Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
Leksion 8 Tregtia Elektronike – E-Commerce
Siguria per E-Commerce e web-serverave Leksion 8
2
Cfare eshte tregtia elektronike ?
Tregtia elektronike i referohet një game të gjerë aktivitetesh të biznesit online për produktet dhe shërbimet. Ajo gjithashtu ka të bëjë me format e ndryshme të transaksionit në të cilin palët bashkëveprojnë në mënyrë elektronike në vend të shkëmbimit fizik. Tregtia elektronike është përdorimi i komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së përpunimit të informacionit në transaksionet e biznesit për të krijuar, transformuar, dhe ridefinuar marrëdhëniet për krijimin e vlerës me dhe ndërmjet organizatave. Ajo është e lidhur me blerjen dhe shitjen nëpërmjet internetit, kryerjen e transaksioneve që përfshijnë transferimin e pronësisë ose të të drejtave për të përdorur mallrat ose shërbimet nëpërmjet një rrjeti kompjuterik ndërmjetësues.
3
Nga këndvështrimi i komunikimit, tregtia elektronike është shpërndarja e mallrave, shërbimeve, informacionit ose pagesave nëpërmjet rrjetit kompjuterik ose me çdo mjet tjetër elektronik. Nga këndvështrimi i procesit të biznesit, tregtia elektronike është aplikimi i teknologjisë drejt automatizimit të transaksioneve të biznesit dhe proceseve të punës. Nga këndvështrimi i shërbimit, tregtia elektronike është një mjet që u përgjigjet dëshirës së bizneseve, konsumatorëve dhe menaxherëve, për të shkurtuar shpenzimet e shërbimit ndërkohë që rrit cilësinë e mallrave dhe shpejtësinë e ofrimit të shërbimeve. Nga këndvështrimi i internetit, tregtia elektronike ofron aftësinë në blerjen dhe shitjen e produkteve, informacione në internet dhe shërbime të tjera online.
4
Një shembull i tillë është duapune
Një shembull i tillë është duapune.com i cili krijon një kanal ndërveprimi me fokus ofrimin e shërbimeve të punësimit kompanive të ndryshme nëpërmjet internetit. duapune.com përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të biznesit elektronik në tregun shqiptar, e cila mundëson lidhjen mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit në mënyrë virtuale, por me rezultate të prekshme. Ajo numëron mbi 55,000 punëkërkues të rregjistruar dhe mbi 2,500 punëdhënës të rregjistruar.
5
E-BUSINESS Karakteristikat e E-Business:
E-business është kryerja e biznesit në Internet, jo vetëm blerja dhe shitja por gjithashtu shërbimi ndaj klientit dhe bashkëpunimi me partnerët. E-business përfshin shëbimin ndaj klientit (e-service) dhe aktivitetet brënda biznesit (intra-business). E-business është transformimi i proceseve kryesore të biznesit nëpërmjetë përdorimit të teknologjise së Internetit. Një kompani e cila implementon e-business është një kompani e cila mund të adaptohet me ndryshimet e vazhdueshme të teknologjise dhe Internet-it. Zhvillimi i intranet-it dhe extranet-it është pjesë e e-business. E-business është cdo gjë që ka të bëjë me sisteme të cilat suportojnë zyrat e pasme të një organizate.
6
Ndryshimet e-commerce dhe e-bussines:
E-business është diçka më shumë se E-commerce, që përfshin edhe: • Shërbimet për konsumator. • Bashkëpunimin me partnere të biznesit. • Realizimin e transaksioneve elektronike brenda njëorganizate/ndërmarrje/biznesi
7
Termi commerce përfshinë konceptin e tregtisë, ‘shkembimi i mallrave, në një shkallë të gjërë, ndërmjetë vëndeve të ndryshëm’. Në këtë mënyrë, e-commerce përfshin mjetin elektornik për këtë shkëmbim, pra si rrjedhim e-commerce mund të përkufizohet gjërësisht si shkëmbimi i mallrave (të prekshëm ose paprekshëm), në një shkallë të gjërë, ndërmjetë vendëve të ndryshëm duke përdorur një mjet elektrionik – vecanërisht Internetin.
8
Business, nga ana tjetër, perkufizohet si ‘një ndermarrje tregtare me një vijimësi (going concern)’.
