Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

1/17/2019 MENAXHIMI FINANCIAR ANALIZA FINANCIARE Java 4 27 MARS 2015.

Similar presentations


Presentation on theme: "1/17/2019 MENAXHIMI FINANCIAR ANALIZA FINANCIARE Java 4 27 MARS 2015."— Presentation transcript:

1 1/17/2019 MENAXHIMI FINANCIAR ANALIZA FINANCIARE Java 4 27 MARS 2015

2 1/17/2019 OBJEKTIVAT Situatat financiare në të cilat gjendet dhe kalon ndërmarrja identifikimi i nevojave për analizën financiare vlerësimi i rëndësisë së të dhënave për analizën financiare analiza e përmbajtjes dhe karakterit të pasqyrave financiare llogaritja dhe interpretimi i raporteve financiare

3 PËRMBAJTJA SITUATA FINANCIARE NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE
1/17/2019 PËRMBAJTJA SITUATA FINANCIARE NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE PASQYRAT FINANCIARE RAPORTET FINANCIARE LIDHJA E RAPORTEVE FINANCIARE INTERPRETIMI I RAPORTEVE FINANCIARE

4 1/17/2019 SITUATA FINANCIARE Ne kuptimin e mirefillte – Situata Financiare nenkupton poziten apo gjendja financiare në një biznes – në një moment të caktuar. Ne kete situate ndikojne faktor te ndryshem, qe permbledhen ne: Faktorët e brendshëm dhe Faktorët e jashtëm - rrethines.

5 1/17/2019 SITUATA FINANCIARE 1. Faktorët e brendshëm - te rendesise se veqante e qe ndikohen nga harmonizimi me kapacitetet kapitale, njerëzore dhe financiare jane: Vëllimi i mjeteve disponuese financiare, Vëllimi i aktiviteteve, Struktura e mjeteve dhe Shkalla e harmonizimit ndërmjet mjeteve dhe detyrave.

6 1/17/2019 SITUATA FINANCIARE 2. Faktorët e jashtem – rrethinës, ndikohen nga sistemi ekonomik dhe politikat qeveritare: Sistemi ekonomik dhe masat e politikes ekonomike, Pozita e firmës në ekonominë botërore, Stabiliteti monetar, Portfolio e burimeve të jashtme financiare, Ecuritë inflatore dhe Burimet e mjeteve financiare.

7 SITUATA FINANCIARE Situatat financiare ne nje firme njihen si:
1/17/2019 SITUATA FINANCIARE Situatat financiare ne nje firme njihen si: Situatë konstituive financiare (fillestare), Situatë financiare standarde apo normale (1. stabile, 2. likuide dhe 3. solvente), Situatë financiare e rënduar (pamundesija e financimit te riprodhimit, Situatë e pavarur financiare (e zonja e vehtes) dhe Situatë e varur financiare (sigurimi i burimeve te mjeteve financiare nga jasht).

8 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE
1/17/2019 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE Shfrytëzuesit e jashtëm dhe të brendshëm të të dhënave kontabël – analiza financire.

9 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE
1/17/2019 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE Përdoruesit e informatave të kontabiliteitit jane: Të punësuarit e firmës, Huadhënësit, Furnitorët, Konsumatorët, Qeveria dhe agjencite, Publiku, Aksionarët / pronarët dhe Sherbimi tatimor, Menaxherët dhe Analistët financiar / këshilltarët.

10 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE
1/17/2019 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE Informatat financiare të sublimuara ne analizen financiare përdoren si: Mjet planifikimi, Mjet kontrolli ose Mjet për të identifikuar dobësitë e organizatës. Me pastaj – bazuar ne to ndermirren aksionet e veprimit konkret.

11 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE
1/17/2019 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE Karakteristikat cilësore të pasqyrave financiare te cilat bejne qe informatat financiare te jene te perdoreshme jane: Relevanca (fuqia ndikuese ne vendimmarrje), Besueshmëria (te plota dhe komplete), Krahasueshmëria (diskutimi dhe vleresimi) dhe Kuptueshmëria (rritja e kuptueshmerise).

12 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE
1/17/2019 NEVOJA PËR ANALIZËN FINANCIARE Shtatë hapa të analizës financiare Qëllimi (percaktohet se cfare duhet te behet), Identifikimi (i te dhenave relevante nga kontabilite), Procesi (vendoset metoda e analizes per menaxhim) Llogaritja (krahasimi material i te dhenave), Krahasimi (krahasimi i periudhave), Intrepretimi (vleresohet gjendja) dhe Aksioni – veprimi.

13 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE PF janë: nje paraqitje e strukturuar financiare dhe e transaksioneve që ndërmerren nga nje organizatë. Qellimi i PF eshte: që të siguroje informata për pozitën financiare, performansën dhe ndryshimet në pozitën financiare, si baze shume e rendesishme per marrjen e vendimeve menaxheriale.

