Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
PAJISJET E RRJETIT
2
Pothuajse të gjitha rrjetet qe te funksionojne kërkojnë pajisje mbështetëse .
Eshte shume e rendesishme të kuptojme se si këto pajisje : Funksionojne Konfigurohen Manaxhohen Percaktimi I defekteve
3
HUB Rrjetet qe perdorin Topologji Star kerkojne nje pike qendrore per te lidhur pajisjet . Fillimisht kjo pajisje eshte quajtur perqendrues meqenese ai bashkon kabllot qe vijne nga pajisjet e rrjetit. Forma baze e nje perqendruesi eshte Hub , i cili perdoret ne rrjetet Ethernet.
5
Hub eshte nje pajisje Hardware qe permban porta te shumta qe lidhen me kabllot e rrjetit.
Hub –et zakonisht perdorin kabllin twisted-pair te kategorise 3 dhe 5 per te lidhur pajisjet , megjithese ekzistojne hub qe perdorin kabell koaksial dhe fiber optike. Hub-et mund të bashkohen dhe përdoren për të krijuar rrjeta më të mëdha.
6
Hub –et ofrojne nje mundesi te lire per transportimin e te dhenave ndermjet pajisjeve , por ato nuk ofrojne ndonje forme inteligjence. Ato drejtojnë paketat e të dhënave drejt çdo pajisje që është lidhur më to dhe janë totalisht të "pavëmendshme" se për ku është destinuar paketa. Nuk kryejne ndonjë përpunim mbi të dhënat që pasojne, apo ndonjë kontroll për gabime.
7
Kjo gjë i bën ato pajisje joefektive te cilat mund të krijojë probleme në rrjetat e ngarkuara.
Hub përdor topologji logjike bus topologji fizike Star Hub- et paraqiten ne dy forma : Aktive Pasive
8
HUB PASIV Nuk bën asgjë tjetër perveç se siguron një rrugë kalimi për sinjalet elektrike.
9
HUB ACTIVE Siguron një rrugë kalimi për sinjalet elektrike.
Rigjeneron sinjalin përpara se ta pasojë atë në pajisjet e lidhura me të. Meqenese sinjalet rigjenerohen ,çdo porte mund të lidhë një kanal deri në 100 metra, qe eshte maksimumi i lejuar për kabllot Twisted Pair.
10
Çdo pajisje rrjeti ka lidhjen e vet në hub dhe në qoftë se një lidhje dështon preket vetëm një pajisje e vetme . Zgjerimi i rrjetit është i lehtë, pasi shumë pajisje shtesë mund të shtohen në rrjet duke përdorur një hub të vetem, i cili lidhet shpesh me një backbone rrjeti.
11
Hub-et vijnë në modele dhe madhësi të ndryshme.
Hub-e te vegjël me 5 deri 8 porta lidhëse zakonisht referohen si hub-e workgroup. Hub-e qe akomodojnë një numër më të madh pajisjesh ,normalisht mbi 32 pajisje.
13
MSAU (Multistation-Access-Unit)
Multistation Access Unit (MAU) eshte nje tip Hub-i qe perdoret per rrjetet token ring . Ne pamjen e jashtme nje MAU duket si hub. Ai lidhet me shume pajisje rrjeti me kabllo te vecante. MAU përdor topologji fizike Star topologji logjike Ring
15
MSAU realizon qarkullimin e token brenda pajisjes, duke i dhënë rrjetit fizik një pamje Star.
16
Ndertimi MSAU Porta tek te cilat lidhen pajisjet e rrjetit . Nje porte ring-out qe lejon njesine te lidhet me nje MSAU tjeter . Nje porte ring –in qe lejon nje lidhje hyrese nga nje MSAU tjeter.
17
Në Token ring kur prishet një lidhje në te, rrjeti i tere nuk funksionon.
Por MAUS mund te detektoje lehtesisht portat me probleme dhe i mbyll ato menjëherë brenda 1ms, duke lejuar keshtu vazhdimesine e punes se rrjetit.
19
Nje numer MSAU mund te lidhen bashke per te krijuar nje rrjet me te gjere.
Porta ring-out e MSAU se fundit duhet te lidhet me porten ring-in te MSAU se pare.
22
SWITCH Switch-et janë pajisje ndërlidhëse për rrjetat Ethernet.
Pajisjet lidhen me switch-et përmes kabllove twisted-pair, një për çdo pajisje. Ndryshimi ndërmjet hub-eve dhe switch-eve është në mënyrën se si merren vesh pajisjet me të dhënat që transmetojnë.
23
Ndërkohë që një hub pason të dhënat në të gjitha portat e pajisjes, switch-i i pason ato vetëm në portën që lidhet me pajisjen destinacion. Switch ka në memorjen e tij nje listë te adresave MAC te pajisjeve te lidhura ne te ,te cilen e perdor per te rrugezuar frame-et e te dhenave neper portat e shoqeruara me adresat e tyre MAC . Media Access Control adress identifikon ne menyre unike çdo nyje te rrjetit).
