Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
Published byBelinda Hall Modified over 9 years ago
1
Rruga për ahiret nuk kalohet me këmbë, por me zemër
2
Muhamedi salallahu alejhi ue selem në një hadith thotë: “Shtatë lloje njerëzish Allahu do t’i futë nën hijen e Tij në Ditën e Gjykimit, atë ditë kur nuk ka tjetër hije.” E njëri nga ata të përmendurit ishte “një njeri që e kishte zemrën të lidhur me xhamitë”.
3
Nuk e çuan këtë njeri në xhami këmbët e tij plastike artificiale, por zemra e tij! Sa e sa njerëz i ka ndalur nga xhamia zemra e tyre dhe jo këmbët (e shëndetshme), saqë kurrë pragun e xhamisë nuk e shkelën. Sa njerëz i pengoi zemra e tyre derisa u bënë shumë neglizhentë. Ah, sa të pakujdesshëm jemi!
4
Sa e sa njerëz janë të shëndetshëm fizikisht, por këmbët e tyre i çojnë në vende të ndaluara, me të cilat Allahu është i hidhëruar. Me të vërtetë në këtë foto ka mësim të madh për ata që dinë të mendojnë.
5
Por, siç thotë Allahu në Kuran: “Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato.”
6
Dhe së fundi, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që të themi duanë që na ka mësuar i dashuri i ynë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem, që ta themi kur shohim ndonjë të sprovuar në shëndetin e tij. Duaja është:
7
“Elhamdulilahi eledhi afani mima ibtelake bihi ue fedaleni ala kethiri mimen halaka tefdila.” Në gjuhën shqipe ka këtë kuptim: “Falënderoj Allahun që mua më ka kursyer prej asaj që të ka sprovuar dhe më ka ngritur mbi shumë nga krijesat e Tij.”
8
Lusim Allahun që të na bëjë prej atyre robërve të Tij të mirë që i ka lëvduar në Kuran: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” (Muminun: 1- 2) Përktheu: Hevzi Kadriu www.klubikulturor.com
Similar presentations
© 2024 SlidePlayer.com. Inc.
All rights reserved.