Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Variablat dhe konstantet

Similar presentations


Presentation on theme: "Variablat dhe konstantet"— Presentation transcript:

1 Variablat dhe konstantet

2 Variablat Në një lokacion memorues mund të vendosen vlera të ndryshme, këto lokacione memoruese paraqesin variablat Përmbajtja e një lokacioni njihet si vlerë e variablës Kurse emri simbolik që i shoqërohet paraqet identifikatorin e variablës (emrin e variablës) 06:18

3 Deklarimi i variablave të zakonshme
Çdo variabël para se të shfrytëzohet duhet të deklarohet tipi i saj int a; double vlera_maksimale; char ggg; Brenda një deklarimi mund të përfshihen edhe më shumë variabla: int x, y, z; long int nata, e; 06:18

4 Deklarimi i fushave Deklarimi i vektorëve Deklarimi i matricave
Fushat një dimenzionale ndryshe quhen edhe vektorë në kompjuter ato deklarohen si variabla me një indeks int D[5]; ku indekset fillojnë nga vlera 0, pra anëtari i parë është D[0] Deklarimi i matricave matricat paraqesin fusha dydimenzionale double Z[3] [5]; 06:18

5 Deklarimi dhe inicializimi
Gjatë deklarimit të tipave të variablave, atyre mund t’iu ndahen edhe vlerat int i = 5; double s = 43; Vektorët int R[5] = {6,3,2,4,5}; int R[] = {6,3,2,4,5}; int F[4] = {2,4}; char Z[3] = { “da3”} apo {‘d’,’a’,’3’ }; 06:18

6 Deklarimi dhe inicializimi i matricave
Matricat deklarohen dhe inicializohen njëlloj si edhe vektorët int K[2][2] = {{1,2}, {4,4} }; char S[4][8] = {“Pranvera”, “Vera”,”Vjeshta”, “Dimri” }; Njëlloj deklarohen edhe fushat shumëdimenzionale me 3 e më shumë indekse 06:18

7 Konstantet Vlerat të cilat brenda programit nuk ndryshohen, kompjuterit mund t’i jepen duke i deklaruar ato si konstante const double pi= ; const int m = 4; const int K[2][2] = {{1,2}, {4,4} }; 06:18

8 Komentet Që programi të jetë i kuptueshëm, qoftë edhe pas një kohe më të gjatë, ose edhe nga shfrytëzues të tjerë, në pjesë të ndryshme të tij mund të shkruhen tekste, të cilat njihen edhe si komente Komentet në C++ shkruhen në dy mënyra: komente brenda një rreshti (end of line comment) komente brenda një blloku (bloc comment) 06:18

9 Komentet brenda një rreshti
// Programi Or // përmes të cilit sqarohet operatori || #include <iostream> using namespace std; int main() { bool x; // deklarimi i variablës si bool int a=5, b=3;// deklarimi i variablave a dhe b x=(a<8)||(a<=(b+1)); cout << "vlera e x = " << x << endl; return 0; } 06:18

10 Komentet brenda bllokut
/* Programi Or përmes të cilit sqarohet operatori */ #include <iostream> using namespace std; int main() { bool x; /* deklarimi i variablës si bool */ int a=5, b=3;/* deklarimi i variablave a dhe b */ x=(a<8)||(a<=(b+1)); cout << "vlera e x = " << x << endl; return 0; } 06:18

11 Zbrazëtirat brenda programit
Me qëllim të rritjes së dukshmërisë së programit, përkatësisht të copëtimit të tij në pjesë, në program mund të shtohen rreshta të zbrazët /* Programi Or përmes të cilit sqarohet operatori */ #include <iostream> using namespace std; int main() { bool x; /* deklarimi i variablës si bool */ int a=5, b=3;/* deklarimi i variablave a dhe b */ x=(a<8)||(a<=(b+1)); cout << "vlera e x = " << x << endl; return 0; } 06:18

12 Leximi dhe Shtypja

13 Leximi dhe shtypja e zakonshme
Forma më e thjeshtë e komandës për leximin e vlerës së variablës v duket kështu: cin >> v; Pas ekzekutimit të kësaj komande, kompjuteri ndalet dhe pret që përmes tastierës t’i jepet vlera e variablës v Komanda për shtypje të vlerës së variablës v, në formën më të thjeshtë, shkruhet kështu: cout << v; Gjatë shtypjes së vlerave nëse nevojitet të kalohet në rresht të ri përdoret komanda cout << endl; apo me \n brenda thonjezave 06:18

14 Përfshirja e teksteve në rezultate
Rezultate që shtypen rregullisht shoqërohen edhe me tekste të ndryshme cout << “Jepni vlerën e x”; cout << “Rezultati i fituar është “; #include <iostream> using namespace std; int main() { int x; cin >> x; cout << “Vlera e lexuar x=“; cout<< x; return 0; } 06:18

15 Shtypja e teksteve gjatë leximit
Me qëllim që shfrytëzuesi i programit të informohet për vlerën që kompjuterit duhet t’i jepet përmes tastierës, para komandës për lexim cin , përmes komandës cout mund të shtypet një tekst përcjellës #include <iostream> using namespace std; int main() { int x; cout << “Vlera hyrëse x: “; cin >> x; cout << “Vlera e lexuar x=“ << x << endl; return 0; } 06:18

16 Leximi me vetëm një komandë
Kompjuterit mund t’i urdhërohet që me një komandë cin t’i lexojë vlerat e më shumë variablave cin>> v1 >>v2 . >> vn; 06:18


Download ppt "Variablat dhe konstantet"

Similar presentations


Ads by Google