Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
PhD.c. Albana Gazija-Qaushi
TË DHËNAT SEKONDARE PhD.c. Albana Gazija-Qaushi
2
Objektivat Njohja me llojet e të dhënave sipas rëndësisë që kanë në procesin e kërkim marktingut, Kuptimi i të dhënave sekondare, Shpjegimi i llojeve të të dhënave sekondare sipas origjinës, T'i analizojë përparësitë dhe të metat e të dhënave sekondare në procesin kërkimor, Ta njohë procesin e vlerësimit të burimeve të të dhënave sekondare, T'i dijë vendburimet e të dhënave sekondare.
3
LLOJET E TË DHËNAVE Të gjitha të dhënat dhe informacionet për nga rëndësia që kanë në procesin e kërkim marketingut i ndajmë në dy lloje: Të dhëna sekondare Të dhëna primare.
4
TË DHËNAT SEKONDARE Të dhënat të cilat janë brenda në ndërmarrje duhet përdorur, sepse ato janë të gatshme . Eksperti i kërkimeve në tavolinë mund shpejt dhe lirë të kërkojë të dhëna nga shumë burime të kërkimit dhe të përgjigjet në shumë pyetje të cilat veç janë shtruar. Me kërkimet sekondare shpenzojmë më pak para se në kerkimet primare. Të dhënat sekondare fitohen nga kërkimet sekondare. Të dhënat sekondare janë informacione që nuk kushtojnë, sepse ato i kemi në ndërmarrje dhe munden lehtë të fitohen me bërjen e vetëkërkimit. Vetëkërkimi apo kërkimi në tavolinë është mjet shumë praktik dhe me leverdi, sepse mund të kemi shumë rezultate. Kërkimi në tavolinë i referohet mbledhjes së të dhënave sekondare ose ato të cilat veç janë mbledhur.
5
KUPTIMI I TË DHËNAVE SEKONDARE
Të dhënat e mbledhura, të përpunuara, të analizuara dhe të publikuara më herët për ndonjë kërkim dhe për ndonjë qëllim tjetër janë të dhëna sekondare. Janë të dhëna historike ose të dhëna për të kaluarën, të cilat mund të shfrytëzohen pa pagesë, sepse për to është paguar më përpara. Çdo proces kërkimor duhet të bazohet në burimet sekondare, që të vihet deri te vendimi se a mund të zgjidhet problemi në bazë të këtyre informacioneve apo duhet të vazhdohet procesi me organizimin dhe mbledhjen e të dhënave primare.
6
LLOJET E TË DHËNAVE SEKONDARE
Të dhënat sekondare për nga origjina janë: Të brendshme (interne) Të jashtme (eksterne).
7
TË DHËNAT SEKONDARE TË BRENDSHME
Të dhënat sekondare të brendshme janë të dhëna që gjenden brenda ndërmarrjes. Përfshijnë evidenca të ndryshme të biznesin dhe rezultate nga ndonjë proces i mëparshëm kërkimor. Ndërmarrjet të cilat e kanë të organizuar sistemin e infor. të menaxhmentit. Të dhënat interne të ndërmarrjes përfshijnë këto të dhëna: të dhënat për shitjen Të dhënat për furnizimin. Të dhënat për çmimet dhe shpenzimet: Të dhënat për promocion Të dhënat për prodhimin dhe zhvillimin Të dhënat për personelin e ndërmarrjes
8
TË DHËNAT SEKONDARE TË JASHTME
Janë të gjitha të dhënat zyrtare dhe jozyrtare që vendburimin e kanë jashtë ndërmarrjes. Të dhënat sekondare të jashtme zyrtare janë ato të dhëna të cilat janë publikuar zyrtarisht dhe në emër të shtetit dhe të institucioneve të tjera shtetërore. Institucionet zyrtare të vendeve të ndryshme janë të shumta që publikojnë të dhëna, por numri më i madh i vendeve kanë statistikat zyrtare, detyra e të cilave është mbledhja, përpunimi dhe publikimi i informacioneve.
9
Në vjetarin statistikor të shumë vendeve të rëndësishme të botës gjejmë të dhëna të rëndësishme për kërkuesit e marketingut siç, janë: a. Të dhënat për popullsinë: Numri i popullsisë dhe shpërndarja rajonale, Struktura gjinore, mosha dhe arsimimi, Të ardhurat e popullsisë dhe struktura e konsumit, etj. b. Të dhënat për prodhimin, importin dhe eksportin: Prodhimi sipas sasisë dhe llojit, Eksporti dhe Importi sipas llojit. c. Të dhënat për konsumin dhe tregtinë: Konsumi sipas llojit të produkteve dhe shërbimeve, Struktura e konsumit të familjeve, Çmimet e produkteve dhe shërbimeve, Shitja me shumicë dhe me pakicë, etj. d. Të dhënat për çmimet Çmimet e prodhimit dhe të shërbimeve Çmimet me shumicë dhe me pakicë, etj.
