Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Procedurës Administrative Prof. Mr. Sc. Ejup Bytyç, PhD

Similar presentations


Presentation on theme: "Procedurës Administrative Prof. Mr. Sc. Ejup Bytyç, PhD"— Presentation transcript:

1 Procedurës Administrative Prof. Mr. Sc. Ejup Bytyç, PhD
Universiteti AAB Parimet themelore Procedurës Administrative Prof. Mr. Sc. Ejup Bytyç, PhD Mars 2013, Prishtinë

2 Ç’ thotë fjalori per ligjin?
Normë, rregulle që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit, pra, rregull, normë që e pranojnë dhe zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme.

3 Karakteristikat bazë të ligjit
e para, ” te jete i frymezuar nga parimet e drejtesise dhe te jete i drejte”. e dyta, ” te jete i thjeshte dhe i ptueshem”(“ligjvenesi duhet te mendoje si filozof,e te shprehet si fshatar”). e treta, “ te behet publik dhe te njihet gjeresisht“. e katerta, “ te zbatohet e te respektohet“.

4 Kuptimi i procedurës (1) teresi e rregullave juridike.
(2) rregullim i menyres se veprimit. (3) i organeve te administrates, organeve tjera dhe personave juridike. (4) aplikim i normave materiale – juridike. (5) marredhenie shoqerore konkrete. (6) akt administrativ. (7) vendosje mbi te drejtat, detyrimet ose interesat juridike. (8) subjektet e caktuar (individë, persona juridikë ose pale te tjera. detyra e pare: shkrini keto tete elemente dhe perkufizojeni kuptimin me te pergjithshem te procedures administrative.

5 Përkufizimi (a) kuptimin e procedures administrative e percaktojne rregullat procedurale. (b) rregullat procedurale u referohen rendit dhe formes se veprimeve me rastin e nxjerrjes se aktit administrativ dhe formes se tij. (c) qellim i rregullave procedurale eshte caktimi i menyres se veprimit te organeve administrative dhe te organeve tjera dhe te personave juridike (kur ata persona veprojne ne baze te autorizimeve publike) me rastin e aplikimit te normave materiale-juridike ne rastin konkret dhe mjetet me te cilat mund te sherbehen,me qellimin e pergjithshem te vendosjes se drejte te çeshtjes.

6 (d) procedura administrative nuk mund te mendohet pa rregulla saktesisht te caktuara
me te cilat percaktohen te drejtat (dhe detyrimet) e paleve te cilat marrin pjese ne procedure ne menyre qe te jete siguruar mbrojtja e te drejtave dhe interesave te tyre legjitime.

7 Kodifikimi (1) ne fushen e veprimtarise administrative bashkekohore jane ne rritje e siper kerkesat per kodifikimin e teresishem te rregullave procedurale. (2) eshte treguar e pamjaftueshme qe administrata ne demokracite bashkekohore te lidhet vetem me normat materiale-juridike. perfundimi (a) procedura e veprimit te aparatit administrativ do te duhej qe detajisht te percaktohej. (b) nese administrates do t’i lihej liri e pakufishme ne menyren e percaktimit te gjendjes se sendeve dhe fakteve, atehere mundesia e shfaqjes se vetevullnetit te saj e cila ne te shumten e herave manifestohet ne shkeljen e te drejtave dhe interesave te paleve(qytetareve),eshte e madhe.

8 Zhvillimi i kodifikimit
(1) me gjithe arsyet per kodifikim te procedures administrative,megjithate me i madh eshte numri i vendeve qe nuk e kane bere kodifikimin se i vendeve qe e kane bere kodifikimin. (2) lindja dhe krijimi i kodifikimeve te teresishme paraqet nje dukuri relativisht te re. (3) shfaqja e kodifikimit me intenziv te parimeve juridike procedurale ndeshet per here te pare ne Austri(1925)

