Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

PERIUDHA E KOGNICIONIT

Similar presentations


Presentation on theme: "PERIUDHA E KOGNICIONIT"— Presentation transcript:

1 PERIUDHA E KOGNICIONIT
Mendoj prandaj jam i rëndësishëm. R.Dekart .

2 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Termat: kognicion; njohuri/aparat kognitiv; kompjuter; informata/të dhëna; dije; përpunim/procesim; aktivitet; kontrollim; rregullim dhe drejtim; pandryshueshmëri; mos largim nga konteksti: funksionim (jo) optimal. Sipas shumë psikologëve bashkëkohorë dhe ekspertëve nga fushat tjera: Psikologjia= psikologjia kognitive+disa fusha Psikologjia kognitive është pjesë e shkencave të kognicionit kurse është e përbërë nga rryma kryesore por edhe nga disa rryma më të vogla. Kognicioni është besimi se pjesa e vetme më e rëndësishme ose pjesa kryesore më e rëndësishme e mentales është vetëdija/ aparati kognitiv.

3 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Metafora elementare për shkencat e kognicionit është: Mentalja/njeriu është si kompjuteri. Njeriu (para së gjithash) është njohës, përpunues i të dhënave, përkatësisht, një procesor informatash. Individi është bartës i aparatit kognitiv. Ky aparat e kontrollon dhe rregullon vetëdijen, një veprim më i gjerë me individin. Aparati kognitiv është vazhdimisht aktiv – pandërprerë i përpunon të dhënat. Përmbajtja e proceseve është e përcaktuar nga situata/ambienti ose mesi. Funksionimi është “i ftohtë”.

4 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Aparati nuk ka individualitet (të gjitha aparatet kognitive kanë përbërje themelore të njëjtë.) Konteksti nuk e përcakton njohurinë/aparatin. Ndryshimi gjatë rrjedhës së kohës nuk është përmbajtjesor. Shumica e shkencëtarëve të kognicionit nga fusha e psikologjisë së personalitetit dhe psikoterapia e theksojnë mendimin në vazhdim. Sistemi kognitiv është i ndërlikuar. Pjesa e tij esenciale është Uni, përkatësisht besimi i fuqishëm, kurse njësitë e tij janë dija, kureshtja, besimi etj. Mendimet i përcaktojnë ndjenjat dhe e rregullojnë sjelljet. Çrregullimet psikike dhe problemet janë të shkaktuara nga mosfunksionimi optimal i vetëdijes.

5 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Periudha kognitive në psikologji. Kjo periudhë dominon në psikologjinë bashkëkohore. Është dominuese pothuajse në të gjitha degët dhe fushat e psikologjisë. Në disa nga to është dominuese, në disa është më shumë se kaq: Aq shumë dominon sa që – thënë me fjalorin e postmodernistëve – zërat e drejtimeve tjera mezi se dëgjohen (ata më shumë janë zëtha sesa zëra) apo edhe janë të zbehur. Disa kognitivistë, me krenari theksojnë se, në historinë e psikologjisë nuk ka pasur kurrë drejtim më dominues.

6 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Po, ky konstatim është i saktë. Fenomenet me të hulumtuara dhe më të studiuara në psikologjinë moderne janë kognitive; qëllimi themelor i veprimit të pjesës më të madhe psikologëve akademikë është studimi i fenomeneve (dukurive) të vetëdijes , kurse shumica e ekspertëve të cilët punojnë në fushat e psikologjisë aplikative parësisht ose pjesërisht anojnë kah kognicioni. Kështu ndodh në të gjitha kontinentet kështu është edhe në pjesën më të madhe të botës ku jetojmë. Dhe tash ta shohim çka është psikologjia kognitive, shkencat kognitive dhe kognicioni.

