Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Globalizimi financiar, krizat financiare globale

Similar presentations


Presentation on theme: "Globalizimi financiar, krizat financiare globale"— Presentation transcript:

1 Globalizimi financiar, krizat financiare globale

2 Ç’farë është kriza financiare
Termi krizë financiare përdoret për të përshkruar një seri të gjerë situatash në të cilat disa institucione financiare apo mjete humbasin në mënyrë të menjëhershme një pjesë të madhe të vlerës së tyre. Shumë ekonomistë kanë ofruar teoritë e tyre mbi atë se si lindin dhe zhvillohen krizat financiare, cilat janë shkaqet dhe efektet e tyre si dhe mënyrat për t’i parandaluar. Por, studiuesit ende nuk kanë arritur në një konsensus në lidhje me këto çështje dhe krizat financiare ende përfaqësojnë një dukuri të zakonshme në ekonominë botërore.

3 me theks të veçantë, vendet më të zhvilluara,
Kriza aktuale ka përfshirë botën me theks të veçantë, vendet më të zhvilluara, Ekspertë mund t’i përshkruajnë pasojat e krizës duke e parë realitetin. Por për atë se deri ku do të shkojë kjo krizë është e pamundur që të parashikosh. Edhe ekspertët më të mëdhenj pajtohen me një gjë Efektet shkatërruese të kësaj krize do të jenë më të rënda se asnjëherë më parë dhe nuk mund të parashikohen. 

4 Kohë të gjatë, në teorinë ekonomike botërore pati sunduar teoria e ligjeve të tregut të lirë.
Me bindjen se tregu është rregullatori i të gjitha problemeve ekonomike. Ekonomia e tregut të lirë u bë model i zhvillimit dhe progresit ekonomik botëror, ajo kaloi barrierat kombëtare dhe u bë ligji i zhvillimit të mbarë ekonomisë botërore. Globalizmi dhe tregu i lirë botëror u bënë parimet e zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

5 Blerja e këtyre letrave me vlerë u bë nevojë e fitimit.
Ekonomia botërore shënoi një hov të madhe zhvillimi, krizat kaloheshin më lehtë dhe ekonomitë vazhdonin me ritme të zhvillimit pozitiv ose zhvillimit zero. Kapitali financiar krijoi produkte të reja dhe i freskoi ato të vjetrat, si aksionet, obligacionet dhe letrat tjera me vlerë. Këto letra me vlerë të natyrave të ndryshme emetoheshin nga bankat e fuqishme botërore. Blerja e këtyre letrave me vlerë u bë nevojë e fitimit. Investimet në ndërmarrje nuk siguronte fitim më të madhe se 4-7% Ato bankare dhe financiare siguronin fitim edhe me mbi 20%.

6 Fillimet e krizës financiare
Gjatë vitit 2003/04, Banka e Rezervave Federale Amerikane «Federal Rezerve Bank» aplikonte përqindje të interesit tejet të ulët, për të stimuluar konsumin, dhe për të investuar në blerjen e shtëpive. Blerje e shtëpisë edhe pa të ardhur duke të akorduar kredinë edhe me 110% të vlerës reale të shtëpisë. Rritje e kërkesave për këto kredi dhe blerjen e shtëpive shkaktoj edhe rritjen e çmimeve të tregut imobilier (objekteve).

7 Kjo formë e tregut, financimit «subprime» u zgjerua jo vetëm mbi sektorin imobilier- hypotekë, por edhe tek kartat e kreditit, veturave me qira dhe sektorë tjerë duke ju akorduar kredi edhe një klienteli jo solvable.  Ky lloj tregu shënoj hove sidomos gjatë viteve , ku bie fjala huat hipotekare prej 200 miliard USD në vitin 2002 u rritën në 640 miliard USD në vitin 2006. Logjika ishte shumë e thjeshtë: derisa sektori imobilier rritet, shtëpitë e hipotekuara sigurojnë se përfundimi do të jetë i mirë, pasi që në rast rreziku banka mund t’i merr parat e veta duke shitur shtëpinë. Kjo mbulohej edhe më mirë nga rritja e përhershme e çmimit të tregut të shtëpive dhe sektorit imobilier. 

8 Banka e Rezervava Federale Amerikane (Fed) në mënyrë progresive bëri rritjen e përqindjes së interesit nga 1% ne 5.25% ( 2004/06 ).  - Si rezultat i zvogëlimit të kërkesës, çmimi shtëpive dhe sektorit imobilier shënojë zbritje duke filluar nga viti 2006. Ky ndryshim llogaritet në disa regjione deri në 20 % Si rrjedhim huamarrësit u gjenden para rritjes së shpejtë të shumës së kthimit të borxhit mujor. Njëkohësisht tregu i shtëpive dhe i imobiliereve në përgjithësi shënojë rënie. Bankat u gjenden para problemit të tërheqjes së kredisë. Në vitin 2007 përqindja e paaftësisë së kthimit të borxheve nga huamarrësit arriti në 15%. 