9 (4) midis dy lufterave boterore rregulla te veçanta mbi proceduren administrative jane nxjerre ne Çekosllovaki, Poloni(1928) dhe Jugosllavi(1930) (5) rrugen e kodifikimit e kane ndjekur me vone SHBA (1946), Hungaria (1957), Spanja (1958), Polonia (1960), Çekosllovakia (1968), Zvicra (1968), Bullgaria (1970), RF e Gjermanise (1977)

10 Rëndësia e parimeve te pergjithshme
(1) perbejne boshtin themelor te procedures se teresishme administrative. (2) detyrojne zbatuesit e ligjeve qe t’u permbahen rigorozisht rregullisht, pavaresisht se a zhvillohet procedura qe pales t’i njihet ndonje e drejte ose qe t’i percaktohet ndonje detyrim. (3) garantojne aplikimin e drejte te normave materiale-juridike dhe mbrojtjen adekuate te te drejtave dhe interesave legjitime te paleve.

11 Qëllimi (a) qellimi i procedures administrative eshte qe me rastin e vendosjes te çeshtjes konkrete, te arrihet tek e verteta materiale dhe qe, me ate rast ne menyre adekuate, te mbrohen si te drejtat dhe interesat e paleve, ashtu dhe interesat e pergjithshme. (b) ky qellim i pergjithshem i procedures mund te arrihet vetem me permbajtjen rigoroze parimeve te pergjithshme te cilat i rregullon ligji.

12 (c) eshte i kuptueshem kujdesi qe ligji
i kushton parimeve te pergjithshme te procedures, prandaj dhe saktesisht i rregullon qysh ne pjesen e vet te pare,duke sanksionuar respektimin e aplikimit te tyre me shume dispozita te veta,me çka edhe me shume fuqizon mbrojtjen e ligjshmerise objektive, por edhe te te drejtave dhe interesave te paleve.

13 Fjalorth i shkurter (1) ligjshmëri: veprimtari ne perputhje me ligjin. (2) balancim i interesave publike e private:trajtim i barabarte i interesave publike e private. (3) barazi perpara ligjit: trajtim ne menyre te njellojte te te gjitha çeshtjeve. (4) proporcionalitet: perdorim i mjeteve ne perputhje me qellimet qe synohen te arrihen. (5) objektivitet: marrje ne konsiderate e te gjithe faktoreve qe lidhen me nje akt te caktuar administrativ.

14 (6) paanshmeri: mosinfluencim nga interesa private
ose personale ose paragjykime. (7) parashikueshmeri: pritje legjitime. (8) publicitet: marrje e informacionit. (9) subsidiaritet: rregullim i vecante me legjislacion te veçante.

15 Njoftime pararendese (1) çdo rast individual (konkret) nga nje fushe e caktuar administrative, paraqet çeshtje individuale (konkrete) administrative. (2) per çdo çeshtje administrative, qellim eshte nxjerrja e aktit perkates administrativ. (3) akti administrativ paraqet kuroren e procedures administrative dhe realizimin e se drejtes pozitive. (4) duke nxjerr aktin,organi ushtron pushtetin,sepse ne raport me palen,eshte i pajisur me imperiumin e pushtetit,qe buron nga karakteri dhe fryma e marrdhenieve juridike- (5) ne mes nxjerresit te aktit dhe pales nuk ka marreveshje. perkundrazi,shpreher autoriteti i pushtetit.

16 Njoftime pararendese(ii)
(6) akti eshte konkret,sepse zbatimi i dispozitave materiale-juridike perhere kufizohet ne rastin konkret,ne çeshtjen konkrete administrative. (7) vendimi duhet qe te jete konkret, qe do te thote individualisht i caktuar ne personin e caktuar,fizik ose juridik,si dhe ne palet tjera ne procedure. (8) akti eshte konstitutiv sepse,si rregull,per palen krijohet gjendja juridike-subjektive e caktuar dhe me ate akt konstituohen te drejta dhe detyrime te caktuara qe eshte thelbi i vendosjes “in meritum”ne ceshtjen konkrete administrative.

