Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Përgjegjësia Sociale e Korporatave dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Rasti studimor i kompanive të çimentos në Portin e Durrësit. Marsida ISMAILI.

Similar presentations


Presentation on theme: "Përgjegjësia Sociale e Korporatave dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Rasti studimor i kompanive të çimentos në Portin e Durrësit. Marsida ISMAILI."— Presentation transcript:

1 Përgjegjësia Sociale e Korporatave dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Rasti studimor i kompanive të çimentos në Portin e Durrësit. Marsida ISMAILI

2 Përgjegjësia Sociale e Koorporatave (CSR)
Përkufizimi i Komisionit Evropian i CSR: “ përgjegjësia e sipërmarrjeve për impaktin e tyre në shoqëri”. Sipërmarrjet që të jenë të përgjegjshme nga ana sociale “duhet të zhvillojnë një proces të integrimit të preokupimeve apo shqetësimeve sociale, mjedisore, etike dhe të të drejtave të njeriut si dhe të konsumatorit, në veprimtaritë apo operacionet e tyre të biznesit si dhe në strategjinë kryesore në bashkëpunim të ngushtë me palët e interesuara”.1 Torrecchia, Patrizia. Corporate Social Responsibility in Idowu, O. Samuel, edt. a “Dictionary of Corporate Social Responsibility: CSR, Sustainability, Ethics and Governance”. Springer, 2014, p 1. Enterprise and Industry. (2013). Corporate social responsibility (CSR). European policy on CSR. Accessed on August 19, 2013, from, prise/policies/sustainable-business/corporate-social-responsibility/index_en.htm.

3 CSR dhe zhvillimi i qëndrueshëm
CSR është i lidhur ngushtësisht me konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të dyja bashkë përbëjnë “objektiva në zhvillim, të levizshme” që mund të arrihen vetëm me anë të një procesi të përmirësimit të vazhdueshëm. CSR mund të shihet si mënyra në të cilën kompanitë balancojnë aspektet mjedisore, sociale dhe ekonomike, duke u përpjekur të jenë transparente dhe llogaridhënëse si dhe duke krijuar praktikat më të mira, për krijimin e pasurisë dhe përmirësimin e shoqërisë.

4 Zhvillimi i Qëndrueshëm
Termi dhe procesi i ‘zhvillimit të qëndrueshëm’ rezultoi nga lëvizja mjedisore mes viteve Ai u nxit nga një ndërgjegjësim në rritje mbi kufizimet ndaj burimeve globale dhe u shpreh në një numër publikimesh mjaft popullore dhe të konferencave ndërkombëtare. “Silent Spring” nga Carson në 1962, “The Population Bomb” nga Ehrlich and Ehrlich në 1968, “The Limits to Growth” nga Klubi i Romës dhe Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin Human në 1972, Konferenca e Parë mbi Klimën Botërore në 1979 ose Raporti global i 2000 për Presidentin nga Këshilli i Cilësisë Mjedisore si dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së në 1980.

5 Zhvillimi i Qëndrueshëm
Publikimi i një Raporti nga Komisioni Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin (WCED) me titull ‘Our common future’ (E ardhmja jonë e përbashkët), por më shumë i njohur si Raporti Brundtland në Përkufizimi më i pranuar i Zhvillimit të Qëndrueshëm: ‘zhvillimi që plotëson nevojat e të tashmes por pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm që të plotësojnë nevojat e tyre’. Ky koncept është shumë i rëndësishëm për të eliminuar varfërinë dhe urinë, për të edukuar, strehuar, e punësuar njerëzit, për arritjen e paqes, sigurisë dhe lirisë, si dhe për të ruajtur sistemet e mbështetjes jetësore të Tokës për brezat e ardhshëm. 2 Reiser, Dirk. Sustainable Development in Idowu, O. Samuel, edt. a “Dictionary of Corporate Social Responsibility: CSR, Sustainability, Ethics and Governance”. Springer, 2014, p World Commission on Environment and Development. (1987). Report of the World Commission on Environment and Development: Our Common Future. Accessed on United Nations. (2013). Global sustainable development report- Executive summary: Building the common future we want. United Nations Department of Economic and Social Affairs, Division for Sustainable Development. sustainabledevelopment.un.org/content/documents/975GSDR%20Executive% 20Summary.pdf Accessed on

6 Sektori i çimentos në Shqipëri: prodhuesit
Prodhimi i Çimentos: Çimento Antea – Grupi Titan IHD më i madh në Shqipëri, me rreth 200 milion euro, që nga viti 2005. Kompania Evropiane për Inspektimin dhe Çertifikimin, S.A, në 2009 e ka vlerësuar kompaninë me «Çertifikata e Sistemit të Menaxhimit të Përgjegjshmërisë Sociale». Fabrika e çimentos Fushë-Krujë: Që nga 1996, me Kompaninë Seament Albania në Durrës, si dhe një vit më vonë u zgjerua në Elbasan dhe në Fushë- Krujë, në 2000 me një liçencë nga qeveria shqiptare për prodhimin e çimentos.

7

8 Përgjegjësia Sociale e Koorporatave në Sektorin e Çimentos
Studimi i OSCE e analizon CSR në tre fusha: Stafi/Punonjësit. Komuniteti. Mjedisi. Gjithashtu raporti analizon: Bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore, qeverinë qëndrore, si dhe organizatat jofitimprurëse; Problemet e hasura; Planet për të ardhmen të kompanive. Praktika më e mirë në Shqipëri: TITAN GROUP: Shkolla Profesionale Teknike në Thumanë (Mekanikë): në vazhdim.

9 Rregullimi qeveritar, Roli i Agjencisë Mjedisore Kombëtare.
Ligj, nr. 60/ 2014 datë ``Për lejet e mjedisit`` Ligj nr , datë “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar. Ligj nr , datë “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja`` VKM, nr. 435, datë “Për miratimin e normave të shkarkimeve në ajër në Republikën e Shqipërisë” VKM nr. 1189, datë , "Për rregullat dhe procedurat për hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të monitorimit të mjedisit ", VKM, nr. 803, datë “ Per miratimin e normave të cilësisë së ajrit"

10 Bibliografi Idowu, O. Samuel, edt. a “Dictionary of Corporate Social Responsibility: CSR, Sustainability, Ethics and Governance”. Springer, 2014. OSCE. “Analysis of the situation of Corporate Social Responsibility in Albania: Practices and challenges of the mining industry” Report, Albdesign, 2013. medha-ne-shqiperi/


Download ppt "Përgjegjësia Sociale e Korporatave dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Rasti studimor i kompanive të çimentos në Portin e Durrësit. Marsida ISMAILI."

Similar presentations


Ads by Google