9 Problemi i kredive hipotekare nuk ndalet vetëm me kaq.
Josolvabiliteti (pafuqia e kthimit të borxheve) i huamarrësve dhe rënia e çmimeve të sektorit imobilier shkaktuan falimentimin e disa bankave të specializuara për huat hipotekare me rreziqe. Problemi i kredive hipotekare nuk ndalet vetëm me kaq. Huat e dhëna për hipoteka zakonisht për të transferuar rrezikun shndërrohen në letra me vlerë të cilat të konsideruara si të sigurta shiten tek bankat dhe fondacionet financiare.  Bankat shitnin produktet e kombinuara për të bartur dhe minimizuar rrezikun në tregun financiar, pa ditur blerësi rrezikun real që paraqesin ato letra me vlerë.

10 Dhe së treti edhe vete bankat janë të financuara nga huat afatgjate të ashtuquajtura dinamike që premtojnë një fitim të lartë, fitim ky i cili tani me krizën e paraqitur doli se është vetëm virtual dhe jo real. Tani në kohën e krizave edhe vetë bankat u gjenden josolvabile, në pamundësinë e kthimit të kamatave të larta të premtuara dhe garantuara për borxhet e marra. Ata i kërkonin këto produkte financiare sepse siguronin rendiment të lartë të emituar nga Bankat më prestigjioze amerikane që ofronin siguri. 

11 Kriza financiare nisi në pjesen e dytë të vitit 2006 me rënien e kthimit të borxheve hipotekare në SHBA ku shumë borxhli nuk ishin të aftë t’i kthenin borxhet e tyre. Në shkurt 2007 kriza kaloj tek bankat kryesore duke kaluar në krizë financiare ku përfshinte kredit më të mëdha hipotekare, që nga vera e viti 2007. Kjo krizë shkaktojë rënien e tregut të bursës në verën e vitin 2007, dhe vitit 2008. Autoritetet shtetërore dhe ekspertët financiare gjykuan se më tepër kemi të bëjmë me një krizë të mungesës së likuiditetit ndërbankar, prandaj edhe reaguan duke futur shuma monetare në tregun ndërbankarë. Por kriza dalngadal kaloj si një krizë globale e josolvabilitetit bankar dhe financiar. Duhet theksuar se në këtë kohë ende në Evropë nuk flitej për rrezikun e përfshirjes në këtë krizë. 

12 Shumë banka shpejtuan në rritjen e kapitalit të tyre vetanak duke shitur aksione të veta ose përmes participimit të investimit të jashtëm posaçërisht atij aziatik dhe të Gjirit Persik. Kjo shumë vetëm nga mesi 2007/8 arriti në 300 miliard dollarë. Por kjo shumë sipas analistëve mbeti shumë inferior në krahasim me nevojën reale të kapitalizmit bankar dhe ekuilibrit të strukturës së bilancit të bankës

13 Kjo situatë shkaktojë rritjen e krizës së likuiditetit ndërbankarë, krizën e besueshmërisë së ndërsjellë dhe rritjen e përqindjes. Tani kjo nuk realizohej, ishte rrezik, se nuk dihej se cila nga bankat do të falimentoj dhe bashkë me te do merrte edhe partnerin me vete drejt falimentimit.  Kriza financiare u thelluar në shtator të vitit 2008, ku shumë institucione financiare amerikane u gjenden në situatë të falimentimit. Këto ngjarje shkaktuan kaos jashtë SHBA-se e veçanërisht në Evropë ku shumë institucione financiare u gjenden para falimentimit. I gjithë sistemi bankar ndërkombëtar ishte i ndërlidhur, në veçanti me strumbullarin e vetë, qendrat bankare amerikane

14 Nga kjo situatë me shpejtësi ndryshoj dhe vazhdon të ndryshon struktura bankare ndërsa bursa pësoj rënien më të thellë në historinë e saj, vetëm nga janari deri me pësoj një rënie e paparë: Dow Jones (SHBA) zbriti për 36.83%, Nikkei (Japonia) për 50.03%, FTSE 100 (Britani) për 39.86%, DAX (Gjermani) për 46.75%, CAC 40 (France) pësoj rënie prej 43.11%, Bursa e Moskës u mbyllë për javë të tëra nga frika e efekteve bursiere.  Duke u mbështetur në njohuritë historike se kriza financiare dhe bankare është vetëm faza e parë e një krize më të thellë të ekonomisë reale.  Planet e shpëtimit të sektorit bankar të rrezikuar fillimisht u plasuan në SHBA dhe Evropë dhe në të shpeshtën e rasteve ka dy aktorë të mëdhenj: Qeveritë dhe bankat qendrore. 