24
Switch lexon MAC adresën e destinacionit te shkruar ne frame -in qe ai merr dhe e krahason ate me listen e tij te adresave MAC . Bazuar në të ai perzgjedh portën në të cilën është lidhur hosti. Ky informacion lejon switch-in të përsërise frame-et hyrëse te të dhënave vetëm në kompjuterat në të cilën frame është adresuar.
26
Ne keto kushte , switch-i mund të permiresoje performancen e rrjetit në dy drejtime.
Se pari, duke krijuar një rruge të drejtperdrejte ndërmjet dy pajisjeve, mund të reduktoje dukshem numrin e perplasjeve në rrjet. Se dyti , mungesa e perplasjeve krijon mundesine qe switch-et të komunikojne me pajisjet në formen e transmetimit full-duplex , ne te cilen shpejtesia e transmetimit eshte sa dyfishi i atyre standarte halfduplex.
27
Metodat e switch-imit Metodat e switch-imit dallohen nga mënyra se si
perpunohet ( shqyrtohet) informacioni : Cut-through Store-and-forward Fragment Free
28
Cut-through Switch lexon informacionin e vetëm 14 byte-ve të parë të frame-it Ethernet. Nga ky informacion ai gjen adresën e destinuesit dhe e dergon frame-in në porten perkatese. Kjo metode është shumë e shpejte, por meqe nuk kemi kontroll gabimi, krijon mundesi shtimi gabimesh përgjatë transmetimin.
29
(+ ) Gabimet nuk shtohen gjatë transmetimit në rrjet.
Store-and-forward Switch merr te gjithë paketen dhe kontrollon për gabime përpara se ta ridergoje. (+ ) Gabimet nuk shtohen gjatë transmetimit në rrjet. ( -) Kontrolli i gabimit kerkon një kohe relativisht të gjatë,kështu që kjo metode është e avashte.
30
Fragment Free Switch lexon informacionin e 64 byte-ve të parë.
Frame që janë më të vogla se 64 byte nuk duhet të procesohen më tej në rrjet , duke parandaluar kalimin e frame-ve të korruptuar. Vonesa për shkak të procesimit në informacion është më e vogël krahasuar me rastin store and forward dhe më e larte se “cut through”.
31
Kabllimi Hub-eve dhe Switch-eve
Hub dhe Switch perdoren jo vetem si qëndër lidhese për pajisjet , por edhe per të zgjeruar rrjetin. Zgjerimi i rrjetit mund të realizohet nepermjet : Portave standarte me kabllo speciale Portave speciale me kabllo normale
32
Tipet e Portave ne HUB dhe SWITCH
Hub dhe Switch kane dy tipe portash: Medium Dependent Interface-Crossed (MDI-X) Medium Dependent Interface (MDI)
33
Medium Dependent Interface-Crossed
Keto porta sherbejne per lidhur kompjuterat. Dizenjimi i kryqezuar vjen nga fakti qe portat janë të kryqezuara në brendesi të pajisjes. Përcjellësi dergues i sinjalit në një pajisje do të jetë përcjellës marres i sinjalit në pajisjen tjetër. Ne kete rast, për të lidhur pajisjet mund të përdoret nje kabëll standart ose straight-through.
34
Kablli straight-through
35
Medium Dependent Interface
Kjo porte perdoret per të lidhur dy switch-e ose hub-e me njeri tjetrin. Meqene se switch-et dhe hub-et dizenjohen për të pare njeri tjetrin thjesht si zgjates të rrjetit, nuk nevojitet që sinjali të kryqezohet.
36
Nëse një hub ose switch nuk ka një porte MDI, ato mund të lidhen duke përdorur një kabëll të kryqezuar (crossover) ndërmjet dy portave MDI-X. Kablli i kryqezuar shërben për të shkryqezuar kryqezimin e brendshem.
37
Pinet kabllit crossover
39
Kablli Crossover duke lidhur dy porta MDI
40
Bridge Nje bridge perdoret per te lidhur se bashku dy segmente te rrjetit. Ai lejon kompjuterat ne secilin segment te aksesojne burimet ne segmentin tjeter. Ata gjithashtu mund te perdoren per te ndare rrjete te medhenj ne segmente me te vegjel . Bridge qendron ndërmjet dy segmenteve të rrjetit fizik dhe drejton rrjedhjen e informacionit ndërmjet tyre.
41
Pasi lexon adresën MAC ne cdo frame per te percaktuar se ne cilen ane te bridge ndodhet pajisja destinacion ,ajo mund të : Lejoje të dhënat te kalojne ne anen tjeter, nëse verifikon se të dhënat janë adresuar në segmentin tjetër. Bllokoje te dhenat nga kapercimi ,nëse verifikon që adresa i perket segmentit nga erdhi. Nese bridge nuk njeh adresen destinacion te paketes ajo dergon paketen tek te gjithe segmentet e lidhura , me perjashtim te segmentit qe e inicioi ate.
43
Bridge mund te lidhe rrjete qe kane shpejtesi te ndryshme , topologji te ndryshme ose protokolle te ndryshme . Por ato nuk mund te lidhin nje segment Ethernet me nje segment Token Ring, pasi ato perdorin standarte rrjeti te ndryshem .