10
Të dhënat sekondare të jashtme jozyrtare
Të dhënat nga publikimet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, shoqatat e ndryshme profesionale, institutet shkencore, shtëpitë botuese, etj. Varësisht prej institucioneve kemi edhe burime të ndryshme: Shembull: publikimet e Kombeve të Bashkuara, të cilat përmes zyrës së statistikave publikojnë rregullisht: Vjetarin statistikor të KB-së,Vjetarin e tregtisë botërore, etj. Në publikimet e evidencuara kërkuesi mundet të gjejë të dhëna demografike, të dhëna për prodhimin, konsumin, importin, eksportin dhe të dhëna të tjera për të gjitha vendet e botës.
11
Përparësitë e shfrytëzimit të të dhënave sekondare janë:
Kosto e ulët - kostot për këto të dhëna janë përballuar nga burimet e publikuara, kështu nuk ka kosto të disenjimit por vetëm kosto të kohës. Shpejtësia - të dhënat sekondare nga kërkimet sekondare mund të kompletohen më shpejt se të dhënat primare nga kërkimet primare. Vlefshmëria - disa të dhëna janë të vlefshme vetëm në formën e të dhënave sekondare. Fleksibiliteti - janë shumë fleksibile dhe ofrojnë llojlloshmëri të madhe. Kufizimet e të dhënave sekondare ose të metat janë: Përshtatshmëria e dobët - janë të dhëna që janë mbledhur për qëllime tjera, kështu mund të mos jenë të rëndësishme për pyetjet kërkimore që kemi, prandaj vërtetimi se a i përshtaten nevojave të kërkimeve është i domosdoshëm. Mosha - informacionet shpesh dhe shpejt mund të vjetërohen - joadekuate për nevoja të kërkimit. Saktësia. Prejardhja e të dhënave sekondare. Cila është cilësia e metodologjisë së disenjuar që mbledh dhe përpunon të dhënat? Cili është autoriteti i tyre për besueshmëri?
12
VLERËSIMI I TË DHËNAVE SEKONDARE
Kur i shohim raportet e publikuara të kërkimeve, përdoruesit e tyre do të pyesnin si vijon: Kush e ka publikuar studimin? A është qeveria e vendit? A është asociacion tregu? A është publikues i studimit i njejti me mbledhësin e të dhënave? Për cilat qëllime? A është studimi i disenjuar që t'i shes shërbimet? A është studimi i disenjuar për të matë publicitetin negativ ? A është i disenjuar të prodhojë publicitet? Kur janë mbledhur të dhënat? A janë relevante? Si janë mbledhur të dhënat? A ishte mekanizmi i përfshirjes së të dhënave i besueshëm? A ishte mostër e vetëzgjedhur? Kush i ka mbledhur të dhënat? A janë të pavarur? A janë aftësuar? A janë anëtarë të trupave profesionale? Çfarë mostre është përdorur? Sa të besueshme janë të dhënat? Të dhënat e papërpunuara a janë prezantuar? A mund ta kundërshtojmë studimin? A është përfshirë metodologjia plotësisht? A mund t'i testojmë të dhënat për saktësi? A janë të dhënat të krahasueshme?
13
VENDBURIMET E TË DHËNAVE SEKONDARE
Vendburim i të dhënave sekondare për të dhënat sekondare të brendshme janë vetë ndërmarrjet. Për burimet sekondare të jashtme zyrtare dhe jozyrtare janë shumë vendburime. Materialet që përdoren për kërkime mund të ndahen në dy grupe: Të dhënat online, janë materiale nga baza e të dhënave kompjuterike Informacione të publikuara (librat, revistat e ndryshme ekonomike). Po ashtu mikrofilmat, CD/DVD, etj.
14
VENDBURIMET E TË DHËNAVE SEKONDARE
Asociacionet e biznesit si Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit bëjnë studime dhe analiza - mund të gjenden edhe të dhëna lidhur me prodhimin, çmimet, konsumit, etj. Institutet kërkimore dhe universitetet publikojnë dhe ruajnë shumë studime, monografi, punime magjistrature dhe doktorature dhe materiale të tjera, kërkuesi mund të kursejë kohë dhe para. Prej burimeve me kryesore të institucioneve me të rëndësishme ndërkombëtare janë: - Kombet e Bashkuara,Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, etj. Organizatat ndërkombëtare mbledhin dhe publikojnë statistika, si: statistikat e Bashkimit Europian, zyrë përgjegjëse është Eurostati. Institucionet tjera profesionale, AMA dhe ESOMAR, si asociacione profesionale publikojnë të dhëna nga këshillimet shkencore dhe seminaret dhe me to ekspertët prezantojnë rezultatet e punës së tyre.