E-business mund të përkufizohet gjerësisht si proceset apo fushat me natyrë elektronike ose dixhitale, të përfshira në drejtimin dhe funksionimin e një organizate biznesi. Këto përfshijnë aktivitete direkte të biznesit të tilla si marketingu, shitjet dhe burimet njerëzore, por gjithashtu edhe aktivitetet indirekte si ri-inxhinerimi i proceseve të biznesit dhe manaxhimi i ndryshimeve, te cilat ndikojnë në përmirësimin e efiçencës dhe në intergrimin e aktiviteteve dhe proceseve të biznesit.
10
Historia e zhvillimit te e-commerce
Etapa qe lidhen me zhvillimin e teknologjise dhe webit. Etapa 0 : Tregtia elektronike nuk ka filluar akoma, biznesi nuk ka akses ne internet. Etapa 1 : Perdorimi I it dhe faqeve te internetit, biznesi nuk ka faqe internet por ka akses ne informacionet apo faqet e internetit dhe te eve ne pergjithesi. Etapa 2 : Krijimi I nje faqeje interneti, Biznesi ka nje faqe internet te veten ne te cilen jep informacione te pergjithshme rreth tij. Per me shume informacione ne lidhje me produkttet qe ofron kjo kompani, konsumatoret mund te kontaktojne direct me biznesin. Etapa 3 : Krijimi I nje broshure online, konsumatoret kane me shume akses ne marrjen e informacionit rreth produkteve dhe sherbimeve nepermjet interetit, por nuk mund te blejne apo te paguajne online. Etapa 4 : Krijimi I dyqaneve online, konsumatoret mund te blejne apo te paguajne online per sherbimet e kompanise, por web site nuk eshte I lidhur me sistemin e brendshem te kompanise, keshtu qe porosia realizohet vetem fizikisht. Etapa 5 : Krijimi I nje sistemi te integruar, dyqani online eshte I integruar me sisteme te tjera te biznesit si psh ato te realizimit te porosise, kontabilitetit dhe ose te marketingut. Etapa 6 : Perdorimi I tregtise elektronike te avancuar, teknologjia e udheheq biznesin ne organizimin e tij te brendshem dhe te jashtem. Ky system I integruar perdoret per te menaxhuar te gjithe procesin me me shume efektivitet.
11
Kategorite specifike te e-commerce
Mund te identifikohen kater kategori te vecanta te e-commerce Business-to-Business (B2B) e-commerce i referohet spektrit te plote te tregtise elektronike qe mund te ndodhi ndermjete organizatave te biznesit. Disa nga aktivitetet qe B2B e-commerce perfshin jane blerjet dhe prokurimet, manaxhimi i furnizimit, manazhimi i rezerves, manaxhimi i zinxhirit te furnizimit, aktivitete te shitjes, manaxhimi i pagesave, dhe sherbime suporti. Disa nga pioneret e B2B e-commerce jane Chemdex ( FastParts ( dhe FreeMarkets ( Business-to-Consumer (B2C) e-commerce i referohet shkembimeve ndermjete bizneseve dhe konsumatoreve p.sh Amazon.com, Yahoo.com, dhe Scwab.com. Te njejtat transaksione qe ndodhin ne B2B e-commerce ndodhin gjithashtu ne. Per shembull, ashtu si dhe tek aktivitietet business-to-business e vegjel transaksionet qe kane te bejne me aktivitete tek zyrat e pasme e konsumatorit (p.sh manaxhimi i reserves ne ship) nuk mund te identifikohen ne menyre elektronike. Megjithate, te gjithe aktivitetet qe lidhen me zyrat frontale identifikohen lehetesisht ne menyre elektronike. Keto aktivitete perfshijne shitjet, kerkimi konsumatore, FAQ (frequently asked questions), sherbime dhe support.
12
3. Consumer-to-Consumer (C2C) e-commerce, keto lloje shkembimesh perfshijne transaksione ndermjete dhe midis konsumatoreve. Keto shkembime munden ose jo te perfshijne perfshirjen e paleve te treta si per shembull ne rastin e shkembimeve ne ankandin eBay. Aktivitete te tjera perfshijne: reklama te klasifikuara ( lojra ( pune ( komunikime te bazuara ne Web ( dhe sherbime personale (Yahoo! Personals). 4. Consumer-to-Business (C2B) e-commerce. Konsumatoret lidhen sebashku per te formuar dhe prezantuar veten e tyre si nje grup bleresish i vetem tek bizneset ne nje marredhenie C2B. Keto grupe mund te jene ekonomikisht te motivuar si ne rastin e agreguesit te kerkeses Mercat.com apo te orientuar nga nje marredhenie shoqerore si ne rastin e voxcap.cop (grup mbrojte per kauza te ndryshme).