7 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Psikologjia kognitive. Hulumtimet e fenomeneve të vetëdijes dhe mësimi (dija) për to quhen psikologji kognitive. Ky përkufizim i shkurt është tradicional. Ja disa përkufizime bashkëkohore. Psikologjia kognitive studion: - njohuritë dhe proceset në të cila shërbehet - përfitimet, organizimin dhe shfrytëzimin e njohurive - atë që ndodhë ndërmjet pranimit të informacionit dhe veprimit përkatësisht hyrjes senzorike dhe daljes motorike - pranimi dhe përpunimi i informatave dhe rregullimi i sjelljeve - të gjitha proceset përmes të cilëve hynë të dhënat sentile që përpunohen, formësohen, reduktohen, ruhen dhe përdoren.

8 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Psikologjia kognitive nuk është degë e psikologjisë por një grup i madh i fushave teorike dhe praktike të psikologjisë. Disa nga këto fusha janë: psikologjia e ndjenjave ... , psikologjia e mendimit, psikologjia e inteligjencës, psikologjia kognitive e personalitetit, zoopsikologjia kognitive, psikologjia kooperative kognitive, neuropsikologjia kognitive, neurolinguistika, filozofia kognitive, psikologjia e zhvilluar kognitive, psikologjia sociale kognitive, psikologjia sociale e arsimimit dhe terapia kognitive. Ata në mënyrë kognitive i qasen pothuajse të gjitha fenomeneve jo- kognitive ose pjesërisht kognitive: kujtesës dhe harresës, të folurit, ndjenjave, fantazisë,ëndrrave, motiveve të vetëdijshmes dhe pavetëdijshmes, unit, çrregullimeve psikike dhe sëmundjeve etj.

9 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Shkencat kognitive. Psikologjia kognitive por dhe psikologjia shpesh kuptohen si pjesë të shkencave kognitive pjesë të mbetura themelore janë: filozofia e vetëdijes, shkenca për inteligjencën artificiale (kompjuteristika) ,neuroshkencat dhe linguistika. Përfaqësuesit e shkencave kognitive deklarojnë: jeta bashkëkohore nuk mundet pa shkencat kognitive; ato e mundësojnë përparimin (B.Wilson, Keil, 1999 dhe të tjerët).

10 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Kognetivizmi. Me fjalinë e fundit paralajmërohet kognitivizmi-të kuptuarit sipas së cilës pjesa e vetme më e rëndësishme ose pjesa më e theksuar e mentales por edhe e njeriut është vetëdije (ndërgjegjja) / aparati kognitiv. Kjo / ky drejton funksionimin dhe sjelljen dhe nga ai varen pjesët dhe fushat tjera të njeriut. Termi “njeri” shpesh zëvendësohet me ndonjë term më të përgjithësuar (“qenie”, ”organizëm”, “sistem”etj.) ose në vend të këtij termi përdorën “makina e komplikuar vetërregulluese “, “ makina intelektuale” dhe ngjashëm.

11 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Metafora themelore e kognitivizimit është : Mentalja / njeriu është si kompjuteri përkatësisht procesori informativ. Rrallë përdoret metafora (për të cilën disa autorë thonë se është e përshtatshme) : Njeriu është si robot. Në përputhje me këtë vlen edhe thënia: Njeriu është makinë inteligjente.

12 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Disa psikologë, ekskluzivisht kognitivistët (si p.sh. Ç. Miller) nuk e pranojnë metaforën themelore duke u bazuar në atë se funksionimi i vetëdijes së njeriut esencialisht dallon nga operimi-veprimi i makinës. Ata thonë se për ta kuptuar mendjen e njeriut analogjia me kompjuterin është përkatëse përafërsisht aq sa kuptimi i ecjes së njeriut është analogji përkatëse me biçikletën. Truri përkatësisht kompjuteri operon me informacionet. Nuk është e lehtë që të jepet përcaktimi i saktë dhe i plotë e informacionit. Një nga më të shkurtrat është: Diçka që e zvogëlon paqartësinë. Tjetra: Të dhëna për diçka, njohuri.