17 (9) duhet dalluar nga e mesipermja
gjendjen juridike deklarative, pra aktin juridik deklarativ i cili konstituon te drejte ose detyrim te caktuar per palen,me ç’rast gjendja juridike eshte krijuar ne baze te vete ekzekutimit te dispozites materiale, e me aktin administrativ deklarativ ajo gjendje vetem deklarohet. (10) që të nxirret akt administrativ, organet kompetente vendosin mbi te drejtat, detyrime dhe interesat juridike te pales,sepse pa to nuk ka mundesi te shqyrtimit te çeshtjes konkrete administrative.

18 Parimet në formë pyetjesh
rrethi i parë i pyetjeve a paraqet procedura administrative: një garancë për palën qe te nxirret nje vendim i ligjshëm dhe i drejtë (i rregullt)? (b) që te arrihet pajtueshmeria midis gjendjes juridike e faktike? (c) që ajo pajtueshmeri te rivendoset kur eshte e çrregulluar?

19 (d) meqe te drejtat e percaktuara jane vetem te deklaruara, ndersa nevoje objektive eshte qe ato te jene te garantuara dhe te mbrojtura me ligj,a e rrite procedura administrative te palet besimin ne administraten dhe ne te drejten pergjithesisht? (e) a ështe detyre e procedures administrtative qe t’i bindë palet se barazia para ligjit eshte realitet,e jo vetem deklarate? (f) a paraqet procedura administrative mase te mbrojtjes juridike te te drejtave te paleve?

20 Rrethi i dyte i pyetjeve
(a) a kupton procedura administrative, para se gjithash, kujdesin per zbatimin konsekuent te ligjit? (b) a siguron zbatimi konsekuent i ligjit zbatimin e dispozitave materiale-juridike me te cilat rregullohen materiet e vecanta administrative? (c) a jane rregullat e procedures garanci per zbatimin e rregullt te dispozitave materiale - juridike apo edhe baze per demokratizimin e procedures dhe, njekohesisht, digë e arbitrarizmit dhe pasigurise juridike? (d) ç’mund te ndodhte ne mungese te rregullave te procedures?

21 cila do te mund te ishte renditja e atyre veprimeve;
personi zyrtar nuk do te dinte se me cilat rregulla caktohet kompetenca dhe se cilat do te ishin veprimet procedurale qe do te duhej te ndermirreshin; cila do te mund te ishte renditja e atyre veprimeve; cila do te mund te ishte forma dhe ecuria e atyre veprimeve; cila do te mund te ishte forma dhe permbajtja e akteve qe do te duhej te nxirreshin ne proceduren administrative;

22 se cilat do te ishin detyrat e te gjithe pjesemarresve ne procedure;
se ne ç’ mënyrë mund te mbroheshin pjesemarresit ne procedure; cilat do te mund te ishin mjetet juridike si dhe,ne fund, si dhe ne ç’ mënyrë do te zbatoheshin aktet administrative ne proceduren administrative?

23 Një shpjegim i pashmangshem
Me rastin e zbatimit te normave materiale-juridike ne çeshtjet konkrete administrative, perhere do te paraqitet nevoja per rregullat te cilat do te bejne te mundshme zbatimin e tyre. Ato, per dallim nga normat materiale-juridike, janë norma procedurale - juridike, norma qe kane per qellim te caktojne udhen, menyren dhe mjetet per zbatimin e normave materiale -juridike.

24 Disa shqyrtime krahasimtare
grupin e pare te sistemeve juridike e perbejne ato vende ne te cilat kodifikohen normat procedurale-juridike. grupin e dyte te sistemeve juridike e perbejne vendet me sisteme te pakodifikuara te procedures administrative, me perfaqesues me markante Francen dhe Italinë edhe pse jane vende me te drejte administrative te zhvilluar, ne to, rregullat e procedures administrative jane te rezervuara vetem per gjyqesine administrative. Kontrolli gjyqesor mbi administraten konsiderohet hallke kryesore e gjithe se drejtes administrative.

