Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
E Drejta e Procedures Penale
ALBANIAN UNIVERSITY FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE E Drejta e Procedures Penale [Note to trainer: For detailed help in customizing this template, see the very last slide. Also, look for additional lesson text in the notes pane of some slides.] Dr. Lulzim Lelçaj
2
Create your first presentation
Hetimet paraprake Hetimet paraprake jane faza e pare e procedimit penal Hetimet paraprake duhet ti paraprijne shqyrtimit gjyqesor. Ne sistemin inkuizitor hetimet paraprake karakterizohen nga:fshehtesia e veprimeve hetimore, pabarazia relative e paleve, prova formohet ne fazen e hetimeve paraprake. Ne sistemin akuzator hetimet paraprake:gjetjen dhe fiksimin e provave. Provat formohen gjate shqyrtimit gjyqesor. Palet jane te barabarta dhe debatojne per cdo prove. Hetimet paraprake kryhen nga Prokurori dhe policia gjyqesore. Create your first presentation
3
Organet e ngarkuara për hetimet paraprake
1. Prokurori dhe policia gjyqësore zhvillojnë, brenda kompetencave të caktuara, hetimet e nevojshme që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale. 2. Prokurori drejton hetimet dhe ka në dispozicion policinë gjyqësore. 3. Për veprat penale që gjykohen në shkallë të parë nga Gjykata e Lartë, procedohet nga Prokuroria e Përgjithshme. Bashkepunimi mes Prokurorit dhe Policise Gjyqesore eshte kusht per suksesin e hetimeve paraprake. Vartesia e policise gjyqesore nga Prokurori dhe raporti ne mes tyre. Create your first presentation
4
Kontrolli I gjykates mbi hetimet paraprake.
1. Gjatë hetimeve paraprake, për rastet e parashikuara nga ligji, mbi kërkesën e prokurorit, të pandehurit, të dëmtuarit dhe palëve private, vendos gjykata. 2. Të gjitha veprimet e prokurorit gjatë hetimeve paraprake shqyrtohen nga i njëjti gjyqtar. Nderhyrja e Gjykates ne hetimet paraprake behet me kerkese te paleve (prokurorit, pandehurit, paleve te tjera) Kerkesat shqyrtohen nga gjykata qe ka kompetence lendore dhe tokesore per gjykimin e ceshtjes penale. Ato shqyrtohen nga gjyqtari I caktuar per cdo rast konkret dhe jo nje gjyqtar per te gjitha hetimet / rastet Create your first presentation
5
Create your first presentation
Sekreti hetimor 1. Veprimet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve. 2. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohen në sekretarinë e prokurorit. Veprimet hetimore jane sekret derisa I pandehuri te kete mare dijeni per to. Create your first presentation
6
Marrja dijeni per vepren penale
Procedimi penal mund te nise Me iniciativen e prokurorit Me iniciativen e policise gjyqesore Nepermjet kallezimit apo ankimit Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët. Burimet e informacionit per marrjen dijeni per vepren penale jane te pakufizuara Create your first presentation
7
Kallezimi per vepren penale
Kallezimi per vepren penale mund te vije nga: Nepunesi publik, Personelii mjekesor ose Shtetasit. Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale. Kur, gjatë një procedimi civil ose administrativ, zbulohet një fakt që përbën vepër penale që ndiqet kryesisht, organi përkatës bën kallëzim te prokurori Create your first presentation
8
Create your first presentation
Personeli mjekësor që është i detyruar ligjërisht të bëjë kallëzim duhet ta paraqesë atë brenda dyzet e tetë orëve dhe t’ia dërgojë prokurorit ose çdo oficeri të policisë gjyqësore të vendit ku ka kryer ndërhyrjen ose ka dhënë ndihmën dhe kur ka rrezik nga vonesa, oficerit të policisë gjyqësore më të afërt. Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm. Perjashtimi per te afermit, personat e tjere….. Kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, me përjashtim të rasteve të parashikuara per dokumentet e falsifikuara.. Create your first presentation
9
Create your first presentation
