Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
Pse duhet të jeni pjesë e IKAF-it?
Takimi Informues Pse duhet të jeni pjesë e IKAF-it?
2
IKAF Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), është krijuar më 27 Mars 2005 si organizatë Jo Qeveritare, me seli në Kosovë. IKAF është entitet i pavarur, i ndarë nga Qeveria dhe si e tillë kontrollohet nga anëtarësia e saj. PSE NE? – Sepse ne jemi Shoqatë Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës, e licencuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar dhe Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, – Sepse ne mbajmë ligjërata me profesorët më të mirë, – Sepse ne ofrojmë praktikë me mundësi punësimi për studentët e dalluar, – Sepse ne punojmë për vlera, – Sepse jemi të njohur nga organizata të njohura ndërkombëtare me të cilat zhvillojmë partneritet dhe bashkëpunim.
3
Trajnimet që i IKAF i mundëson
Nëpunës Kontabiliteti (Bookkeeping) Teknik Kontabiliteti (TK) Kontabilist i Certifikuar (KC) Auditor i Certifikuar (AC) Auditor i Brendshëm i Certifikuar (ABC) Seminar (EVP/CPD)
4
Nepunes i Kontabilitetit
Një libër-mbajtës/nëpunës kontabiliteti (bookkeeper) luan një rol kyç në zhvillimin e kompanisë, bazuar në transaksionet financiare dhe informatat e sotme lidhur me një biznes. Ai siguron që të dhënat e transaksioneve financiare të kryera të jenë të sakta, të azhurnuara dhe gjithëpërfshirëse. Me pak fjalë, një libërmbajtës është në thelb dështimi ose suksesi i kompanisë. Modulet BA1 Bazat e Kontabilitetit Financiar BT1 Bazat e Tatimeve BC1 Bazat e Kontabilitetit të Kompjuterizuar në Praktikë
5
Teknik Kontabiliteti Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga biznesetprivat të reja, departamentet qeveritare e deri te korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnëkontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare. Modulet F1 Kontabilisti në Biznes F2 Kontabiliteti Menaxherial F3 Kontabiliteti Financiar F6 Tatimet BC1 Bazat e Kontabilitetit të Kompjuterizuar në Praktikë (Opsionale)
6
Kontabilist i Certifikuar
Kualifikimi “Kontabilist i Certifikuar” është gjithçka që nevojitet për të qenë kontabilist profesionist. Ky kualifikim u jep rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Modulet F4 Ligji i Korporatave dhe Bznesit F5 Menaxhimi i Performancës F7 Raportimi Financiar F8 Auditimi dhe Siguridhënia F9 Menaxhimi Financiar
7
Auditor i Certifikuar Programi për Certifikimin e Auditorëve është krijuar në atë formë që të kontribuojë në menaxhim financiar të mirë dhe cilësor. Certifikimi i individëve bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me Ligjin në fuqi dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare të auditimit. Qëllimi i IKAF është të trajnojë dhe të certifikojë individë të cilët posedojnë integritet të lartë, zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe krijojnë besueshmëri në publik për auditim të pasqyrave financiare. Me këtë, IKAF synon që të luajë rol të rëndësishëm në të mirën e të gjitha palëve. Modulet P1 Kontabilisti Profesional P2 Raportimi i Korporatave P3 Analiza e Biznesit P6 Tatimet e Avancuara P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia
8
Auditor i Brendshëm Certifikimi në këtë nivel – është mënyra më e mirë për t’u bërë një auditor i brendshëm profesional, plotësisht i kualifikuar, mjaft kompetent, i aftë për të dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e një organizate në nivelin më të lartë të mundshëm. Titullin Auditor i Brendshëm e fitojnë ata që kanë përfunduar kualifikimet tona profesionale dhe të cilët kanë demonstruar ndikim dhe udhëheqje në rolin e tyre si auditor i brendshëm. Modulet AB-P1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm AB-P2 Menaxhimi Financiar AB-P3 Praktika në Auditimin e Brendshëm AB-P4 Auditimi i Sistemit të Informacionit AB-P5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut
9
Kreditë për këto nivele
Nëpunës i Kontabilitetit Kredi Teknik i Kontabilitetit - 60 Kredi Kontabilist i Certifikuar - 75 Kredi Auditor i Certifikuar – 75 Kredi Auditor i Brendshëm – 75 Kredi (Kreditë i bashkangjitën diplomave të mëhershme bachelor ose master)
10
Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP/CPD)
Çka është EVP? Rëndësia e EVP?
12
Zhvillimi i vazhdueshëm profesional, ose EVP/CPD, është procesi i mbajtjes, përmirësimit dhe zgjerimit të vazhdueshëm të aftësive dhe njohurive tuaja, si dhe zhvillimin e cilësive personale, të cilat ndihmojnë për të siguruar që ju të mbeteni profesionalisht kompetentë1. Zhvillimi profesional është të mësuarit për të fituar ose mbajtur kredencialet profesionale siç janë gradat akademike për kurset formale, pjesëmarrjen në konferenca dhe mundësitë e të mësuarit informal të vendosur në praktikë2. _________________ 1. Speck, M. & Knipe, C. (2005) why can't we get it right? Designing high-quality professional development for standards-based schools(2nd ed.). Thousand Oaks: Corwin Press 2. The benefits of CPD and Lifelong Learning | CorporateTraining.ie Articles. (2019). Retrieved from
13
Seminaret IKAF, vetëm brenda vitit 2018 ka organizuar 14 seminare brenda dhe jashtë Kosovës, me tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e kontabilitetit dhe auditimit, duke qenë lider në rajon në këtë fushë. Kreditë për seminare njihen kombëtarisht dhe llogarinë për aq orë sa i vijon (1 orë seminar = 1 kredi)
14
Njohjet dhe Partneritetet
AAT (The Association of Accounting Technicians) – Njohje reciproke ICB (The Institute of Certified Bookkeepers) – Partneritet IMA (Institute of Management Accountants) – Partneritet IIA Global (Institute of Internal Auditors) - Partneritet
Similar presentations
© 2025 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.