Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
E Drejta e Procedures Penale
ALBANIAN UNIVERSITY FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE E Drejta e Procedures Penale [Note to trainer: For detailed help in customizing this template, see the very last slide. Also, look for additional lesson text in the notes pane of some slides.] Dr. Lulzim Lelçaj
2
I demtuari, paditesi, I padituri civil
Personi I demtuar nga vepra penale (ose tradhegimtaret e tij) kane te drejte te kerkojne procedimin e fajtorit duke u ankuar ne organet e procedimit penal ose duke iu drejtuar drejtperdrejt Gjykates ne rastet e parashikuara ne nenin 59 te Kodit te Procedures Penale. Ne raste te tilla ai ka te drejte te kerkoje shperblimin e demit te shkaktuar nga vepra penale. Dëmi nga vepra penale mund të jetë shëndetsor, material ose moral. Edhe per demin e ndryshem nga ai pasuror (demi moral) personi ka te drejte te kerkoje shperblimin e demit sipas Kodt Civil. (padia civile ne procesin penal) Create your first presentation
3
Create your first presentation
1. Personi i dëmtuar nga veprat penale ose trashëgimtarët e tij, kanë të drejtë të kërkojnë procedimin e fajtorit dhe shpërblimin e dëmit. 2. Personi i dëmtuar që nuk ka zotësi juridike për të vepruar i ushtron të drejtat që i janë njohur me ligj nëpërmjet përfaqësuesit ligjor të tij. 3. I dëmtuari ka të drejtë të parashtrojë kërkesa në organin procedues dhe të kërkojë marrjen e provave. Kur kërkesa e tij nuk pranohet nga prokurori, ai ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni. (shtese e vitit 2002) Create your first presentation
4
Create your first presentation
Per veprat penale qe ndiqen kryesisht procedimi penal fillon nga prokurori pavarsisht nga ankimi I te demtuarit. Per veprat penale qe ndiqen me ankim procedimi penal fillon vetem kur I demtuari ankohet ne organet e procedimit penal. (neni 284 I Kodit te procedures penale) Per vepraa penale me rrezikshmeri me te vogel te parashikuara nga neni 59 I K. Pr. P, I demtuari prej tyre ka te drejte te ngreje akuze dpd ne gjykate. Ai quhet I DEMTUARI AKUZUES Create your first presentation
5
Create your first presentation
I dëmtuari akuzues 1. Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 125, 127, 148, 149 dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. 2. Prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij. 3. Nëse i dëmtuari akuzues ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit. Create your first presentation
6
Create your first presentation
ANKIMI NENI 284) 1. Për veprat penale të parashikuara nga nenet 89, 102 paragrafi i parë, 105, 106, 130, 239, 240, 241, 243, 264, 275 dhe 318 të Kodit Penal, ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimin e të dëmtuarit, i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit. 2. Ankimi bëhet nga i dëmtuari te prokurori ose në policinë gjyqësore me anën e një deklarate, në të cilën personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të posaçëm, shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje me një fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale. 3. Kur ankimi bëhet me gojë procesverbali që mbahet për këtë qëllim nënshkruhet nga ankuesi ose përfaqësuesi i tij. Create your first presentation
7
Kërkesa e të dëmtuarit akuzues
Kërkesa për gjykim e të dëmtuarit akuzues depozitohet në sekretarinë e gjykatës.Ajo është e pavlefshme në qoftë se nuk përmban: a) gjeneralitetet e të dëmtuarit akuzues; b) gjeneralitetet e personit që akuzohet; c) emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit dhe prokurën; ç) parashtrimin e arsyeve që përligjin kërkesën; d) nënshkrimin e të dëmtuarit akuzues ose të përfaqësuesit të tij. Kërkesa duhet t’i bëhet e njohur personit që i atribuohet vepra penale. Create your first presentation
8
Create your first presentation
I demtuari akuzues gezon te drejten e pales akuzuese ne te gjitha shkallet e gjykimit. Ne kete gjykim merr pjese edhe prokurori duke kerkuar fajesine apo pafajsine e te pandehurit. Mos paraqitja e te demtuarit akuzues ne gjykim pa shkaqe te arsyeshme sjell pushimin e procedimit penal. Create your first presentation
9
Padtesi dhe I padituri civil. Padia civile në procesin penal
Ai që ka pësuar dëm material nga vepra penale ose trashëgimtarët e tij mund të ngrejnë padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit civil, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit. Legjitimimi i paditësit civil mund të bëhet nga organi procedues, derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor. Ky afat nuk mund të zgjatet. Me kërkesën e palëve ose kryesisht, gjykata mund të vendosë veçimin e padisë civile dhe dërgimin e saj në gjykatën civile nëse gjykimi i saj vështirëson ose zvarrit procesin penal. Create your first presentation
10
Sigurimi I padise civile
Për të siguruar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit, me kërkesën e paditësit civil, organi procedues mund të vendosë sekuestrimin e pasurisë së të pandehurit ose të të paditurit civil. Kjo masë qëndron deri në përfundimin e çështjes. Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile mund të bëhet në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit me një deklaratë të bërë personalisht nga paditësi ose nga përfaqësuesi i tij në seancë ose me akt të shkruar e të depozituar në sekretarinë e gjykatës dhe të njoftuar palëve të tjera. Heqja dorë nuk pengon ngritjen e padisë në gjykatën civile. Create your first presentation
11
Create your first presentation
I padituri 1. Ai që përgjigjet civilisht për veprën e kryer nga i pandehuri mund të thirret në procesin penal me kërkesën e paditësit civil. I pandehuri që ka marrë pafajësinë ose ndaj të cilit është pushuar çështja, mund të thirret si i paditur civil për veprat e bashkëtëpandehurve të tjerë. 2. Kërkesa për thirrjen e të paditurit civil duhet të bëhet para fillimit të shqyrtimit gjyqësor. 3. Thirrja urdhërohet me vendim të gjykatës. Create your first presentation
12
Përfaqësuesi i palëve private
1. Kur bëhet legjitimimi i paditësit civil, i padituri civil mund të ndërhyjë me vullnetin e tij në procedim derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, duke bërë kërkesë me shkrim. Gjykata vendos për kërkesën pasi dëgjon palët. 2. Afati i parashikuar nga paragrafi i parë nuk mund të zgjatet. 3. Ndërhyrja e të paditurit civil i humbet efektet kur hiqet dorë nga gjykimi i padisë civile. Create your first presentation
13
Vendimmarrja e gjykates
1. Gjykata, sipas rastit, pranon tërësisht ose pjesërisht padinë civile ose e rrëzon atë. 2. Kur jepet vendim pafajësie, për shkak se fakti nuk parashikohet si vepër penale ose kur vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile lihet e pashqyrtuar. 3. Kur rrëzohet padia civile në procesin penal, nuk lejohet ngritja e saj përsëri në gjykatën civile. Create your first presentation
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.