Ankimi tek prokurori.. Për veprat penale të parashikuara nga nenet 89, 102 paragrafi i parë, 105, 106, 130, 239, 240, 241, 243, 264, 275 dhe 318 të Kodit Penal, ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimin e të dëmtuarit, i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit. Ankimi bëhet nga i dëmtuari te prokurori ose në policinë gjyqësore me anën e një deklarate, në të cilën personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të posaçëm, shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje me një fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale. Për rastet e parashikuara nga neni 59, ankimi bëhet në gjykatë nga i dëmtuari akuzues. Create your first presentation
10
Heqja dore nga ankimi neni 328 K. Pr. Penale
Heqja dorë nga e drejta e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit. Heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme. Tërheqja e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit me deklaratë të paraqitur në organin që procedon. Ajo mund të bëhet në çdo fazë të procedimit, gjersa vendimi i gjykatës nuk ka marrë formën e prerë. Në çdo fazë të procedimit, prokurori vendos pushimin e akuzës ose çështjes kur i dëmtuari nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi në rastet që procedimi fillon me kërkesën e tij; (neni 328 K. Pr. Penale) Create your first presentation
11
Kustet e procedimit penal
Procedimi penal fillon mbi bazen e te dhenave te cilat tregojne vepren penale dhe nese dihet autorin e saj. Keto te dhena duhet te verifikohen qe te jene te sakta nese fakti eshte veper penale dhe nese personi eshte autori I saj. Create your first presentation
12
Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit
Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, duhet të pushojë në çdo gjendje të procedimit, kur: a) personi ka vdekur; b) personi është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale; c) mungon ankimi i të dëmtuarit ose ai e tërheq ankimin; ç) kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston; d) vepra penale është shuar; dh) është dhënë amnisti; e) në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga ligji. Create your first presentation
13
Create your first presentation
Fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale Vepra penale eshte shuar me parashkrim Vepra penale eshte amistuar Ku del qarte qe fakti nuk ekziston Prokurori merr vendim te arsyetuar per mosfillimin e procedimit penal Ankuesi ka te drejte te ankohet ne gjykate kunder ketij vendimi. Rastet kur kerkohet autorizim per te proceduar (ndryshimet kushtetuese per kufizimin e imunitetit). Create your first presentation
14
Funksionet e Policise Gjyqesore
Funksionet e policise gjyqesore (neni 30 I K. Pr. Penale. Organi qe detyrohet te zbuloje veprat penale dhe te kryeje vepremet hetimore te nevojshme per sqarimin e rrethanave te ceshtjes. Per identifikimin dhe kapjen e personit te dyshuar. Create your first presentation
15
Veprimtaria me iniciativë e policisë gjyqësore
1. Me marrjen e njoftimit për një vepër penale, policia gjyqësore, pa vonesë, i referon prokurorit, me shkrim, elementet thelbësore të faktit dhe elementet e tjera që janë mbledhur deri atëherë. Ajo njofton, kur është e mundur, edhe gjeneralitetet, banesën dhe çdo gjë që vlen për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, të personit të dëmtuar dhe të atyre që janë në gjendje të tregojnë rrethanat e faktit. 2. Kur ka urgjencë dhe në rastet e krimeve të rënda, njoftimi bëhet menjëherë edhe me gojë. 3. Me njoftimin, policia gjyqësore tregon ditën dhe orën në të cilën ka marrë dijeni për veprën penale. Create your first presentation
16
Veprimet hetimore te policise gjyqesore
Ruajtja e vendit te ngjarjes Kerkimi, fiksimi dhe ruajtja e sendeve dhe gjurmeve te vepres penale Kerkimi I gjurmeve dhe provave matariale Pyet persona qe jane ne gjendje te tregojne rretanay e ngjarjes. Te gjitha sa me siper duhet te fiksohen ne gjendjen qe jane kur konstatohen Angazhimi I eksperteve kriminaliste dhe mjekoligjore…. Kur prokurori do te jete prezent oficeret/agjentet e policise gjyqesore do te ruajne te pandryshuar vendin e ngjarjes deri ne nderhyrjen e tij Create your first presentation