15
BIBLOTEKAT Shumë biblioteka i kanë edhe në CD/DVD materialet dhe qasje në disa burime online. Bibliotekat përfshijnë bibliotekat universitare, publike si dhe bibliotekat e veçanta. Për një fillim të mirë të punës kërkimore janë revistat e mëposhtme: Udhëzuesit periodike të literaturës (Readers' Guide to Periodical Literature). Një listë e më shumë se 200 artikujve të klasifikuara sipas temës. Indeksi periodik i biznesit (Business Periodicals Index). - gjenden indekset e më shumë se 400 bizneseve. Indeksi i Uoll Strit Gjernal (Wall Street Journal Index).- të publikuara të dhënat financiare të biznesit. Regjistri i emrave tregtare (Trade Names Dictionary). - gjenden më shumë se emra tregtare. Adresari i biznesit botëror i kompanive të SHBA-se dhe kompanive publike(World's Business Directory of U.S. Private and PulicCompanies,) etj. Si disavantazh i përdorimit të bibliotekave është koha.
16
SPECIALISTËT E INFORMACIONIT
Informacioni nga specialistët ofron mbështetje në kërkimet sekondare të marketingut dhe mund të merret nga brokerët, ndërmjetesuesit, konsultantët e informacionit. Bibliotekisti në bibliotekën lokale - ka qasje online në bazën e të dhënave. Bizneset e pavarura - janë të aftësuar për ta ulur koston e kërkimeve dhe bërë ato më efektive – janë njohës të mirë të burimeve dhe teknikave të kërkimeve. Brokerët e informacioneve kanë qasje në të dhëna të rëndësishme online si ekspertiza të veqanta në fusha të ndryshme, si: kimia, teknologjia e lartë, tregu ndërkombëtar, etj. Përdorimi i informacioneve të brokerëve është mënyra me kost-efektive e performimit të projekteve të kërkimeve sekondare të madhësisë mesatare të një procesi kërkimor, sepse nuk paguhet për qasje në bazën e të dhënave dhe trajnim.
17
SHOQATAT TREGTARE Sigurojnë qasje tek ekspertët si dhe në burimet e publikuara nga shoqata të ndryshme. Mbledhin të dhëna për një numër të qështjeve të interesit për firmën, si, të dhënat për madhësine e tregut dhe trendet e tregut. Anëtarët e shoqatave kanë burime të informacioneve të cilat janë të përshtashme për pyetje lidhur me industrinë e tyre.
18
SHTYPI Informacione në shkallë shumë të lartë mund të gjenden në mediat e botuara. Shtypi profesional dhe i biznesit e tregut janë burime kyqe për kërkuesit e marketingut. Të dhënat nga shtypi: si "lajmet", dhe shumë burime materiale historike, përfshijnë të dhëna për industrinë dhe tregjet. The Times, Independent, Guardian, Telegraph. The Economist, The Financial Times.
19
INTERNETI Interneti është një rrjet global kompjuterik që ofron një shumëllojshmëri të informacionit dhe mjete të komunikimit, të përbërë nga rrjetet e ndërlidhura duke përdorur protokollet e standardizuara të komunikimit. Interneti e ka ndryshuar mënyrën e marrjes dhe shpërndarjes së informacioneve- posta elektronike është forma më të përdorur e komunikimit. Përdorimi i shfletuesve (brouserëve) si, Google chrome, Mozilla Firefox mundëson qasjet në faqet që shfrytëzohen prej milionave përdoruesve, të cilët tani janë të lidhur përmes rrjetit. Shumica e shfletuesve web lejojnë hyrjen në programin URL (Uniform Resources Locator). URL është vetëm web site adresë që shfletuesi e njeh.
20
INTERNETI Web faqet -t e njohura nga parashtresa ‘www'dhe pastaj vjen emri i kompanisë, i institucionit ose i organizatës të bashkëshoqëruar me domenin. Nëse shënohet ,,com" tregon se sistemi është komercial, Nëse shënohet ,,edu" tregon se është sistem arsimor, Nëse shënohet ,,gov" është sistem qeveritar Nëse shënohet ,,org" është sistem bëmirës apo organizatë joqeveritare.