13
RRUGA DREJT ZBATIMIT TE TREGTISE ELEKTRONIKE
14
Hapi 1. Regjistroni adresën e webit
Hapi i parë për të ndërtuar një biznes online është zgjedhja dhe blerja e adresës së web-it ose e thënë ndryshe domain ose adresa URL. Këto adresa do të duhet të blihen online. Është e rekomanduar që kompanitë të kenë vetë emrat e tyre në pronësi të blera prej tyre. Kur mendoni rreth një adrese domain, mendoni për faktorë të tillë si gjatësia e URL, gabimet në shqiptim, dhe partnerët e kompanisë. Për të vazhduar me procesin e përzgjedhjes për adresen e domain-it, shkruani emrat e dëshiruar dhe vizitoni faqet për blerjen e adresave të tilla si GoDaddy.com, Register.com, etj për të parë se çfarë disponohet. Faqet e regjistrimit tregojnë alternativa të emrave të cilat janë të zëna.
15
Hapi 2. Ndërtimi i dyqanit online
Ka dy opsione për ndërtimin e dyqanit virtual: Statike ose Dinamike. Nëpërmjet faqeve dinamike është e mundur të krijohen faqe ku i gjithë informacioni ruhet në një databazë të dhënash. Këto të dhëna shfaqen nga baza e të dhënave në varësi të faqeve specifike. Databaze krijon një histori të klientëve duke ruajtur informacionet e tyre, blerjet dhe të tjera informacione ku mund të përdoren për të nxjerrë statistika të rëndësishme. Në anën tjetër faqet statike nuk kanë një databazë të mirëfilltë dhe informacionet dhe katalogjet ndryshohen shumë rrallë. Pra produktet janë të njëjtat për një kohë të gjatë. Për sa i përket pagesave përdoret një modul ndërmjetës, si paypal, që lidh produktet në faqen e web-it me sistemin e pagesës.
16
Përditësimi i websitit
Përditësimi i websitit. Për të përditesuar websitin ju keni tre opsione: Duke lidhur një kontratë me ndërtuesin e faqes së web-it për një numër ndryshimesh në vit me një pagesë vjetore ose mujore. Mund te bëni ndryshimet vetë por kjo kërkon disa aftësi. Përdorimi i një platforme për të bërë përditësimet e faqes. Mënyra më e përdorshme është aftësimi i një punonjësi të kompanisë i cili të ketë mundësinë për të përdorur platformën e administratorit. Në lidhje me faqet statike është e rekomandueshme që mirëmbajtja të bëhet nga kompania zhvilluese e faqes duke qenë se informacioni përditësohet më rradhë dhe kostoja e punësimit të një personi për të bërë përditësimet nuk e justifikon koston
17
Disa këshilla në ndërtimin e websitit
Imazhet kërkojnë relativisht më shumë kohë për tu shfaqur se sa teksti, prandaj mundohuni të përdorni sa më pak imazhe dhe grafikë. Mundohuni të evitoni paragrafët dhe fjalitë e gjata. Klienti duhet të lokalizojë informacionin e duhur me një të parë të faqes pa qenë nevoja ta lexojë të gjithë informacionin.Vendosni tituj të qartë për çdo seksion. Informacioni në faqe duhet të jetë i organizuar dhe lehtësisht i gjetshëm. Është e rëndësishme që informacionet kryesore duhet të gjënden me minimumin e klikimeve. Disa nga butonat duhet të jenë të aksesueshme në të gjitha faqet e websitit si për shembull: Faqja Kryesore, Faqja e Kontaktit, Faqja e Kërkimit etj. Mundësoni më shumë se një gjuhë nëse doni që të zgjeroni biznesin tuaj në mënyrë që klientët nga vende të ndryshme të kenë mundësinë për të naviguar.
18
Hapi 3. Përcaktoni hosting tuaj më të përshtatshëm
Ka disa faktorë për tu marrë në konsideratë kur vjen koha për të blerë hostin. Një nga faktorët kyesorë është qëndrueshmëria dhe fleksibiliteti me një kosto të pranueshme. Ndihma është një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë. Kompania duhet të ofrojë disa mënyra për tu kontaktuar dhe për të dhënë shërbimin e suportit. Shumica e bizneseve zgjedhin ta transferojnë hosting dhe të paguajnë një kompani për të host-uar faqen e tyre të internetit, që do të thotë se kompania e specializuar në teknologjinë e informacionit është përgjegjëse për të siguruar që faqja është "live" apo e arritshme, 24 orë në ditë. Duke rënë dakord për një tarifë mujore, biznesi nuk ka nevojë të merret me aspektet teknike të ngritjes dhe mbajtjes së një faqeje shërbimi, lidhjet e telekomunikacionit, ose personelin e specializuar.
