve, përdorimi i dhunës shpesh ka efekt negativ tek pasuesit/vartësit në kontekst të realizimit të qëllimeve të përbashkëta.
14
Lidershipi dhe menaxhmenti Kotter (1990)
Aktivitetet e menaxhmentit Aktivitetet e lidershipit “Prodhon rend dhe konzistencë” “Prodhon ndryshime dhe lëvizje” Planifikimi & Buxhetimi Organizimi & Stafi Kontrolli & Zgjedhja e problemeve Përcaktimi i drejtimit Rreshtimi i individëve Motivimi/Inspirimi Lidershipi në shumë çka është i ngjashëm më menaxhmentin. Edhe në lidership sikurse në menaxhment ballafaqohemi me realizimin e qëllimit, me punë me njerëz dhe shumë funksione të menaxhmentit janë në pajtimin me përkufizimin e lidershipit. Por këto dy koncepte nuk janë identike. Lidershipi mësohet qysh nga koha e Aristotelit ndërsa shkenca e menaxhmentit është dukuri e dy shekujve të fundit me paraqitjen e shoqërive të industrializuara (revolucioni industrial). Menaxhmenti u paraqit si rezultat i orvatjeve për reduktimin e kaosit në organizata si dhe për përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të organizatave. Funksionet primare të menaxhmentit, ashtu si i identifikoi Henry Fayol (1916) ishin planifikimi, organizimi, udhëheqja, kontrolli dhe komanda, funksione që janë edhe sot aktuale. Kotter (1990) krahasoi funksionin e menaxhmentit dhe funksionin e lidershipit. Funksioni bazë i menaxhmentit është të siguroj konsistencë dhe rend në organizatë ndërsa funksioni i liderit është të nxisë ndryshime dhe lëvizje të organizatës. (shih tabelën në vijim). Menaxhmenti merret me ruajtjen e rendit dhe stabilitetit ndërsa lidershipi me kërkimin e ndryshimeve konstruktive. Edhe pse aktivitetet e menaxhmentit dhe lidershipit dallohen nuk mund të ketë zhvillim të organizatës, nëse organizata nuk ka menaxhment dhe lidership të mirë. Sa për ilustrim, nëse organizata ka menaxhment të fuqishëm pa lider vështirohet arritja e rezultateve për shkak të burokratizimit të tepërt, gjithashtu nëse organizata ka lidership të fuqishëm por nuk ka menaxhment rezultati mund të jetë i pavlerë apo ndryshimet mund të jenë të pa dobishme. Që të kemi organizata të suksesshme duhet të kemi menaxhment me ekspertizën e duhur dhe lider me aftësitë e duhura. Shumica e aktiviteteve të lidershipit dhe menaxhmentit dallojnë por të dyja janë esenciale për prosperitetin e organizatës
15
Lidershipi dhe menaxhmenti Kotter (1990)
Krijon rregulla dhe konzistencë Lidershipi Nxit ndryshime dhe lëvizje në organizatë Planifikim dhe buxhetim Përcaktimi i agjendës Përcaktimi i orarit të aktiviteteve Shpërndarja e resurseve Drejtim Krijimi i vizionit Ofrimi i një pasqyre më të gjerë për realitetin Përcaktimi i strategjisë Organizimi dhe punësimi Krijimi i strukturës Hapja e vendeve të punës Përcaktimi i rregullave dhe procedurave Drejtim në realizimin e qëllimeve Kërkim të devotshmërisë Ndërtim të ekipeve dhe koalicioneve Kontrolli dhe zgjedhja e problemeve Inkurajimi i punonjësve Zgjedhja kreative e problemeve Ndërmarja e veprimeve kolektive Motivim dhe inspirim Inspirim dhe energji Dhënia e autorizimeve tek vartësit Përmbushja e nevojave të vartësve
16
Lidershipi dhe menaxhmenti Zaleznik (1977)
Menaxherët Autoritet njëkahësh Liderët Ndikim shumëkahësh Janë emocionalisht të involvuar Janë reaktiv Përcaktojnë idetë duke u përgjigjur atyre Parapëlqejnë me njerëzit të zgjedhin problemet Veprojnë të zgjerojnë mundësitë ekzistuese Zaleznik (1977), pretendon se liderët dhe menaxherët janë nga natyra njerëz të ndryshëm. Sipas tij, menaxherët janë reaktiv dhe kur punojnë në zgjedhjen e problemeve mundohen t’i realizojnë punët me pak emocione dhe qëllimi i tyre është zvogëlimi i numrit të alternativave për zgjedhjen e problemeve. Nga ana tjetër, liderët krijojnë raport emocional duke u munduar të përcaktohen idetë me krijimin e mundësive të ndryshme për zgjidhjen e problemeve në afat më të gjatë. Liderët ndryshojnë mënyrën sesi njerëzit mendojnë për atë se çka është e mundur për zgjedhjen e një problemi. Edhe pse ekzistojnë dallime në mes menaxhmentit dhe lidershipit këto dy sfera në segmente të ndryshme përplasen. Kështu kur menaxherët ndikojnë në grupin për realizimin e qëllimeve të përcaktuara ato janë të kyçur në procesin e lidershipit, në njëjtën kohë kur liderët merren me planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollin në fakt janë kyçur në procesin e menaxhmentit. Të dyja proceset ndikojnë në grupin me qëllim që të realizohen qëllimet. Përqendrimi kryesor i manaxhmentit është në anën konceptuale të organizatës (planifikimin, organizimin dhe buxhetimin). Menaxhmenti siguron se resurset e organizatës përdoren në mënyrë efikase. Menaxhmenti ndihmon të përfitohen, integrohen dhe shpërndahen resurset me qëllim që të arrihen qëllimet dhe të realizohen detyrat. Lidershipi merret me raportet ndër-personale duke instaluar shpirtin e duhur në organizatë/komunitet. Si konkluzion Lidershipi definohet dhe determinohet në mënyra të ndryshme por atributi i përbashkët është se lidershipi perceptohet si proces për realizimin e ndikimit i cili i ndihmon një grupi ti arrij qëllimet e përbashkëta. Për analizë të procesit të lidershipit është me rendësi të analizohet lidershipi si raport në mes liderit dhe pasuesve/vartësve. Involvim jo i mjaftueshëm emocional Ndryshojnë mënyrën se si individët mendojnë për atë se çka është e mundur
17
Me rëndësi Përkufizimi dhe komponentët e lidershipit
Dallimi në mes lidershipit formal dhe jo formal Lidershipi dhe autoriteti 5 bazat e autoritetit Lidershipi i pozitës dhe lidershipi personal Lidershipi dhe dhuna/detyrimi Lidershipi dhe menaxhmenti
18
Literatura Chapter 1, Leadership Theory and Practice, Six Edition
Peter G. Northouse, Sage Publications.; 2012
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.