14 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Pasqyrat dhe raportet financiare sigurojnë informata ne lidhje me: Pasurinë e ndërmarrjes, Detyrimet, Ekuitetin, Të ardhurat dhe shpenzimet dhe Rrjedhën e parasë (cash flow).

15 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Llojet e pasqyrave financiare më të rëndësishme janë: Pasqyra e bilancit, Pasqyra e suksesit (pasqyra e të ardhurave), Pasqyra e ndryshimeve në ekuitetin, Pasqyra e rrjedhës së parasë dhe Politika kontabël me shënimet sqaruese.

16 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Parimet që duhet t’i ketë parasysh menaxhmenti financiar gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare: Parimi i vazhdimësisë së afarizmit, Parimi i momentit të paraqitjes së transaksionit dhe Parimi i vazhdueshmërisë së prezantimit.

17 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE 1. Bilanci i gjendjes është pasqyrë e pozitës financiare të firmës në një kohë të caktuar. Përmbledhë asetet e kompanisë, detyrimet dhe kapitalit aksionar në një kohë të caktuar. Këto tri segmente të bilancit i japin investitorëve një ide se çfarë zotëron kompania dhe cilat janë detyrimet e saja si dhe shuma e investuar nga aksionarët. Pasuritë = detyrimet + kapitali aksionar

18 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Bilanci i gjendjes Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e të ardhurave dhe ndërlidhja e tyre.

19 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Bilanci i gjendjes perbehet nga mjetet dhe burimet e mjeteve. Kategoritë themelore të mjeteve janë: Paluajtshmëritë: mjetet (asetet) fikse (si: toka, ndërtesat, pajisjet, makineria etj.); Pasuritë e paprekshme dhe Mjetet rrjedhëse (paraja e gatshme, letrat e tregtueshme me vlerë, kërkesat e arkëtueshme etj.).

20 PASQYRAT FINANCIARE Bilanci i gjendjes
1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Bilanci i gjendjes Kategoritë themelore të burimeve të mjeteve janë: Detyrimet rrjedhëse (ndaj furnitorëve, autoriteteve tatimore, të punësuarve, huadhënësve afat shkurter etj.); Detyrimet afatgjata (aksionet, obligacionet, kreditë dhe hipotekat ) dhe Pasuria e aksionarëve (vlera neto e fondeve).

21 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Bilanci i gjendjes Në bilancin e gjendjes mjetet duhet të jenë të barabarta me burimet e mjeteve Bilanci i gjendjes i kompanisë NN Mjete Shuma Detyrime dhe kapitali Shuma Para e gatshme Kërkesa të arkëtueshme Stoqe Gjithsej, mjete rrjedhëse ,070 Mjete (asete) neto fikse ,200 Gjithsej mjete ,270 Obligime për t’u paguar Dëftesa të pagueshme Detyrime të tjera rrjedhëse Gjithsej detyrime rrjedhëse Borxhi afatgjatë Aksione të zakonshme ,105 Gjithsej detyrimet dhe kapitali ,270

22 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE 2. Pasqyra e të Ardhurave Pasqyra e të Ardhurave prezenton arkëtimet (të hyrat) dhe shpenzimet dhe tregon fitimin ose humbjen për periudhën raportuese. Fitimi apo humbja e llogaritur në pasqyrën e të ardhurave rrite apo zvogëlon pasurinë e aksionarit në bilancin e gjendjes.

23 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Pasqyra e të Ardhurave duhet të përfshij së paku këto kategori: Të hyrat nga veprimtaria, Kategoritë themelore të të dalave nga veprimtaria, Fitimi apo humbja nga veprimtaria, Kostot financiare, Te dalat nga tatimi mbi fitim, Të hyrat tjera, Zerat e jashtezakonshem dhe Fitimi apo humbja per periudhen perkatese.

24 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE 3. Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet Në pasqyrën e ekuitetit paraqitet pasqyra që shpreh fitimin apo humbjen për periudhën konkrete, transaksionet kapitale, shpërndarjen e fitimit pronarëve, lëvizjet në llogaritë rezervë dhe në llogaritë tjera të ekuitetit.

25 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE 4. Pasqyra e rrjedhës së parasë (cash flow) tregon shumën e parave të gatshme të gjeneruara dhe të përdorura nga një kompani në një periudhë të caktuar. Eshte tregues i fuqisë financiare të kompanisë. I ndihmon investitorët dhe kreditorët për të vlerësuar mundësinë për të gjeneruar rrjedhë pozitive të parasë, përmbushjen e obligimeve dhe pagesën e dividendit.