19
Hapi 4. Pranimi i pagesave online
Tani që faqja e juaj është gati, ju do të duhet ti jepni blerësit online mundësi për të blerë produktet ose shërbimet tuaja. Për të marrë këtë hap tjetër, do juduhet edhe një llogari bankare për biznes si dhe modulin online për pagesat. Llogaria bankare për bizneset Banka është një institucion financiar që ofron llogari të nivelit të biznesit për tregtarët për të mbledhur pagesat nga llogaritë bankare të konsumatorit apo të kartës së kreditit. Sot bankat ofrojnë të dyja si llogaritë për biznesin dhe modulin e pagesave online për dyqanin tuaj online.
20
Moduli i pagesave online
Ky modul bën të mundur që faqja e websitit tuaj të pranojë pagesa nga mjete të ndryshme si kartat e kreditit, çeqet elektronike, pagesat nëpërmjet postës ose telefonit etj. Gjithashtu këto module ju japin mundësinë për të bërë pagesa manuale duke mbrojtur nga mashtrimet juve dhe klientët tuaj.Me poshte, eshte paraqitur skema e qarkullimit te transaksioneve per pagesat nga klienti deri tek ofruesi I sherbimit : Kartat e kreditit Pagesat me kartat e kreditit konsistojnë në dy faza: autorizimi dhe trasferimi. Autorizimi është pjesa ku kontrollohet nësë të dhënat e kartës janë të sakta dhe nëse ka mjaftueshëm fonde për të bërë blerjen. Ndërsa transferimi është procesi i transferimit të pagesës nga njëra llogari te tjetra.
21
Hapi 5. Promovimi i biznesit online
Pasi të keni ndërtuar faqen e kompanisë, të keni hostuar atë, dhe të keni mundësuar pagesat online, është koha për të promovuar faqen tuaj duke tërhequr klientët në dyqanin tuaj virtual. SEO (Search Engine Optimization) Optimizimi i motorëve të kërkimit Optimizimi i motorëve të kërkimit (SEO) është një term që përdoret për të përshkruar teknikat e marketimit me anë të së cilës faqja e webit perfeksionohet në atë mënyrë që motorat e kerkimit si Google, Yahoo ta listojnë faqen në rradhët e para të rezultateve. Duke e vendosur faqen tuaj në radhët e para ju krijoni më shumë shanse që konsumatori të hyjë në dyaqnin tuaj online. Prezenca në internet mund të ndihmojë veçanërisht në dy mënyra: Personalizimi: Të dhënat e klientit (emrat, adresat dhe detajet e regjistrimit) mund të përdoren për të ndjekur preferencat dhe përpunuar përmbajtjen e faqes, me elementë të tregtisë elektronike, në përputhje të interesave individuale të klientit. Për shembull, faqja juaj mund të sugjerojë produkte për të cilat mund të jetë i interesuar një klient specifik, bazuar në eksperiencat e mëparshme të blerjes në faqen tuaj.
22
Metodat të dobishme për promovim të drejtpërdrejtë tek klientët janë:
Dëshmitë e suksesit: Këto janë komente të vërteta të bëra nga konsumatorë të kënaqur në lidhje me prodhimet ose shërbimet tuaja. Shfrytëzimi efektiv i dëshmive ndërton besueshmërinë dhe i bën klientët të ndjehen më të sigurtë për blerjet online. Rekomandimet efektive botohen, janë të vërteta, jepen lirisht, përdoren me lejen e autorit dhe janë të shoqëruara me emrin e autorit dhe vendndodhjen e tij. Marketing viral (reaksion zinxhir): Duke përdorur listen tuaj të kontakteve me për të përhapur informacione dhe duke dhënë një nxitje për të kaluar tek mesazhi. Dinamika e promovimit planifikohet të ketë tiparet e shpërndarjes se viruseve në botën reale nga një person tek tjetri. Reklamat: Shpalljet që shfaqen në faqet e internetit ku konsiderohet se ka një fluks të lartë vizitoresh të profilit tipik me klientet ideal të kompanisë. Gjithashtu të sukseshme janë konsideruar promovimet në rrjetet sociale si facebook, linkedin, google + si dhe në motorrin e kërkimit në google. Lidhjet reciproke: Lidhjet me faqe të tjera që ofrojnë një mënyrë të thjeshtë për klientin që çojnë vizitorët nga një faqe e caktuar në faqen tuaj të internetit, dhe anasjelltas.