44
Dikur, adresa MAC e pajisjeve të lidhura në rrjet duhej të vendosej manualish.
Sot, pjesa me e madhe e bridge-ve mund të ndertojne një liste me adresa MAC në një nderfaqe duke pare trafikun në rrjet. Këto pajisje quhen learning bridges ( urat që mesojne ) .
45
Pozicionimi i bridge-ve
Bridge duhet të pozicilonohet në rrjet sipas rregullit 80/20. 80% e të dhënave duhet të jenë lokale dhe vetëm 20% të jenë të destinuara për pajisjet në pjesen tjetër të ures.
46
Ciklet e mbyllura Kur në rrjet lidhim me shumë se një bridge mund të ndodhin ciklet e mbyllur të ures. Informacioni ,i dërguar ne një nga portat e urës për në pjesen tjetër të rrjetit, mund te kthehet përseri në të në forme cikli nga portat e urës tjeter.
49
Kjo ndodh pasi Bridge-t mund të ngaterrojne njeri tjetrin, duke besuar që paisja është e lokalizuar në një segment që në të vertete nuk është. Për të luftuar këtë problem Standarti IEEE 802.1d mundëson që nderfaqet e urave të percaktohen me një vlere që me pas përdoret ne procesin e mesimit të urave (bridge-learning).
50
Tipet e Bridge-ve Transparent bridge Source route bridge.
Translational bridge
51
Transparent bridge Pajisjet e rrjetit janë të pavetedijshem për ekzistencen e tij në rrjet. Një ure transparente vetem bllokon ose pason të dhënat, bazuar në adresat MAC.
52
Source route bridge Përdoret në rrjetet Token Ring.
Këto ura e marrin emrin nga fakti që i gjithë rruga në të cilën duhet të kaloje paketa për të arritur në destinacion është e enkapsuluar brenda saj. Kur hosti dergon nje pakete, ai bashkengjit një RIF (routing information field ) ne paketë duke treguar serinë e bridge-ve dhe segmenteve te rrjetit që do të përdoret për te derguar paketen ne destinacionin e vet. Bridge vetem ndjekin listën e dhënë në RIF .
53
Translational bridge Përdoret për të konvertuar një format të
dhënash në një tjetër, p.sh nga Token Ring në Ethernet dhe anasjelltas . Kjo ndodh pasi paraqitja e brendshme e adresave MAC ne Ethernet dhe Token Ring eshte e ndryshme .
54
ROUTER Ruter-at përdoren për të krijuar një rrjet të gjerë , duke lidhur segmente të vogla rrjeti. Një ruter mund të jetë një pajisje e veçantë, ose një kompjuter me me shumë se një nderfaqe rrjeti dhe software-in e pershtatshem të ruterit. Të gjithë sistemet moderne të operimit perfshijne funksionalitetin për tu përdorur si ruter.
55
informacionin e rrugezimit te vetë ruterit
Router-at mbledhin informacion në lidhje me rrjetet të cilat ato janë lidhur dhe mund të ndajnë këtë informacion me router-at në rrjete te tjera. Informacioni i mbledhur ruhet në tabelën e brendshëm të rrugezimit te ruterit dhe përfshin : informacionin e rrugezimit te vetë ruterit statusin aktual të lidhjeve te ndryshme të rrjetit Router-at shkëmbejnë këtë informacion rrugezimi duke përdorur protokolle të veçanta rrugezimi .
56
Një ruter e merr emrin e tj nga fakti që ai rrugezon të dhënat që merr nga një rrjet në një tjetër.
Kur një ruter merr një pakete të dhënash, ai lexon header-in e paketes për të gjetur adresën destinacion. Pasi gjen adresen destinacion ,ai e krahason atë me adresat që ka në tabelen e tij dhe gjen rrugen se si ta dergoje paketen në destinacion.
57
Nëse e gjen rrugen ,ai e pason paketen drejt portës së paisjes me të cilën është i lidhur direkt ose drejt portës së një ruteri tjetër i cili do të jetë rrugëkalimi default. Ky kercim mund të jetë destinacioni i fundit, ose mund të jetë një ruter tjetër.
59
Bazuar në këtë tabelë, ruteri përzgjedh rrugëkalimin që do të përdorë për të dërguar të dhënat në destinacion. Tabela duhet : Të jetë e përditësuar Të jetë e plote.
60
Ruteri merr informacionin për tabelen e
tij të rutimit permes rutimit : Statik Dinamik
61
Rrugezimi Statik Informacionet e rutimit vendosen në tabelen e rutimit manualisht. Keshtu rrugët e lëvizjes së informacionit do të jene gjithnjë të përcaktuara dhe nuk ndryshojnë. Ndryshimet ne topologji apo rrjet, duhet ti bejme po manualisht.
62
Kjo gjë sjell jo vetëm vonesa por edhe shumë gabime.
Për këto arsye rrugezimi statik përdoret vetëm në ambiente shumë të vogla ku kemi një, maksimumi dy rutera.