15 Bankat qendrore po reagojnë në zbritjen e përqindjes së interesit të tyre si dhe në marrjen si garant të aktiveve të infektuara të bankave në vështirësi. Psh. Në tetor 2008, Fed dyfishoj nivelin e likuiditetit të vënë në dispozicion të bankave duke arritur shumën në 9000 miliard dollarë.  - Qeveria Amerikane plasoj Planin Paulson i cili plan parashikon blerjen e aktiveve të infektuara nga bankat e ndryshme në shumën prej 700 miliard dollarë.  -France : Shteti garanton të gjitha operacionet bankare në vlerë prej 320 miliard dollarë dhe ndihmon në kapitalizmin e bankave në vlerë prej 40 miliard dollarë.  - Gjermani : Shteti garanton operacionet bankare në vlerë prej 400 miliard dollarë dhe ndihmon në kapitalizmin e bankave për 80 miliard dollarë.  - Britania e Madhe : Shteti garanton operacionet bankare në vlerën prej 320 miliard dollarë dhe ndihmon në kapitalizmin e bankave në vlerë prej 64 miliard dollarë.  - Zvicër : ndihmohet në kapitalizmin e bankës prej 6 miliard frz. dhe blihen aktivet e infektuara prej 60 miliard frz.  - Indi: ndihmohet sektori bankar me 9 miliard dollarë  - Kinë: Ulet përqindja e interesit. 

16 Sistemi bankar u bë i dyshimtë dhe i rrezikshëm, frikë nga ai.
Përkundër këtyre masave të papara për të stabilizuar sektorin bankar dhe për të minimizuar efektet e krizës, kriza vazhdon rrugën e thellimit të saj.  Sistemi bankar u bë i dyshimtë dhe i rrezikshëm, frikë nga ai. U zbulua edhe skandali i financierit Bernard Madoff, që bankat dhe investitorët humben mbi 50 miliard dollarë. Më e keqja është se fundi i këtyre keqmenagjimeve dhe të papërgjegjësive nuk shihet askund dhe çdo ditë qëndrohet nën ethet e njërit nga shumë skandalet e pazbuluara bankare. Sipas disa analistëve humbjet vetëm të ekonomisë amerikane do të sillen në 3600 miliard dollarë.  Shumë analistë mbështesin idenë se kriza e kredive imobilier „subprime“ është vetëm shkëndija e shkaqeve më të thella të kësaj krize.

17 Ndërsa kurba e kuqe paraqet shumën e huazuar për periudhën e njëjtë.
Ku kurba e gjelbër paraqet shumën e kursyera në miliard dollarë nga amerikanët në periudhën Ndërsa kurba e kuqe paraqet shumën e huazuar për periudhën e njëjtë. Ku shihet se kursimi dhe konsumi në familjet amerikane deri në vitin 1990 ishte në suazat e ecurisë normale varësisht nga ciklet ekonomike për të shënuar konsumi rritje te larte pas vitit 1998.

18 Si është e mundur ky kataklizëm financiar dhe ekonomik i kapitalizmi modern kur të gjithë menduam se kapitalizmi dhe forma e tij moderne neoliberalizimi ishin rregullatorët e mrekullueshëm të tregut dhe shoqërisë? Si është mundur që sistemet demokratike model të krijojnë hapësirë për parregullsi të tilla financiare? Edhe mbrojtësit më të mëdhenj të tregut të lirë si rregullatori i vetëm janë tërhequr dhe po kërkojnë një kontroll dhe rregullator shumë më të fuqishëm për të evituar përsëritjen e krizave të ngjashme. Po pyetja që shtrohet është dhe se kush po humbë dhe a ka edhe nga ata që fituan në të vërtetë në këtë krizë? 

19 Kush përfituan nga kjo krizë
Në rend të parë fituan ata që edhe janë përgjegjësit kryesor të kësaj krize. E ata janë menaxherët e shumtë, bankierët, ndërmjetësuesit bankarë e financiare të cilët krijuan produkte të llojllojshme të plasuar në bursat e njohura me premtimin e fitimit joreal për financuesit duke siguruar për vetën e tyre fitimin e menjëhershëm mbi kapitalin e investuar nga të tjerët. Ata përfituan edhe nga shkathtësia e tyre bankare duke shfrytëzuar rregullat e sistemit financiar botërore. Vetëm rrogat dhe bonuset e menaxherëve të shumë të bankave silleshin në 500'000 deri në 50 milion dollarë vjetor, ndërsa rrogat e punëtorëve as për të siguruar jetesën normale të familjeve të tyre.