21
Për kërkuesit e marketingut, interneti ka burime të rëndësishme të informacionit:
Faqet që kompanitë, organizatat dhe individët i kanë krijuar të promovojnë ose komunikojnë produktet apo shërbimet e tyre, World Wide Web është pjesë e internetit dhe është sistem i serverëve kompjuterike që i organizojnë informacionet në dokumente të quajtuara web site. Faqja hyrëse është faqja që ofron informacione lidhur me qëllimin e dokumentit dhe mënyrën e zgjedhjes ose vegëza që na dërgojnë te informacionet e veçanta. World Wide Web është vlerësuar se mban mbi 2 miliard faqe të informacioneve të publikuara. Google ose Yahoo shpërndajnë qindra gjetje.
22
BURIMET ONLINE Kërkimet online sigurojnë: Të dhënat e fundit,
Informata më të kompletuara, Rezultate më të shpejta. Këto burime kompjuterike janë të shtrenjta dhe përdorimi i tyre kërkon shkathtësi kompjuterike. Ekzistojnë më shume se 5000 baza të të dhënave, që mbulojnë fusha të mëdha të interesit. Knight-Ridder - njëri nga bazat më të mëdha profesionale të publikuara dhe ofron më shume se 450 baza të të dhënave nga informacionet e furnizuara nga baza e furnizuesve me qasje përmes një sistemi kërkimi online. Baza e të dhënave mbulon biznesin, lajmet, ligjet, qeverinë, teknologjinë e të gjitha llojeve, etj.
23
TË DHËNAT PËR KOMPANINË
Nevojat e të dhënave për kompaninë, për të vlerësuar gjendjen dhe për t'u krahasuar me konkurruencën, furnizuesit ose përshkrimin e konsumatorëve aktuale dhe potencialë, kërkuesit sot mund t'i gjejnë në web saitet e kompanive. Ato përmbajnë foto të produkteve, hartat e konsumatorëve, histori të kompanive dhe histori financiare. Të dhënat e publikuara të cilat mund të merren pa pagesë nga kompanitë prej shtëpive online përfshijnë: Regjistrimin e adresës së kompanisë, emrin e ndërmarrjes, statusin aktual, vendin e origjinës, tipin e kompanisë, natyrën e biznesit dhe informacione ndërkombëtare të kompanisë.
24
REGJISTRAT E BIZNESIT Janë lëndë e parë për kërkuesit e marketingut dhe tregut - sigurojnë detaje për kompaninë dhe ato zakonisht janë burim për përgatitje të kornizës së mostrës (lista e kompanive). Adresarët mund të sigurojnë përshkrimin e kompanisë, madhësinë, numrin e të punësuareve qoftë për ndërmarrjet prodhuese ose tregtare. Ndër regjistrat më të përgjithshëm është Yellow Page/Faqja verdhë ( dhe cdo kompanie në MB me numër telefoni i është dhënë hyrja falas. Brenda faqes së verdhë, baza e të dhënave e biznesit ofron rreth 1.5 milion burime të të dhënave në MB.
25
STATISTIKAT QEVERITARE
Në shumicën e projekteve, kërkimet në tavolinë kërkojnë të dhëna statistikore "të forta" që mund të gjenden në burimet qeveritare si për bizneset, ashtu edhe për jetën shoqërore, qoftë nga qeveria qendrore apo lokale. SHBA ka udhëhequr në lëmin e mbledhjes së të dhënave dhe shpërndarjes së informacioneve të biznesit për shumë vite. Departamenti i Tregtisë të SHBA ofron thesar të madh të informacioneve nga sektori i industrisë deri te analizat e statistikave ekonomike, të dhënat demografike dhe publikime tjera statistikore. MB, në web site Statistikat Kombëtare ( përmban numër të gjërë të statistiave zyrtare të MB dhe informacione lidhur me statistikat, të cilave mund të qasemi dhe të bëjmë shkarkimin pa pagesë. Web site-t lejojnë kerkimin e temës, siq është bujqësia, peshkataria, pylltaria, tregtia, energjia , industria, arsimimi, krimi dhe drejtësia, tregu i punës, popullsia, etj.
26
Në Republikën e Kosovës institucionet vendore ofrojnë informacione në formë online si vijon:
Presidenca Kuvendi Kryeministria Ministria e Arsimit Ministria e Drejtesise‘ Ministria e Energjise dhe Minierave Ministria e Ekonomise dhe Financave Ministria e Forces dhe Sigurise Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor Ministria e Pushtetit Lokal Ministria e Puneve te Brendshme Ministria e Puneve te Jashtme Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale Ministria per Komunitete dhe Kthim Ministria e Shendetesise Ministria e Sherbimeve Publike Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.