13 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Nuk është kognitivist secili studiues i vetëdijes. Por shumica e psikologëve kognitivistë bashkëkohorë janë kognitivist ata i pranojnë përcaktimet e lartë përmendura dhe disa nga metaforat e përmendura. Nuk është e tepërt të thuhet se ata mentalen e vlerësojnë si vetëdije kurse psikologjinë në psikologji kognitive. Ja formula e tyre : Psikologjia = PSIKOLOGJIA KOGNITIVE + disa fusha. Në shumicën e këtyre fushave me sukses përdoret periudha kognitive ose pritet të përdorët. Një kognitivist i njohur (Halyoak, 1999) jep këtë përkufizim për psikologjinë: Shkencë e cila studion reprezentimin dhe procedimin e informacioneve.

14 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Shumica e kognitivistëve bashkëkohor janë psikologë akademikë , më saktë hulumtues dhe ata, për çdo vit nxjerrin mijëra hulumtime (kryesisht në laboratorët e universiteteve). Një numër i vogël i tyre teoritizojnë. Me fjalë të tjera psikologjia bashkëkohore kognitive në rend të parë përbëhet nga hulumtimet; teoria e saj nuk është e përpunuar, një pjesë e vogël e kognitivistëve e praktikojnë këtë. Rrymat në psikologjinë bashkëkohore kognitive. Psikologjia kognitive përbëhet nga rryma e madhe dhe kryesore (ajo rrjedh nga vitet 60-të të shekullit XX ; atëherë ishte e vogël ) dhe nga shumë rryma të tjera të vogla. Disa nga këto rryma kanë traditë dhjetëra vjeçare. Ato janë : rryma e Gjenevës, periudha historike e shoqërisë, psikologjia ekologjike, psikologjia e konstrukteve personale, periudha kognitive sociale, psikologjia diskursive, terapia racionale- emocionale, terapia kognitive etj. Koncepti social kognitiv i Banduras dhe psikologjia e konstrukteve personale i Kelit vlerësohen si më kryesoret.

15 IDETË THEMELORE, PIKËPAMJET DHE NOCIONET
Rryma kryesore përbëhet nga kognitivistët. Disa nga përfaqësuesit e rrymave tjera është e arsyeshme të çmohen si kognitivistë, edhe pse nuk i pranojnë apo, po të jenë gjallë, nuk do t’i pranonin metaforat e lartë përmendura dhe përkufizimet bashkëkohore të psikologjisë kognitive dhe të psikologjisë. Ata të cilët e kanë i kanë studiuar fenomenet e vetëdijes, e të cilët nuk i takojnë rrymës kryesore – nuk (do të) pajtoheshin të vihen “në të njëjtën shportë“ me kolegët e tyre të cilët e përbëjnë rrymën kryesore.

16 HISTORIA. PSIKOLOGJIA BASHKËKOHORE KOGNITIVE
Në shumë tekste është theksuar ky konstatim: në gjysmën e dytë të viteve të 60-ta të shekullit XX ndodhë revolucioni kognitiv. Këtë e kurorëzon mbizotërimi i bihejviorizmit i cili sjell deri te dobësimi, deri atëherë fuqisë së dytë në psikologji – psikanalizës. Në psikologji nisin të mbretërojnë fuqitë e reja (kognitivizmi); dhe me rrjedhën e kohës kjo forcohet dhe përparon shumë. (Ky revolucion shënohet me botimin e librit “Psikologjia kognitive” të Urli Najser në vitin ) Së paku dy segmente nga këto konstatime nuk janë të sakta. Ja sqarimet për këto kundërthënie.