63
Rugezimi Dinamik Ruterat përdorin protokolle speciale për të komunikuar. Keto protokolleve mundësojnë ruterat të kalojnë informacionin për veten tek ruterat e tjerë, në mënyrë që ruterat e tjerë të mund të marrin informacionin e fundit mbi gjendjen e rrjetit.
64
Routing Information Protocol (RIP)
Tipet e protokolleve te rrugezimit te informacionit jane : Distance Vector Protocol Link State Protocol
65
Routing Information Protocol (RIP)
Eshte nje nga format e Distance vector Protocol dhe punon duke u bazuar në numerimin e kercimeve “hop”. “Hop” në këtë rast do të përfaqësojë kalimin e informacionit nga një portë e routerit në një tjetër. Per protokollin RIP numri maksimal i kërcimeve (routera) që mund të kalojë një paketë RIP është 15.
66
Në fillim të transmetimit numri “hop” i vendosur në paketë është 15, dhe sa herë që kalon nëpër portat e router zvogëlohet me 1. Nëse paketa do të arrijë në router me numër “hop” të barabartë me 0, routeri nuk do ta marrë parasysh dhe nuk do ta transmetoje atë në asnjë nga portat e tij. Pra mesazhi që do të marre marrësi nga routeri në këtë rast do të jetë (host- unreachable).
67
Distance vector routing
Çdo ruter i kalon të gjitha ndryshimet e tabeles se tij ruterit lidhur me te. Këto ndryshime përdoren nga ruterat për të hartuar tabelen e tyre të rrugezimit. Ndryshimet dërgohen automatikisht çdo 30 ose 60 sekonda. Intervali aktual varet nga protokolli i rutimit që po përdoret.
68
Problemet e protokollit distance vector
E para është që përditësimi periodik mund ta ngadalesoje këtë proces. E dyta është që përditësimi periodik mund të shkaktojë një sasi të madhe trafiku, shumicën e kohës të panevojshëm pasi topologjia e rrjetit ndryshon rrallë. E treta është që meqe ruterat njohin vetëm kercimin pasardhes të udhetimit, informacion jo korrekt mund të shkembehet përmes ruterave, duke krijuar kështu cikle rrugezimi.
69
Për të luftuar këtë problem të fundit përdoren dy strategji.
Split horizont (ndarje fushpamjeje) që punon sipas llogjikes që një kompjuter të mos njoftoje mbrapsh ruterin nga i cili mesoi. Poison reverse (helmim i anes se kundert) i cili i lejon ruterit të kthejë informacion pas, por numerimi i tij behe t 16 kështu që ai konsiderohet si i paarritshem.
70
Përveç përditësimeve periodike, ruterat gjithashtu mund të konfigurohen që të dergojne një përditësim të menjehershme nëse vërehet një ndryshim topologjie e rrjetit. Distance Vektor Protocol është më e përshtatshme në rrjete të vogla. Procesi i mesimit të ndryshimeve në rrjet quhet konvergjence.
71
Link State Protocol Distance Vector Protocol shkëmben informacion
vetëm ndërmjet ruterave të lidhur fizikisht. Në Link State Protocol ruterat dërgojnë një paketë speciale të quajtur njoftimi i gjendjes së linkut (link state advertisements- LSA), i cili përmban informacion vetëm për vetveten.
72
Këto sinjale LSA pasohen tek të gjithë ruterat e rrjetit dhe u mundësojnë atyre ndërtimin e një harte të të gjithë rrjetit. Këto njoftime dërgohen vetëm në rastet kur ruteri vendoset për herë të parë në rrjet ose kur vërehet një ndryshim topologjie në rrjet.
73
Link State Protocol perdoret në rrjete të mëdha.
Protokollet Link State nuk vuajnë nga përditësime konstante dhe as nga numërimi i limituar i kërcimeve. Ata janë më të shpejtë në ndryshimin e të dhënave të tyre në rast se topologjia e rrjetit ndryshon.
74
GATEWAY Nje gateway eshte nje pajisje qe sherben si nje hyrje ne nje rrjet tjeter. Ai lidh rrjete qe perdorin protokolle te ndryshme, duke kryer konvertimet e kerkuara te protokolleve. Gateway quhet gjithashtu edhe konvertues protokolli .
75
Një gateway është një pajisje rrugezimi që kalon trafikun ndermjet subneteve te ndryshme dhe rrjeteve. Një kompjuter njeh disa rrugë , por jo rrugët për çdo adresë në internet. Një gateway nuk do të ketë gjithashtu këtë informacion, por të paktën njeh adresat e gateway-ve të tjera qe ajo mund të dorëzoje trafikun jashtë .
76
Ai shpesh eshte i shoqeruar me :
Ne ndermarrje , gateway eshte kompjuteri qe rrugezon trafikun nga nje workstation ne rrjetin e jashtem qe sherben faqet Web. Ai shpesh eshte i shoqeruar me : nje router, i cili njeh ku te drejtoje nje pakete te dhenash qe arrin ne gateway . nje switch i cili siguron rrugen ekzistuese brenda dhe jashte gateway per nje pakete te dhene . Ne shtepi , gateway eshte ISP qe lidh perdoruesin me Internetin.