17
Create your first presentation
Nese gjurmet, sendet apo provat materiale rrezikohen te demtohen apo humbin para mberritjes se prokurorit , policia gjyqesore kryen veorimet hetimore dhe nese eshte rasti sekustrojne provat materiale apo sendet. Breda 48 oreve procesverbali I dergohet prokurorit. Nese eshte e nevojshme kryerja e veprimeve qe kerkojne njohuri te posacme, policia gjyqesorw cakton eksperte Create your first presentation
18
Veprimet e tjera te policise gjyqesore
Policia gjyqesore kryen arrestimin ne flagrance I te dyshuarit per kryerjen e je krimi sipas kushteve te kerkuara nga K.P. Pr. Penale. Ne kete rast oficeret e policise gjyqesore kane per detyre te fiksojne oren e sakte , te njoftojne te arestuarin se nukeshte I detyruar te beje deklarime, te marre nje mbrojtjes, etj Oficeret dhe agjentet e policise gjyqesore kane te drejte te ndalojne personin e dyshuar per kryerjen e nje krimi. ( ne kushtet kur lejohet ndalimi) Ndalimi kryhet me urdher te prokurorit Create your first presentation
19
Kerkimi dhe pyetja e personave qe dine rrethanat e ngjarjes
Identifikimi I sakte I perdsonave qe kane dijeni per rrethanat e faktit Deklearimi I tyre duhet te jete I hollesishem dhe te shkruhet sakte pa ekujvoke. Ai e nenshkruan ate Identifikimin e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime. Ai mund te shoqerohet ne zyrat e policise per verifikim dhe mund te mbahet deri ne 12 ore. Shoqerimi I detyrueshem nuk eshte I njejete me ndalimin. Marrja e te dhenave nga personi ndaj te cilit zhvillohen hetimet. Gjate pyetjeve ata duhet te njoftojne mbrojtesin. Create your first presentation
20
Marrja e te dhenave nga personat qe kane dijeni per vepren penale
Pyetja e tyre behet sipas rregullave te pyetjes se deshmitareve Kontrolimet ne rast flagrance apo ikjeje, perbejne perjashtim nga rregulli dhe mund te behen nga Piicia Gjyqesore me iniciative por duke argumentuar ekzistencen e arsyeve te perligjura. Kontrollet ne raste te tilla mund te kryhen ne cdo kohe. Kontrollet duhet te dokumentohen ne procesverbal Ato fiksojne dhe marrin gjurmet e vepres penale si dhe sekuestrojne sendet e vepres penale. Prokurori I vlreson brenda 48 oreve Create your first presentation
21
Create your first presentation
Sekuestrot e korrspondences, Sekuestrimi paraprak I pasurive sipas ligjit antimafia Kerkesa e prokurorit per gjykaten: Per sekustrimin paraprak te pasurise Per te detyruar titullarin e pasurise te justifikoje ligjshmerine e burimit te pasurise. Gjykata vendos me kerkese te prokuririt pezulimin e administrimit te pasurise nga titullari dhe cakton nje administrator te saj. Ne rast te mosvertetimin te burimit te ligjshem gjykata brenda tre muajve vendos konfiskimin e pasurise Create your first presentation
22
Create your first presentation
Veprimet stimuluese 1. Oficeri dhe agjenti i policisë gjyqësore ose personi i autorizuar prej tyre mund të ngarkohen për blerje të simuluar të sendeve, që rrjedhin nga një krim ose simulim i një akti korruptiv, ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar të dhëna financiare ose pronësie të një personi, për të cilin ka dyshime për kryerjen e një krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tyre si punonjës policie. 2. Këto veprime bëhen me autorizimin e prokurorit që kontrollon hetimet ose të prokurorit që ka në juridiksion territorin ku do të zhvillohet veprimi. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, policia gjyqësore duhet t’i dorëzojë prokurorit të gjitha provat e mbledhura dhe një raport përmbledhës. Create your first presentation
23
Create your first presentation
3. Nuk duhet provokuar një akt kriminal, duke shtyrë një person të kryejë një krim, të cilin nuk do ta kishte kryer po të mos ishte ndërhyrja e policisë. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret. Create your first presentation
24
Punonjesi I policise I infiltruar.