26 1/17/2019 PASQYRAT FINANCIARE Pasqyra e rrjedhës së parasë - raporton rrjedhën e parasë nga: Aktivitetet operative, Aktivitetet investive dhe Aktivitetet financiare.

27 1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE Situata financiare identifikohet përmes raporteve financiare: Raportet e likuiditetit, Raportet e menaxhimit të mjeteve apo të aktivitetit, Raportet e borxhit, Raportet e rentabilitetit (profitabilitetit) dhe Raporti i vlerës së firmës. Duhet patur parasyshë edhe: Te metat e raporteve financiare.

28 RAPORTET FINANCIARE 1. Raportet e likuiditetit
1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE 1. Raportet e likuiditetit Tregojnë se a mundet ndërmarrja të përballoj detyrimet rrjedhëse të saj: Raporti rrjedhës dhe Raporti i shpejtë ose, sic quhet ndryshe, prova acide.

29 RAPORTET FINANCIARE Raportet e likuiditetit
1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE Raportet e likuiditetit Raporti rrjedhës është raport i mjeteve rrjedhëse ndaj detyrimeve rrjedhëse që tregon se sa mirë janë mbuluar detyrimet me afat të shkurtër, që duhet të paguhen brenda vitit. Raporti rrjedhës = Mjete rrjedhëse / Detyrime rrjedhëse

30 RAPORTET FINANCIARE Raportet e likuiditetit
1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE Raportet e likuiditetit Raporti i shpejtë apo prova acide, kalkulohet duke zvogëluar mjetet rrjedhëse për shumën e stoqeve dhe pjestuar me detyrimet rrjedhëse. Raporti i shpejtë = Mjete rrjedhëse – Stoqet / Detyrime rrjedhëse

31 1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE 2. Raportet e menaxhimit të mjeteve apo të aktivitetit Matin efektivitetin e menaxhimit të mjeteve në firmë Raportet e qarkullimit = shitjet/stoqet; Raporti i kthimit nga mjetet neto = shitjet/(mjetet totale - detyrimet rrjedhese); Periudha mesatare e arkëtimit = arkëtimi i kerkesave/ (shitjet/360); Raporti i arkëtimit të aktiveve të qëndrueshme dhe Raporti i qarkullimit të mjeteve totale.

32 RAPORTET FINANCIARE 3. Raportet e borxhit
1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE 3. Raportet e borxhit Raporti i borxhit total ndaj mjeteve totale (borxhi total/ mjetet totale); Raporti i borxhit mbi kapitalin e vet (borxhi total/ totali i kapitalit të vet); Raporti i mbulimit EBITDA- analizon profitabilitetin ndërmjet firmës dhe degës dhe Raporti i mbulimit të interesave (EBIT/ shpenzimet për interesa).

33 RAPORTET FINANCIARE 4. Raportet e rentabilitetit (profitabiliteitit)
1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE 4. Raportet e rentabilitetit (profitabiliteitit) Profiti margjinal bruto (profiti bruto/ shitjet); Profiti margjinal neto (të ardhurat neto/ shitjet); Raporti bazë i fitimit (EBIT/ mjetet totale); Raporti i kthimit nga mjetet totale ROA (Të ardhurat neto/ mjete totale) dhe Raporti i kthimit nga aksionet e zakonshme ROE (Të ardhurat neto/ aksionet e zakonshme).

34 RAPORTET FINANCIARE 5. Raportet e vleres se firmes
1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE 5. Raportet e vleres se firmes Fitimi per aksion (fitimi neto / numri i aksio. te emet.) 6. Të metat e raporteve financiare Në të shumtën e rasteve vijnë me vonesë, Zakonisht nuk ofrojnë informata të qarta për shpenzimet në organizatë dhe Treguesit numerik shpesh mund të jenë pasojë e manipulimeve financiare.

35 RAPORTET FINANCIARE Diagrami dhe ekuacioni Du Pont
1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE Diagrami dhe ekuacioni Du Pont Ekuacioni Du Pont është një metodë për vlerësimin e kthimit të kapitalit të kompanisë. ROA (Kthimi i aseteve) ROA = profiti margjinal x qarkullimi total i aseteve ROA= Të ardhurat neto/shitjet x Shitjet/ Mjetet totale

36 1/17/2019 RAPORTET FINANCIARE Diagrami dhe ekuacioni Du Pont ROE (Kthimi i pasurisë) ROE =(profiti margjinal) x (qarkullimi total i mjeteve) x multiplikatori i pasurisë) ROE= Të ardhurat neto/shitjet x Shitjet/ Mjetet totale x Mjetet totale/ Pasuria ROI (kethimi i investimeve)

37 1/17/2019 Ju falemnderit !


Download ppt "1/17/2019 MENAXHIMI FINANCIAR ANALIZA FINANCIARE Java 4 27 MARS 2015."

Similar presentations


Ads by Google