23
Hapi 6. Menaxhoni biznesin tuaj
Për të patur një menaxhim sa më të mirë të biznesit tuaj online, ju duhet të keni mjetet e duhura për të menxhuar sigurinë e transaksioneve, financat, shërbimin postar ndërkohë që duhet ta mbroni biznesin online nga sulmet dhe mashtrimet. Shërbimet e sigurisë DMCS ka module të avancuara për kapjen dhe identifikimin e mashtimeve online. Këto module parandalojnë aktivitet e dyshimta që mund të jenë shumë të kushtueshme në rast se nuk ndalohen në kohë. Certifikata SSL Për ta lidhur faqen me modulet e pagesave online duhet të pajiseni me certifikatën SSL (Secure Sockets Layer). Financat Përdorimi i moduleve të ndryshme për të mbajtur dhe menaxhuar të dhënat financiare për klientet, kohën që shpenzojnë në faqe, gjenerim raportesh etj, është një ndihmë e madhe në menaxhim.
24
Çfarë është një transaksion e-commerce?
Transaksionet tipike të cilat kategorizohen si transaksione e-commerce. Pagesa kryhet nëpërmjet internetit, por të dhënat e transfertes në bankën e tregtarit nuk kryhet nëpërmjet internetit. - Kartëmbajtësi vendos të dhënat e kartës në formularin e porosisë në faqen e internetit të tregtarit. Pas marrjes së porosisë, tregtari merr autorizimin dhe kryen shlyerjen duke vendosur të dhënat në një terminal POS dial-up/GPRS, duke bërë të mundur edhe lëshimin e një fature. - Autorizimi merret nëpërmjet internetit dhe në momentin e dërgesës merret firma. Kartëmbajtësi blen online dhe të dhënat e pagesës i vendos nëpërmjet internetit. Tregtari i përdor këto të dhëna për të marrë autorizimin dhe dërgon mallin e porositur. Në momentin e dërgeses kartëmbajtesit i kërkohet të firmosë faturën e pagesës me kartë. Vendosja e të dhënave të pagesës nëpërmjet internetit nga kartëmbajtësi quhet transaksion E-commerce. Përveç kësaj, tregtari duhet të provojë se transaksioni është kryer nga kartëmbajtesi dhe se malli është dërguar dhe pranuar nga kartëmbajtësi.
25
Të dhënat e pagesës janë dërguar me anë të postës elektronike
Të dhënat e pagesës janë dërguar me anë të postës elektronike. Kartëmbajtësi i dërgon tregtarit porosinë dhe të dhënat e kartës nëpërmjet postës elektronike. Tregtari pasi ka marrë të dhënat e dërguara nga kartembajtesi, merr autorizimin dhe kryen shlyerjen duke vendosur të dhënat në një terminal POS dial-up/GPRS, kompjuter, duke bërë të mundur edhe lëshimin e një fature. Edhe ky quhet një transaksion E-commerce, pasi kartëmbajtësi ka vendosur të dhënat e kartës për të kryer transaksionin dhe ia ka dërguar tregtarit nëpërmjet internetit. Mënyra e marrjes së autorizimit dhe mënyra e shlyerjes nga tregtari nuk ndikojnë në përkufizimin e transaksionit. - Kartëmbajtësi ble në internet dhe paguan nëpërmjet telefonit celular nëpërmjet lexuesit të kartës. Konsumatori përzgjedh nga një katalog në internet (ose nga një menu e cila paraqitet në telefonin celular), porosit një artikull dhe zgjedh që të faturohet direkt nga telefoni celular. Telefoni celular bie dhe klienti vendos të dhënat e transaksionit duke përdorur një kartë me CHIP, pa qënë e nevojshme të flasi me dikë në telefon. Ky quhet një transaksion E-commerce pavarësisht mënyrës së përzgjedhjes së katalogut, të dhënat e pagesës janë vendosur në distancë nëpërmjet një rrjeti elektronik të dhënash, i cili lidh telefonin celular me kompjuterin e tregtarit. - Kartëmbajtësi përdor blerjen nëpërmjet TV kabllor të pajisur me setin përkatës për vendosjen e të dhënave të pagesës. Një klient nis një transaksion me një tregtar, pjesë e një rrjeti shitjesh nëpërmjet një operatori kabllor. Megjithëse klienti përdor një aparat të veçantë dhe një rrjet televiziv, ashtu si edhe me Internetin apo me një rrjet të hapur edhe ky quhet një transaksion E-commerce. (rrjeti kabllor konsiderohet një rrjet i mbyllur). Kjo aplikohet në rastet kur kartëmbajtësi përdor një tastierë për të shkruar të dhënat e llogarisë së tij dhe në ato raste kur mundësohet leximi i një karte me chip.