25 grupin e fundit te sistemeve juridike e perbejne te ashtuquajtura sisteme hibride,
me perfaqesuese Anglinë

26 Përse veçohet teoria klasike gjermane?
per shkak te identifikimit te nocionit “procedure administrative” nga “procedura gjyqesore” edhe per faktin se palen e konsideron si “kuptim te lidhur per konfliktin”. si e perkufizon çeshtjen administrative ligji hungarez? nocioni çeshtje administrative eshte nder ceshtjet me te nderlikuara te teorise administrative. nga ligjet e kodifikuara mbi proceduren administrative, vetem ai i hungarise e perkufizon sakte çeshtjen administrative: ”çdo lende me vendosjen e se ciles organi shteteror administrativ krijon per palen te drejta ose detyrime”. ç’eshte e perbashket ne sisteme qe dallojne njeri prej tjetrit?

27 se procedura e cila i paraprinë vendosjes se çeshtjes, si dhe vete vendosja e çeshtjes, jane ne pajtim me rregullat e procedures. (b) se per vertetimin e gjendjes faktike zbatohet vetem dispozita perkatese materiale-juridike. (c) se autorizimet e organeve që vendosin çeshtjen nuk jane te pakufizuara, ne menyre qe te mos çojnë ne arbitrarizem.

28 Parimi i ligjshmërisë (1) ushtrim i veprimtarise se organeve te administrates ne perputhje me legjislacionin ne fuqi te Kosoves. (2) brenda kufijve te kompetencave qe u jane dhene atyre. (3) ne perputhje me qëllimin per te cilin jane dhene ato kompetenca.

29 Edhe disa verejtje te tjera ne lidhje me parimin e ligjshmerise.
(1) ligjshmerine, si parim themelor te veprimtarise se administrates te nje vendi, shprehimisht e parashikon kushtetuta e çdo vendi. (2) per ligjshmerine e veprimtarise se administrates dhe rendesine e saj mesohet ne te gjitha aktet kushtetuese te cilat kete parim e kane ndertuar si njerin nga parimet themelore. (3) parimi i ligjshmerise se veprimtarise se administrates, nënkupton se te gjitha aktet e saj duhet te jene te ligjshme, d.m.th., te bazuara ne ligj dhe ne aktet e tjera qe nxirren ne baze dhe per zbatimin e tij.

30 - inkompetenca (veprim jashte kompetences);
Shtrohet pyetja: ç’ thotë teoria juridike-administrative per rastet e paligjshmerise? Rastet me te shpeshta te paligjshmerise qe shfaqen ne veprimtarine e administrates jane: - inkompetenca (veprim jashte kompetences); - cenimi i te drejtave ne procedure (shkelja e rregullave të procedures);

31 - cenimi i te drejtave materiale-juridike (shkelja e te drejtave materiale te percaktuara me ligj);
- vërtetimi i gabueshem i gjendjes faktike (me rastin e nxjerrjes se aktit gabimisht eshte pershkruar gjendja e faktit); - paligjshmeria ne qellimin e aktit (akti eshte nxjerre per nje qellim tjeter).

32 (4) ne legjislacionet e vendeve te ndryshme, ka nje numer parimesh qe perbejne
“kornizen e perbashket” te parimeve te procedures administrative. ne ate kornize perfshihen parimet prej atij te ligjshmerise, si i parë dhe themelor e deri te parimi i apelimit.

33 Parimi i balancimit te interesave publike dhe private
shtrohet pyetja: çfare kerkohet prej organeve te administrates? qe te vendosin nje balancim te drejte ne ushtrim te veprimtarise administrative mes dy llojeve te interesave: mes interesave publike dhe interesave private. shtrohet pyetja tjeter: perse kerkohet vendosja e ketij balancimi prej organeve te administrates? me qellim te evitimit te nderhyrjeve te panevojshme ne te drejtat dhe interesat e personave fizike dhe juridike.

34 Parimi i barazisë përpara ligjit
disa verejtje parimore: barazia para ligjit kerkon: që secili te trajtohet para ligjit në të njëjten menyre (2) qe te mos behen dallime bazuar ne perkatesi te ndryshme (gjinie, feje, race etj.) praktika flet per mundesinë që disa grupe ne shoqeri te trajtohen ne menyre me te favorshme se te tjeret (diskriminimi pozitiv).