77
Një gateway është një tipar thelbësor i shumices se routerave edhe pse pajisje të tjera (të tilla si PC ose server) mund të funksionojnë si një gateway . Aktivitetet e një Gateway janë më komplekse se ajo e router ose switch meqenese ajo komunikon duke përdorur më shumë se një protokoll.
78
CSU/DSU Channel Service Unit/Date Service Unit
Eshte nje pajisje afersisht me permasat e nje modemi qe kombinon funksionalitetin ndermjet dy njesive te saj : Channel Service Unit (CSU ) Date Service Unit (DSU) Përdoret për të lidhur një LAN tek një WAN dhe kujdeset për konvertimin e te dhënave ndermjet këtyre dy metodave të komunikimit.
79
CSU/DSU qendron ndërmjet LAN-it dhe akses pointit që është siguruar nga kompania e telekomunikacionit. Shumë prodhues të rutera-ve e kanë të inkorporuar funksionalitetin CSU/DSU brenda produkteve të tyre.
80
CSU/DSU konverton frame-et e te dhenave dixhitale nga teknologjia e komunikimit qe perdoret ne LAN ne frame te pershtatshme per WAN dhe anasjelltas. Ky perkthim është i nevojshem pasi teknologjite që përdoren në WAN nuk janë të njejta me ato që përdoren në LAN
82
CSU CSU eshte pergjegjes per lidhjen ne rrjetin telekom .
Ai lidhet me linjen dixhitale. CSU merr dhe dergon sinjalet ne linjat WAN.
83
DSU DSU pranon te dhenat seriale nga nje pajisje ne LAN dhe i perkthen ato ne strukture te dhenash te perdorshme per rrjetin dixhital WAN . Ai gjthashtu konverton te dhenat qe vijne nga WAN ne nje kominikim serial. Data Service Units (DSU) siguron nderfaqen ndermjet router dhe CSU qe lidhet me linjen dixhitale.
84
KARTAT E RRJETIT Çdo pajisje ne nje rrjet qe I lind nevoja te transmetoje dhe te marre te dhena duhet te kete te instaluar nje network interface card (NIC). Ndonjehere keto quhen network adapters dhe zakonisht instalohen ne nje nga slotet e zgjerimit te kompjuterit ne te njejten menyre si karta e grafike apo karta e zerit.
85
Roli NIC Te pergatise te dhenat nga kompjuteri per kabllin e rrjetit. NIC duhet te kembeje te dhenat nga nje forme qe kuptohen nga kompjuteri ne nje forme qe mund te transmetohen neper kabllin e rrjetit. Te dergoje te dhenat tek nje kompjuter tjeter.
86
Te kontrolloje te dhenat ndermjet kompjuterit dhe sistemit te kabllimit.
Te marre te dhenat hyrese nga kablli dhe t’i perktheje ato ne byte qe mund te kuptohen nga CPU (central processing unit ) e kompjuterit.
89
Karta NIC permban nje transceiver i cili lejon nje pajisje rrjeti te transmetoje dhe te marre te dhena nepermjet mjetit te transmetimit . Çdo karte rrjeti ka nje adrese unike MAC (Media Access Control ) te vendosur qe ne fabrikim . Pasi karta e rrjetit instalohet, kablli i rrjetit lidhet tek porta e kartes per te bere lidhjen fizike ndermjet kompjuterit dhe pjeses tjeter te rrjetit.
90
Kur specifikohet apo instalohet një NIC, duhet
të kemi parasysh pershtatshmerine e : BUS Burimet e sistemit Interrupt request line Memory Address Mjetet e komunikimit
91
BUS –et Para se te dhenat te dergohen ne rrjet , NIC duhet te ndryshoje te dhenat nga nje forme qe i kupton kompjuteri, ne nje forme qe mund te udhetojne neper kabllin e rrjetit. Te dhenat levizin ne nje kompjuter neper bus-e, te cilet mund te levizin ne te njejten kohe te dhena me nje numer te caktuar bit-esh.
92
Tipet e BUS-eve Industry Standard Architecture (ISA) –levizin te dhena prej 8 dhe 16 bit (ndodhen tek kompjuterat e vjeter ) . Peripheral Component Interconnect (PCI) – levizin te dhena me nga 32 bit (ndodhen tek kompjuterat e sotem ).
93
Interrupt request line (IRQ)
Interrupt request lines (IRQs) jane linja hardware nepermjet te cilave pajisje te tilla si portat I/O, tastiera, NIC mund te dergojne nderprerje ose kerkese per sherbim tek mikroprocesori i kompjuterit.
94
Interrupt request lines jane te ndertuara ne hardware-in e brendshem te kompjuterit .
Jane caktuar nivele te ndryshme prioriteti te IRQ , nepermjet te cilave mikroprocesori mund te percaktoje rendesine e kerkesave ardhese per sherbim .