20 Sipas revistës „Le Times“, vetëm familje amerikane fitojnë 5% të të ardhurave totale kombëtare amerikane - që është e barabartë me të ardhura prej 9.5 miliard dollarë për familje në vit. Në të njëjtën kohë aktualisht sot në botë 1.2 miliard njerëz jetojnë me më pak se 1 dollarë në ditë.  - Fituan bankat e mëdha të cilat me vite përvetësuan fitimin mbi investimet e realizuara për vete dhe për të tjerët, ndërsa në rastin e tanishëm, investimet e tyre të pavlerë i bartën me mjeshtri në barrë të buxhetit shtetëror.   - Bankat e mëdha të cilat me shpejtësi të paparë bënë blerjen e bankave të tjera konkurruese me një çmim simbolik duke forcuar pozicionin e tyre në tregun bankarë për të dalë i pari në situatën e nesërme të pas krizës.

21 Po kush humbën - Humbën kryesisht bankat dhe financuesit e ndryshëm që plasuan kursimet e tyre financiare në kërkim të një fitimi më të madh. - Humbën fondacionet e ndryshme të fondeve pensionale. Fondi Pensional i Kosovës për të cilin më në fund po flitet se vetëm gjatë vitit 2008 humbi rreth 100 milion euro nga tërësia e tij. Po nuk di pse nuk thuhet asgjë për parat e grumbulluara nga agjencia e Privatizimit të pasurisë së Kosovës.  - Humbi qytetari, humbën miliona familje investimet e tyre dhe buxhetin e tyre financiar. 

22 Humbën miliona familje të cilat tash dhe në të ardhmen do të bartin humbjet e mëdha financiare me kurrizin e tyre përmes zvogëlimit të fuqisë blerëse dhe rritjes së tatimit. - Humbën mijëra të punësuar në ekonomin, pasojat e kësaj krize veç kanë filluar të ndihen, e sektori i dytë pas atij financiar është ai automobilistikë. Në vazhdim kriza do vazhdojë mbi sektorin e ndërtimtarisë, industrisë, hotelerisë dhe mbi gjithë ekonominë. Recesioni ka përfshirë në gjysmën e dytë të viti 2008 SHBA-në, Japoninë, Francën e edhe Gjermaninë. Me këtë parashikim është evidente humbja e qindra mijëra vendeve të punës.  - Të hyrat e vendeve të pazhvilluara do të zvogëlohen duke u mbështetur në rënien e shpejtë të çmimeve të lëndëve të para në tregun botëror. 

23

24 Kriza financiare ne Europë
Viti 2010 përfundoi në kushtet kur shumica e vendeve evropiane u përballën me krizën më të rëndë monetare që prej përfundimit të luftës së dytë botërore. Qytetarët evropianë vitin 2010 e kaluan me vështirësi të shumta nën presionin e masave të ashpra ekonomike dhe reduktimit të shpenzimeve publike. Vendet evropiane në vitin 2010 u përballën me pasojat e politikave të ndjekura nga pushtetarët e tyre përballë krizës ekonomike të vitit 2008. Kriza ekonomike filloi nga Amerika dhe u përhap me shpejtësi në të tërë Evropën.

25 Lidhjet e forta të institucioneve financiare dhe monetare të vendeve evropiane me Amerikën, u bënë shkak që shumë vende evropiane dhe sidomos vendet më të dobëta, të bien në vorbullën e krizës financiare dhe ekonomike. Qeveritë evropiane për të shpëtuara bankat dhe institucionet financiare të rrezikuara nga falimentimi shpenzuan miliarda euro dhe ky veprim u bë shkak që të rritet ndjeshëm deficiti buxhetor dhe borxhi i këtyre qeverive. Në vendet e eurozonës, u ndjenë më shumë pasojat e deficitit buxhetor dhe të borxheve të jashtme. Ne bazë të paktit evropian të stabilitetit niveli i deficitit buxhetor nuk duhet të jetë më i lartë se 3% e prodhimit kombëtar bruto të vendeve, ndërsa niveli i borxhit të qeverive nuk duhet të shkojë më shumë se 60% e prodhimit kombëtar bruto.