35 si e shpreh ligji kete parim?
(1) nëpërmjet te trajtimit ne menyre te njellojte te te gjitha çeshtjeve (po qe se ato jane objektivisht te njejta). (2) dallimet ne trajtimin e çeshtjeve lejohen “vetem ne masen qe ato perputhen me ndryshimet objektive mes çeshtjeve”. (3) ligji i ben nje shtrirje te gjere te mosdallimeve lidhur me personat fizike dhe juridike (thekson: gjinine, racen, ngjyren, gjuhen, opinionin politik ose tjeter,origjinen kombetare ose sociale, pasurine, lindjen ose ndonje status tjeter)

36 Parimi i proporcionalitetit
kuptimi i ketij parimi buron nga perdorimi ne proporcion i mjeteve me qellimet qe synohen te arrihen gjate ushtrimit te kompetencave qe me ligj kane organet e administrates ne zbatim te interesit publik. dy pyetje mund te shtrohen ne zbatim te ketij parimi ne praktike: e para, a mund te kufizohen te drejtat e njohura me ligj ose interesat e personave fizike dhe juridik? e dyta, a e vleresojne organet e administrates nese qellimi mund te arrihet “me masa sa me pak represive”?

37 ne lidhje me pyetjen e parë,
ligji shprehet se mund te kufizohen te drejtat e njohura me ligj, lirite ose interesat e personave fizike dhe juridike, por kerkon qe ai kufizim duhet te jete ne pajtim me ligjin dhe ne masen qe eshte e domosdoshme per te realizuar “nje interes publik te rendësishem”. ne lidhje me pyetjen e dyte, pergjigjja eshte pohuese: organet e administrates “do te vleresojne nese qellimi i kerkuar mund te realizohet me masa sa me pak represive pa komprometuar efektivitetin e tyre”.

38 Parimi i objektivitetit dhe i paanshmerise
ligji i shkrin ne nje kuptimet e objektivitetit dhe paanshmerise. objektiviteti dhe paanshmeria sigurohen mbi dy baza: e para, duke i marre ne konsiderate nga ana e organeve te administrates dhe duke u dhene peshen qe u takon te gjithe faktoreve “qe lidhen me nje akt te caktuar administrativ”. e dyta, duke i siguruar “se veprimtaria e tyre nuk eshte e influencuar nga interesat private ose personale ose paragjykime te nepunesve qe e ushtrojne kete veprimtari”.

39 Parimi i qendrueshmerise dhe parashikueshmerise
qendrueshmeria e organeve te administrates ne veprimtarine e tyre i referohet “respektimtit te pritjeve legjitime te personave fizike dhe juridike”. pyetje: nese ligji shkruhet ne menyren qe ta kuptojne te gjithe,cili eshte mendimi juaj ne lidhje me shprehjen nga ana e tij e ketij parimi. diskutim.

40 Parimi i publicitetit verejtje: parim shume i kerkuar.
prej organeve te administrates kerkohet qe veprimtarine e tyre ta ushtrojne - ”ne menyre transparente” dhe - “ne bashkepunim te ngushte me personat fizike dhe juridikë te perfshire ne te”. në parim, parim shume i drejte.

41 kur behet perjashtim nga ky parim?
shtrohet pyetja: kur behet perjashtim nga ky parim? atehere kur informacionet mund te kufizohen “vetem per qellime te mbrojtjes se interesave legjitime publike, te jetes ose te interesave te tjera legjitime private. Mendohet te atyre qe percaktohen me ligje perkatese.

42 Parimi i subsidiaritetit
problemi shtrohet nese nje pjese ose tere aspektet e veprimtarise administrative i nenshtrohen nje rregullimi me legjislacion te veçante. po qe se i nenshtrohen, ligji percakton se “do te zbatohet rregullimi i veçante i legjislacionit te veçante”.

43 Fund

44


Download ppt "Procedurës Administrative Prof. Mr. Sc. Ejup Bytyç, PhD"

Similar presentations


Ads by Google