17 HISTORIA. PSIKOLOGJIA BASHKËKOHORE KOGNITIVE
Segmenti i parë është: Në psikologji zhvillohet revolucioni kognitiv. Është e padyshimtë se në psikologji po ndodhin ndryshime të mëdha – në fillimin e pjesës së katërt të shekullit XX, kognitivizmi bëhet drejtim dominues. Në periudhën pararendëse, në pjesën më të madhe të shekullit XX, kognitivizmi, jo vetëm nuk ka qenë drejtim dominues, por nuk ka qenë i pranuar aq gjerësisht si drejtim psikologjik. Ndryshimet ndaj këtij drejtimi kanë ardhur me kohë dhe, ky drejtim ka pasur formën e kthesës në një pjesë të botës – në SHBA, përkatësisht në Amerikën Veriore.

18 HISTORIA. PSIKOLOGJIA BASHKËKOHORE KOGNITIVE
Argumentet për këtë janë: Edhe përkundër pikëpamjeve të ndryshme, tri fusha themelore të mentales janë, ndjenjat, dëshirat-motivet dhe vetëdija. Jo vetëm në dy-tri dekadat e fundit, por në tërë historinë e psikologjisë, fusha më e studiuar është vetëdija. Atë e kanë studiuar më se shumti shkencëtarët të cilët ishin të përcaktuar për pavarësimin e psikologjisë: G. Fehner, H. Helmholc, I.M. Seçenov, V. Bunt e të tjerët. Kjo mund të konstatohet edhe kur i hidhet një sy historisë së psikologjisë në disa nga vendet më të rëndësishme për psikologjinë.

19 HISTORIA. PSIKOLOGJIA BASHKËKOHORE KOGNITIVE
Së pari në Gjermani, përkatësisht në hapësirën gjermanofolëse. Bunt dhe bashkëpunëtorët dhe pasuesit e tij, me përparësi i kanë studiuar proceset e vetëdijes gjatë së cilës e kanë përdorur metodën introspektive. H. Ebinghaus ka sjellë metoda të reja, metoda objektive në studimin e të mësuarit dhe kujtesës. Pas Luftës së Parë Botërore në psikologjinë akademike, ka dominuar geshtalt psikologjia e cila, pothuajse tërësisht ka qenë e orientuar kah studimi i perceptimit, të menduarit etj., fenomenet e vetëdijes. (Nuk është e drejtë se në psikologjinë akademike, se bashku me geshtalt psikologjinë, kanë dominuar edhe psikanaliza dhe shkollat e Adlerit dhe Jungut. Ato kanë dominuar në psikologjinë jo akademike, më saktë, në psikologjinë aplikative).

20 HISTORIA. PSIKOLOGJIA BASHKËKOHORE KOGNITIVE
Në kohët moderne, psikologët gjermanë, P. Baltes, F. Kliks, H. Tome, H. Hekhauzen dhe tjerët, më se shumti i kanë studiuar fenomenet e vetëdijes. Edhe në Rusi, V. M. Behterjev dhe I. P. Pavlov i kanë studiuar fenomenet e vetëdijes (të mësuarit etj.) por jo në mënyrën mentale. Në vazhdën e dy dekadave të para të shekullit XX G.I. Çelpanov dhe studiuesit tjerë më se shumti i kanë studiuar fenomenet e vetëdijes. Kështu ka qenë edhe pas Revolucionit të Tetorit në periudhën para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Janë të çmuara hulumtimet dhe studimet e B.G. Ananjevit, P. P. Blonskit, L. S. Vigotskit, P. J. Galjperinit, A.V. Zaporozhecit, P. I. Zinçenkos, A. N. Leontjevit, A. R. Lurit, A. A. Smirnovit, B. M. Teplovit dhe të tjerëve dhe, dekadave të fundit, atje janë studiua më se shumti fenomenet e vetëdijes. Studiuesit bashkëkohorë rus janë, B. M. Veliçkovski, V. P. Zinçenko, B. F. Lomov, E. V. Subotski etj.


Download ppt "PERIUDHA E KOGNICIONIT"

Similar presentations


Ads by Google