26
KERKESAT PER SOFTWERE-t E NJE E-COMMERCE WEBSITE
Te gjitha zgjidhjet E-Commerce duhet te sigurojne : Shfaqje te katalogut Mundesine shopping cart (karroce blerese) Perpunimin e transaksionit
27
Shfaqja e katalogut perdoret per te organizuar artikujt per shitje.
Katalogjet e nje website jane dy llojesh: 1.Katalogu static : eshte nje liste e thjeshte elementesh e shkruar ne gjuhen HTML qe shfaqet ne nje apo me shume faqe te website-it. Pervec kesaj, katalogu static perdoret per te shtuar ose per te fshire artikuj te ndryshem. Per kete kerkohet editimi nga HTML. 2.Katalogu dinamik : Ketu informacioni ne lidhje me produkte te ndryshme do te ruhet ne database. Mund te permbaje foto te ndryshme te artikujve, pershkrime shtese, detaje dhe mundesi te kerkimit.
28
Shopping Cart (Karroca e blerjes)
Karakteristikat e shopping cart : Shopping Cart modern ruajne shenimet e artikujve qe konsumatori zgjedh, duke I lejuar at ate shtojne/heqin artikuj, apo thjesht per te pare shopping cart-en. Te gjitha informacionet per artikullin perfshire dhe cmimin dhe kodin e tij ruhen automatikisht ne shopping cart Me klikimin e nje butoni te vetem psh checkout button tek arka, ekzekutohet transaksioni I blerjes Disa website te e-commerce lejojne ruajtjen e artikujve te shopping cart per disa dite, duke lejuar perdoruesit te realizojne blerjen e ketyre produkteve. Kompanite qe ofrojne shopping cart softwere jane : (me nje cmim prej $250-$400 e cila perfshin ASP,ASP.Net dhe PHP) si dhe (nje license me cmim $490 duke perfshire Perl dhe CGI).
29
Perpunimi I transaksioneve : eshte faza e cila pason pasi bleresi kalon ne arken virtuale. Ka disa karakteristika : Ne kete faze llogariten zbritjet e mundshme, taksat e shitjeve, shpenzimet e transportit, tatami mbi shitjen dhe shpenzimet postare duhet tw jene aktualet. Keto llogaritje duhet te perfshijne edhe ndonje kupon, promovime speciale si psh blerja ne nje date te caktuar ofron zbritje per produkte te ndryshem Duhet te sigurohet nje lidhje e sigurte komunikimi, pastaj te transmetohet informacioni ne lidhje me pagesen Per dizanjimin e nje website nevojiten vegla ose tools te shumte. Keto vegla jane te rendesishem pasi I mundesojne perdoruesve me njohuri te ndryshme te HTML(pra dhe atyre qe skane njohuri ne lidhje me kete gjuhe) te krijojne nje website.Por eshte e rendesishme te kemi kujdes lidhur me veglat sepse kodi qe gjenerohet automatikisht mund te jete I veshtire te deshifrohet nqs ndonje problem mund te ndodhe
30
.Disa nga tool-s jane : Editoret HTML psh Microsoft FrontPage, Microsoft Office, Macromedia Dreamweaver Debbugers HTML/XML validators Graphic editors Text Editors etj. Website-t jane te ndryshem pervecse nga permbajtja, dhe nga madhesia e te dhenave qe ata do te permbajne. Sipas standartit SME, permasat e nje ebsite varen nga permasat e biznesit qe do te reklamohet. Per kete arsye, bizneset do te ndahen ne : Biznese te vogla, biznese te cilet shesin me pak se 40 artikuj, pra atyre u duhet vetem nje liste e produkteve ose e kategorive te produkteve. Fotot dhe detajet e produkteve mund te vendosen ne nje faqe te vetme Bizneset e medha: kerkojne navigacion me te sofistikuar dhe me shume vegla te organizimit te produktit.Gjithashtu duhen menyra alternative te gjetjes se produkteve, pra duhet te perfshihen vegla te reja ne lidhje me filtrimin e produkteve, si psh mundesia e kerkimit te lire te teksteve – text search etj.