95
Kur NIC dergon nje kerkese tek kompjuteri ai perdor nje Interrupt Request Lines –nje sinjal elektronik shkon tek CPU e kompjuterit. Çdo pajisje ne kompjuter duhet te perdore nje IRQ te ndryshme, e cila specifikohet kur pajisja konfigurohet ,pasi ne rast te kundert krijohet konflikt IRQ.
96
IRQ perdoren per te menaxhuar veprimet e pajisjeve hardware te ndryshme.
P.sh. kur nje modem don te kryeje nje process, ai dergon nje IRQ tek procesori duke i thene “Hej , me ler te bej punen time ! Atehere CPU nderpret punen e tij per te lejuar modemin te ekzekutoje procesin e tij.
97
Memory Address Memory Address identifikon nje vend ne memorjen RAM te kompjuterit. NIC perdor kete vend si nje zone per te ruajtur data frame hyrese dhe dalese . Nje data frame eshte nje pakete informacioni e transmetuar si nje njesi ne rrjet. Kur konfigurohet nje NIC duhet te zgjidhet nje memory address qe nuk perdoret nga nje pajisje tjeter.
98
Mjetet e komunikimit Per te zgjedhur NIC e pershtashme per rrjetin tuaj , se pari duhet te percaktoni tipin e kabllimit qe do te perdorni. Çdo tip kablli ka karakteristika te ndryshme qe Nic duhet t’i pershtatet. Çdo karte ndertohet per te pranuar te pakten nje tip kablli ,por disa NIC kane me shume se nderfaqe konektori. Sot, pergjithesisht rrjetet përdorin kabllin twisted-pair.
99
Ne rrjetet Token Ring – NIC duhet të jenë të sinkronizuara me të njejten shpejtësi.
Ne rrjetet Ethernet - NIC mund të punojnë edhe me shpejtësi të ndryshme.
100
Për të instaluar apo konfiguruar një karte rrjeti, kemi nevoje për driverin e pajisjes , megjithese shumica e pajisjeve të sotme janë të tipit plug and play. Tashme shumica e kartave të rrjetit janë të konfigurueshme me software. Gjithashtu ekzistojne edhe kartat wireless.
101
ISDN Integrated Services Digital Network
ISDN eshte nje teknologji rrjeti qe mundeson transmetimin dixhital te njekohshem te zerit , videos dhe te dhenave nepermjet : Linjave telefonike dixhitale Linjave telefonike analoge (percjellesave telefonik normal )
103
Referuar Sherbimit te Vjeter Telefonik POTS
(Plain Old Telephone Service), linjat analoge mbeshtesin telefonat standart , fax-et dhe modemat. Sherbimi Internetit realizohet me ane te lidhjes dial –up (modem ) dhe shpejtesia e transmetimit pergjithesisht eshte 56 Kbps.
104
Kur shpejtesia e siguruar nga nje modem nuk eshte e mjaftueshme ,mund te perdorim nje lidhje ISDN.
ISDN eshte nje metode komunikimi dixhital qe perdoret nepermjet linjes telefonike tradicionale. Kriteret qe nje linje ISDN te jete e vlefshme jane: Disponueshmeria e sherbimit Largesia nga ISP juaj Cilesia e linjes
105
ISDN shton karakteristika që nuk jane te mundshme në sistemin telefonik klasik .
ISDN transmeton te dhena dhe biseda telefonike nepermjet nje linje telefonike normale. Shërbimi Internetit ISDN, nepermjet linjave telefonike të zakonshme , përgjithësisht mbështet transferimin e te dhenave me shpejtesi 128 Kbps .
106
Terminal adapter ISDN Per te perdorur ISDN nevojitet nje pajisje qe quhet Terminal adapter ISDN në të dy skajet e transmetimit . Pra , edhe siguruesi juaj i aksesit (ISP) gjithashtu ka nevojë për një adapter ISDN. Adapter (pershtates)është një pajisje fizike që lejon një hardware ose ndërfaqe elektronike të përshtatet në një tjetër hardware ose ndërfaqe elektronike, pa humbje të funksionit .
107
Terminal adapter ISDN mund te jene ne
formen si : Karta shtesë qe instalohen brenda ne kompjuter . Pajisje te jashtme që lidhen ne nderfaqen seriale të sistemeve PC.
108
adapter ISDN I jashtem
109
adapter ISDN I brendshem
110
Nje modem konverton nje sinjal dixhital ne analog dhe anasjelltas.
Nje terminal adapter ISDN perkthen sinjalin ndermjet dy formateve dixhitale. Nje ISDN terminal adapter eshte shume I ngjashem ne pamje me nje NIC.
111
Instalimi i terminal adapter ISDN te jashtem eshte shume I thjeshte , si nje modeme e jashtme.
Ai futet ne nje porte seriale te sistemit dhe perdor burimet e tij . Nevojitet driver-i per nje terminal adapter ISDN, keshtu qe ju mund te vizitoni web site e prodhuesit dhe te shkarkoni driver-at me te fundit .