26 Por rrezikimi i shumë bankave dhe institucioneve financiare nga falimentimi u be shkak qe shumica e vendeve të eurozonës, të shkelin pikat e paktit të stabilitetit të Evropës dhe vunë në prioritet shpëtimin e institucioneve financiare nga falimentimi. Një vit pas ndjekjes së kësaj politike, jo vetëm që nuk u vu re rimëkëmbje ekonomike në strukturat financiare të kërcënuara nga falimentimi, por ekonomitë evropiane u zhytën në një krizë të thellë me rritjen e deficitit buxhetor dhe me shtimin e borxheve publike. Pasojat e kësaj krize u ndjenë menjëherë në uljen e vlerës së monedhës së përbashkët evropiane euro.

27 Institutet financiare dhe studimore prestigjioze evropiane, paralajmëruan në lidhje me rrezikun e falimentimit të ekonomive të disa vendeve evropiane dhe paaftësinë e tyre për të paguar borxhe. Për herë të parë që prej themelimit të euro-s në vitin 1999, vendet e eurozonës u përballën me një krizë të tillë. Kur Greqia deklaroi se ka nevojë për ndihma të huaja për pagimin e borxheve të saj, disa vende evropiane si Gjermania theksuan se qeveria greke duhet të marrë masa të forta ekonomike kursimi për ti bërë ballë krizës së borxheve.

28 Për këtë arsye qeveria gjermane pasi dërgoi në Athinë ministrin e jashtëm Gido Vestervelle për tu njohur nga afër me situatën ekonomike të Greqisë ra dakord për dhënien e ndihmës emergjente për Greqinë. BE së bashku me FMN, i premtuan Greqisë një ndihmë prej 110 miliard euro në disa këste. Në shkëmbim të kësaj kredie qeveria greke duhej të zbatonte politikat e FMN për shkurtimin e deficitit buxhetor dhe të borxheve publike. Zbatimi i kësaj politike shkaktoi protesta të gjera në Greqi.

29 Të gjitha pothuajse vendet anëtare të BE pak a shumë u përballën me këtë krizë dhe të gjitha këto vende morën masa kursimi, për të ulur deficitin buxhetor. Franca u prek më shumë nga vala e gjerë e protestave dhe grevave. Protesta masive u zhvilluan edhe në Itali, Angli, Gjermani dhe Spanjë, kundër politikave të qeverive të këtyre vendeve për të ulur shpenzimet publike, shpenzimet në fushën e arsimit, si dhe pagat e punonjësve.

30 Zbatimi i politikave të ashpra të kursimit ekonomik, u bë shkak që vendet më të dobëta të BE të përfshihen nga vorbulla e krizës dhe të pësojnë fatin e Greqisë. Pas Greqisë Irlanda ishte vendi i dytë i eurozonës e cila pas shumë muajsh rezistence përballë ndihmave financiare të ofruara, u detyrua të kërkojë ndihmë financiare për shkak të pamundësisë së pagimit të borxheve. Ndryshe nga rasti i Greqisë, në rastin e Irlandës qeveritë evropiane nuk patën as më të voglin hezitimin dhe menjëherë miratuan një kredi prej 85 miliard euro për Irlandën.

31 Si duhet të veprojë banka qendrore
Banka qendrore duhet të veprojë për të larguar panikun duke vepruar si huadhënësi I fundit në rrallë. Huadhënësi i fundit në rrallë është një koncept i dobishëm kur është përcaktuar qartë. Megjithatë, është një term i cili kërkon interpretim, ndonjëherë keqkuptohet ose në disa raste shtrembërohet.

32 Në formën e tij më të përdorshme, ai nënkupton mundësinë për të dhënë fonde në çdo shkallë dhe për ta bërë këtë gjë shpejt dhe me vendosmëri. Është fakt që bankat qendrore kanë pushtetin për të krijuar para të fuqishme, e cila i lejon ato të bëhen huadhënës të fundit në rrallë. Qëllimi i një banke qendrore si huadhënës e fundit në rrallë është të sigurojë stabilitet në sistemin financiar, të heqë panikun nëpërmjet veprimit të duhur.

33 Një bankë qendrore realizon funksionin e huadhënësit të fundit në rradhë, kur ajo pranon përgjegjësinë për sistemin bankar në tërësi dhe kjo duhet të mbizotërojë mbi çdo shqetësim të krijuar për përfitimin e vet. Ka të bëjë me vlerësimin lidhur me mënyrën se si duhet të jetë sjellja gjatë një krize, më tepër sesa me një akt të veçantë shpëtimi që duhet të shënojë pranimin e rolit.

34

35


Download ppt "Globalizimi financiar, krizat financiare globale"

Similar presentations


Ads by Google