31
Website e mëdha E-commerce kërkojnë mundësi shtesë, si:
1. Middleware -që lidhinsistemin ekzistues tëkompanisë me sistemin e E-commerce (kontrolli I inventarit, procesimin e kërkesave dhe kontabilitetin) Middleware lidh e-commerce me sistemin ekzistues Middleware mund të jetë e shkruar në- shtëpi apo e blerë nga shitësit e middleware-ve ose kompanitë konsulente Kostoja totale e një middleware mund të shkojnë nga $ deri nëmiliona Euro P.sh. shitësit e middleware janë dhe 2. Databazat dhe Aplikacionet Një menaxher i databases e ruan software-in në mënyrë të strukturuar shumë mire Struktura e databases përcakton se sa lehtë menaxheri i saj mund të marrë informacionet eruajtura në database E-commerce e vogla mund të përdorindatabase me kosto të ulët siç është MicrosoftAccess 3. Software të zinxhirit të menaxhimit të furnizimit 4. Software të menaxhimit të marrëdhënieve me konsumatorë 5. Software të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) 6. Integrimi I aplikacioneve : Software-t aplikative kryejnë funksione specifike, si p.sh. krijimi i faturave Një server i aplikacioneve merr të dhëna ngaWeb-servers i cili furnizohet nga përdoruesi Funksioni i software aplikative është i varu r nga rregullat e biznesit, kjo është e njohur si logjika e biznesit
32
Risku në E-Commerce E-Commerce është i rrethuar nga faktorë, të cilët krijojnë një ambjent të ri ekspozimi ndaj mashtirimeve të sistemit të pagesave me kartë. Disa faktorë të riskut në tregtinë E-commerce: Niveli i lartë i kundërshtimeve dhe kthimeve të shumave: Kryerja e veprimeve në një mjedis tërësisht elektronik në të cilën përdorimi i kartës bëhet pa pranine e kartëmbajtësit çon në rritje të riskut të shërbimit dhe për rrjedhojë dhe të punës në back office dhe rritjen e riskut financiar; -Audienca globale. Interneti mundëson tregtarët të ofrojnë produkte dhe shërbime në të gjithë botën. Ndërkohë që ai hap dyert për blerësit në mbarë botën, njëkohësisht u ofrohen edhe kriminelëve mundësi në të gjithë botën, të cilët përfitojnë nga mangësitë e sistemeve të sigurisë në faqet e tregtarëve.
33
Mjete të fuqishme dhe të lira, kohë e shkurtër, që nevojitet për përfundimin e transaksionit.
Tregtarëve nëpërmjet internetit u nevojitet një kosto e vogël për investimin fillestar. Shumica e bizneseve mund të hapin dyqanin virtual(online) në një kohë relativisht të shkurtër. Nëse një tregtar nuk shpenzon kohën e duhur për të mbrojtur në mënyrën e duhur sistemin e dyqanit online, ai mund të bëhet shumë shpejt subjekt i problemeve të sigurisë dhe ekspozimit ndaj mashtrimit. -Disponueshmëri e përhershme. Tregtarët nëpërmjet internetit janë në dispozicion për biznes 365 ditë në vit, 24 orë në ditë. Kjo mundësi rrit prekshmërinë e tyre ndaj mashtrimeve dhe sulmeve. Nuk ka standarde të centralizuara ose autoritet ligjor. Për shkak se Interneti është global dhe nuk ka asnjë autoritet qëndror që dikton standarte sigurie ose operacionale. Banka dhe tregtarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në marrëdhëniet e tyre të biznesit. -Tregtarët me rrezik të lartë, të cilët kanë për qëllim mashtrimin synojnë ato banka, të cilat ndodhen në vende me një sistem penal që nuk kanë legjislacion për të dënuar krimet e kartës së kreditit, ose një forcë policore që nuk i japin përparësi ketij lloj krimi financiar. Këto transaksione mashtruese ka me shumë të ngjarë të kryhen nga vende pa mbrojtje të tilla dhe me ligje jo të forta ekstradimi. Edhe për vendet në dukje me legjislacion të arrirë të pagesave të kartave, Interneti shton një element të ndërlikuar në përcaktimin e juridiksionit.