112
Akses Pointet Wireless
Wireless Access Point eshte një pajisje qe perdoret per te krijuar rrjete LAN wireless (WLAN), duke perqendruar te gjithe klientet wireless sipas struktures infrastructure . WAP lidh nje WLAN dhe një rrjet të kablluar Ethernet LAN.
113
W AP eshte e ndertuar nga nje :
Transmetues Antene Adapter AP sot janë të pajisur me shumë porta te cilat përdoren të zgjeruar rrjetin shumë thjesht. Në varësi të madhësisë së rrjetit, janë të nevojshëm një ose disa AP.
114
Çdo AP mund te mbeshtese deri ne 255 kopmjutera kliente.
Duke lidhur AP me njera –tjetren, rrjeti lokal do te kete shume AP dhe kompjuterat kliente mund te levizin ne secilen prej ketyre WAP sipas nevojes. Nje perdorues mund te levize nga zona 1 ne zone 2 duke u lidhur me Ap me sinjal me te mire.
116
Një WAP mund të operoje si nje :
bridge duke lidhur një rrjet të kablluar me pajisje wireless. ruter duke kaluar të dhënat nga një AP në një tjetër. Firewall Switch Server DHCP
120
MODEM Modem-i eshte nje pajisje qe ben te mundur komunikimin e kompjuterave nepermjet linjes telefonike. Fjala Modem vjen nga fjalet Modulim dhe Demodulim. Linjat telefonike perdorin sinjalet analoge dhe kompjuterat sinjalet dixhitale .
121
Një modem është një pajisje që konverton sinjalin dixhital të gjeneruar nga një kompjuter në sinjal analog. Modemi në nyjen marrese bën veprimin e anasjellte. Ato mund të përdoren si mjet për tu lidhur me një ISP ose si një mekanizem për tu lidhur (dial up) me një LAN.
122
Nje modem derguese modulon sinjalin e saj dixhital ne sinjal analog, për të udhetuar permes linjave telefonike. Modemi ne nyjen marrese demodulon sinjalin analog ne sinjal dixhital.
124
TIPET E MODEMAVE Modemat mund të jenë ne formen e :
Kartave të brendeshme të kompjuterit. Paijseve të jashtme që lidhen në portën seriale COM apo USB te nje kompjuteri. Kartave PCMCIA të dizenjuara për përdorim në laptop.
125
Modema të brendshem Kartat e brendeshme lidhen ne nje nga slotet zgjeruese te motherboard-it kompjuterit. Konfigurimi duhet të bëhet me një IRQ dhe një adresë memorie I/O. Zakonisht në praktike kur instalohet një modem i brendshem bëhet disable nderfaqja seriale dhe vendoset si burim një nga portat, zakonisht COM 2.
126
Modema të jashtme Nuk eshte nevoja të interesohemi për porta të caktuara, pasi modemi lidhet direkt me portën seriale.
127
Modemat PCMCIA PCMCIA është një organizatë që ka zhvilluar një standard për pajisje të vogla ne formen e kartë se kreditit, te cilat quhen karta PC. Projektuar fillimisht për të shtuar memorie në kompjuter portativ, standardi PCMCIA është i përshtatshëm për shumë lloje pajisjesh.
128
Tipet e kartave PCMCIA Tipi II - karte per modem dhe fax modem.
Tipe I -karte per ROM dhe RAM shtese ne kompjuter. Tipi II - karte per modem dhe fax modem. Tipi III –karte per disk drive portable.
129
Modemat PCMCIA dhe USB Karakteristika plug-and-play e ketyre pajisjeve i bën ata shumë të thjeshte për t’i konfiguruar dhe nuk na nevoje të kryejmë caktim manual të portes. Pasi modemi instalohet dhe njihet nga sistemi, duhet të konfigurohen driverat për të mundesuar përdorimin e pajisjes.
130
Shpejtesia e lidhjes se modemit
Dy faktoret që ndikojne në shpejtesine e lidhjes se modemit jane : Shpejtesia e vete modemit Shpejtesia e UART
131
UART Universal Asynchronous Receiver/Transmitter
UART - Çdo kompjuter përmban një UART , e cila eshte nje transmetues qe menaxhon komunikimin ne portat seriale . Modemat e brendshme qe vendosen ne slot-et e motherboard-it kanë UART e tyre. Modemat e jashtem përdorin UART e kompjuterit.
132
Meqenese modemat janë bërë gjithnjë e më të shpejtë, UART jane shqyrtuar si shkaku i pengesave të transmetimit. Nëse jeni duke blerë një modem të jashtëm të shpejtë , sigurohuni që UART e kompjuterit tuaj mund të trajtojë rendin maksimal te transmetimit te modemit .
133
TRANSCEIVER Eshte nje pajisje rrjeti qe transmeton dhe merr sinjale analoge ose dixhitale. Transceiver-i ne LAN aplikon sinjalet mbi percjellesit e rrjetit dhe detekton sinjalet qe kalojne permes percjellesave. Pergjithesisht transceiver ndodhet ne NIC dhe modemat . Disa tipe rrjetesh megjithate kerkojne nje transceiver te jashtem. Ne rrjetet Ethernet nje transceiver quhet Medium Access Unit (MAU).