1. Për qëllimet e zbulimit të krimeve të rënda, oficeri i policisë gjyqësore, me autorizimin e prokurorit, mund të futet në përbërjen e një grupi kriminal për të individualizuar pjesëtarët e grupit dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për hetimin, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e vet si punonjës policie. 2. Punonjësi i policisë i infiltruar nuk duhet të provokojë një akt kriminal, i cili, pa ndërhyrjen e tij, nuk do të ishte kryer. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret. Create your first presentation
25
Create your first presentation
3. Autorizimi i prokurorit duhet të përcaktojë afatin e infiltrimit, që mund të zgjatet nga prokurori deri në gjashtë muaj dhe hapësirën e lejueshme për punonjësin e infiltruar, duke treguar, sipas rastit, veprimet e paligjshme që mund të kryejë ai, pa rrezikuar jetën e të tjerëve. 4. Punonjësi i policisë i infiltruar mund të pyetet si dëshmitar. Create your first presentation
26
Veprimtaria e prokurorit gjate hetimeve paraprake
Prokurori ushtron ndjekjen penale, drejton dhe kontrollon hetimet dhe kryen vete cdo veprim hetimor qe e cmon te nevojshem. Prokurori ka ne dispozicion policine gjyqesore Prokurorite bashkepunojne mes tyre ne rast te procedimeve te lidhura Njofton akuzen te pandehurit dhe pyet te pandehurin Merr dekleraimet e personave qe paraqiten per te bere deklarime ndaj te cileve po zhvillohen hetime. Pyetja e te pandehurit. I pandehuri nuk merret forcerisht ne pyetje. Create your first presentation
27
Afatet e perfundimit te hetimeve
Hetimet duhet te perfundojne renda nje afati te arsyeshem Afati e perufimit te hetimeve paraprake eshte 3 muaj. Afatet e hetimeve fillojne nga dita e regjistrimit te personit te cilit I atribuohet vepra penale Zgjatjae afateve mnd te behet edhe per 3 muaj te tjere. E rastet shume komplekse afatet zgjaten deri ne 2 vjet. Ne tejkalin te tyre vetem me lejen e Prokurorit te Pergjithshem. Ndaj kesaj zgjateje mund te behet ankim. Afatet e hetimeve mund te pezullohen ne rastet e parashikuara ne kod. Create your first presentation
28
Create your first presentation
Perfundimi I hetimeve Ne perfundim te hetimeve prokurori I ve ne dispozicion te pandehurit dhe mbrojtjesit aktet dhe provat e mara (ato qe kane lidhje me akuzen). Per kete mbahet procesverbal Officeri I policise gjyqesore perpilon nje relacion te hollesishem per prokurorin ne te cilin shpjegon rrethanat e faktit. Kete ia dergon prokurorit se bashku me fashikullin e hetimeve paraprake Pasi shqyrtimit prokurori vendos Pushimin e akuzes ose ceshtjes Dergimin e saj ne gjyq Create your first presentation
29
Rastet e pushimit te ceshtjes penale
a) del qartë se fakti nuk ekziston; b) fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale; c) i dëmtuari nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi në rastet që procedimi fillon me kërkesën e tij; ç) personi nuk mund të merret si i pandehur ose nuk mund të dënohet; d) ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose për të cilin ndjekja penale nuk duhej të fillohej ose nuk duhet të vazhdojë; dh) del se i pandehuri nuk e ka kryer veprën ose nuk provohet që e ka kryer ai; e) me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar për të njëjtën vepër penale; ë) i pandehuri vdes; f) në rastet e tjera të parashikuara me ligj. Create your first presentation
30
Ankimi ndaj vendimit te pushimit
Ankimi gjyqesor. Ne gjykaten e shkalles se pare Shqyrtimi I ankimit ne prani te paleve Kunder vendimit gjyqesor mund te behet ankim ne gjykaten e apelit. Ankimi tek prokurori me I larte por jo ne rastet kur ndaj vendimit eshte bere ankim ne gjykate dhe gjykata e ka gjetur te drejte vendimin e puhimit. Create your first presentation
31
Create your first presentation
Kerkesa per gjykim prokurori harton kerkesen per gjykim kur ka prova të plota për fajësinë e të pandehurit, prokurori paraqet kërkesën për gjykimin e çështjes bashke me fashikullin. Kërkesa për gjykim përmban: a) gjeneralitetet e të pandehurit dhe të dëmtuarit nga vepra penale; b) parashtrimin e faktit, duke treguar nenet përkatëse të Kodit Penal; c) burimet e provës dhe faktet që ato u referohen; ç) datën dhe nënshkrimin e prokurorit. Kërkesa u njoftohet të pandehurit dhe të dëmtuarit. Create your first presentation
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.