34
-Informacioni është më i prekshëm për tu kompromentuar
-Informacioni është më i prekshëm për tu kompromentuar. Përgjimi i të dhënave të llogarisë është më i thjeshtë gjatë një transaksioni E-commerce krahasuar me porositë me postë apo telefon. Teknologjia kompjuterike bën të mundur që kriminelet të mbledhin sasi të mëdha numra kartash krediti ose të dhëna të tjera të llogarisë në një mënyrë të shpejtë dhe automatike. Kjo teknologji mund të krijojë gjithashtu edhe viruse në sistemet e tregtareve. -Hakerat janë të intriguar nga sfidat e teknologjisë së re. Për shumë hakera, sfida e infiltrimit në teknologjinë e re është një nga motivet kryesore për veprimet e tyre keqdashese. Kur identifikohet një mangësi, ajo shpesh i bëhet e njohur menjëhere mbarë botës nëpërmjet kanaleve të komunikimit të internetit. Zhvilluesit e sistemit të tregtarëve duhet të punojnë shumë për sigurinë e faqes së internetit dhe mbrojtjen e të dhënave. a. Nuk besojnë që informacioni i tyre do të ruhet ose do të përdoret me përgjegjësi. b. Ata nuk duan të kontaktohen. c. Dëshirojnë të çorientojnë tregtarët për qëllime mashtrimi
35
-Mekanizma identifikimi të dobëta
-Mekanizma identifikimi të dobëta. Interneti u ofron përdoruesve një platformë anonime nga e cila është e vështirë të zbulosh burimin origjinal të mesazhit. Kjo pengesë e vështirëson jashtëzakonisht hetimin e mashtrimit. Aftësia për të dërguar sulme anonime në internet inkurajon përdorimin e teknikave automatike me një probabilitet të ulët për të gjurmuar diçka me sukses. Fitimi i pritshëm bashkë me këto sulme është tërheqës pasi risku i sulmuesit është i ulët. -Shitja e mallrave virtuale. Nëse blerësi po përdor një identifikim apo mënyrë pagese mashtruese, ajo nuk mund të zbulohet deri në momentin kur transaksioni ka përfunduar dhe bleresi nuk mund të gjurmohet më. Faqet që kanë përmbajtje dixhitale (veçanërisht faqet e internetit për të rritur) gjithashtu, mund të jene subjekt i kriminelëve, të cilët dëshirojne të testojnë nëse numri ose numrat e llogarive, që kanë marrë janë të vlefshme. Aftësia e tregtarëve për të kaluar shpejt kufijtë . Ashtu si me kanalet tradicionale të pagesave, banka duhet gjithmonë të mbrohet edhe ndaj tregtarëve me risk të lartë, të cilët nisin një marrëdhënie biznesi me qëllim mashtrimi. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për tregtarët nëpërmjet internetit, pasi biznese të tilla mund të ndryshojnë lehtësisht vendndodhje, praktikisht edhe brenda natës. Në disa raste, kjo bëhet thjesht duke lëvizur serverin e faqes së internetit. Kjo ndodh zakonisht kur një tregtar i ka ndërprerë marrëdheniet në një treg, pasi është zbuluar natyra e tij mashtruese dhe menjëherë është pikasur edhe në një treg tjetër, me më pak pervojë, i cili nuk e vlerëson ashtu si duhet riskun nga tregtarët e tij. Bankat pranuese, të cilat krijojnë marrëdhënie biznesi me tregtarë të rinj pa kaluar proçesin e shqyrtimit të aplikimit dhe pa një kontroll të vërtetë paraprak mund të pësojnë humbje. -Mashtrimi dhe kundërshtimet e kartëmbajtësit. Aftësia e kartëmbajtësit për të kundërshtuar me sukses një transaksion nëpërmjet internetit varet nga proçesi i hetimit të bankës lëshuese si dhe nga aftësia e tregtarit për të siguruar dokumentacionin përkates të transaksionit.
36
Arkitektura e shërbimit E-Commerce në një bankë të nivelit të dytë
Në këtë zgjidhje për të ofruar shërbimin e-commerce banka ka kërkesat optimale kundrejt tregtarit. Siguria e transaksionit dhe standartet e pagesës konform rregullave të pranimit të transaksioneve me karta sigurohen nga banka. Mbas marrjes së të dhënave të nevojshme për blerjen nga klienti si shuma e porositur, monedha, emri klientit, mbiemri etj, serveri i tregtarit gjeneron një kod unik id. Parameterat e nevojshëm postohen me anë të metodës http post në payment gateway. Për pagesën me kartë (VISA,MasterCard etj) kartëmbajtësi duhet të japë detajet e kartës si numër karte, CVV2 dhe datën e skadencës së kartës. Mbas marrjes së këtyre të dhënave kryhet autentifikimi 3D i kartës blerëse në bankën lëshuese të kësaj karte dhe njëkohësisht autorizimi ose jo i transaksionit të blerjes. Përgjigjia e kthyer dërgohet në faqen e tregtarit i cili më pas jep shërbimin ose produktin e porositur.
Similar presentations
© 2024 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.