134
transmetues RF transmetues FO Ethernet WAP
Llojet e transmetuesve jane te shumte : transmetues RF transmetues FO Ethernet WAP Pavaresisht se këto mjete janë të ndryshme, funksioni i tyre është i njejte. Çdo pajisje ka karakteristika të vecanta ne lidhje me formen e transmetimit te sinjalit (komunikimin Half Duplex apo Full-duplex).
135
Konvertuesit jane nje teknologji qe mundesojne lidhjen ne nje rrjet ekzistues te tipeve te ndryshme kablli twisted pair, fiber dhe kabell koaksial Thin ose thick. Ato shpesh perdoren per te lidhur pajisje te reja qe punojne me 100-Mbps, Gigabit Ethernet ose ATM ne rrjetet . Ato gjithashtu mund të përdoren cifte- cifte për të ndërthurur nje segment fibre ne rrjete bakri per te shtuar distancat e kabllimit dhe per te rritur imunitetin ndaj interferencave elektromagnetike (EMI).
137
FIREWALLS Eshte nje sistem i projektuar per te lejuar ose mohuar transmetimet e rrjetit, bazuar ne komunikimet e ndaluara nga politika e sigurisë. Ai parandalon aksesimin e paautorizuar ne nje rrjet privat ose nga nje rrjet privat ,duke lejuar te kalojne vetem komunikimet legjitime . Firewalls mund të zbatohet në software dhe hardware, ose ne një kombinim te të dyjave.
138
Firewall përdoret shpesh për të parandaluar
përdoruesit e paautorizuar të internetit te aksesojne në rrjetet private të lidhura me internet, sidomos intranetet. Të gjitha mesazhet hyrëse ose dalese kalojnë përmes firewallit, i cili analizon çdo mesazh dhe bllokon ato që nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara të sigurisë. Një firewall është konsideruar si linja e parë e mbrojtjes në mbrojtjen e informacionit privat. Per nje siguri me te madhe te dhenat mund te enkriptohen.
139
Klasifikimi sipas shtrirjes së komunikimit te filtruar
Personal firewalls Network firewalls
140
Personal firewalls Eshte një aplikim software i cili normalisht
filtron trafikut hyres apo dales ne një kompjuter të vetëm përmes internetit. Sistemet operative te kompjuterave personal permbajne software – firewall per te mbrojtur nga kercenimet prej Internetit publik.
142
Network firewalls Eshte një pajisje e dedikuar rrjeti ose nje kompjuter, pozicionuar në kufirin e dy ose më shumë rrjeteve. Ky firewall filtron të gjithë trafikun hyres ose dales ne rrjetet e lidhura. Organizatat e medha implementojne firewall-et ne sistemet e shfrytezimit te rrjetit (server). Ne te tilla raste konfigurimet firewall per te lejuar apo bllokuar tipe trafiku behen ne server.
143
Firawall-et zakonisht jane pajisje te dedikuara .
Por, shpesh sherbimet firewall janer te instaluara ne pajisje të tjera , p.sh. Ruterat Broadband dhe Akss Pointet Wireles .
145
Adresat MAC (Media Access Control)
Adresa MAC eshte nje adrese fizike qe identifikon ne menyre te vetme cdo pajisje ne nje rrjet. Adresa MAC realisht identifikon nderfaqen e rrjetit . Çdo kompjuter mund të ketë me shumë se një nderfaqe rrjeti , ndërkohë që ka vetëm një IP.
146
Adresa MAC eshte nje kod identifikimi qe caktohet ne nje network adapter ose ne nje pajisje te afte per te punuar ne rrjet , p.sh nje printer. Ndërsa një adresë IP mund të caktohet për çdo pajisje,një adresë MAC është e "djegur “ në chipin e PROM-it ne momentin kur prodhohet nga fabrika.
147
Adresat MAC shprehen në 6 vlera hekzadecimale, te cilat ndahen në disa pajisje me me (;) në disa të tjera me (-), ose vetëm me hapsire. Meqenese numrat janë hekzadecimale ato mund të permbajne vetëm numrat 0-9 dhe shkronjat A-F. P.sh D0-56-F2-B5-12
148
Tre ciftet para te shifrave identifikojne kompanine qe e ka prodhuar pajisjen.
Tre numrat e fundit jane specifike për pajisjen dhe mund të konsiderohen pak e shume si nje lloj numri serial . Te dyja pjeset e adreses MAC formojne nje identitet te vetem per nje pajisje te caktuar.
149
Nje adrese IP perdoret per komunikimet ne Internet dhe nuk caktohet ne menyre te perhershme per nje pajisje . Ndërsa adresat MAC nuk kanë ndonjë domethënie të vërtetë në Internet, ata janë përdorur në një mënyrë të ngjashme në LAN. Adresat MAC lejojnë komunikimin midis pajisjeve në një rrjet local duke bërë të mundur që të dallohet një kompjuter nga një tjetër.
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.